Speciale
Skifter Këlliçi: Prof. Eqerem Çabej ne kujtimet e mija
E marte, 12.08.2008, 07:09 PM
Prof. Eqerem Çabej ne kujtimet e mija
Skifter Këlliçi
Nga Skifter Këlliçi
Ishte një ditë gushti e vitit 1955,kur, së bashku me babain, bëmë një vizitë te një mik i vjetër i tij.E ndjeja veten shumë të gëzuar, sepse pas provimeve të maturës, më kishte dalë e drejta të ndiqja
studimet e larta në degën gjuhë- letërsi shqipe të Institutit të Lartë Pedagogjik 4-vjecar,i cili dy vjet më pas u përfshi në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Dhe ja, në bisedë e sipër,në dhomën e pritjes hyri një burrë, me trup disi të gjatë,fytyrë të zbardhëllyer, ballë të gjerë, që i jepnin një pamje me të vërtetë fisnike.U përshëndet me të zotin e shtëpisë, pastaj me babain, që e njihte, dhe e ndali vështrimin tek unë, djalë që sapo i kishte kaluar të 17-at.
Duke biseduar për probleme të ditës, burri me pamje fisnike,pasi mori vesh nga babai se unë isha i biri,më pyeti se c’shkollë vazhdoja.Dhe unë i tregova për sihariqin që më kishte gëzuar pa masë.
-Pas dy vjetësh do të jësh studenti im,-më tha ai duke buzëqeshur.
Mbeta i habitur.Atëherë babai më tha:
-Pra, bir,pas dy vjetësh do të jesh student i pr.Eqerm Cabejt.
U cudita edhe më shumë, sepse këtë emër e kisha dëgjuar.Dija nga mësuesit e gjimnazit “Qemal Stafa” të Tiranës,që sapo e kisha përfunduar, se ai ishte gjuhëtar shumë i madh, që kishte marrë pjesë edhe në hartimin e fjalorit të gjuhës shqipe që ishte botuar më 1954.
-A të pëlqen gjuha?-më pyeti pr.Cabej.
Të them të drejtën, gjuha,pra, gramatika e sintaksa që kisha bërë në dy vitet e para të gjimnazit,nuk më kishin pëlqyer.Emri,folja,kohët e saj,nyja,kryefjala,kallzuesi,cilësori..etj.,i kisha mësuar me bezdi.Ndryshe ishte fjala për letërsinë-poezitë, tregimet romanet e shkrimtarëve tanë dhe të huaj,të cilat i kisha me qejf.Pale, pastaj, hartimet,tregimet që kisha nisur të shkruaja,edhepse nuk kisha botuar ende ndonjë prej tyre.
Por, me të filluar studimet e larta për gjuhë dhe letërsi, kuptova se nuk do të bëhesha shkrimtar.Në kursin tonë ishin studentë të tillë si Dhimitër Xhuvani,Halil Qendro,Jorgo Bllaci,që kishin nisur të botonin krijime serioze.Për të mos thënë,pastaj, që një kurs më lart shkëlqente Ismail Kadare,Agim Shehu e të tjerë.
E fshiva kështu nga kujtesa dëshirën për t’u bërë shkrimtar dhe iu futa me ngulm studimit të fonetikës, morfologjisë,sintaksës. Së bashku me Emil Lafen, që më pas do të bëhej njëmend gjuhëtar, u shquam në këto lëndë.
Dhe ja, një ditë fillim shtatori të vitit 1957, tashmë në vitin e tretë të studimeve në degën gjuhë-letërsi, me pr. Eqerem Cabejnfilluam lëndën e gramatikës historike.E pashë të hynte në klasë, të na përshëndeste e të niste të na shpjegonte me zë shumë të qetë e të ngadalshëm dukuritë e para të gramatikës historike.
Duke shpjeguar,ai përfshinte me shikimin e tij të mirakandshëm tërë studentët e, natyrisht, edhe mua.Por nuk më njohu.Edhe mua më erdhi turp, që pas leksionit t’i kujtoja takimin tonë të parë, në gusht të vitit 1955.
Kisha qenë student i zellshëm i pr. Shaban Demirajt në morfologji,i pr. Stefan Priftit në sintaksë dhe i vura si qëllim vetes që të isha po i tillë edhe në lëndën e gramatikës historike,pa dyshim, lënda më e vështirë në degën gjuhë-letërsi, e mbiquajtur matematika e saj.Doemos, përderisa merrej me zbërthimin dhe ecurinë e gjuhës shqipe, që nga fillimet e saj të hershme.
Që në leksionet e para të tij,kurreshtja më shtyu që para, ose pas mbarimit të tyre, t’i dilja përpara profesorit tim dhe ta pyesja për probleme gjuhësore që kisha dëshirë t’i mësoja.Dhe ai më përgjigjej me këaqësi.Dhe, duke parë këtë kurreshtje, një herë më pyeti si quhesha.Iu përgjigja.Mbeti një cast.”Mos je biri i Qemalit?-vazhdoi.”Po”,-ia ktheva dhe i kujtova takimin që kishin pasur thuajse tre vjet të shkuara në shtëpinë, ku ai dhe unë me babain kishim bërë vizitë.Nuk u ndërmend shpejt.Por pastaj, duke buzëqeshur, më tha:”Ja, pra, ku takohemi në lëndën e gramatikës historike, e cila, me sa duket,të ka hyrë në zemër”.Dhe kështu ishte.
Mirëpo, kur erdhi koha e paraprovimit të kësaj lënde,leksionet e së cilës i kisha studiuar me shumë zell, më ndodhi një papritur jo e këndshme. Sapo u futa në zyrën e tij, ku jepnim paraprovimin në fjalë, sapo ai duke më buzëqeshur më dha dy pyetjet e zakonshme që i jepeshin cdo studenti në të tilla raste,mbeta i ngurosur, kur pashë që pyetja e dytë ishte “huazimet sllave në gjuhën tonë”.Për djall ishte e vetmja pjesë leksioni, shënimet e së cilës më kishin humbur dhe së cilës i kisha hedhur vetëm një sy.
Natyrisht, megjithëse se u përpoqa, duke vrarë mendjen për ato djall huazime, gjithsesi,nuk u përgjigja ashtu sic duhej dhe ashtu sic priste ai nga unë.U ngrys dhe me ton të qetë, por qortues, më tha:”Ki parasysh që mos të të hyjë vetja më qejf”.
Me siguri që do te jem skuqur pas këtyre fjalëve, aq më tepër që në zyrë, kundruall tij, punonte pr.Mahir Domi, i cili në semestrin e tjetër të vitit akademik 1957-58, do të na jepte pjesën e dytë të gramatikës historike.
Por, kur erdhi dita e provimit,kur mora tezën, kur u përgjigja, ai dhe pr.Mahir Domi mbetën shumë të kënaqur, aq sa iu përndritën sytë.Të vetmet fjalë të tyre gjatë përgjigjeve të mia nga të dy qenë:”Shumë mirë,shumë mirë!”
Erdhën kështu dhe provimet shtetit,erdhi dhe provimi i fundit më 25 qershor të vititi959.Në këtë provim përfshiheshin lëndët speciale gjuhësore të katër viteve: fonetikë, morfologji, sintaksë, gramatikë historike, me katër nga “senatorët” e gjuhës shqipe-Shaban Demiraj,Stefan Prifti,Eqerem Cabej dhe Mahir Domi. E bashkë më ta edhe Androkli Kostallari, që ishte dekani i fakultetit histori-filologji.
E vërteta është se disa nga studentët, që dhamë provimin para dite, u rrëzuan duke krijuar panik te ne të tjerët që do të jepnim këtë provim pasdite.Me këtë rast, duhet të them se këta profesorë të rreptë në kuptimin e mirë të fjalës nuk dinin c’është ndërhyrja miqësore nga… jashtë,pra, ndërhyrje miqsh, për të mbyllur një sy e për të kaluar këtë ose atë student, që nuk e meritonte.Në asnjë mënyrë!..
Kisha studiuar me vullnet, isha i qetë, pa emocione.Mirëpo, duhet të them se nuk shkëlqeva ashtu sic desha.Diku ngeca.Kur dola nga salla e provimit, isha pak i mërzitur, sa shokë të mi pandehën se mos isha rrëzuar edhe unë, që më mbanin për të zot,ndaj u hyri data.Sidoqoftë, mora notën më të mirë,pesë për atë kohë.Kam bindjen se ndikoi ecuria ime gjatë katër viteve,kur kisha qenë i rregullt, kërkues dhe premtues në lëndët e gjuhës.Ndoshta kjo ndodhi edhesepse, sic me tha ma pas një mjek,se kisha kaluar në strërmundim, që solli si pasojë lodhje mendore, mungesë oreksi.Brenda muajve maj qershor,me vapë të madhe, kisha dhënë shtatë provime,duke përfshirë tri provimet e shteti,gjuhë,letërsi shqipe dhe filozofi,me libra voluminozë.
Pa kaluar mirë një muaj, më 1 gusht nisa të punoja gazetar në Radio Tirana dhe kështu kjo mërzi u fashit. Iu kushtova kështu gazetarisë, të cilën, si dhe gjuhën, e doja dhe kisha dhënë provaduke botuar sidomos në gazetën “Sporti Popullor” dhe “Zëri i Rinisë”.
Por tamam një vit më pas, një ish-shoqe sovjetike e kursit tonë,Galina Tregubova, e cila, për shkak të lindjes, do t’i jepte një vit me vonesë provimet e shtetit, m’u lut që ta ndihmoja në gramatikën historike.Ashtu veprova.Dhe më erdhi mirë që pas një viti i kisha të freskëta leksionet e pr.Eqerem Cabejt e Mahir Domit.
Disa ditë pasi dha me sukses provimin e shtetit në lëndën e gjuhës shqipe,Galina më tha se pr.Cabej e kishte rekomanduar që të më takonte mua që ta ndihmoja në këtë lëndë.E ndjeva veten të prekur dhe të gëzuar.Pra, ky gjuhëtar i madh më vlerësonte,ndonëse nuk kisha shkëlqyer, sic duhej, në provimin e shtetit.
Pata rasti të takohem me profesorin të tim të vyer një ditë vjeshte të vitit 1960, tashmë si gazetar, kur i kërkova të merrte pjesë në një emision për problenme gjuhësore.”Përse na ike?’-më pyeti.Vetëm pas një viti e kuptova domethënien e kësaj pyetjeje.Dikush nga zyrat e kuadrit të Ministrisë së Arsimit më tha se unë isha propozuar nga katedra e gjuhës e fakultetit histori-filologji,të isha bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë.Por nga drejtoria e Radio Tiranës kishin ndëhyrë që të kaloja në Radio, se atje kishte shumë nevojë, aq më tepër që isha bërë prej në viti edhe bashkëpunëtor i saj.
Me pr.Cabejn pata raste të tjera takimesh.Në vitin 1962 në redaksinë e Radios së jashtme ku punoja, erdhën disa letra, në të cilat dëgjuesit kërkonin të dinin origjinën e gjuhës shqipe.Dhe unë iu drejtova pr.Cabejt të bënte një shkrim me këtë temë.
Para se të vinte ta lexonte artikullin në shqip në studion e Radios, ai m’u lut që t’u hidhte një sy teksteve në gjermanisht,frengjisht, italisht e nuk di se në cfarë gjuhe tjetër.Kur ua thashë këtë përkthyesve, ata u alarmuan dhe zunë t’i rishikonin përkthimet se mos kishin bërë ndonjë gabim.Pr. Cabej, me ta marrë vesh këtë, qeshi dhe u kërkoi atyre të falur. U shpjegoi se ai nuk kishte pasur ndërmend të shihte se si e kishin përkthyer ata artikullin e tij,por, thjesh, për të parë e saktësuar terma ndërkombëtare të karakterit shkencor, që ishin të përafërta në gjuhët e mësipërme.
Pr.Cabej shquhej për marrëdheniet korrekte me drejuesit dhe kolegët,ashtu si edhe ata ndaj tij.Por kishte edhe ndonjë drejtuees që nuk i përgjigjej gjithmonë këttij qëndrimi.Që veprës së Cabejt mund t’i bëhej ndonjë verejtje, ishte e natyrshme.Por nuk ishte rasti që ish-dekani i fakultetit histori-filologji të UT-së, në një leksion që po na jepte në lëndën e fjalëformimit,në pranverë të vitit 1958, të bënte vërejtje disi tendencioze për një artikull të gjatë studimor mbi kompozitat në gjuhën shqipe, aq më tepër të shkruar nga pr.Cabej në bashkëpunim me pr.Aleksandër Xhuvanin,botuar në revistën ”Studime filologjike”.Dhe të mendosh se salla ku jepej ky leksion,nuk ndodhej vecse disa metra nga doma ku punonte pr.Cabej, i cili, po në këtë sallë, do të jepte të nesërmen leksionet e radhës së gramatikëe historike(!?).Kjo ngjarje na pati bërë shumë përshtypje neve, studentëve të atehershëm.
Në vitin 1964 kur e ftova pr.Cabejn të vinte në Radio Tirana për një intervistë.Ai, me oborrsinë që e karakterizonte, m’u lut që t’i kërkoja leje njerit prej drejtuesve kryesorë të Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë.Deri këtu kishte arritur puna!Sikur pr.Cabej, që punonte përmbys mbi libra e dorëshkrime edhe pasdite në bibliotëkë a shtëpi,të shpërdoronte kohën që për të ishte shumë e shtrenjtë.Dhe vimë pastaj te fletërrufetë që iu vunë atij më 1967, në periudhën e të ashtuquajturit revolucionarizim, nga njerëz mediokër që vuanin nga kompleksi i inferioritetit, zilia profesionale,të cilët e kritikonin, midis të tjerash, se ai i përulej kulturës perendimore, me të cilën ishte formuar.
Me pr.Cabejn pata rast të bëja dhe disktutime të terminologjisë në fushën e sportit,ndonëse ai nuk ishte i apasionuar për ndonjë sport të vecantë.(Sidoqoftë, kjo nuk e pengoi që vajza e tij, Brikena,sot botuese,të mos e pengonte të merrej me sport dhe të bëhej volejbolliste).
Në këto diskutime të zhvillura në vitin 1969, e më pas, ai vlerësontë ndihmesën e madhe që publicisti dhe komentatori i njohur sportiv,Anton Mazreku, kishte dhënë në krijimin e një terminologjie origjinale në fushën e futbollit si: zonë rreptësie,shqelm ridërgimi,goditje dënimi,mbrojtës, qendërmbrojtës, gjysmëmbrojtës, sulmues,qendërsulmues etj., të cilat zëvendësuan fjalët e huaja bek, (back), haf, (half), centerfor…etj.
I ndikuar nga kjo punë e zellshme krijuese e Anton Mazrekut, edhe unë u përpoqa të krijoja ndojë fjalë të re në fushën e futbollit, a sportit në përgjithësi.Dhe për këtë u konsultova me pr.Cabejn,të cilin e takoja në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare.Më korigjoi në ndonjë rast.Kështu,një herë më tha se fjalën korner nuk mund ta zëvendësonim më fjalën goditje qendrore, por goditje këndi, sepse goditja nuk bëhet në qendër, sic e përcakton ky mbiemër.Po kështu nuk mund të thoshim ndeshje fundore për ndeshje finale, sepse ky togfjalësh do të thotë ndeshje e fundit,kurse këtu bëhet fjalë për një ndeshje përcaktuese.Mirë do të ishte,sipas tij të përdorej fjala ndeshje pëfundimtare.(Për fat të keq, ndonjë koleg imi, i njohur në fushë e gazetarisë sportive, ende përdor togfjalëshin ndeshje fundore, për ndeshje finale).
Pr. Cabej më mirëpriti krijimet e fjalëve peshëngritje, për ngritje peshash, peshëngritës,për ngritës peshash,ndeshje e barazpeshuar,për ndeshje të ekulibruar,mesfushor, për lojtar të mesit të fushës etj.
Në vjeshtë të vitit 1970 pr.Cabejt i ndodhi një fatkeqësi:aksidentalisht i vdiq djali.Kur i shkova për ta ngushulluar në shtëpi,e gjeta të rrethuar nga miq,bashkëëpu- ëtorë e familiarë.Ishte tëpër i pikëlluar, sa nuk shqiptonte dot as edhe një fjalë.Por edhe të tjerë rreth tij heshtnin.Atëherë mora guxim dhe i thashë:”Profesor,e kuptoj gjëndjen e rëndë shpirtërore në të cilën ndodheni pas kësaj humbjeje,por ju lutem, besoj edhe në emër të tërë bashkëpunëtorëve tuaj, që kjo nuk duhet kurrsesi të ndikojë në punën tuaj në fushën e gjuhësisë, se cilës ju i keni kushtuar jetën tuaj.”
Më kujtohet që mbajti lotët dhe më shtrëngoi fort dorën në shenjë mirënjohjeje.
Më 1977, kur isha mbaruar së shkruari romanin “Atentat në Paris” dhe po bëhesha gati për ta dorëzuar në Shtëpinë Botuese ”Naim Frashëri”,u ndodha para një vështirsie.Të gjithë titujt e gazetave të uaja,që kishin shkruar pë vrasjen e Esat pashë Toptani nga Avni Rustemi, i kisha shkruar,sipas rregullavetë drejtshkrimit, ashtu sic shqiptohen në gjuhën shqipe:Pra:”Lë Pëti Parizian” dhe jo “Le Petit Parisien”, “Nju Jork Tajms” dhe jo “Neë York Times’,”La Gaxeta del Popolo’ dhe jo “La gazzetta del Popolo” etj., etj….. Por nuk dija si të shkruaja titullin e gazetës së njohur franceze “Le Temp”,ku shkronjat e fundit ‘mp”, nuk shqiptohen fare dhe zanorja “e” që mbetet, ktheht në “a” hundore.
U mendua gjatë dhe më rekomandoi që titullin e kësaj gazete ta shkruaja në shqip “Lë Ta”, me një shenjë karakteristike mbi “a-në”, si për “a-në” hundore të gëgërishtes.De unë ashtu veprova, aq më tepër, që bëhej fjalë për një gazetë franceze,që përmendej shpesh në roman,ashtu si një gazetar i saj që ka dëshmuar në procesin gjyqsor kundër Anvi Rustemit në Paris në dhjetor të vitit 1920.
Në qershor të vitit 1979 ish-studenti i kursit tonë, Stefan Bulo,asokohe punonjës në drejtorinë e botimeve të Ministrisë së Arsimit, na bëri një të papritur tepër të këndshme.Arriti të lajmëronte, kudo që ndodheshin bashkëkursasit tanë, të cilët në qershor të vitit 1959 ishin diplomuar në degën gjuhë-letërsi shqipe të fakultetit histori-filologji të UT-së,që të mbidheshim në një takim…
Pikërsht pas njëzetë vitesh!
Dhe merreni me mend gëzimin tonë, kur midis atyre “senatorëve”, para të cilëve emocionoheshnim në provime, si Shaban Demiraj, Muzafer Xhaxhiu, Mahir Domi, pamë edhe pr. Eqerem Cabejn.U puthëm dhe u përqafuam plot mall.Mirë mua që më njihte, se kisha bashkëpunuar me të në edhe në emisone të Radio Tiranës, por si ishte e mundur që jo vetëm ai, por edhe profesorë tjerë, njohën edhe ta që kishin plot dy dekada pa i parë.Natyrisht pasi i këqyrën me vemendje.
U ulëm një një nga klasat ku ata na kishin dhënë mësim.Kujtuam edhe qyfyret, kujtuam edhe ndonjë që kishte mbetur e pastaj kishte dhënë me sukses provimin.Ishin me të vërtetë caste prekëse,ku ndonjë si Emil Lafe e shoqja e tij, Virgjinia,Xhabir Topalli, ishin bërë kolegë me ta,Dhimtër Xhuvani, Halil Qendro, unë shkrimtarë,të tjerë,studiues, diplomatë…
Folën edhe profesorët,foli edhe Eqerem Cabej.Po me atë zërin tij të ngrohtë, të qetë e të ngadalshëm, duke na kujtuar leksionet e gramatikës historike,leksione që ishin një përmbledhje shumë shkurtër e veprave madhore që ai po nxirte në dritë, frut i një pune vigane prej shumë e shumë vitesh, të vlerësuara nga shkencëtarë në të gjithë botën.
Pastaj bëmë edhe një foto,të gjithë sic ishim, e, sic mund ta shohin edhe lexuesit e këtyre radhëve, duke pasur pranë profesorët tanë e, midis tyre, Eqerem Cabejn.Që nga godina e fakultetit histori- filologji, shkuam në një bar-kafe, ku ngritëm dolli për shendetin e profesorëve tanë e, doemos, edhe për Cabejn, duke u uruar suksese të reja në punën shkëncore.Na falendenderuan të tërë.
Për fat të keq, një vit më pas pr.Cabej u sëmur rëndë.Ishte një sëmundje e pashëruesme.Kam pasur ta shoh të zbehtë të kapitur në sallën shkencore të Bibliotekës kombëtare e pastaj të bisedoj me të.Përsëri fliste me dëshirë.Pastaj nuk e pashë më.Erdhi dhe casti që ai u nda nga ne.Kjo ndodhi në verë të vitit 1980.
Përsëri në shtëpinë e Cabejt,për të ngushulluar familiarët.Në studion e tij, ku shihja libra shënime,dorëshkrime artikujsh e veprash në fushën e etimologjisë, të fonetikës, terminologjisë, dialektologjisë, dorëshkrime veprash të botuara e që do të botoheshin,duke nxjerrë edhe më shumë në pah vlerat ende të pazëvendësueshme të këtij kolosi të madh të albanologjië, kulturës dhe shkencës shqiptare, të cilit i kushtoj këto radhë me nderim edhe unë, ish-student i tij.