E shtune, 27.04.2024, 05:44 PM (GMT+1)

Mendime

Bedri Tahiri: Vushtrria nderon Çamërinë

E hene, 18.08.2008, 06:22 PM


VUSHTRRIA NDERON ÇAMERINË


VUSHTRRIA NDERON ÇAMERINË

Çamëria!
Një emër që në vete ngërthen: dashuri, krenari, atdhetari, heroizëm, dhembje, tragjedi. Një copë e shkëputur dhunshëm nga shtati ynë i gjymtuar, pa të cilën nuk ka se si të funksionojë normalisht.
Çamëria, një plagë që kullon gjak e që dhëmb shumë.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka as Shqipëri!
Një e vërtetë e pamohueshme. Kosova që deri dje ka hequr shumë e ndjen më së miri fatin e vëllezërve të vet çamë. Dashuria për ta është aq e madhe, është aq e pashuar, saqë është ngritur në ideal jetësor.
Këtë ndjenjë e ka edhe Vushtrria e lashtë e Hasan Prishtinës. Letërnjoftimi më i ri i saj (emërtimet) përmbledh në vete gjithë historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë Etnike. Komisioni që unë drejtoi, Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve të Vushtrrisë, e ndjeu si obligim kombëtar që t'i nderojë çamët duke i vënë një rruge të qytetit emrin ÇAMËRIA.
Përveç fatit tragjik ende të pazgjidhur të kësaj treve heroike, vushtrriasit i nxiti për një akt të tillë edhe manifestimi gjithëkombëtar "Takimet e poeteshave shqiptare- Vushtrria 2008", ku vendin e parë e zuri pikërisht poetja çame, znj. Fatime Kulli. Kështu lidhja Kosovë-Çamëri u fuqizua edhe më për të synuar aty ku dhëmb dhëmbi- Bashkimin tonë Kombëtar!
Unë, personalisht dhe në emër të Galicës së Drenicës heroike, shfrytëzoj rastin për ta uruar dhe përgëzuar edhe gazetën "Ndryshe", e cila po bënë punë të mëdha në paraqitjen e vlerave historike e nacionaliste që shpiejnë në realizimin e aspiratave tona shekullore dhe në sendërtimin e amanetit të brezave liridashës, pra në BASHKIMN KOMBËTAR! Kjo gazetë është e të gjithë shqiptarëve, anadj e duam edhe ne në Kosovë, ju lutemi gjeni formë për ta shpërndarë për çdo ditë edhe këtej!
Nderim i veçantë i takon drejtorit të saj, z. Bashkim Nikolla, i cili si atdhetar sypatrembur, i dha hapësirë të mjaftueshme Apelit të poeteshave shqiptare, hartuar e nënshkruar nga Fatime Kulli, (në Kosovë ende nuk e ka publikuar asnjë gazetë) me të cilin u drejtohen organeve më të larta shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë që sa më parë ta bëjnë të mundur kthimin e eshtrave të heroinës Shotë Galica në Galicë, ku e pret varri i zbarzët pranë bashkëluftëtarit dhe bashkëshortit, Azem Galica!

Edhe njëherë:
E gëzofsh emrin ÇAMËRI!
Urime gazeta "Ndryshe"!
Të lumtë Bashkim Nikolla!
Të lumtë Fatime Kulli!
Të lumtë Redaksi!
Rroftë Shqipëria e bashkuar me kufijtë e saj real!

Nga Bedri Tahiri




  BLOG-PORTA 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora