Speciale
Begzad Baliu: Pikëpamjet e profesor Çabejt për veprën gjuhësore të Gustav Majerit
E merkure, 27.08.2008, 06:24 PM
PIKËPAMJET E PROFESOR ÇABEJT PËR VEPRËN GJUHËSORE TË GUSTAV MAJERIT
Begzad Baliu
Shkruan: Begzad BALIU
Hyrje
Historia e gjuhësisë shqiptare hapet me shënimet që kanë lënë të huajt. Prandaj, është e kuptueshme pse veprat e tyre për shqiptarët dhe gjuhën e tyre, historinë, kulturën, veshjen, luftërat dhe në përgjithësi për jetën e tyre, shpeshherë kanë qenë shumë të rëndësishme. Në jetën tonë shkencore ato kanë qenë mbështetje kryesore e studiuesve shqiptarë, qoftë pse kanë qenë të vetmet dëshmi në historinë e studimit të një problemi, qoftë pse disa nga studiuesit e metropoleve evropiane që më parë kanë shënuar rezultate shkencore në disa çështje gjuhësore, letrare, kulturore e historike, të palëkundëshme edhe në ditët tona.
Mirëpo, për shkaqe të natyrës kulturore –siç shprehej Çabej, filozofët, priftërinjtë, tregtarët, studiuesit, udhëpërshkruesit etj., shënimet për shqiptarët dhe për gjuhën e tyre shpesh i kanë bërë në mënyrë parciale dhe shpesh vetëm për zona të caktuara të trojeve shqiptare, madje ndonjëherë edhe vetëm prej kolonive shqiptare. Aq më tepër duke u mbështetur vetëm në pjesë të veçanta të trojeve shqiptare dhe me material të kufizuar, studiuesit e huaj, studimet shqiptare shpesh i kanë trajtuar vetëm në kuadër të studimeve krahasimtare, vendi i të cilave nuk ka qenë gjithmonë i kënaqshëm.
Gustav Majer është njëri nga «ata dijetarë të Austrisë së vjetër» - siç i quante Çabej, Hanin, Mikloshiqin, Majerin, Jireçekun, Shuflain, Paçin, Joklin, Nopçen, Heberlandin, Lambercin etj., të cilin hulumtimet shkencore e çuan fillimisht vetëm në një skaj të kulturës shqiptare (në këtë rast tek arbëreshët e Italisë), por që shpejt do të bëhet njëri nga studiuesit më të mëdhenj të albanologjisë, madje themelues i saj në kuptimin e plotë të fjalës.
Për personalitin e tij
Prof. Çabej vërtetë nuk ka shkruar ndonjë artikull të veçantë për personalitetin e Gustav Majerit, sikur ka shkruar artikuj të ndryshëm për Norbert Joklin, Hanin, Maksimilian Lambercin e ndonjë tjetër, mirëpo, vlerësimet për Gustav Majerin dhe studimet e tij i ka të shumta. Sa herë që brenda ndonjë studimi a njësie studimore (sikur janë studimet etimologjike), e sillte nevoja të kalonte nëpër shtegun e Gustav Majerit madje kur ky shteg mungonte Çabej këtë e nënvizonte në veçanti. Në të gjitha këto raste Gustav Majerin, Prof. Çabej e quante «më i madhi albanist i kohës së tij», ose me cilësimin e Norbert Joklit «mjeshtër i gjuhës shqipe», ose «njëri prej trinomëve Majer-Pedersen-Jokli», që kanë shënuar majat e studimeve shqiptare etj. I liruar krejtësisht nga mëkatet e Gustav Majerit, veprën e tij Çabej e bëri pjesë të studimeve gjuhësore pa përjashtim. Me pak fjalë, Çabej portretin e Gustav Majerit e ka! pasqyruar kështu: «Gustav Majeri (1850-1900) mund të quhet themelues i albanologjisë. Ky ka qenë njëkohësisht edhe një grecist i dalluar, autori i gramatikës greke më të mirë të asaj kohe. Me veprat e tij, me «Fjalorin etimologjik» («Etymologisches Worterbuch der albanesischen Sprache». Strassburg: Trubner 1891, Verlog von Karl J. Trubner. 1891. 1891, pp. XIII + 526.), me «Gramatikën e shqipes» (1888), me «Studimet shqiptare» I-VI, ky dijetar është edhe themeluesi i albanologjisë» .
Shqipja, gjuhë indoevropiane
Prej letrave të Lajbnicit e deri te teza themelore e Gustav Majerit për vendin e shqipes në rrethin e gjuhëve indoevropiane, mendimet e dijetarëve sado që nuk kanë qenë shumë të ndryshme, në thelb ato janë dalluar në aspekte të caktuara. Lajbnici kërkonte nga studiuesit që gjuhës shqipe t’i caktohej vendi që i takonte në mesin e gjuhëve indoevropiane; Franc Bopi, sipas Çabejt, vendin e gjuhës shqipe e caktoi me këto fjalë: «gjuha shqipe, në elememtet e saj themelore, nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje derivacioni me asnjërën nga gjuhët motra sanskrite të kontinentit tonë» . A. Shllajher ndonëse shqipen e përfshiu brenda drurit gjenealogjik, këtë vend ia bëri në kuadër të familjes pellazgjike, d.m.th. pranë e pranë greqishtes, për çka me kohë u pajtuan edhe rilindësit shqiptarë në krye me De Radën, e sidomos gjuhëtarin Dhimitër Kamarda. Një vend i veçantë shqipes iu caktua edhe ! në teorinë e valëve nga Johanes Shmid, por sipas Çabejt, vetëm me 1883, Gustav Majeri, «në artikullin Vendi i shqipes në rrethin e gjuhëve indogjermane», hapet një epokë e re në punën e afrive të shqipes me gjuhët simotra. Duke ndarë mirë pasurinë vetiake të shqipes nga elementet e huazimit, pas një analize krahasimtare të sistemit fonetik e të disa elementeve të leksikut, ky dijetar i caktoi shqipes me dorë të sigurtë një vend, i cili në vija të përgjithshme mbetet i vlefshëm edhe sot e gjithë ditën. Ky vend është i caktuar me këto dy drejtime: «shqipja është një gjuhë indoevropiane lindore dhe njëkohësisht një gjuhë indoevropiane veriore» . Nëse kthehemi përsëri te kërkesa e Lajbnicit për t’i gjetur një vend shqipes në mesin e gjuhëve indoevropiane dhe të atyre të mëvonshme, për të parë vendin e shqipes në mesin e këtyre gjuhëve, lidhjet e saj me gjuhët indoevropiane, përkimet e veçanta dhe të përgj! ithshme etj., që lidhen po ashtu me vlerësimet e Çabejt pë! r formul imin e Majerit, atëherë edhe këtu do të gjejmë vlerësimet e Çabejt. Bie fjala, sa u përket elementeve të trashëguara të shqipes, Çabej mendonte se «Gustav Majeri qe i pari që konstatoi e që vuri në dukje në një formë përmbledhëse e tërësore elementin e trashëguar të shqipes dhe që vendosi atë në vendin që i përket kësaj gjuhe në rrethin e gjuhëve të tjera indoevropiane» . Sa u përket konkordancave leksikore të shqipes me gjuhët baltike, të cilat dalin nga teoria e valëve e Johanes Shmitit, Çabej, ndonëse për hapjen e rrugës e vlerësonte Majerin, meritën për rezultate shteruese megjithatë ia njihte mësuesit të vet, Norbert Joklit . Pra, konstatonte Çabej, «Norbert Jokli e ka vërtetuar dhe thelluar rrugën që pat rrahur Gustav Majeri (…), që shqipja ka lidhje të ngushta sidomos me gjuhët baltike, dhe që të parët e shqiptarëve, duke zbritur nga vise më veriore ngulen në brigjet e Mesdheut» . Mirëpo, pas Gus! tav Majerit, Holger Pedersenit e Norbert Joklit, të cilët zbuluan lidhjet gjuhësore të shqipes me gjuhët simotra indoevropiane, është Çabej ai i cili me sintezën e tij «Studime etimologjike në fushë të shqipes» plotësoi kërkesën e themeltë të Hygo Shuhardit, të bërë më 1827: «Kur njëherë t’i jetë caktuar shqipes një vend i ngulët e i paluajtur brenda gjuhëve indoevropiane, atëherë mjaft fjalë që ne sot i konsiderojmë, dhe me plot të drejtë, si huazime, ka të ngjarë që do të na duhet t’ia kthejmë prap asaj, si një pjesë të pronës së saj të trashëguar» . Rrjedhimisht, në qoftë se këtë «vend të ngulët e të paluajtur brenda gjuhëve indoevropiane», ia kanë caktuar një varg studiuesish, e sidomos Gustav Majeri, Holger Pederseni e Norbert Jokli, atëherë fjalët e konsideruara si huazime, të vjela dhe të arsyetuara nga zhvillimi i brendshëm historik i shqipes, i ka kthyer Çabej.
Prejardhja e popullit shqiptar dhe e gjuhës shqipe
Problemi i prejardhjes së popullit shqiptar për disa shekuj me radhë ka qenë çështje shqyrtimi nga historianët, arkeologët, historianët e gjuhës etj. Prej letrave të Lajbnicit (1774) e deri sot, kahet e studimit të këtij problemi kanë qenë nga më të ndryshmet. Në qoftë se çështja e prejardhjes së popullit shqiptar nga ilirët u zgjidh kryesisht nga arkeologët dhe historianët, çështja e prejardhjes së gjuhës shqipe, e trajtuar shumfish nga gjuhëtarët hapi edhe probleme të reja, sidomos pas hipotezave për prejardhjen trake të gjuhës shqipe, që dolën në fillim të këtij shekulli.
Nga radhët e gjuhëtarëve të huaj prejardhjen ilire të gjuhës shqipe e kish trajtuar Lajbnici, Tunmani, Hani, Kopitari, Benfej, Mikloshiq etj., mirëpo vetëm me punën e Gustav Majerit hidhen bazat shkencore të studimeve albanologjike, kurse leksiku i gjuhës shqipe bëhet bazë për të nxjerrë analogjitë me ilirishten. Lidhur me prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe Gustav Majeri ka konstatuar që nga fundi i shekullit XIX, se: «Sa kohë që nuk del ndonjë fakt i kundërt, duhet të pranojmë që shqiptarët banojnë që prej kohësh të lashta në Shqipëri ose së paku në një pjesë të saj dhe që janë pasardhësit e Ilirëve, të cilët në kohë të vjetra banonin në Dalmaci, Bosnje e Shqipëri» , kurse shqipen e quajti me fjalë të peshuara «një epokë të dialekteve të lashta ilire» . Heqjen e kësaj murane e ka çmuar që më parë studiuesi i vijës së tij gjuhësore në fushë të albanologjisë, Norbert Jokli. Sipas Çab! ejt, mendimin e Gustav Majerit për çështjen e burimit të gjuhës shqipe e mbron dhe e përforcon edhe Kreçmeri kur thotë se «shqipja paraqet fazën më të re të njërit nga dialektet e moçme ilire» . Madje Kreçmeri thotë në një rast tjetër: «kjo është në bazë të të gjithë situacionit aq afër menç, sa duhet njeriu të sillte arsye shumë të rënda për të hedhur poshtë. Sepse shqiptarët banojnë atje ku në kohë të vjetër rronin popuj ilirë, dhe i mbajnë këto vise të paktën që nga shekulli X pas erës së re». Prof. Çabej edhe mendimin e Trajmerit për shqiptarët si mbeturinë të fundit të botës ilire e shihte të pajtuar nga pikëpamja gjuhësore me Gustav Majerin, i cili këtë çështje po në fund të shekullit XIX e kishte formuluar drejt, pra: «gjuha shqipe është mbeturinë e fundit e një dialekti të ilirishtes më fortë se sa mbeturinë e ilirishtes së vjetër.» Po të jetë kështu, -vazhdonte Çabej- dhe kë! shtu ka të ngjarë që të jetë, atëherë populli shqiptar ! si mbetu rinë e një populli të madh t’Evropës Juglindore dhe të Mesme është prodhim jo i një ekspansioni, po i një restriksioni; edhe trualli gjuhësor i këtij populli është pra përfundimi jo i një zgjerimi, po i ngushtimit të një treve më të hapur.» Kështu, pra, prejardhja ilire e popullit shqiptar dhe e gjuhës shqipe e mbrojtur nga historianët, etnografët, arkeologët, gjuhëtarët etj., në shekullin e kaluar dhe në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XX (pra, deri sa nuk lindi teoria e Veigandit për prejardhjen trake të shqipes), mbështetje kryesore kishin Gustav Majerin dhe rezultatet e sintezës së tij e të studiuesve të mëvonshëm, të cilët ishin të shumtë: Holger Pedersen, Sophus Bugge, Albert Thumb, Francesco Ribezzo, Matteo Bartoli, W. Meyer- Lübcke, S. Puscariu, Sigmund Feist, C. Karstien, Lehr – Sptavinski, Vacslav Cimochowski, Radoslav Katiqiç etj., historianët si Fellmerayer, Nopcsa, Haberlandti, Hahni, Hertzberg, Jorga ! etj. Për këtë arsye, Norbert Joklin, Prof. Çabej e quante pasardhës të Gustav Majerit «për sa i përket caktimit të karakterit gjuhësor të shqipes». Edhe përkufizimi i Katiçiqit për shqipen, si një «ilirishte moderne-gjuha shqipe», i cili është cituar shpesh nga studimet shqiptare në Kosovë, do kërkuar krejtësisht te përfundimet e mëparshme të Gustav Majerit. Vështruar në tërësi, ndihmesa e Gustav Majerit nuk do parë si e tërësishme, por edhe si e veçantë, pra edhe për probleme të caktuara të lidhjeve gjuhësore iliro-shqiptare. Bie fjala, ndonëse, siç shkruante Çabej, «për periodën paralinguistike një nga gurët themelorë e vu J. G. Hahni, Gustav Majeri në studimet që zhvilloi rreth shqipes preku e zgjidhi edhe disa nga problemet e ilirishtes në lidhje me shqipen». Nisur nga rezultatet e arritura shekuj me radhë, sidomos nga shkollat më të arritura të Evropës dhe i përgatitur edhe vetë në po këto shkolla, ! Çabej, jo njëherë, e ka përkufizuar prejardhjen e popullit! shqipta r e të gjuhës shqipe, kështu: «djepi ballkanik i shqiptarëve së paku që nga epoka greko-romake e këtej është Ballkani Perëndimor, e jo lindor. Atyre që përfaqësojnë mendimin e përkundërt, do t’u binte të zëvendësonin këtë pamje historike solide me një tjetër, e më saktësisht të na dëftonin se në cilin vend më në lindje u bë marrje e këtyre dorëzimeve. Në mënyrë përmbledhëse do të themi pra se një gjykim objektiv i situatës historiko- gjuhësore pas mendimit tonë na çon të shohim në shqipen e sotme vazhdimin e ilirishtes ose për t’a thënë me fjalët e G. Majerit (Grobers Grundriss der romanischen Philologie) I (1888) 804) fazën më të re të njërit nga dialektet e vjetra ilire.»
Marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera
Biografia shkencore e Gustav Majerit tregon se ai ishte indoevropeist, grecist i shquar, turkist, ballkanolog, madje bashkë me Franc Mikloshiqin, ishte edhe themelues i kësaj dijeje gjuhësore, - por mbi të gjitha ai do të mbetet albanolog. Prandaj është e kuptueshme pse Gustav Majeri, duke pasur njohuri të thella për zhvillimin e gjuhëve indoevropiane, duke qenë njëri nga autorët më të mirë të gramatikës greke dhe njohës i mirë i studimeve turke, sllave e rumune dhe sidomos studiues i shquar i studimeve albanologjike, këtë të fundit e bëri objekt studimi e krahasimi edhe me gjuhët e tjera nga shumë anë. Nga ky kënd, në njësi të shumta të Fjalorit etimologjik, në Studimet gjuhësore etj., Majeri ka trajtuar lidhjet e ngushta të shqipes, sidomos me gjuhët baltike, me gjuhën greke, me gjuhët sllave, me gjuhën rumune, me gjuhën turke etj. Këtu është me interes të shihet se si ai shprehet për këto lidhje të shqipes me gjuhët ! e tjera. Deri sa për huazimet latine, turke e greke flet si për «ndikesa», për huazimet sllave shprehet si për «vrragë», ose thënë me fjalët e tij: «në gjuhën shqipe nuk mund të mohohen vrragë të forta të gjuhëve sllave» . Po të lihen mënjanë huazimet latine, këtu është me rëndësi të theksohet se interesimi i Gustav Majerit ishte i veçantë, para së gjithash, për faktin se ai trajtoi jo vetëm huazimet greke të gjuhës shqipe, por edhe të kundërtën, pra edhe huazimet shqipe në greqishten e re. Madje, problemit të huazimeve të shqipes, që dalin në greqishten e re, ua ka kushtuar një monografi më vete (Neugrieschische Studien, II 64-71) dhe sipas saj, këto huazime arrijnë afro 70-të . Prof. Çabej, duke e vlerësuar mirë dhe duke e çmuar këtë vepër me interes për studimet krahasimtare të shqipes dhe ballkanistikës në përgjithësi, vazhdoi zgjerimin e kësaj fushe gjuhësore, zbuloi edhe një varg fjalësh të! shqipes në greqishten bizantine, sidomos në dialektet e ver! iut, dhe arriti të konstatojë se «nga të tilla huazime del se elementi shqiptar në greqishten e re është më i madh nga ç’e llogariste Gustav Majeri» , madje, po sipas Çabejt, «shihet se ky ndikim përfshin edhe të tjera fjalë, si të mbarë gjuhës si dialektore» . Edhe sa i përket elementit shqiptar në Greqi, ndryshe nga studiuesit e kohës së tij që përgjithësisht përkrahen edhe sot në studimet shqiptare, Gustav Majeri mbante qëndrimin që «Shqiptarët jetuan në Greqi edhe para vitit 1349, kur përmenden në Peloponez».
Lidhur me marrëdhëniet e shqipes me rumanishten, të trajtuara nga Gustav Majeri, Çabej është ndalur disa herë në studimet e tija, por këtu po i veçojmë dy elemente themelore. Duke shkruar për elementet e përbashkëta (simbioza) të leksikut shqiptaro-rumun, Çabej tërhiqte vërejtjen se «do vënë re mendimi i Gustav Majerit, që thotë se disa cilësi fonetike e semantike të elementeve shqipe të rumanishtes na shpien në një kohë, e cila është më e moçme se formimi i gjuhës e i kombësisë rumune» . Në marrëdhëniet të rumanishtes dhe shqipes prej shumë kohësh studiuesit hulumtojnë mundësinë e gjetjes së një substrati të përbashkët, madje shumë herë edhe duke i nxjerrë si gjuhë pranë e pranë njëra tjetrës. Sikur dihet, lidhur me këtë çështje, kanë ekzistuar më shumë se një teori për prejardhjen e tyre nga një burim i vetëm: trak, dako-mizë, iliro-trak etj. Pranë e pranë kësaj çështjeje është trajtuar edhe n! jë dorë fjalësh të shqipes e të rumanishtes që gjallojnë edhe sot në njërën gjuhë apo në të dyjat njëkohësisht. Duke shkruar për problemin e substratit të rumanishtes dhe të shqipes, Çabej tërheq vërejtjen për dallimin e tyre me dy fjalë: «Kundra mendimit të vjetër, të cilin e ka p.sh. edhe Gustav Majeri (Alb. Studien, III, 22,vv), që substrati i rumanishtes është një dialekt ilir dhe që baza jolatine e gjuhës dhe kombësisë rumune është ilire, gjer më sot nuk janë paraqitur gjëkund arsye vendimtare. Ndërkaq shtrurja e konceptit të substratit duke e zbatuar edhe për shqipen, duhet të kundërshtohet. Substrati lidhet e kushtëzohet me një ndërrim gjuhe; një ndërrim i tillë, nga sa dihet në truall të Shqipërisë nuk vërehet në periodën historike, sikurse përkundrazi pranohet me siguri për Rumaninë».
Historia e dialekteve të shqipes
Në fushë të studimit të zhvillimit të brendshëm të shqipes, problemi i moshës së dialekteve zë një vend të rëndësishëm. Sikur dihet, në studimet e tij Hani, kohën e ndarjes së dialekteve e kishte shtyrë aq larg në antikitet, sa e vinte në lidhje me ilirishten dhe epirotishten , mirëpo më vonë kjo tezë qe kundërshtuar nga një lagje studiuesish që vie nga shekulli i kaluar e deri në kohën tonë: Norbert Jokli, Justin Rrota, Karlo Taliavini Marko la Piana e sidomos Gustav Majeri i cili i priu kësaj lagjeje. Gustav Majeri, duke u nisur nga materialet që kishte për të folmen e shqiptarëve në Greqi, ndarjen e dialekteve të shqipes e konsideronte më të vonshme . Pra, sipas kësaj lagjeje gjuhëtarësh, të cilëve u printe Majeri, të dy dialektet e shqipes nuk ishin diferencuar deri te dy shekujt e fundit. Prof. Çabej thotë se «në fillim i këtij mendimi kam qenë edhe vet. Tash veç rezulton që aty duhet zbatuar një shtresim i dyf! ishtë». Në një hulumtim shterues në veprat e Çabejt nuk është vështirë të shihet se si ai, duke u mbështetur në hulumtimet dialektore dhe në dukuritë që i kanë përcjellur ato te një varg leksemash, (të cilat Majeri dhe studiuesit para tyre i konsideronin të lashta, ose më saktë të ilirishtes), ai shihte jo dukuri të lashta por dukuri të përtrira brenda zhvillimit gjuhësor të shqipes, që më parë për shumë kohë ishin shuar, ndërsa te një varg leksemash, që Majeri dhe studiuesit e mëvonshëm shihnin bazën huazuese të gjuhës latine, greke ose të ndonjë tjetre., Prof. Çabej shihte dhe lidhte nyjat kohore nëpër të cilat leksema përkatëse kishte kaluar nëpër ndërtimin e brendshëm të gjuhës shqipe që nga lashtësia. Me një fjalë, Çabej pasi ua njihte meritën lagjes së gjuhëtarëve në krye me Gustav Majerin për përmbysjen e tezës së Hanit, besonte që këtë mendim, siç shprehej ai «ta kem përforcuar në p! ika të veçanta sidomos me anën e krahasimit të dialekteve ! të Atdh eut e të kolonive si midis tyre si me monumente të vjetra letrare e me emrat historikë të vendeve e të personave ta kem quar më tej duke e ngjitur në periodat e mëparme të gjuhës e ta kem pjesërisht dhe modifikuar» .
Themeluesi i fonetikës historike të shqipes
Në fushë të studimit të fonetikës historike të shqipes, kontributi i Gustav Majerit është parësor dhe këtë rëndësi Çabej e ka vlerësuar çdo herë. Studiuesit e historisë së gjuhës që më parë e kanë theksuar se vepra e Gustav Majerit «Albanesische Studien» III (1892), Eqrem Çabejt i kishte shërbyer si bazë për përgatitjen e veprës «Fonetika historike e shqipes» (1959) , që për mëse një gjysmë shekulli, krahas arritjeve të tjera të tij dhe të albanologjisë si tërësi, në fushë të fonetikës historike është vepër themelore universitare në studimet albanologjike. Këtë vepër të Majerit Çabej e quante «studim bazë deri në gjysmën e parë të shekullit XX, kur në mënyrë sistematike është trajtuar fonetika historike e shqipes». Mirëpo, tërheq vërejtjen Çabej, sado që «kurrkush nuk e mohon që Gustav Majeri në veprat e tij ka vënë themelet e fonetikës historike dhe të etimologjisë (…) megjithatë ndërt! esa e ngrehur prej këtij dijetari të shquar, kryesisht për arsye të kohës, është vjetruar në disa pika, si bie fjala në lëmin e fonetikës historike, në kapitullin e grykoreve (guturaleve), të likuideve e hundoreve rrokjesore (silabike) . Për ndihmesë të veçantë të studimit të fonetikës historike të shqipes meritën ua njihte sidomos edhe Holger Pedersenit, autorit të studimit monografik për guturalet e shqipes dhe mësuesit të tij Norbert Joklit të cilët, siç shkruante Çabej, «i kanë shpënë më tej e sqaruar shumë çështje të papërfunduara definitivisht prej Majerit ». Fjala është këtu për njërin nga problemet më të rëndësishme të fonetikës historike të shqipes dhe përgjithësisht të studimeve indoevropiane në fushë të fonetikës historike, pra, çështjen e guturaleve dhe aty «sidomos çështja e mënyrës së trajtimit të palataleve indoevropiane, të cilat edhe sot mbeten temë e hapur e diskutimeve shkencore. ?! ?Dihet se këto dy teza – shkruan Çabej - qëndrojnë përb! allë nj ëra-tjetrës. Në njërën anë është rregulla e Gustav Majerit (…) e në anën tjetër ajo e Pedersenit» . Në këtë problem Çabej e përforcon rezultatin e Holger Pedersenit , ndërsa sa u përket rezultateve të Majerit, Çabej gjen një rrugë tjetër. «Rregullat e Majerit –shkruan Çabej- ne i zëvendësojmë me dy rregulla të tjera: 1. Një -nd- intervokalike e lashtë, pavarësisht nga theksi, nëpërmes të një trajte -nn- ka dhënë -n-; 2. Një –nd-, -ng- e gjuhës së sotme, në çdo pozicion që të jetë në një fjalë, është historogjene, sekondare. Me fjalë të tjera, edhe ne pranojmë bashkë me Majerin që në ato fjalë ku n-ja intervokalike nuk është kthyer në –r- në toskërishten, kjo –n- ka dalë nga një –nn- dhe ky grup rrjedh nga asimilimi i një konsonanti tjetër me n-në; veç se ne, në kundërshtim me Majerin, besojmë që edhe një konsonant që vinte pas n-së mundi e u asimilua me këtë» .
Autori i fjalorit të parë etimologjik të shqipës
Në studimet etimologjike të Gustav Majerit, «Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe» (1891) zë vendin kryesor. Kjo është vepra për të cilën autori fillimisht është lavdëruar më së shumti dhe për të cilën më vonë është kritikuar po kaq shumë. E shikuar kështu në mënyrë të skajshme, për më se një shekull ajo është bërë vepër referimi, vepër bazë e studimeve albanologjike dhe njëkohësisht vepër e kritikuar. Le të kujtojmë këtu vetëm çmimin e vitit të Akademisë Franceze, poezinë e Ndre Mjedës në shenjë nderimi për Gustav Majerin dhe kritikën e Holger Pedersenit me shprehjet e rrepta: «Më vjen keq të them se linguisti gjerman dhe miku im Gustav Majeri ka bërë shumë për të përhapur mendime të rrema në këtë fushë (d.m.th. se gjuha shqipe ka një karakter të përzier –BB)». Pavarësisht nga këto, vlerësimi i Eqrem Çabejt për studimet etimologjike të Gustav Majerit ka qenë i gjithanshëm dhe shterues. ! Për Çabejn, Gustav Majeri në studimet e gjuhësisë historike është figurë qendrore e studimeve etimologjike. Duke e vlerësuar me maturi këtë vepër, Çabej thotë: «Autori i kësaj vepre është përfolur shpeshherë që ai e kishte mbiçmuar disi elementin e huaj në visarin e fjalëve të shqipes dhe se ky visar nuk përfaqësohet në masën e duhur në fjalorin e tij». «Megjithatë, - thotë Çabej – duhet pranuar që ai edhe sot përbën një bazë jo vetëm për studimet shqiptare, po edhe përgjithësisht për studimet ballkanistike». Prof. Çabej e ka njohur mirë gjendjen e studimeve albanologjike në fund të shekullit të kaluar dhe sidomos i ka njohur dhe studiuar mirë edhe kritikat që i janë bërë veprës së Majerit deri në kohën e tij, prandaj qasja e tij veprës së Majerit në përgjithësi, e sidomos «Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe», është e tipit analitik dhe referues.
Cilat ishin ato veçanti objektive që i dallonte Çabej për të arsyetuar «të metat e Fjalorit të Gustav Majerit, sidomos në punë të materialit»:
- gjendja e përgjithshme kulturore në Shqipëri, në të cilën nuk kishte kushte hulumtimi për punë të tilla sistematike;
- njohja e kufizuar e literaturës së shkruar, sidomos e letërsisë së vjetër;
-mungesa e fjalorëve të shqipes deri në fillim të shekullit XX;
-gjendja e studimeve albanologjike dhe mbështetja e studimeve të saj kryesisht vetëm në burimet e diasporës etj.
Sa i përket pasqyrës së paraqitur në parathënien e Fjalorit lidhur me karakterin gjuhësor, Çabej thotë: «Karakterizimin e shqipes si »një gjuhë e përzier gjysmëromane», që e dha së pari Franc Bopi, e përfaqësuan disa gjuhëtarë të shquar të shek. XIX, si F. Miklosichi, Schuchardti e Gustav Meyeri». Më në fund vlerëson Çabej, në mbivlerësimin e këtij elementi përveç që ishte prirje e kohës së tij, ai kishte edhe arsye objektive, vërtetësie. Pra, sipas Çabejt ka pasur shumë arsye objektive që ky fjalor të dalë i mangët, ndërsa autori i tij të nxjerrë rezultate të gabuara, për të cilat edhe vetë Majeri më vonë ishte i vetëdijshëm, sepse për një numër njësish, të cilat i rimorri më vonë, ai solli përfundime që shkonin në të mirë të shqipes. Do pranuar se Gustav Majeri ndikimin latin e ka mbiçmuar, por pas punës së tij dhe më tutje të Holger Pedersenit e të Norbert Joklit, gurra vetjake e përfitimit të s! hqipes ka krijuar mundësi për të hequr nga rendi i ditës çështjen e mbisundimit të latinishtes dhe italishtes më vonë, ose mendimin e përgjithshëm se shqipja është gjuhë romane, dhe ky mendim tash më nuk përsëritet. Çështjen e heqjes së kësaj hijeje mbi shqipen Çabej e mori shumë seriozisht, prandaj në vend që t’i bënte një kritikë kaluese, ai fillimisht objektin e studimit (d.m.th. Fjalorin) e përkufizoi kështu: «Kjo çështje është me rëndësi themelore për gjuhësinë shqiptare, sepse prek në vetë problemin e karakterit gjuhësor të shqipes. Për shqiptarët kjo përtej caqeve të gjuhësisë ka edhe një rëndësi nacionale; megjithatë dijes si kudo edhe në këtë çështje i ka hije të ruajë objektivitetin e duhur». I nisur nga këto parime morale dhe shkencore, Çabej së pari voli në mënyrë shterruese gjithë materialin e njohur leksikor të shqipes, të cilin e sintetizoi me akribi shkencore, pastaj çdo njësi eti! mologjike të Majerit e pasqyroi në kuadër të leksikut të! përgji thshëm dhe pasi bëri një sintezë të shumfishtë dhe të drejtë shkencore, duke e përvijuar në shumë anë të studimit të saj, arriti në rezultate të tjera, për të cilat më parë studiuesit e huaj dhe ata të shqipes më vonë vetëm ishin deklaruar apriori, por pa dëshmuar rezultate konkrete. Mbi këto kritere, Çabejt u bëri një kritikë të gjithanshme jo vetëm rezultateve shkencore të Gustav Majerit, por edhe përfundimeve shkencore të Mikloshiqit, Ksilanderit, Nopçes, Majer-Lubkes, Nahtigalit, Oshtirit, Manit etj. Konstatimeve për përparësinë e romanitetit, sipas Çabejt, duhet nisur nga së paku dy kritere: ose me numrin e fjalëve bazë, ose me përdorimin e gjallë të tyre, pra: «Kriteri i parë do të rrokte më mirë këtë anë historike të leksikut, po duke lënë jashtë numrimit morinë e fjalëve të rrjedha prej fjalëve bazë, nuk do të pasqyronte pasurinë e vërtetë të tij, do të paraqiste si të thuash ështërinë, jo edh! e muskulaturën e tij. Pavarësisht nga këto rrethana, përpjesëtimi i sasisë së trashëguar të leksikut ndaj sasisë së huazuar, përveç nga ana sasiore, kuantitative, thjeshtë numerike, mund të shqyrtohet edhe nga ana cilësore, kualitative». Në këtë drejtim Çabej bëri edhe një sintezë të gjerë të leksikut të shqipes dhe vetëm pastaj edhe nxjerrjen e përfundimeve për sasinë e leksikut të vendit dhe atë të huazuar. «Nga një vështrim paraprak, -shkruan Çabej,- po i mbështetur në një studim të gjatë të leksikut të shqipes nga kjo anë, neve na del që elementi i trashëguar mbizotëron në atë pjesë të tij që ka lidhje me një jetë më afër natyrës e me një ekonomi e një kulturë më fortë baritore –agrare, elementi i huazuar – në pajtim me vetë karakterin e huazimit në atë pjesë që i përket një veprimtarie njerëzore më të shumanshme në fushën e kulturës materiale e morale; megjithëse do shënuar që pj! esa e leksikut abstrakt e të ideve është në shqipen më e ! konsider ueshme nga sa mund të mendohet».
Janë një varg problemesh që dalin në studimin përfundimtar të njësive leksikore e të cilat duhen marrë parasysh. Ndër to, Çabej ka parasysh leksikun e marrë nga atdheu në diasporë, bie fjala te arbëreshët e Italisë, njohja e dukurive të gjuhëve në kontakt, njohja e leksikut të shqipes në gjuhët fqinje, dallimi i huazimeve nga leksiku i trashëguar, ndërtimi i brendshëm leksikor, rrjedhojat, kryqëzimi etj., për disa fjalë të cilat edhe sot e kësaj dite nuk e kanë zënë vendin e merituar në fjalorët etimologjikë. Po sipas Çabejt, problematike del, sidomos, çështja e formimeve onomatopeike. Po t’i kishte parasysh Majeri të gjitha këto edhe rezultatet do t’i nxirrte të tjera, e që të formulonte një sintezë të tillë, Gustav Majeri së pari duhej ta kishte vjelë materialin bazë, domethënë leksikun shterrues të shqipes së vendit për kohën e tij.
Meqenëse komentimi i njësive të «Fjalorit etimologjik të shqipes» të Gustav Majerit në kontekst të «Studimeve etimologjike në fushë të shqipes» nga Eqrem Çabej do të na nxirrte në një plan të gjerë që nuk i shkon për shtati këtij punimi, ne do të sjellim një pasqyrë të fjalëve, etimologjinë e të cilave e ka diskutuar Çabej në kontekst sidomos të «Fjalorit etimologjik» të Gustav Majerit: P.sh. për pjesëzën pyetëse a: a dëgjon, dhe përdorimin e saj si lidhëz veçuese «ose» sot a nesër, a unë a ti etj. Bopi mendonte se është fjalë vendi, G. Majeri e sillte nga burimi latin: an dhe aut, ndërsa Çabej e konsideronte me burim të diskutuar; Fjalën abaci , Majeri e sillte me burim nga italishtja: abbazia ndërsa Çabej tërhiqte vërejtjen se «për punë të ruajtjes së a-së nistore (…) nuk është e shtresave më të vjetra të huazimeve italiane të shqipes», ndërsa për fajlën abolla Çabej pajtohej me Majerin d! he Joklin. Kështu pra, po të sillet një inventar më i plotë i njësive etimologjike që ka trashëguar Çabej në kontekst të Fjalorit të Majerit, madje sipas alfabetit, shihet se Çabej pranon rezultatet e Majerit për fjalët: aga, agë, agzot, ah (dru), ah (formë onomatopeike), aksëmi (i), allastitë, alëshverish, amashirë, ambasadë, amshuem, anë, arkudhë, armë, armatë, armik, anmik, arëz, as (lidhëz), asëll, (…) parmendë, perëndi, përpjetë, pip, pose, qull, resë, rrafsh, rreze, rrezë, sefërgjen, sëmurë, shalë, thëllëzë, ujë, ujti, ulti, ulk, vadë, vade, vagëlloj, vaj!, xunkth, xhevidhe, xhevahir, yjëzë, ylber etj., kundërshton ose e plotëson mendimin e Majerit për fjalët: agon, agërroj, agjinoj, ai, ay, ajkë, alkë, akull, almise, angësht, angusë, ani(pasthirrmë) anije, antikë, anjëz, apo (lidh.), ardhi, hardhi, dhri, anë, atje (ndajf.), avis, azmagjyr (m.), (…) parzem, peshk, përgjoj, patështinë, polare, përm! ëlesë(përmëlata), përqell, pagëzoj, prozhëm, pushtoj, q! ark, rra p, rrë, rra, rreth , shakull, tatë, tepër, thanë, thekër, udhë, ungjull, zborak, zhdërvill, zhys, etj., dhe i la pa shpjeguar fjalët: aguliçe, apodhurë, apole, apoth, argëtoj, athun (ndajf.), avlëmend, (…) palnje, pall, pedim, pëshkoj, pregjim, prish, qengj, ravë, rekës, rokëzë, rrej, sivonë, shagit, shah, tarkaç, thellë, unë, vajzë, vegsh, xanxë, xhikë, xhurdhek, zagal, zandum, zhagit etj. Sikur ka vënë re edhe Çabej, e shikuar kështu njësi për njësi jo vetëm që shumë fjalë të konsideruara si huazime i kthehen shqipes, si p.sh.: afroj, arë, bjeshkë, blej, bluaj, burg, çë, çoj, dëboj, dështoj, dua, eci, flakë, fle, fushë, fyell, fyt, gerurë, gjurmë, gjysh, harroj, hyj, jashtë, jetë, kallëzoj, këqyr, krye, kthej, laj e shpëlaj, i lehtë, lot, luaj, lule, mbërij, mbërthej e zbërthej, mbuloj e zbuloj, nder, ngatërroj, shkatërroj, nis, nuk, nuse, petk, për, pik, pyes, qark, që, qumësht, rroj, rruaj, sipër, shaj, shko! j, shkruaj, shpejt, shtrëngë, terr, tmerr, truall, thekër, thelb, therr, thërrime, unazë, unë, ve, vegël, vig, zdryp, zgjoj etj., por edhe shumë fjalë të konsideruara më parë si të shqipes duhet kthyer në grupin e fjalëve të huazuara, si p.sh.: i aftë, ame, asull, avuri, bagëti,balmuq, bërcel, bëtikë, binjak, borigë, brank, bule, burdhë, cen, çotillë, i dobët, dorbëri, dullye, dhatë «gjurmë, vend, shkallë», esh «moshë: rangë shoqëror», fat «i shoqi», fërlik, hir, jerm, kaqile, kanurkëz, kaposë, kem, knellem, kodër, komezt, kujri, kulte, kuptyrë, luzhi, marcel, melcer, margjënuer, martoj, mashën, mëtrik, mjerë, mlysh, ndëshkoj, ngos, pak, palare, qer, qull, i rimtë, rrëvitem, sanëp, shag, shagit, tajkë, tallë, upri, urtundë, vagjëli, vaj, xhavidhe, zamare etj.
Parashtesat dhe prapashtesat
Nëse interesimi i Gustav Majerit për shqyrtimin e parashtesave ishte relativisht i vogël, Eqrem Çabej dhe Aleksandër Xhuvani në monografinë e përbashkët «Parashtesat e gjuhës shqipe», kanë konsultuar disa parashtesa (parashtesën kë-, të cilën Majeri e nxirrte nga lat. Eccum; parashtesën kara-, të cilen Majeri e nxirrte nga it. Carnamus ; parashtesën ko-, të cilën Majeri e nxirrte të gurrës sllave, sado tërhiqte vëretjen se te fjala kopil na del mjaft e vjetër, parashtesën shtër-, të cilën e nxirrte nga lat. Stra- etj.), konsultimi i Gustav Majerit për prapashtesat është posaçërisht i madh. Në monografinë e përbashkët «Prapashtesat e gjuhës shqipe», më pak a më shumë janë konsultuar këto prapashtesa: -ac; -acan, - acar, -acell; -acuk; -aç; -ajë(-aje); -ak(ë); -al; -amë; -anë; -aq; -arak; -ari; -as; -ash; -at; -atë; -atuar, -atuer, -atore; -b(ë); -çkë; -e; -é; -ec; -ell; -ellê; -er; -es; -esë; -esh; -eshë! ; -ë; -(ë)ni, -(ë)ri; -ër; -ërr; -(ë)s; -(ë)sinë, -(ë)sirë; -(ë)sor,-e; -(ë)z; -(ë)zi; -i; -i-ni; -iç(ë); -ik; -il; -in; -imë; -në; -inj; -injë; -iq; -(i)sht-; -ishtë; itë; -je; -k; -kë; -lë; -ll; -llë; -llëk; -llik; -lluk; -lik; -man; -m(ë); -na; -nik; -nje, -një; -o; oç; -ok; -oll; -ollë; -olle; -om; -onjë; -ojë; -onjës; - ojs; -oq; -oqe; -or; -osh; -oshe; -ot( -jot; -njot); -qar; -së; -sk; -sh; -she; -shë; - shk(ë); -shtë; -shti; -të; -ti; tor; -tyrë; -th; -thi; -ua; -ue; -uc; -ucë; -uce; -ues; -uas; -uk; -un; -unë; -ung; -uq; -uqe; -urë; -ush; -ushe; -ushkë; -utë; -xhi; -yrë etj. I prirë që të etimologjizojë edhe parashtesat e prapashtesat krahas rrënjës së fjalëve, Gustav Majeri shumë nga këto i nxori me prejardhje latine, prandaj Aleksandër Xhuvani dhe Eqrem Çabej rreth shtatëdhjetë vjetë më vonë duke pasur të mbledhur materialin e plotë të trashëguar nga fondi i shkrimeve të vjetra të shqipes dhe mate! rialin e mbledhur në terren, rezultatet e mëparshme të Gust! av Majer it dhe jo vetëm të tij lidhur me prejardhjen e prapashtesave dhe të parashtesave i përmirësuan shumë, aq më tepër nëse këtu shihen, sidomos, edhe derivatet e prapashtesave me prejardhje të huaj por që brenda leksikut të shqipes përdoreshin dhe përdoren edhe tani për efekte të ndryshme semantike dhe stilistike.
Përfundime
Për personalitetin e Gustav Majerit ose për veprën e tërësishme intelektuale dhe gjuhësore të tij, Eqrem Çabej nuk ka shkruar ndonjë artikull të veçantë shkencor, enciklopedik ose përkujtimor, sikur ka shkruar për disa nga gjuhëtarët më të rëndësishëm shqiptarë dhe të huaj, siç janë artikujt për Hanin, Joklin, Lambercin, Xhuvanin etj. Mirëpo, që në fillim mund të thuhet se vepra gjuhësore e Gustav Majerit gjatë gjithë jetës së tij shkencore ka qenë rruga më e mirë përmes së cilës Eqrem Çabej ka hapur shumë shtigje të reja dhe të sigurta dhe po kështu ka mbyllur shtigje të tjera, të cilat për më shumë se një shekull kanë sinjalizuar orientime të gabuara për hulumtimin dhe studimin e historisë së gjuhës shqipe e të vendit të formimit të saj.
Për Eqrem Çabejn, themeluesi i albanologjisë, Gustav Majeri, ka qenë më i madhi albanist i kohës së tij, mjeshtër i gjuhës shqipe, njëri prej trinomeve Majer-Pedersen-Jokli, që kanë shënuar majat e studimeve shqiptare etj. «Po të duam të vlerësojmë në tërësi, punën që kanë bërë tri breza dijetarësh në lëmin e gjuhës shqipe, -shkruan Çabej-, duhet të njohim se janë shënuar kudo rezultate të rëndësishme, po të pranojmë njëkohësisht se askund nuk është arritur te ndonjë përfundim qoftë edhe relativ. Edhe pas punimeve sistematike të Gustav Majerit, të cilat përbëjnë themelin për gjithë kërkimet e mëpastajme, pas traktateve të Holger Pedersenit, që si kudo edhe këtu hapin rrugë të reja, e pas studimeve të Norbert Joklit, të cilat rrokin thuaja mbarë fushën e albanistikës, detyra të rëndësishme presin zgjidhjen e tyre». Po të hiqet një vijë e përgjithshme që lidh veprën gjuhësore të Gustav Majerit me v! eprën gjuhësore të Eqrem Çabejt, sado përfundimin e njërës e ndan një gjysmë shekulli nga fillimi i tjetrës, mund të shihen mjaft mirë nyjet që i bashkojnë ato dhe rrezatimin e përbashkët në gjuhësinë shqiptare, ballkanike dhe indoevropiane. Në fushë të fonetikës, vëllimi i tretë «Albanesische Studien» II ( SWAW), Wien 1892 të Gustav Majerit në fakt është baza e «Fonetikës historike të shqipes» (1959), që Eqrem Çabej e përgatiti si pjesë të dytë të librit «Hyrje në historinë e gjuhës shqipe». Brenda kësaj fushe të fonetikës historike peshon edhe sot problemi i guturaleve i trajtuar më vonë në një vëllim të veçantë edhe nga Holger Pederseni, për të vazhduar me këmbëngulje në trajtimin e tyre edhe nga Norbert Jokli, Henrik Bariqi, Eqrem Çabej, Vacllav Cimohovski e të tjerë.
Më shumë se në të gjitha veprat e tjera, veprën e Majerit dhe kritikën shkencore në shkallë të njësive të saj, Çabej i përvijoi në veprën kapitale të gjuhësisë shqiptare «Studime etimologjike në fushë të shqipes» I-VII, (Tiranë, 1974 -). Këtu po e theksojmë vetëm faktin se janë të pakta ato njësi leksikore të shqipes në «Studime...» të Eqrem Çabejt në të cilat nuk shihet dora mjeshtërore e Gustav Majerit, e Holger Pedersenit dhe e Norbert Joklit nga aspekti i fonetikës dhe gramatikës historike. Kështu, mund të thuhet sidomos për pasqyrën që Gustav Majeri, e më vonë Holger Pederseni dhe Norbert Jokli, kanë krijuar sa i përket trashëgimisë së shqipes në lidhje me gjuhët e tjera indoevropiane. Mund të thuhet, madje, se rezultatet e Eqrem Çabejt janë të rëndësishme, para së gjithash, në studimet e brendshme të shqipes, sepse në studimin e jashtëm të saj ato ishin trajtuar dhe zgjidhur nga shumë anë që më par! ë, sidomos nga Gustav Majeri, Holger Pederseni e Norbert Jokli.
Në gjuhësinë shqiptare vepra «Etymologische Worterbuh der albanesischen Sprache, Strassburg, Trubner 1891, për Çabejn peshonte në shumë aspekte: së pari, ai ishte edhe një fjalor i përgjithshëm i shqipes; së dyti, ai ishte fjalori i parë etimologjik i gjuhës shqipe; së treti, por jo së fundi, fjalori i Gustav Majerit me gjithë dobësitë që kishte duke i paraqitur shumë fjalë të shqipes si të huaja, përsëri, ky dijetar ia caktoi shqipes me dorë të sigurtë një vend, i cili në vija të përgjithshme mbetet i vlefshëm edhe sot e gjithë ditën.
Profesor Eqrem Çabej në veprën e Gustav Majerit mbështetej edhe kur fliste për prejardhjen e shqipes dhe vendin e formimit të saj. Djepi ballkanik i shqipes -shkruan Çabej,-së paku që nga epoka greko-romake e këtej është Ballkani Perëndimor, e jo Lindor. Në mënyrë përmbledhëse do të themi, pra, se një gjykim objektiv i situatës historiko-gjuhësore pas mendimit tonë na çon të shohim në shqipen e sotme vazhdimin e ilirishtes, ose thënë me fjalët e Gustav Majerit, fazën më të re të njërit prej dialekteve të vjetra ilire.
Duke studiuar veprat madhore të këtyre dy kolosëve, që shënojnë dy shekujt e fundit të studimeve albanologjike, mund të thuhet se vepra e Gustav Majerit dhe ajo e Eqrem Çabejt komunikojnë fuqimisht si dy majat më të larta të studimeve gjuhësore në fushë të shqipes.
STANDPUNKTE ÜBER GUSTAV MEYERS SPRACHWISSE-NSCHAFTLCHES WERK VON PROFESSOR ÇABEJ
(Resümee)
Professor Eqrem Çabej hat über die Personalität Gustav Meyer oder sein intellektuelles und sprachwissenschaftliches Werk keinen besonderen wissenschaftlichen Artikel, keine Enzyklopädie oder Denkschrift geschrieben, wie es einige andere bedeutende albanische und fremde Sprachwissenschaftler wie von Hahn, Norbert Jokl, Maximilian Lamberts, Alexander Xhuvani usw. getan haben. Von Anfang an kann man behaupten, dass das sprachliche Werk von Gustav Meyer während seines ganzen wissenschaftlichen Lebens, der beste Weg war auf dem E. Çabej viele neue sichere Wege geöffnet wurden und wiederandere die Jahrhunderte lang falsche Orientierungen für Forschung und Studien der Geschichte der albanischen Sprache und ihrer Bildung signalisiert haben.
Für Prof. Eurem Çabej, war Gustav Meyer der Gründer der Albanologie, „der grösste Albanolog seiner Zeit», «Meister der albanischen Sprache», « einer der Trinome Meyer- Petersen- Jokl», die den Gipfel der albanischen Studien beschrieben haben.
Wenn man die beiden sprachlichen Werke von Gustav Meyer und Eqrem Çabej vergleicht, obwohl sie ein halbes Jahrhundert voneinander getrennt sind, sieht man trotzdem die Verbindungsknoten und ihre gemeinsame Reflexion auf die albanische, balkanische und indoeuropäische Sprachwissenschaft.
Im dritten Band der «Albanesischen Studien» von Gustav Meyers ist der phonetische Bereich die Grundlage der «Historischen Phonetik des Albanischen» (1959) den Prof. Eqrem Çabej in seinem Buch «Grundlagen der albanischen Sprachgeschichte», als zweiten Teil vorbereitete. In diesem Bereich der historischen Phonetik wiegt heute noch schwer das Problem der Gutturalen, die später in einem besonderen Band von Holger Petersen und beharrlich auch von Norbert Jokl, Henrik Bariq, Eqrem Çabej, Vacllav Cimohovski u.a. behandelt wurden.
Vielmehr als in allen anderen Werken, zeichnete Prof. Çabej, das Werk Meyers und die wissenschaftlichen Kritiken in seinem kapitalen Werk der albanischen Sprachwissenschaft «Etymologische Studien im Bereich des Albanischen» I-VII, Tirana, 1974 aus. Hier betonen wir nur die Tatsache, das es sehr wenige albanische lexikalische Einheiten in den «Etymologischen Studien...»von Eqrem Çabej existieren, an denen man nicht die Meisterhände Gustav Meyer, Holger Pedersen und Norbert Jokl in den phonetischen und grammatisch historischen Aspekten erkennt. Vorallem der Überblick den Gustav Meyer und später Holger Pedersen und Norbert Jokl über die Vererbung des Albanischen in Verbindung mit anderen indoeuropäischen Sprachen kreiert hatten. Es muss vorallem auch betont werden, dass die Ergebnisse von Eqrem Çabej in den inneren Studien des Albanischen von grosser Bedeutung sind, weil die äusserlichen Studien von vielen wie Gustav Meyer, Holger Pedersen und Norbert Jokl schon f! rüher behandelt und gelöst wurden.
In der albanischen Sprachwissenschaft war für Prof. Çabej das «Etymologische Wörterbuch der albanesischen Sprache» Straßburg Trubner 1891, in vielen Aspekten von grosser Bedeutung: erstens war es ein allgemeines Wörterbuch des Albanischen, zweitens war es das erste etymologische Wörterbuch der albanischen Sprache und drittens war das Wörterbuch von Gustav Meyer trotz all seinen Schwächen, dieses das der albanischen Sprache mit sicherer Hand einen Platz, der heute noch von Bedeutung ist, bestimmt hat. Dieser Platz - sagte Çabej, bestimmt zwei Richtungen: «das Albanische ist einer der östlichen und gleichzeitig auch eine der westlichen indoeuropäischen Spachen».
Prof. Eqrem Çabej stützte sich wenn er von der Herkunft der albanischen Sprache und seiner Formung sprach auf das Werk Gustav Meyers. «Die balkanische Wiege des Albanischen - so schrieb Çabej - von der griechisch römischen Epoche aus, ist der westliche und nicht der östliche Balkan. Zusammenfassend als ein objektives Urteil der historisch- sprachlichen Situation nach unserer Meinung ist das heutige Albanische eine Fortsetzung des Illyrischen oder mit den Worten von Gustav Meyer eine neue Phase von einen der alten Dialekten des Illyrischen».
Während der Erforschung dieser grossen Werke, der beiden Kolosse, die die letzten zwei Jahrhunderte der albanischen Studien bestimmen, können wir sagen, dass das Werk Gustav Meyers und Prof. Eqrem Çabej als zwei der höchsten Gipfel der albanischen Sprachstudien im Bereich des Albanischen bezeichneten.