E marte, 08.10.2024, 12:56 PM (GMT+1)

Speciale

Rexhep Qosja: Dijetari i madh

E premte, 08.08.2008, 06:39 PM


Eqrem Çabej
DIJETARI I MADH
Përvjetori i dijetarit të madh

Nga Rexhep QOSJA

E shënojmë një përvjetor posaçërisht të rëndësishëm: përvjetoin e nënëdhjetë të gjuhëtarit tonë Eqrem Çabej. E quajmë këtë përvjeto të rëndësishëm sepse është përvjetoi i dijetarit dei sot më të madh që ka shkruar në gjuhën shqipe, pë gjuhën shqipe dhe për shqiptarët. Këtë përvjeto e shënojmë kenarë pse në gjirin e popullit tonë ka lindu dhe është shquar një dijetar i tillë siç ishte ai, po atë gëzimin që , rëndom, i pëshkon shënimet e përvjetoëve aq të rëndësishëm. Na takoi ta shënojmë këtë pëvjetor  në kohën ku në jetën tonë bashkëjetojnë shpresa dhe zhgënjime, ngadhënjime dhe pësime të larta, por edhe pikëllime të mëdha.
Nuk mund të flasim këtu për veprën e Eqrem Çabejt e të mos vëmë në dukje se çdo mendim e çdo fjalë na e rëndon zia pë të gjitha jetërat e këputura sivjet para kohe, për të gjithë ata djem e ato vajza, që nuk arritën të lezojnë veprat që do t’i lexonin a t’i shkruajnë veprat që do t’i shkruanin dhe për ë gjitha ata, inia e të cilëve këto ditë përnjëherë u këput në atë brezin e hollë mes tokave shqiptare, të cilin padrejtësia historike dhe politike vazhdon ta quajë kufi ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i ZI). Është ky ai çmimi i shtrenjtë, më i shtrenjti, që poipulli shqiptar detyrohet edhe më tej t’ia paguajë asaj që dijetari Eqrem Çabej ia kushtoi punën mendore dhe jetën: tërësisë së botës shqiptare.

Shumësia e interesimeve

Dijetar të madh Eqrem Çabejn e bëjnë disa cilësi të veçanta, që e karakterizojnë vepreën e tij si tërësi dhe atë si dijetar dhe intelektual. Njëra prej këtyre cilësive mund të emërtohet si shumësi e interesimeve të tij mendore. Për të është thëenë ajo që e ka thënë ai për albanologun dhe ballkanologun e shquar. Maksimilian Lambercin: “kërkimet e tij tregojnë një përzierje të lumtur të gjuhëtarit, të folklorit e të letrarit”. Për Eqrem Çabejn, ndërkaq, mund të thuhet më shumë se kaq. Me vëmendje të paprerë ka ndjekur ai një varg fushash të dijes siç janë gjuhësia, filologjia, folklori , etnografia, historia e letërsisë , histoia e kulturës. Kjo shumësi interesimeve ka përcaktuar si shumësinë tematike ashu edhe vëllimin e veprës së tij. Në botën e dijes zakonisht ashtu edhe ngjan: gjerësia e interesimeve shpesh bëhet përcaktuese e vellimit të veprave, në njerën anë, kurse e cilësisë së tyre diturore a artistike, në anën tjetër. Përpos të tjerash, edhe si fryt i kësaj shumësie interesimesh, vepra e Eqrem Çabejt ka diçka tërësore, që e bën të shumëllojshme për nga përmbajtja që rroket  në të; që e bën të madhe  për nga kocepti mbi të cilin ndërtohet; që e bën të pa kaluar për nga përfundimet diturore që nxirren në të; që e bën pambarimisht të dashur për nga qëllimet kombëtare që në të synohen.

Çështjet themeltare

- Cilësia tjetër, që ekarakteizon veprën e Eqrem Çabejt si tërësi dhe që e karakteizon Eqrem Çabejn si dijetar dhe intelektual, është ajo cilësi që mund të emërtohet si marrje me [çështje themelore. Kjo në të vërtetë është cilësi e gjithkundshme e veprës së tij. Secili që lexon veprat diturore të Eqrem Çabejt do të mund të shohë se ai është marrë me çështjet në të cilat është i mbajtur koncepti i kombësisë shqiptare. Asgjë që të jetë qenësore , asgjë që mund të çmohet si përmasë përcaktuese e indentitetit enik shqiptar., pothuaj, nuk ka mbetur pa u vërejtur, pa u prekur apo në rastin më fatlum, pa u studiuar në hollësi prej tij. Edhe kur merret me ndonjë çështje që mund të quhet e vpgël në krahasim m ato çështje themelore, ai kujdeset ta vështrojë atë prej aspektesh që shquajnë rëndësinë e saj për çështjet themeltare, ta vështrojë e ta studiojë atë në lidhje me çështjet themeltare e në shërbim të tyre. Ashtu siç merren kritikët dhe histoianët e dalluar të letërsisë. Zakonisht , me vepra të mëdha të shkrimtarëve të mëdhenj, ashtu edhe Eqrem Çabej merret me çështjet nuja, të mëdha, të mëdha të prejardhjes, të jetës, të gjuhës dhe të kulturës së popullit shqiptar. Shkurt e thënë: ai është dijetar që ecën majave dhe prej majave diturore e shikon dhe e trajton zhvillimin historik , qytetërues e kulturor të popullit të vet.
- Hulumtuesi i çështjeve themeltare të identitetit etnik të popullit të tij është e ligjshme pse do të shkruajë: për poblemin e burimit të popullit shqiptar; për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve; për emrat e vjetër nacionalë të shqiptarëve; për autoktoninë e shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve; për vendbanimin e hershëm të shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik në ditën e gjuhës e të emrave të vendeve; për emrin e Dardanisë si trevë e kryehershme ilire; për disa elemente ballkanike të lashta në Italinë Jugore dhe në Sicili; për ngulime shqiptare jashtë atdheut; për ngulimet shqiptare në Itali dhe për gjuhën e tyre. E të tjera.
Hulumtuesi i çështjeve themeltare të identitetit etnik të popullit të tij është e ligjshme që do të shkuajë për zakone dhe doke të shqiptarëve; për mënyrën e banimit dhe shëpinë; [për ushqimin dhe zakonet e mikpritjes; [për kujdesin e trupit dhe veshjen; për drejtën popullore; për artin popullor;për mitologjinë popullore ; për festat popullore; për poezinë popullore dhe temat e saj lashtësisht të rëndësishme siç janë: poezia epike, poezia legjendare .Kënga e Leonorës, Konsdantini i Veogëlith dhe kthimi i Odiseut., Diana dhe Zana, figura të besimeve popullore, kënga labe. E të tjera.
Jo vetëm kur merret me prejardhjen e popullit dhe me kulturën e tij, po edhe kur trajton letërsinë e shkruar., Eqrem Çabej do ë rrokë çështje themeltare të saj. Në veprën e tij të vogël për nga vëllimi po themelvënëse për nga koncepti në fushë të studimit historik ë letërsisë shqipe , ai  do të merret me çështjet kryesore të kësaj letërsie, përcaktuese të krijimit dhe të karakterit të saj: me çështjen e gjenezës ; me çështjen e marrëdhënieve të saj me jetën e popullit; me çështjen e marrëdhënieve të saj me letërsinë gojore dhe me çështjen e periodizimit të saj.Përfundimet e tij, këtu – se letërsia e shkruar shqipe detyrimisht shpreh synimet historike të popullit mbështetet në letërsinë e tij gojore; se poeti bart barrën  prijësit shpirtëror dhe të apostullit kombëtar; se letërsia shqipe mban vulën e qarqeve kulturore deri në gjysmën e shekullit nëntëmbëdhjetë kur do të marrë vulën e tërërisë kombëtare – janë përfiundime kyçe për këtë letërsi deri në ditët tona.
Hulumtuesi o çështjeve themeltare të letërsisë shqipe është e kuptueshme se do të shkruajë për shkrimtarët e saj themelvënës: për GjonBuzukun. Për Pjetër Budin , për Lekë Matrëngën, për Jeronim de Radën, për naim Frashërin, për Gjergj Fishtën, për Andon Zako Çajupin, për Asdrenin, për Fan Nolin dhe për Lasgush Poradecin . Dhe , te të gjithë do të hetojë qenësoren: te Gjon Buzuku-gjuhën; te Pjetë Budi –gjuhën dhje lëvizjen kulturore; te Jeronim de Rada  - shumësinë  e interesimeve; te Naim Frashëri – funksionin atdhetar; te Fan Noli – dëshminë e demonizmit si dëshmi e gjeniliteti; te Lasgush Poradeci – modernizmin.

Çështjet themeltare të gjuhës shqipe

Studiuesi i çështjeve themeltare në fushë të prejardhjes së popullit, të kulturës popullore, të etnografisë dhe të letërsisë së tij, është e kuptueshme të merret dhe me çështje hmeltare të gjuhës shqipe. Në të vërtetë, veprimtarinë e tij prej dijetari Eqrem Çabej e fillon me shkrime për folklorin e letërsinë e shkruar e, pastaj, përqendohet në qenësinë e jetës e të mendjes së popullit , në përmasën et ij më gjeniale – në gjuhën. Dhe, do ta kalojë jetën duke u marrë me të gjitha çështjet e saj më kryesore. Do të shkruajë për historinë e gjuhës shqipe; për burimet e saj ;për problemet themelore të historisë së vjetër të gjuhës shqipe; për vendin e shqipes mes gjuhëve indoevropiane ; për ilirishten dhe shqipen; për çështje të fonetikës e të gramatikës historike të shqipes; për disa regulla të fonetikës histoike të shqipes; për disa faza më të moçme të shqipes në dritëne gjuhëve fqinje; për shqipen dhe guhët fqinje; për marrëdhëniet gjuhësore rumune – shqiptare; për karakteistikat e huazimeve latine të gjuhës shqipe; për elementet latine të gjuhës shqipe; pë kontributin e shqipes në fomimin e lidhjes gjuhësore ballkanike; për disa izoglosa të shqipes në sllavishten; për disa izoglosa kelto-shqiptare; për iberoromanishten dhe shqipen dh izoglosat e tyre latine. E të tjera.
Eqrem Çabej do ta çojë larg përpara hulumtimin e çështjes së prejardhjes së shqipes, të burimeve ku është folur, të kufijve brenda të cilëve është folur dhe është shtrirë ajo. Nuk ka dyshim se hulumtimet e tij për historinë e gjuhës shqipe, për burimet e saj, për kufijtë e shtrirjes së saj, pë evolucionin e saj, për marrëdhëniet e saj me gjuhë të tjera, për ligjësitë e zhvillimit të saj përfaqësojnë hulumtime themelvënëse në studimet për gjuhën dhe për popullin shqiptar në përgjthësi.

Jetëshkrimi i fjalëve

Cilësitë që karakteizojnë Eqrem Çabejn si dijetar dhe  veprën e tij si tërësi më së miri, më së ploti shprehen në studimet e tij etimologjike të cilave to t’ua kushtojë pjesën më të madhe të jetës, sidomos kohën e pjekurisë së tij krijuese, sado vdekja nuk do t’i lejojë ta përmbarojë këtë projekt madhor mbi thesarin leksikor të shqipes.
Eqrem Çabej është jetëshkruesi më i përkushtuar i fjalës shqipe.
Ai bën jetëshkrime të hollësishme të fjalëve i bindur se ashtu bën jetëshkrimin më të thelluar shpirtëror e histoik të popullit të tij.
Ai e trajton fjalën si një gjallesë, që lind, rritet, zhvillohet, shtohe dhe trashëgohet.
Ai bën jaetëshkimin e fjalëve që kanë dokumentin shkimo, por edhe jetëshkrimin e fjalëve të mbledhura prej gojës së popullit.
Ai bën jetëshkimin e fjalës si të tillë, të pavaru, po njëkohësisht e studion edhe në familjn e saj, në marrëdhënie me paraardhësit dhe trashëgimtarët e saj.
Jetëshkrimet që u bën ai fjalëve shqipe janë të llojeve e të gjatësive të ndryshme: mund të jenë skica, sprova, vështrime, studime apo, madje, monografi të ngjeshura.

Jetëshkrimet e tij të fjalës shqipe dëshmojnë interesime të gjithanshme hulumtuese, përkushtim të jashtëzakonshëm shpjegues dhe përvojë të madhe krijuese. Ashtu si në jetëshkrimet për njerëzit, ashtu edhe në jetëshkrimet e Eqrem Çabejt për fjalët shqipe me kujdes të veçantë hetohen ndryshimet dhe të ngjarat kryesore në jetën e tyre.
Ai gjurmon, më së pari, mendimet e të tjerëve, të jetëshkruese të përparshëm të ndyshëm, për fjalët e ndryshme, shikon çka kanë thënë ata për to – çka kanë thënë drejt, çka kanë thënë gabimisht e çka nuk kanç arritur të thonë. Pas kësaj e fillon kërkimin e tij të pavarur për jetën e tyre.
Ai e heton djepin e fjalëve, rritën e tyre, pleqërinë e tyre dhe fundin e tyr – natyrisht të atyre që kanë vdekur.
Ai i heton lëvizjet e tyre, shtegtimet e tyre nëpër vise të ndyshme e në kohë të ndryshme.
Ai i heton kuptimet e tyre të ndyshme, të para e të dyta, të vjetra e të reja, të drejtpërdrejta e figurative.
Ai e heton shndërrimet e tyre fonetike, morfologjike dhe simbolike.
Ai i heton pjellorinë e tyre- aftësinë për të sjellë fjalë të reja, të thjeshta a të përbëra.
Ai i heton ato në trajtat e tyre të kryehershme e të mëvonshme.
Ai na kallëzon se cilat fjalë janë fryt i mrekullueshëm i ndikimit të sendeve, të dukurive e të fenomeneve të natyrës në vetëdijen krijuese të njeriut ; cilat janë fryt i një shtrese shoqërore; cilat fryt i një sfere; cilat fryt i eufemizmave e fjalëve tabu e cilat fryt i përdorimit të figurshëm të ture.Duke bërë jetëshkrimet e fjalëve – të emrave të sendeve, të njerëzve e vendeve , të fjalëve onomatopeike dhe të pjesëve të pandryshuara të ligjëratës, Eqrem Çabej njëkohësisht bën përgjiësime themelvënëse për gjuhësinë shqiptare. Kështu , për shembull, ai konstaton se, siç e thotë studiuesi i tij i shquar, Shaban Demiraj, elementi i trashëguar i gjuhës shqipe “nga pikëpamja cilësore në histoinë e shqipes pa dyshim zë kryet e vendit”, kurse “sasia e elementit të huazuar dhe sasia e elementit të vendit tregojnë më një anë shkallën e ndikimit të huaj mbi shqipen, më anën tjetër shkallën e rezistencës së kësaj gjuhe”.
Në jetëshkimet e tij të fjalëve shqipe shquan mendësia se edhe gjuha shqipe, më në fund si edhe të gjitha gjuhët e zhvilluara, ishte – siç e kanë thënë studiuesit e tyre për to – fushë e luftës së pafundme mes trajtave e kuptimeve për t’u mbajtur gjallë. Në këtë luftë, moskurrë të kryes, që është përcjellë prej brezi në brez, prej shekulli në shekull, prej mijëvjeçari në mijëvjeçar, mbesin vetëm trajtat dhe fjalët dhe kuptimet që më së miri i përgjigjen natyrës së gjuhës e kjo domethënë që më së miri i përgjigjen natyrës së popullit.
Dhe, kështu duke bërë jetëshkimet e fjalëve, Eqrem Çabej bën përgjithësime themelvënëse mbi evolucionin parashkimor të fjalëve të vjetra, të trashëguara dhe të thesarit leksikor të përshkruar në përgjithësi të gjuhës shqipe. Është kjo ndërmarrje kolosale, më parë se për një dijetar tepër obliguese edhe për ekip dijetarësh.

Gjuha letrare

Një çështj tjetër ndër [çështjet themeltare me të cilat është marrë Eqrem Çabej, është edhe gjuha letrare. Ai është marrë me anë të ndyshm të kësaj [çështjeje themeltare të gjuhës dhe të jetës shoqërore të popullit . Sikundër e kanë konstatuar studiuesit e veprës së tij , ai merret me historinë e gjuhës shqipe jo vetëm pë të ndriçuar burimet dhe, në pëgjithësi , të kaluarën e popullit, po edhe pë t’i shëbyer me mirë e më sigut të tashmes së tij gjuhësore; ai e trajton zhvillimin historik të shqipes me qëllim që të mundësojë zgjidhjen më të drejtë të problemeve që shfaqen gjatë vështrimit  të saj në të tashmen. E bën këtë – thuhet – i vetëdijshëm se as sinkronia e gjuhës nuk mund të njihet si duhet pa u njohur diakronia e as diakonia nuk mund të njihet plotësisht pa u njohur sinkonia e saj.
Marrja me çështje themeltare tç zhvillimit të gjuhës shqipe do të bëjë Eqrem Çabejn mbrojtës të përkushtuar të idesë së gjuhës së përbashkët letrare. Po arsyet që e bëjnë mbrojtës të kësaj ideje nuk janë vetëm shkencore: ato janë njëkohësisht edhe politike, kulturore e kombëtare. Këto arsye nevojisht e bëjnë të shkruajë, përpos të tjerash, se “një gjuhë e përbashkët, përtej caqeve shtetërore, mbetet shprehja e një njësie nacionale dhe e një shkalle të caktuar  të kulturës të përbashkët që e flet. Përpjesëtimi aty është i karakteit të drejtë në mënyrë që sa më efortë ajo njësi, sa më e ngritur ajo shkallë kulture, aq më e fomuar paraqitet gjuha e përbashkët, si në të folur dhe sidomos në shkrim”.
Hulumtuesi i çështjeve qenësore në të cilat është i mbajtur identiteti etnik dhe , pastaj, koncepti i kombësisë është plotësisht e kuptueshme që do të merret edhe me një problem gjuhësor : me problemin e, si e quante ai, pasurimit e të pastërtisë së gjuhës. Thoshte dhe shkruante se pastërtia dhe pasurimi i gjuhës janë dëshmia më e sigurtë e kulturës së një populli, kurse “një ndër detyrat kryesore të gjuhësisë shqiptare, krahas kërkimeve teorike, është edhe metet pasuimi i gjuhës me elemente të gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona”.

Gjerësia dhe thellësia

Cilësia tjetër, po jo, natyrish, e fundit, e Eqrem Çabejt si dijetar dhe e veprës së tij si tërësi mund të emërtohet si gjerësi dhe thellësi. Dhe, këto dy nacione duhet të merren me kupim të dyfishtë: si thellësi në kohë e në domethënie dhe si gjerësi në hapësirë e në përfshirje të temave.
Eqrem Çabej do të çmohet dijetar i madh në studimet shqiptare si për çështjet themeltare të origjinës , të gjuhës e të kulturës së popullit shqiptar që ka trajtuar ashtu edhe pë mënyrën se si i ka trajtuar ato.
Të gjitha çështjet që studion, ai i vështron në thellësinë e shtrirjes së tyre kohore dhe në gjerësinë e shtrirjes së tyre hapësinore. Domethenë: ai nuk i heton ato as të ndalura në kohë, as të veçuara në hapësirë, po në lëvizje kohore dhe hapësinore. Në këtë kuptim duhet te merret detyra diturore që ai ia cakton gjuhëtarit, i cili, thotë. “merret me gjuhën si një dukuri e përgjithshme e me ligjet që përcaktojnë zhvillimin e saj, dhe zbaton kudo krahasimin në kuptimin më të gjerë të fjalës, si brenda një gjuhe si midis gjuhësh të ndryshme”.
Rrjedhimisht shkimet e tij të krijonë bindjën se ai është dijetar që heton të veçantën për ta parë më qartë të përgjithshmen; qe heton jetën e fjalëve pë të konstatuar ligjësitë e gjuhës; që shikon të jashtmen për ta kuptuar më mirë të brendshmen a të brendshmen për ta kuptuar më mirë të jashtmen; që vështron të huajën për ta kuptuar e shpjeguar më mirë e më drejtë të veten.
Ai është dijetar i vatrës së shikuar në marrëdhënie me botën, i bindur se sa më mirë ta njohë botën aq më mirë do ta njohë e do ta shpjegojë vatrën.
Gjerësia dhe thellësa – gjerësia e shikimeve në hapësirë dhe thellësia e shikimeve në kohë e bëjnë mendimin dituror të Eqrem Çabejt, prej dy aspektesh të argumentuar, më objektiv, prandaj edhe më të bindshëm. Dy përmasa vështruese i bëjnë të mundshme atij ta sendërtojë mirë, si moskund në studimet shqiptare, devizën e tij kërkimore shkencore: “të jemi objektivë, po jo indiferentë”.
Ato i bëjnë të mundshme atij që të radhitet ndër dijetarët që kanë fomuar një sistem.

Rëndësia kombëtare e veprës së tij

Duke trajtuar çështjet nyja, themeltare, në veprën e tij diturore, Eqrem Çabej synon dhe arrin qëllime largvajtëse për popullin shqiptar.
Në veprën e tij, për herë të parë në studimet shqiptare, ndërtohet pamje e tërësishme , shkencërisht e sistemuar, dhe e përthelluar, mbi prejardhjen e popullit shqiptar, mbi gjuhën e tij, mbi qytetërimin dhe kulturën e tij.
Dhe, kjo pamje e tërësishme ndërtohet me të dhëna tërësisht dituore.
Siç ngjan gjithmonë e gjithkund me veprat e mëdha artistike dhe diturore , vepra e Eqrem Çabejt e kalon rëndësinë thjesht diturore dhe, pë popullin shqiptar, merr rëndësi politike e historike kombëtare.
E ndërtuar mbi [çështjet themeltare që përmbushin koceptin e kombësisë , ajo bëhet mbrojtëse supreme diturore e të dejtës sonë kombëtarenë kuptimin historik, kulturor, politik dhe teritorial.
Le të thuhet këtu, njëkohësisht, se vepra e tij përfaqëson shkallën deri sot më të lartë në të cilën në fushë të diturisë është ngritur shpirti kombëtar që në të kap gjerësi dhe lartësi evropiane.
Si e tillë ajo bëhet dëshmi, pa dyshim dëshmia deri sot më përfaqësuese në fushë të dituisë, e mundësive të popullit shqiptar krijuar shkencë të madhe.
Ajo do të jetë hesar pambarimisht i çmuar që do të ndikojë përgjithmonë në vetëdijen, në kulturën dhe në atdhetarizmin shqiptar

Prishtinë
20.12.1998



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora