E premte, 29.03.2024, 07:50 AM (GMT)

Speciale

Begzad Baliu: Profesor Eqrem Çabej dhe Norbert Jokli

E marte, 12.08.2008, 06:59 PM


Begzad Baliu
PROFESOR EQREM ÇABEJ DHE NORBERT JOKLI (ndërlidhje personale dhe shkencore)

Nga Begzad Baliu

Duke u marr, për një kohë të gjatë me jetën dhe sidomos me veprën e Profesor Eqrem Çabejt, më ka rënë të merrem njëkohësisisht edhe me mësuesit, me konceptet shkencore, me shkollat, me fushat e studimit dhe më në fund me ambientet ku Prof. Eqrem Çabej është përgatitur si personalitet shkencor.Përtej hulumtimeve të ngushta teorike, të cilat dalin si rezultat i hulumtimit të drejtpërdrejtë të veprës shkencore si fushë studimi, më ka interesuar edhe kronologjia historike e shkrimit të tyre në rrafshin e brendshëm, si dhe shkrimi i tyre në kontekst të studimeve albanologjike e ballkanologjike, që bëheshin atë kohë. Prej hulumtimit dhe studimit të veprës së Çabejt, nuk është vështirë të shihet dhe të kuptohet se bazën e studimeve çabejane e përbën shkolla gjermane e studimit si teori dhe ajo austriake e ndërtimit si strukturë e organizimit. Profesor Çabej ka mësuar dhe është edukuar përgjithësisht prej emrave më të m! ëdhenj të shkencave evropiane dhe gjermane, por për shkak se ndërlidhjet e tij më të veçanta të natyrës personale dhe shkencore janë me Norbert Joklin, në këtë trajtesë i kam pasqyruar vetëm këta dy, sado që Jokli ishte mësuesi e Çabej nxënësi i tij. (Një pasqyrë e përgjithëshme) Çabej ishte shqiptar i njërit prej shteteve të fundit që po bëhej në Ballkan ndërsa Jokli ebreit nga Çekosllovakia, i një populli që i shpërndar nëpër botë, sa kishte treguar shenjat e organizimit të tij në shkallë të vetëdijes historike dhe pretendonte të bënte edhe shtetin e tij.Çabej në Austri, as pas mbarimit të gjimnazit, megjithë shenjat e veçanta për zotërimin e diturisë, ende nuk ishte përcaktuar për fushën e veçantë të studimit, dhe gati sa nuk ishte regjistruar në studimet për muzikë, ndërsa Jokli, megjithëse kishte mbaruar fakultetin e drejtësisë –një si obligim moral i synimit politik për mbrojtjen e çështjes ebre! ite në botë, shpejt do t’i kthehet interesimit të tij pë! r të mb aruar studimet në fushë të gjuhësisë.Për shkak se të dy, sado në kohë të ndryshme, do t’i takojnë shkollës austriake, ata me kohë do të bëhen zotërues të saj dhe vazhdimësi e përmasave të mëdha që ka dhënë kjo shkollë. Baza kërkimore, kultura e gjerë e hulumtimit dhe gjeografia e shtrirjes, bashkë me metodat e rrepta shkencore që kërkonin rregullat e shkollës Vjeneze Fjalët dhe sendet, i përshkojnë studimet e tyre edhe si mikro edhe si makrostrukturë. Profesor Çabej, tek Jokli kishte diktuar konceptin e traktatit monografik të qasjes së problemit, dhe këtë metodë do ta parapëlqejë me kohë, si në studimet gjuhësore ashtu edhe në ato letrare e etnofolklorike. Nëse për Joklin, kjo ka të bëjë jo vetëm me dy veprat kryesore, por edhe me njësi më të vogla, çfarë janë bie fjala njësitë leksikore, për Çabejn kjo ka të bëjë me tema të caktuara në fushë të folklorit, të letërsisë dhe të gjuhës, e brenda saj.! Le të kujtojmë këtu studimet me çasje monografike, për gjenezën e literaturës, detyrat e gjuhësisë shqiptare, eufemizmat, shumësin e emrave etj., të cilat sado nuk paraqesin vëllime të veçanta, në tërësinë e tyre paraqesin qasje të gjera të natyrës monografike. Në këtë linjë, do të mund të shihnim edhe praktikën e shkrimit të veprave të tyre kryesore: Jokli, para se të shkruante Fjalorin etmologjik të shqipes”, këtë vepër të panjohur, shkruan veprën bazë të saj “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung”, (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”, me të cilën u habilitua më 1911, ndërsa Profesor Çabej para se të shkruante “Fjalorin etimologjik të shqipes”, përkatësisht veprën madhore “Studime etimologjike të shqipes”, shkroi versionin e parë të veprës bazë “Studime etimologjike në fushë të shqipës”. Kur jemi këtu, do kujtuar edhe një element tjetër: sipas nxënësit t! ë Joklit, Soltës, Fjalorin etimologjik të shqipes, Jokli e ! ka shkru ar mbi Fjalorin etimologjik të shqipes të Gustav Majerit, përkatësisht mes rreshtave të anëshkrimit të tij, ndërsa sipas informacionit që kemi për Çabejn, rishkrimin e tezës së doktoratës së vitit 1933[1], e ka bërë me dorë mbi dorëshkrimin e disertacionit, përkatësisht mes rreshtave dhe në anëshkrimit të tij.Prejardhja e popullit shqiptar dhe e gjuhës së tyre është njëra prej temave posaçërisht e rëndësishme dhe veçanërisht e trajtuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX. Sado që, ajo është stabilizuar falë edhe punës së këtyre dy albanologëve më të mëdhenj të shekullit XX, ajo vazhdon të trajtohet edhe më tej, por kryesisht nën hijen e tyre. Çasja, kësaj teme duke vënë paralele mes Joklit dhe Çabejt është e rendësishme jo vetëm për ndikimin e të parit mbi të dytin, por edhe për mënyrën se si është bërë ajo. Jokli me kohë kishte tejkaluar tezat mitike të pre! jardhjes së popullit shqiptar, të cilat ende i diskutonin postromantikët e vonuar, ndërsa Çabej, jo vetëm nuk i diskuton ato, por që në vitin 1936[2], do të tërheqë vërejtjen për menjanimin nga diskutimi i kësaj teze. “Është koha që së paku në shkollë të mos mbushen trut’ e nxënësve me hipoteza të mjegullta të mesit të shekullit të kaluar” (III), shprehej në hyrje të librit Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe. Sigurisht për shkak se Çabej ishte nxënës i Joklit, ndonëse e ka diskutuar dhe e ka rrahur këtë problem, për mëse një gjysëm shekulli dhe parimisht ka qenë ithtar i prejardhjes ilire të popullit shqiptar, shumë herë, deri në fund të jetës, nuk e ka eleminuar elementin trak. Prej veprës së parë Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, në të cilën shqipja radhitet në grupin e gjuhëve indoevropiane si “e bija e trakishtes dhe e ilirishtes”, e deri më fund të jetës së tij, Çabe! j ka vazhduar ta diskutojë prejardhjen e popullit shqiptar dh! e të gj uhës së tij, pa e menjanuar krejtësisht tezën trake, por gjithnjë duke e plotësuar me elemente të reja tezën ilire, e cila sikur shprehej Çabej “sipas gjendjes historike e gjeografike që na paraqitet, fondin themelor të popullit shqiptar pas gjase e përbëjnë ilirët”[3]. Nëse mendimi i Joklit për elementin trak të prejardhjes shqiptare, mund t’i dedikohet mësuesit të tij Paul Kreçmer, diskutimi i Çabejt mbështetet pa dyshim mbi respektin për Joklin.Ndonëse është Mikloshiqi ai që vuri bazat e ballkanistikës, do të jetë Jokli, ai që do ta përcaktojë jo vetëm shkallën marrëse të shqipes, por edhe shkallën dhënëse të saj, dhe do të jetë Çabej ai i cili do të bëjë sintezën e saj. Pasqyra e studiuesve të kësaj problematike sipas Joklit brenda studimeve ballkanike duket kështu: Mikoshiq-Gustav Meyer- Meyer-Lubke-Pedersen, ndërsa Çabej e plotësonte këtë pasqyrë edhe me Joklin, ashtu sikur mund ta plotësojmë ne sot me ?! ?abejn. Por, mbase pamja më e sakt do të sigurohej sikur të shihnim persoanlitetet referuese të tyre në studimet ballkanike dhe albanologjike, ndonëse nuk janë të një moshe. Norbert Jokli, për fushën e fonetikës historike do t’i referohet Pedersenit, por për shkak se edhe vet do të sjellë rezultate të reja, bashkë me të arriturat në fushë të morfologjisë, dyfish do të jetë i referuar nga Çabej; për latinitetin ballkanik edhe Jokli edhe Çabej do t’i referohen Meyer –Lubkes; për marrëdhëniet sllave që të dy do t’i referohen Mikloshiqit; për etimologjinë, bazë do ta kenë Majerin dhe do të kenë jo pak rezultate të përbashkëta për të mos thenë do të nxjerrin teza të përbashkëta; bazën e gjurmimeve dialektore-etnogjeografike dhe përgjithësisht leksikore të veriut të Shqipërisë, si Jokli ashtu edhe Çabej do ta vjelin nga Nopça, ndërsa, baza dialektore dhe leksikore e dialektit të jugor do të jetë kryesisht e ndr! yshme. Sikur dihet, në fillimet e tyre Jokli dhe Çabej kanë! bërë hulumtime në dy zona të skajshme: Jokli ka bërë hulumtime dialektore ndër të folmet e dialektit gegë në Shqipërinë verilindore, dhe do të shfrytëzojë Fjalorin e Gazullit për veriun dhe Fjalorin e Kristoforidhit për jugun, ndërsa Çabej do të shfrytëzojë fjalësin e vjelur ndër arbëreshët.Ndonëse që në çerekun e parë të shekullit XX teoritë gjuhësore për gjuhësinë ballkanike kishin marrë hov, me Sandfeldin dhe të tjerë, për ne është me interes të duket se si gjatë kësaj kohe Jokli i është përmbajtur rreptësisht shkollës gjermane dhe e ka avansuar atë edhe më tej, dhe sesi Çabej i është përmbajtur asaj rreptësisht gjatë gjithë jetës, pa u ndalur dhe hulumtuar teoritizime të reja. Duke kujtuar kontributin e Joklit në fushë të studimeve albanolgjike, Çabej, shkruan: “Jokli historinë e gjuhës shqipe me çështjet fonetike dhe leksikore të sajat, nuk e ka studiuar në një mënyrë të njëanshme e të izoluar, duk! e u kufizuar brenda caqeve të shqipes, po e ka trajtuar duke e pasur përherë parasysh gjendjen si na paraqitet te gjuhët që janë fqinje me shqipen. Marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit janë një anë me rëndësi në metodën jokliane; përhera në të mbahet parasysh ç’ka marrë hua shqipja prej greqishtes (greqishtja e vjetër, e mesmja, e reja), prej serbokratishtes, bullgarishtes e rumanishtes, dhe më anë tjetër ç’u ka dhënë kjo atyre gjuhëve dhe dialekteve të tyre. Kështu gjurmimet e tij nuk i përkasin vetëm albanistikës; ato marrin karakterin e një vështrimi panballkanik, në kuptimin e Kristian Sandfeldit dhe në një fare vështrimi edhe të Gustav Majerit”[4].Paralele të kërkimeve, në shikim të parë, krejt formale, por kur këto trajtohen si mikrostrukturë janë shumë të rëndësishme për studimet në fjalë, në mes Joklit dhe Çabejt, mund të gjenden edhe nga mënyra si i janë qasur studimit të marrëd! hënieve mes gjuhëve ballkanike. Le të shikojmë titujt që ! mbajnë studimet e mësuesit dhe nxënësit: Pak fjalë mbi disa elemente latine të fjalorit shqip(Jokli); Përmbi disa fjalë që nisin me –Z, ose Histori fjalësh të sllavishtes e të shqipes(Çabej); Për historinë e diftonges shqipe –ua, -ue (Jokli); Për historinë e zanorës ë në gjuhën shqipe(Çabej) etj. Pra, sikur mund të shihet edhe prej vet titujve të tyre, në të gjitha rastet, fjala dhe elementet e saj kulturore, materiale, historike dhe gjeografike, si dhe struktura fonetike, morfologjike e semasiologjike, bëhet objekt qëndror i studimit, pavarësisht prej rezultateve që synohen. Një element të rëndësishëm personal dhe shkencor mes Profesor Eqrem Çabejt dhe Joklit paraqet jo vetëm fakti se Çabej ka qenë kandidat i tij doktorate, me të cilin veç tjerash ka mbajtur edhe një letërkëmbim personal e shkencor, por edhe fakti sesi Jokli e ka përcjellë jetën dhe rezultatet shkencore të Çabejt. Duke ju referuar bibliografisë së Çabejt të ! përgatitur me kompetencë nga Profesor dr. Jup Kastrati, ne kuptojmë se prej vitit 1933 e deri më 1940[5], Jokli ka shkruar trembëdhjetë recensione për veprat dhe madje studimet më të mira të Profesor Çabejt, vlerësimi i të cilave nuk mund të lidhet vetëm me obligimet e Joklit për buletinin Indogermanischen Jahrbuch. Përtej angazhimit të Joklit për bibliografinë shqiptare në përgjithësi, niveli i paraqitjes së Çabejt në këtë buletin tregon edhe interesimin për vlerësimin e zgjeruar që i bënte veprës së tij[6]. Në anën tjetër, nuk e di a është e rëndësishme të thuhet, se nëse Jokli veprën e Çabejt e bëri objekt vlerësimi, Çabej veprën e Joklit gjatë gjithë jetës me kujdesin më të madh e bëri vepër studimi. Nëse Jokli, me mësimet e tij prej mësuesi dhe me vlerësimet e tij prej studiuesi, që u bëri nga fillimi veprave dhe studimeve të Çabejt, ishte shtytësi dhe mbrojtësi i parë i veprës së Çabejt, Çabej gja! të gjthë jetës së tij, veprën e Joklit do ta ketë bërth! amë të studimeve të tij. Të kthehem edhe njëherë në fillim: Duke lexuar dhe rilexuar veprën e Çabejt dhe duke parë rezultatet e tij shkencore, kam mësuar se rezultatet e mëdha shkencore nuk arrihen nga një njeri dhe nga një brez studiuesish, ato bëhen historike kur vlerat e tyre i provojnë njëri pas tjetrit mësuesi dhe nxënësi, aq më tepër kur ato i provojnë mësuesi dhe nxënësi që u takojnë dy brezave në vazhdim. Ata janë shembulli më i mirë se si duhet krijuar nxënësi dhe si duhet plotësuar mësuesi.Fjalën e kemi për një traditë të shkëlqyer dhe për shembullin se si duhet bërë ajo. Tradita e mësuesit dhe e nxënësit: Kreçmer-Jokli-Çabej etj., le të jetë një shembull jo vetëm shkencor, por edhe kolegial se si duhet të organizojmë studimet albanologjike edhe sot.Le të jetë kjo një prej arsyeve pse në këtë përvjetor kujtimi, veprës së Jokli dhe të Çabejt u jam qasur paralelisht: marrëdhënieve personale, të cilat u pë! rfolen këtu, dhe ndërlidhjeve, respektivisht koncepteve e rezultateve shkencore, të cilat duhet qasur paralelisht jo vetëm me temat e kapura por edhe me bazën shkencore të tyre. Kur një ditë të kemi një pasqyrë të plotë të studimeve dhe rezultateve të shkollës austro-gjermane dhe kur brenda saj të veçojmë shumë rezultate të papërsëritura të Norbert Joklit, atëherë mendimi ynë për studimet çabejane do të jetë më i saktë dhe më i plotë. Hapat e parë tashmë janë bërë. Sintezat e Profesor Shaban Demirajt[7] për historinë e gjuhës e të prejardhjes së popullit shqiptar; Traktati i historisë së albanologjisë nga Profesor Jup Kastrati[8]; sintezat dhe studimet e thelluara të Profesor Kolec Topallit[9] e Rexhep Ismajlit[10] në fushë të fonetikës historike; krahasimet dhe vlerësimet përimtuese të Profesor Idriz Ajetit[11], Profesor Petrit Kotrrit[12], të David Lukës[13] e të Bardhyl Demirajt[14] në fushë të etimologjisë ! etj., paraqesin rezultatet e para të këtij vlerësimi.

-----------------------------

[1] Italoalbanische Studien (Studime italo-shqiptare). Disertation zur Erlangung des Doktorgrades an der Universität Wien. 1933. 143 f. (të daktilografuara).Rec: N.Jokl në “Indogermanischen Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 216. Një ekzemplar i këtij disertacioni ruhet në Universitetin e Vjenës. Një kopje tjetër gjindet në Tiranë, në shtëpinë e Çabejt. Me këtë punë, Çabej fitoi titullin e doktorit në filozofi. Udhëheqës shkencor qenë prof. Paul Kretschmer dhe Norbert Jokl. Në sektorin e dorëshkrimeve të BK të Vjenës (Wiener Nationalbibliothek Handschrift enabtilung), nën signaturën Series Nova, nr. 11922, ruhet një recension mjaft i gjatë i Norbert Joklit, për disertacionin e E.Çabejt, “Studime italo-shqiptare”.[2] Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe (Elementa de linguistique et de littèrature albanaises, avec des morceaux choisis, pour les écoles priamires supérioures), me pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme. Shtyps! hkronja e Ministrisë së Arsimit, Tiranë, 1936, 201 f.[3] Në tridhjetëvjetorin e vdekjes së Norbert Joklit (Le trentième anniversaire de la mort de Norbert Jokl), “Mësuesi”, Tiranë, 25 tetor 1972, sipas Studime gjuhësore, V, «Rilindja», Prishtinë, botim i dytë, 1988, f. 205.[4] Po aty, f. 206.[5] Shih, Italoalbanische Studien (Studime italo-shqiptare). Disertation zur Erlangung des Doktorgrades an der Universität Wien. 1933. 143 f. (të daktilografuara). Rec: N.Jokl në “Indogermanischen Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 216. Një ekzemplar i këtij disertacioni ruhet në Universitetin e Vjenës. Një kopje tjetër gjindet në Tiranë, në shtëpinë e Çabejt. Me këtë punë, Çabej fitoi titullin e doktorit në filozofi. Udhëheqës shkencor qenë prof. Paul Kretschmer dhe Norbert Jokl. Në sektorin e dorëshkrimeve të BK të Vjenës (Wiener Nationalbibliothek Handschrift enabtilung), nën signaturën Series Nova, nr. 11922, ruhet një recension mjaft i gj! atë i Norbert Joklit, për disertacionin e E.Çabejt, “Stud! ime ital o-shqiptare”[6] Shih, Kënga e Leonorës në poezinë popullore shqiptare (La chanson de Lènore dans poésie populaire albanaise), “Normalisti”, viti VI, nr. 4-5, f. 19-22, Elbasan, nëntor-dhjetor 1934. Rec. : N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 216.; Tekste italoshqiptare (Des textes italo-albanais), “Hylli i Dritës”, Shkodër, prill 1935. Rec.: N. Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 216.; Sitten und Gebräuche der Albaner (Zakone dhe doke të shqiptarëve), “Revue einternationale des études balkaniques”, vëll. II/1, f. 556-572. Beograd, 1935. Rec. : N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXI, f. 202.; Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe (Elementa de linguistique et de littèrature albanaises, avec des morceaux choisis, pour les écoles priamires supérioures), me pjesë të zgjedhura për shkollat e mesme. Shtyppshkronja e Ministrisë së Arsimit. Tiranë, 1936, 201 f. Rec. : N.Jo! kli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXII, f. 187. ; Mundartlichen aus Italien (Elemente dialektore nga Italia). Für die Kretschmer Festchrift, “Glotta”, XXV, f. 50-57, 1936. Rec. : N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXII, f. 188.; Rumänisch-albanische Lehneziehungen (Marrëdhëniet midis rumanishtes dhe shqipes), “Revue internatinale des études balkaniques”, II, I-II (3-4), f. 172-184. Beograd, 1936. Rec.: N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXII, f.188. – Rev. “Përpjekja shqiptare”, viti I, nr. 2, f. 126, Tiranë, nëndor 1936; po aty, I, 4-6, 274, mars 1937.; Parallele Ausdrücke und Redensarten in den Balkansprechen (shprehjet paralele në gjuhët e Ballkanit), “Revue internationale des études balkaniques”, II. I-II (3-4), f. 226-231. Beograd, 1936. Rec. : N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXII, f. 188.; Albaner und Slaven in Süditalien (Shqiptarët dhe sllavët në Italinë Jugore), ?! ??Revue internationale des études balkaniques”, III, II (6)! , f. 555 -566, Beograd, 1938. N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXIV, f. 232.; Miszellen (Mbledhje shkrimesh të ndryshme), “Revue internationale des études balkaniques”, III, II (6), f. 571-574, Beograd, 1938. Rec. : N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXIV (1940), f. 233.; Kostandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut (Le petit Constantin et le retour de Ulusse), “Hylli i dritës”, Shkodër, 1938. Rec.: N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXIV (1940), f. 232.; Për gjenezën e literaturës shqipe (Pour la genèse de la littérature albanaise), Shkodër, 1939, 65 f. Rec. : N.Jokli në “Indogermanisches Jahrbuch”, vëll. XXIV (1940), f. 233.[7] Shih, Eqrem Çabej –një jetë kushtuar shkencës, 8 Nëntori, Tiranë 1988; Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988; Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tioranë, 1985; Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Tiranë, 1999.[8] Shih, Histori! e albanologjisë, I, Tiranë, 2000; Bibliografi albanologjike, I. Prishtinë, 2002.[9] Shih, Theksi në gjuhën shqipe, Tiranë, 1995; Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe, Tiranë, 1996; Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe, Tiranë, 2000; Sonantet e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002; Mbulltoret e gjuhës shqipe, Tiranë, 2002.[10] Shih, Ismajli, Rexhep, «Jokli e Çabej, simbas Çabejt. / Grafia e Buzukut dhe disa çështje të sistemit fonetik të shqipes». - Artikuj mbi gjuhën shqipe, Prishtinë, 1987.[11] Vepra, I-V, Prishtinë, 1995-2002[12] Shih, Petrit Kotrri, Norbert Jokl und seine Studien zur albanischen Sprache, (Dissertation zur Erlangung des akademischen Grades "Doktor der Philosophie" an der Geisteswissenschaftlichen Fakultät der Universität Innsbruck). Eingereicht bei: Univ.-Prof. Dr. Hermann M. Ölberg. Innsbruck 1995.[13] Shih, Studime gjuhësore, I, V, VI, Shkodër, 1999-2001.[14] Albanische Ety! mologien (Untersucungen zum albanischen Erbwortschatz). Leiden! Studies in Indo-Europien. 7. Amstardam-Atlanta, GA. 1997.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora