E diele, 28.04.2024, 10:41 AM (GMT+1)

Mendime

Jusuf Ferizi: Dy klerikë, dy mëkatarë

E enjte, 21.08.2008, 05:34 PM


KONTRASTE, PARADOKSE

DY KLERIKË, DY MËKATARË...!

Nga Jusuf Ferizi

NË TË PËRDITSHMEN tonë, këto ditë, u botuan dy lajme mjaft interesante. I pari nga Peja, në të cilin, në mes të tjerash, thuhej: “I akuzuari Haxhi Beqir Vejseloviq, duke mashtruar hanxhinjtë, përvetësoi 3.033 dollarë amerikanë. Duke spekuluar në këtë mënyrë, përvetësoi edhe 27.579 dinarë të rinj, si bashkëpunëtor i filialës së “Putnikut” në Pejë, gjoja për të siguruar vizat dhe pasaportat për haxhnj...”.
Dhe i dyti na Prishtina: “Në krye të grupit të vjedhësve gjendet imami Rifat Neziri, nga fshati Starasellë, komuna e Ferizajt. Prej shtatë vjedhjeve të rënda, ky grup, në krye të të cilëve gjendej ky imam, mbërriti të “fitojë rrafsh 17 milionë dinarë të vjetër...”.
Me të drejtë, njeriu që dëgjon këso gjërash, në e parë befasohet, Çuditën më tepër, sidomos besimtarët, ata që janë bërë rob te opiumit fetar, se si ka mundur një gjë e tillë të ndodh.
Shfletojmë tani kronikat e ndryshme fetare, për të mundur disi ta arsyetojmë këtë ndodhi (jo) të jashtëzakonshme.
Muhamedi, i pari i fesë islame, ka thënë: “Çdo njeri është i marrë gjysmë ore në ditë”. Këtë maksimë, si duket, e patën parasysh edhe i pari i hanxhinjve nga Peja, edhe imami nga Starasella.
Moti, kur e kanë gjykuar një besimtar të zotit si hajn, ai në mënyrë të qetë është arsyetuar: “Namazin e kam borxh, hajninë e kam zanat”.
Dhe kahdo që ta marrish, në këtë apo atë mënyrë, gjithherë arsyetohet (!) disi ajo thënie e mirënjohur e klerikëve të fesë islame: “Bën si të them unë, mos bën si bëj vetë!”
Pse atëherë të mos shfrytëzohet, po qëllimeve tjera, edhe për fitime materiale propaganda e shkuarjes së njerëzve në haxhillëk. Pse mos ta shfrytëzojë këtë mundësi të mirë për t’u pasuruar edhe haxhi Beqiri nga Peja. Aq më parë kur trenin ia përgatiti agjencia e “Putnikut”, e cila, si këtë, ka edhe shumë bashkëpunëtorë tjerë të paguar që propagandojnë “rrugën e shenjtë”.
Për t’u vënë nënkrye të grupit të vjedhësve të njohur, kushtet mjaft të mira i pat edhe imami i Starasellës. Kujt mund t’ia merrte mendja ai që ditën i lutet Zotit 9për mosekzistecën e të cilit është i bindur edhe vetë), gjysmë ore në ditë mund të shndërrohet në një njeri të dytë, me një fytyrë “të re”, në hajn.
Jo askujt...!
Në Kuran thuhet: “Të dashurit më të mëdhenj të Zotit janë mundiçtarët”. Këtu vijnë edhe këta dy klerikë për të cilët e kemi fjalën. Jeta e lumtur i pret në të pastajmen.
Tërë fetë në bazë – dogmë, mjë qëllim – mashtrimin, e kanë. Dehin besimtarët me nasihat që s’ka kurrfarë bazash, e ata, ithtarët e fesë, të detyruar janë që këto këshilla,  t’i zbatojnë pa psehe...
Në këtë periudhë të zhvillimit tonë, të përsosjes së hovshme të marrëdhënieve demokratike, tani kur në çdo fushë të jetës po zvogëlohet terreni i veprimit të forcave reaksionare e konservative, kullat e fildishta, shtëpitë e shenjta, po paraqiten si vende më të përshtatshme për zgjatjen e jetës, edhe për ndonjë ditë, të njerëzve që kanë humbur çdo perspektivë.
Prijësi i grupit të vjedhësve nga Ferizaj, pos këtij dhe profesionit të imamit, ka pasur edhe profesione të tjera: aktivist (!) i dalluar në fshat, këshilltar i Kuvendit komunal të Ferizajt, anëtar (!) i LK... Thanë se ka pasur edhe armë me leje!
Forcat e dënuara në Plenumin e Brioneve, i tërë reaksioni, të gjitha forcat antisocialiste, përpiqen të inkuadrohen në një apo mënyrë tjetër në marrëdhëniet tona, ta turbullojnë ujin dhe ta mjegullojnë situatën. E nëse suksesi për afirmim dështon, atëherë, lëshon në spekulime e malverzime tjera, siç bënë hoxha i Pejës dhe imami i Ferizajt.
Dy klerikë të cilët u zhytën në mëkate, edhepse nuk pandehen se kungulli nuk do t’u shkojë gjithmonë mbi ujë, dëshmuan “”të vërtetën e vjetër fetare.
Edhepse mundimçarë, as Zoti nuk i deshi!
Parajsa e ëndërruar u doli ferr.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora