Kulturë
Vahit Nasufi: Vrraga e kurbetit
E marte, 11.04.2017, 05:11 PM
Vahit Nasufi
VRRAGA E KURBETIT
Vallë, kurbetin kush e zbuloi?!
Kush qe ai, që i pari shkoi?
Ai që shkoi n`kurbet i pari -
Pa dyshim, ishte shqiptari!
Të shpërndarë nëpër krejt botën,
Loti i tyre e njomi tokën!
Nuk ka vend që s`ka shqiptarë ,
Zemra e tyre n`dysh është ndarë!...
Këtë kurbetin e mallkuar,
Nëpër shekuj të robëruar,
Brez pas brezi e kem trashëguar,
Nuk ka shenja për ta ndaluar!
Ndahesh nga prindërit e moshuar -
N`shtëpi mbesin të vetmuar!
Ndahesh prej vllait dhe prej motrës -
Për të shkuar n`skaj të botës!...
E hidhur është jeta e kurbetit,
Larg prej gëzimit dhe lezetit!...
Nuk i thuhet kot "mërgim"
Shumë i ngjajshëm me burgim!
Me aeroplan, apo traget,
Herë nën qiell, herë mbi det!
Qoftë me tren, apo vetura,
Me fëmijë t`vegjël, gra e burra!...
Rrugve t`gjata me timon n`dorë,
Herë me shi e herë me borë!
Qoftë dimër, apo verë,
Vështirsitë i kanë përherë!...
N`autostrada e magjistrale,
Aksidente katasrofale!
Tragjeditë kanë ndodhë shumë herë,
I merr gjumi, bijnë n`humnerë!...
I merr gjumi mbi timon,
Humbin jetën për gjithmonë!
Shumë kurbrtçarë, rrugve vdesin,
Rrugve t`Europës, eshtrat u mbesin!...
Prindërit e ngratë i presin n`oborr,
Telefonin e mbajnë n`dorë!
N`arkivole djemtë u vijnë!
Por, të ngratit nuk e dinë!
Nëpër kufij presin shumë,
Janë të lodhur, janë pa gjumë!
Të tilla, janë vuajtjet e shqiptarve,
Që u përkasin mërgimtarve!...
Sa herë vijnë edhe shkojnë,
Sytë e tyre veç lotojnë!
Deri kur do t`shkojmë n`kurbet,
Që kombit tonë, vrragë i mbet?!
Prindërve n`shtëpi nuk u hyhet,
U shkojnë djemtë më larg se yjet,
I fshijnë lotët prej fytyre,
Por, jo, dhimbjet e zemrave tyre!...
Kur n`kurbet na shkon rinia,
Në qytet mbretron qetësia!
Kur këthehen mërgimtarët,
Mbesin t`zbrazët trotuarët!...
Numri i nxënsve është zvogluar,
Arsimtarët shumë të dëshpruar!
Mbulon pluhuri bankat shkollore,
Për Atdheun është vrragë prore!...
Historinë e kombit tonë,
N`dhe t`huaj, nuk e mësonë!
Gjuha shqipe bastardohet,
Dhe shumë shpejt do t`harrohet!
Traditat tona kombëtare,
Dalë nga dalë po zhduken fare!
S`mund t`i shpëtojmë asimilimit,
Si duket ai, do t`ia arrijë qëllimit!...
Shumë të rinj, kur dashurojnë,
Prindërve t`vet nuk u tregojnë!
Nuk e dijnë se kanë gabuar,
Me të huaj, që janë martuar?!
Vëllezër e motra mërgimtarë,
Mos t`harrojmë që jem shqiptarë!
Siç kemi lindë, ashtu të mbesim,
Deri ditën kur të vdesim!