E shtune, 27.04.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Të kthehemi atje ku e kemi lënë këngën origjinale shqipe

E merkure, 13.08.2008, 07:51 PM


NUK PRANOHET TË DËGJOJMË MUZIKËN TONË KAQ TË HUAJ DHE TË HESHTIM

TË KTHEHEMI ATY KU E KEMI LËNË KËNGËN ORIGJINALE SHQIPE

Shkruan: Shaban Cakolli

Kënga jonë e begatëshme shqipe shumë kohë ishte nën thumbin e cenzurës së egër,por prapseprap ajo mbahej dhe mbijetonte kohët,sepse ruante thelbin e vlerës së vet.Kënga jonë ishte shumë e lashtë,por e vequar në botë me ritmikë e melos shumë të pasur.U përcoll kënga jonë brez pas brezi,këngë me vargje me fuqi shprehëse,që jepnin zemër dhe moral për të dashur atdheun,të bënte të mburreshe me historinë kombëtare nga lashtësia e deri sot.Këngë me melodi të ëmbla dhe porosi të qarta ,që patjetër artistit i rrëmbenin shpirtin.E sotëmja i dha rastin çdokuj të merret me këngë,artistit të muzikës dhe pseudo-muzikantit,iu dha rasti të shkruaj tekste këngësh edhe krijuesit edhe atij që nuk e kupton  qka është krijimtaria,dhe nga kjo përzierje kompetencash të këngëtarit dhe pseudo-këngëtarit,pozita e këngës dhe këngëtarit kanë mbetur në kacafytje,me ata që nga lakmia për komercializëm e bënë tregun shqiptar dhe ate Evropian ku janë të strehuar shqiptarët,gumëzhimë ulurimash antikënge!Të kesh sot kohë të lirë,patjetër shpirti të kërkon relaksim me ndonjë muzikë,sepse ky art është art i shpirtit,por bëre u ngrite në këmbë të prekësh butonin e radios apo televizorit,programe muzikore do të kesh,por sa të kontaktoni me një lloj kënge shqisa e të  dëgjuarit të thotë se një këngë e tillë në mos qoftë antishqiptare,patjetër do të jetë antimuzikë shqipe!Të e pranosh antivlerën për vlerë,apo muzikën që nuk ka erë shqipe,është mashtrim dhe ikje nga realiteti:A kemi nevojë për një mashtrim të tillë?Unë mendoj jo,jo nga se ose do të dëgjojmë shqip,ose nuk do mund të e durojmë një diçka të huaj të veshur në shqip dhe të  heshtim!Njësoj sikur të dëgjosh muzikë të huaj që është e drejtë e secilit të dëgjoi qfarë të don,nuk mund të pranohet muzika jonë të bëhet aq e huaj.Ishin kohët e zeza pushtuese mbi ne,pastaj ato tragjike të luftës,ku pushtuesi u dha shancë disa të pavetdijshmëve të bënin pasuri dhe emër me antivlera e gënjeshtra,nga se kjo ishte armë e fortë e pushtuesit të huajsoi vlerën e kulturës sonë,por nga ajo kohë kanë kaluar dhjetë vite,kurse lulëzimi i shundit,kiçit,apo të bastarduarit jo vetëm që nuk ka të ndalur,por po rritet në shkallë të madhe.Nuk mund të bëhemi popull kiç për hirrë të tregëtisë së dikujt,dhe për hirrë të atyre që ua ka rrëmbyar shpirtin antivlera.Nuk e kemi as kohën,as shtytjen të shëndrrohemi në popull kiç,sepse nga popujt kiç druan edhe historia,kurse ne kemi një histori të begatëshme kombëtare.A do të guxojmë të rrijmë duarkryq para tëhuajsimit të kulturës sonë kombëtare?Mendoj se jo,sepse në momentin kur këto fillojnë të zbehen,fillon tëhuajsimi,kurse neve pikërisht na ka mbajtur gjallë si komb,kultura,tradita gjuha dhe arti ynë kombëtar,në kohë pushtuesit nuk i kemi zhdukur por i kemi përsosur dhe ruajtur me krenari dhe sakrifica.Sot shqiptarët të cilët më lirë se kurrë më parë mund të e frymojnë kulturën ,duhet të e mbrojnë,zhvillojnë dhe  aq më tepër të e kombtarizojnë,asesi të e tëhuajsojnë.Tani kemi shtetin e ri,shtet i cili ka zgjedhur prijësit  apo kryetitullarët e kulturës,shpresojmë se ndonjërit prej tyre do të ua prishin gjumin ulurimat e disa muzikantëve dhe biznismenve tanë të asimiluar.Shundi e kiçi jo vetëm  që synonte të ngritej mbi muzikën e vërtetë,por ia ka nxënë frymën tërësisht.Vallë mos dojkan këta pseudo-artist,që të na bëjnë të krisur,që kohën kur jemi liruar nga pushtuesi,të na e robërojnë shpirtin?!I krisur padyshim mund të quhet ai që huazon muzikën turko-greke,sllavo-rome,që memund u shkëputëm nga robëria e tyre,dhe të na e shes për tonën.Antivlera kulturore plot shund dhe kiç meriton dhe duhet të i shpallim luftë të hapur mes shoqërisë mediumeve,radio,tv,net,gazeta.Detyrë është kjo e shoqërisë në  përgjithësi,e Ministrisë së Kulturës në veqanti,akademikët e muzikës duhet të e vlerësojnë drejt vlerën,duke u siguruar se është vërtetë vlerë të e lejojnë qarkullimin e saj në treg,tëstimulohet këngëtari i vlerës,të i zihet fryma antivlerave që drejt prej kafeneve dalin në treg,etj.....Dëgjuesi ynë duhet të pregaditet të njeh vlerën e mirëfilltë kombëtare dhe të ndërgjegjësohet në bojkotimin e drejtëpërdrejtë të shundit dhe kiçit.Koha është të kthehemi aty ku e kemi lënë këngën origjinale shqipe dhe nga aty ta zhvillojmë e begatojmë me vlera kombëtare,asesi me barbarizma e antivlera.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora