Kulturë
Demir Krasniqi: Krimet serbe në fshatrat e Vitisë
E merkure, 12.04.2017, 07:22 PM
KRIMET SERBE NË FSHATRAT E VITISË
Forcat sllave të Serbisë –
Nam kanë ba n’ fshatra t’ Vitisë !
N’ Prill – Qershor ’99 –
Vranë shqiptarë 29 !
Ushtarakë , paramilitarë –
Hiq pa faj kanë vra shqiptarë !
Të ndihmuar nga policia –
Kanë plaçkitë , kanë djegë shtëpia !
Mbyllshin njerëzit nëpër dhoma –
Për së gjalli tue u djegë kufoma !
Në çdo hap tue ba krime ,
Vrasje, rrahje e dhunime !...
Forcat serbe paramilitare ,
Kanë ba krime n’ fshatrat shqiptare –
Në Vërban e n’ Gjylekarë ,
Në Kabash e në Devajë ...
Në Lubishtë e në Sllatinë ,
N’ Tërstenik e n’ Sadovinë ,
Në Drobesh e n’ Debëllde ,
N’ Radivojc e Novosellë ...
N’ fshatin Shushk e n’ fshatin Smirë –
Jetën njerëzve ua kanë nxirë !
Kriminelët paramilitarë –
Mezi pritnin t’ vrasin shqiptarë !
Kudo vrasje kanë ba prore –
Me metodat ma çnjerëzore !...
Dhunuan gra e vajza t’ reja –
N’ sulme t’ ashpra si rrufeja !
Paramilitarët me ushtri –
N’ Radivojc s’ pari kanë hy ,
Kanë plaçkitë e djegë 51 shtëpi ,
Kanë trishtuar gra e fëmijë !...
N’ Radivojc nga shkja jezuiti –
U vra mësuesi Nazmi Pajaziti !
Paramilitarët e Serbisë –
E vranë mësuesin n’ prag t’ shtëpisë !
Aksioni paramilitarë –
Vazhdoi krimet n’ Gjylekarë !
Më 15 Prill ’99 –
Gjashtë persona na i vranë !
Kriminelët për Sllobodanin –
Vranë Sahide Ramadanin !
Në Lubishtë të Vitisë –
Hatixhe Mustafën nga fshati Cërrnicë !
Vranë Shkurte Sadikun – nxënëse nga Gjylekari ,
Malësore Sadikun – fëmijë nga Gjylekari !...
Selami Ismajli u vra në Gjylekarë ,
Mehmet Ismajli u vra në Gjylekarë !...
Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli ,
Nga paramilitarët , ata bisha mali –
Janë gjetur të djegur n’ odë t’ Danush Sadikut ,
Që i ka djegë për së gjalli dora e armikut !
N’ këtë masakër t’ zezë që e bëri armiku –
Mbeti e plagosur Drenushë Sadiku ,
Senihate e Ramize Ramadani
Dhe katër vjeçari Faton Ramadani !...
Më 5 Prill ’99 , nga dora e zezë –
Pushkatohet Faruk Murseli në fshatin Tërpezë !
Gjak shqiptari kurrë s’ ngihej krimineli –
Janë plagosë Sedat Selimi dhe Feride Murseli !
Më 5 Prill ’99 , n’ fshatin Novosellë –
Paramilitarët banë një krim të thellë !
Nga paramilitarët , kjo pjellë serb qafiri –
Atë ditë pushkatohet dhe Rrustem Zeqiri !
Më 6 Prill ’99 , fshati Tërrstenik –
Shpi për shpi na u mbush me kasapë armik !
Kanë vrarë e plaçkitur , kanë djegë shumë shtëpi
Dhe na i kanë tmerruar shumë gra e fëmijë !...
Të pushkatuar janë nga sllavo barbari –
Ruzhdi Nuredini, Nazife Hajdari !...
Më datën 6 Prill , t’ vitit ’99 –
Ruzhdi Nuredinin n’ oborr t’ shpisë e vranë !
Dhe Sabri Salihu bashkë me ta është vrarë –
Nga serbët e pa shpirt paramilitarë !
Atë ditë janë plagosur nga sulmet dhe krimi –
Ai Qamil Ahmeti, Ismail Ibrahimi !...
Forcat e armikut, atë ditë banë kërdi –
Në këtë fshat janë djegur s’ paku 10 shtëpi !
N’ fshatin Smirë , ka pasur të vrarë, të plagosur,
Ka pasur të zhdukur edhe të përdhosur !...
Forca serbe gjak këto troje na i mbushi –
U vra Ramadan Berati dhe Zylfi Agushi !
U vra Ilvi Demiri, Mirali Ymeri,
U vra Skënder Salihu dhe Habib Ymeri !...
Më datë 12 Prill të ‘99 – shit ,
Në vendin e quajtur :“Përroi i Kabashit” –
Nga Smira e Vitisë u vra Zylfi Agushi ,
Daut Zenuni nga Kabashi , tokën gjak e mbushi !
Nga paramilitarët e sllav serbijanit –
Trupat e tyre janë djegur në një furrë t’ Gjilanit.!
N’ fshatin Smirë nga krimet që bëri armiku –
Janë djegë 2 shtëpi , është plagosë Nezir Sadiku !
Nga krimet që banë forcat e Serbisë ,
Në fshatin Lubishtë t’ Koumunës së Vitisë –
Janë ekzekutuar : Xhemajl Ademi e Kemajl Azizi ,
Ramadan Hajdari e Hajriz Hajrizi ...
Më datë 7 Qershor t’ vitit ’99 –
Ramazan Hajdarin serbët na e vranë !
Ishte duke u kthyer nga Maqedonia –
Ngutej për të shkuar ma shpejt te shtëpia !
Në Debëllde ka hasur n’ forca të Serbisë –
E vranë pa mëshirë pa mbërri n’ derë t’ shtëpisë !
Nuk e lanë t’ varroset në fshatin Lubishtë –
Atë e varrosën në fshatin Gërlicë !
Ai Imri Idrizi e Sali Salihu ,
Sylbije Metushi e Imer Shabiu ,
Ai Hajdin Veliu edhe Gani Nura ,
Është gjetur i djegur edhe Riza Nura !
Nëpër gjurmë të krimit duke hulumtuar –
Muhamet Muharremi ishte masakruar
Dhe pas masakrimit ishte pushkatuar,
Aty Mustafë Shema ishte ekzekutuar !
Më datën 7 Qershor t’ vitit ’99 –
Atë ditë Ahmet Ramën , serbët na e vranë !
Tek vendi i quajtur “Kopilaq” –
Kishin zënën pritat kriminelët helaq !
Duke kaluar kufirin Kosovë – Maqedoni –
Nuk e lanë të kthehej i gjallë në shtëpi !
Në fshatin Luabishtë , kriminelët e zi –
Shqiptarëve ua dogjën 26 shtëpi !...
Fshati Pozharan nga bishat e Karpatës –
E ka përjetuar zhvendosjen e popullatës !
N’ Kabash u vra Shefqet Ramiqi nga Pozharani ,
Nga ky fshat është vrarë edhe Mejdi Korrani !
Më datën 8 Maj të vitit ’99 –
Atë Ramiz Bajramin në Devajë e vranë !
N’ Sadovinë t’ Jerlive , shkau kërdi bani –
Na u vra Gursel e Bajram Sylejmani !
Në këtë aksion nga sllav paramilitari –
Atë ditë është vrarë dhe Bekim Miftari !
N’ Sadovinë t’ Jerlive , shkau shumë krime bani –
N’ rrugë Viti – Gërlicë u vra Qerim Rrahmani !
Më datën 5 Prill të vitit ’99 –
Në lagjen e Shushve dy shqiptarë na i vranë !
U vra Isuf Hyseni dhe Jakup Hyseni ,
Që gjithmonë për t’ mirë na i njihte veni !
Në fshatin Kabash serbët paramilitarë –
Kanë vrarë e plagosur nga një qytetarë !
Ai Daut Rexhepi është ekzekutuar
Dhe Osman Osmani rëndë ishte plaguar !
N’ Kabash i kanë djegur 15 shtëpi,
Duke i tmerruar gra edhe fëmijë !
Në fshatin Kabash nga serbët paramilitarë –
Keq janë rrahë e torturuar 45 shqiptarë!
Në fshatin Debëllde , nga kriminelët e përsosur –
Nuk ka pasur njerëz të vrarë , por vetëm të plagosur !
Më 6 dhe 30 Maj t’ vitit ’99 –
Ismet Ilazi dhe Zijadin Rrahmani të plagosur janë !
N’ fshatin Debëllde , atje në kufi –
Nga serbët janë djegur gjithsejtë 12 shtëpi !
Gjithsejtë janë plaçkitur 400 shtëpia
Dhe u është grabitur e tërë pasuria !
Në fshatin Sllatinë që s’i gjendet shoqja –
Nga serbët është vrarë burri Saqip Hoxha !
Nga ky fshat n’ betejë atje në Kosharë –
Nijazi Rexhepi dhe Fahredin Demelezi janë vrarë !
Më datën 9 Maj të vitit ’99 ,
Para shtëpisë së tij, në fshatin Vërban ,
Rexhep Emërllahun paramilitarët e vranë –
T’ gjithëve u qoftë i lehtë dheu i tokës nanë !
Gjilan, më 11.04.2017. Demir KRASNIQI