E diele, 28.04.2024, 06:58 AM (GMT+1)

Mendime

Bahtir Hamza: Kosova, nuse me petkun e yjeve

E marte, 19.08.2008, 06:17 PM


Bahtir Hamza
KOSOVA, NUSE ME PETKUN E YJEVE
DRITARE E HAPUR E AMERIKES

Shkruan Bahtir HAMZA
bahtirhamza@yahoo.com

PARANDODHIA

Krijimi i Kosoves shtet është një dëshmi e realitetit historik, e drejtë e një populli të lashtë shqiptar(Albanum 1271.) në gadishullin ballkanik që në gjirin e vet përmban gjuhen, kulturen, traditen, kënget dhe vallet e veta, përmban mbi lashtësitë historike që para krishtit, përmban besimin e KRYQIT ILIR.
Parandodhia është robëria shtatë shekullore e populli shqiptar,rob i robotizuar i pushtuar nga turqët osmalinje që nga viti 1389 deri me 1912.Shqiperia e vitit 1271(Albanum) u zvoglua dhe u cungua dhe pjeset e saja iu dhanë ish Jugosllavisë dhe Greqisë .Serbet e ardhur nga Karpatet qe nga viti 1912,zaptuan dhe okupuan tokat shqiptare gjë që shkaktuan luftat e një pas njëshme,lufta e parë,lufta e dytë botërore dhe luftat e fundit të serbëve në ish-Jugosllavi.1991-1999,coptimi dhe shkatrrimi i Jugosllavisë fedarale me gjashtë republika dhe dy krahina.
Roberia shtatë shekullore mbi popullin shqiptarë 17 milionë,me gjithë asimilimin e pjesërishëm në serb,turq e grek,prap se prap populli shqiptar ruajti në esencë traditen,zakonet dhe kulturen e tyre të veçantë dhe besimin krishterë.

Coptimi i trojeve shqiptare 1912-13,lufta e parë botërore me 1918-21 na la të kuptojmë ngjarjet në vitet 1921-1924,kur në atë kohë shqiptarët e krahines autonome autoktone të Drenices,kërkuan nga mbreteria serbe që “Kosova dhe Metohija”të jetë republikë në mbreterinë serbe e njohur si “Arbania e vogël”.Pas tri vjete rrezistencë lufte të shqiptarëve të Drenices u shua shteti në shtet,”Arbania e vogel”në shtetin Jugosllav dhe shqiptarët u dëbuan në Beograd u torturuan dhe masakruan………………
Austro-hungarezet,dhe Bota heshti para kësaj të vërtete historike.Serbia dhe Greqia lirshëm ushtruan dhunë,terror e masakra mbi popullin shqiptar në Kosovë e Çamëri,deri në fillim të luftes së dytë botërore.

Politika kolonialiste ,barbare serbe bëri që shumë shqiptarë të devijojnë dhe të shiten për pak para e pozita në kompenzim të ndihmes së okupuesve serb në kohen e sundimit nga mbreteria serbe deri te sundimi komunist (Krali -Tito-Millosheviq)

Lufta e dytë botërore krijoi tri rryma nacionaliste në Jugosllavi,qetniket-serb,ustashet-kroat,dhe ballistët-shqiptar.Politika moniste komunizmi,shuajti formacionet kryengritëse të armatosura,duke i etiketuar si destabilizuas të Jugosllavisë dhe rrebel nacionalistë.Nën ushtrinë e parbashkët Jugosllave me Titon të njohur si APJ(Armata popullore e Jugoslavisë)trashigimtare e partizanëve të LNÇ. Në Jajcë me 1945,Jugosllavia mbetet federate e përbërë prej gjashtë republikave dhe dy krahinave.Në këto ngjarje pësoi më së shumti Kosova dhe populli shqiptarë,që serbet e coptuan në tri republika,Mal të zi,Serbi e Maqedoni,Kosova u zvoglua dhe mbeti krahinë autonome në kuadër të republikes së Serbisë së bashku me Vojvodinen! Në demografin e infromimit 22.Milion njerez,të gjithë ishin jugosllav, dhe me dallim ishte vendlindja dhe gjuha e Nanes.

Ngjarjet e viteve 1956-64-68-77,deri te revulucioni i vitit 1981 për “Kosoven Republike”si dhe fillimi i luftes mes shqiptarëve dhe serbëve me 13 maj 1981,në Prekaz të Drenices,serbët në bashkpunim me UDB-ashët shqiptare,sulmuan me tanke e helikopterë nacinalistët shqiptarë për dorëzimin e armeve,dhe mbeten të vrarë 13 polic serb dhe tre shqiptarë nacionalistë të familjes Meha.

Serbët e inatosur nga këto disfata edhe me tepër,ushtruan dhunë dhe terror mbi shqiptare,dhe me 1989 S.Millosheviq,shqiptarëve të Kosoves iu hoqi autonominë e vetëqeverisjen në Kososvë.Me 1990 në Kosovë S.Millosheviq i futi masat e dhunshme dhe shqiptarët kososvarë i dëboi nga vendet e tyre të punes nga institucionet e Kososvës.Shqiptarët i dorëzuan librezat komuniste dhe formuan partinë e tyre LDK(Lidhja demokratike e Kosoves)në krye me Dr.Ibrahim Rugoven.

Në anën tjeter,partia nacionaliste radikale serbe me në krye Sheshelin hartoi planet për të përseritur ngjarjet e vitit e 1912/13-1918-1924-1945.që shqiptarët të dëbohen nga Kosova dhe të dërgohen në Serbi,Prishtina të bëhet kryeqytet i Serbisë dhe Akademia ushtarake serbe të vendoset në Prishtinë.Fatmirësisht kjo ide nuk u përkrah nga parlamentarët e Beogradit në Beograd,dhe plani i Sheshelit e i nacionalistëve radikal serb dështoi,ku me këtë dështuan edhe UDB-ashët shqiptarë e mes tyre kishte edhe UDB-ash, gazetar nga Kosova,që ishin edhe argat te mediave serbe të Kosoves të cilet mbanin të gjalla lidhjet me partitë në Beograd,me mediat serbe.Dalëngadalë në mënyrë diplomatike tradhetarët shqiptarë komuniste, e edhe UDB-ashet, u regjistruan në LDK,
Me shqiptarët është koha që lenë gjurmë,si dhe vitet që janë të njohura në ndjekjen e nacionalitëve shqiptarë, shpartallimin e rinisë shqiptare në Kosovë, burgosjen e shumë grupeve studentore shqiptare,gjykimi pa procese gjygjesore,mbajtja e shqiptarëve nacionalist në paraburgim deri në tri vite,ikja e shumë studentëve dhe nacionalistëve shqiptarë nga dhuna dhe terrori serb nëpër Europe për të i shpëtuar dhunes,terrorit dhe vdekjes,si dhe helmimi i nxënësve shqiptarë kosovarë nëpër shkolla fillore dhe të mesme ne vitet 1991-1992,dëbimi i shqiptarëve nga vendet e punes nga istutucionet e Kosoves,si dhe luftrat e një pas njëshme të Serbise, për të mbojtë ermin Jugosllavi me moton “vëllazërim-bashkim”, si në Slloveni,Kroaci ,Bosnje e Hercegovine, kushtëzuan mobilizimin e luftes për LIRI. gjë që dëshmuan ramjen e ish Jugosllavisë e bashkë me te edhe dobsimin e Serbisë.

Në Kosovë politika pacifiste e udhehequr nga Dr.Ibrahim Rugova nuk dha rrezullate që priteshim ,sepse kishte të bëjë me një sundues të egër serb siq ishte S.Millosheviq, Bajloz i Jugosllvisë Ballkanike,dhe lindi nevoja e domosdoshme për kryengritje të armatosur mbarëshqiptare.
Formacionet e para luftarake të UÇK-ës u krijuan me ndihmen e diaspores.Në Zurrich të Zvicrres,nëntor 1989,kryesisht nga mergimtarët nacionalistë të Kosoves,të cilët ndihmuan në futjen e armëve në Kosovë(1991-1994) dhe kyqjen direkte në frontet luftarake,por shperthimi i luftes nuk u pa deri në vitin 1997. por disa nga UDB-ashët u aktivizuan edhe në radhet e UÇK-es, shumë shpejt dezertuan!

Qendrimi heroik i popullit shqiptar të Kosoves habiti boten,ishte një luftë e pabarabartë, viktimë tragjike ishte popullata shqiptare në mbarë Kosoven e veçanërisht aty në viset e banuara kryesisht me shqiptare,siq ishte Krahina e Drenices,Krahina e Llapit,…………

NDODHIA

KOSOVA NUSE ME PETKUN E YJEVE

SHTETI I KOSOVES,ME KUFIJTE E CUNGUAR TE VITIT 1945,

FORMIMI I SHTYLLAVE SHTETERORE

Shpallja e pavarsisë së Kosoves.
Flamuri i ri shtëtror,
Himni pa tekst,
Kushtetuta ligjore shtetërore,
Njohja e pavarsisë shtetroe e Kosoves, nga 45 shtete të botes
Ministritë dhe ministrat shtetërorë!
KFORI - EULEXI,

Kosovë,Kosova, në Kosovë 12 qershori 1999 dhe 17 shkurti 2008,janë datat më të randesishme të historis së popullit shqiptar të Kosoves,nuk duhet harruar ndihmen e pakompenzueshme të Amerikes, kongresmenëve amerikan,popullit mik Amerikan,dhe presidentit Bush,që Kosova të ndihmohet ushtariksht, hapen DRITAREN E RREZEVE
PËR PLAGË.

Që nga 12.qershori.1999.festë historike për mbarë shqiptarët dhe Kosovën.
Deri me sot,politika e shqiptarëve kosovarë shumë e dobët rrezultoi me ngecje gjë që dhe tani pas shtatë muajve nuk arritën të aprovojnë njohje të reja për shtetesinë e Kosoves dhe prap Amerika me presidentitin Bush zgjati dorën për ndihmë edhe në këtë aspekt!
Gabimet e panumërta të politikanve kosovarë,të disa ministrave të shtetit të Kosoves, pikërisht nga neglizhenca e sjelli Kosoven deri në atë shkallë që të krasahohet me Republiken e Kongos dhe Gjeorgjine….

Kosova sot nuk mund të aplikoj në OKB,
Kosova sot nuk mund të akuzoj askend për luftën dhe pasojat që i përjetoj populli i pafajshëm shqiptar
Kosova sot nuk mundë të kërkoj dëmshpërblim as edhe matreal
Kosova nuk mundë të kërkon Kosovën,që është e pushtuar dhe e roberuar nga sllavet.
Kosoves nuk i pranohet gjenocidi i ushtruar dhe i dëshmuar para syve të botes.
Kosoves ende përplitet ne ankthin për njerëzit e saj që i zhduki pa gjurmë dora e zezë kriminele serbe…..
Edhepse në Kosovë sot janë mbi 75%muslimanë,shumë shtete muslimane të Azisë dhe Afrikes nuk e njohen shtetesinë e Kosoves,gjë që na jep të kuptojme se nuk qenka e mjaftueshme derdhja e gjakut të muslimanëve shqiptarë për liri,vrasja e shumë shqiptareve nga dora vrastare serbe nga dora tinxare e UDB-ashve shqiptar,vetem pse ishin nacionliste shqiptarë.
E domosdoshme qenka politika që duket hapur se udheheqjes në Kosovë po i mungon,ndërsa në anën tjeter udhëheqja politike diplomatike në Serbi është gjithnjë e më aktive në instanca europiane e botërore,duke përfituar në gabimet e politikanëve shqiptarë,dhe nxit shtetet muslimane me propagandë të rrejshme kundër shqiptarëve muslimanë kosovarë duke shfrytëzuar faktin se populli shqiptar i Kosoves është falenderues ndaj Amerikes.
Ky aktualitet na jep të kuptojmë se kreret muslimanë në Kosovë nuk dijnë të shfrytëzojnë autoritetin e tyre edhe pse janë anëtare të kryesisë së ligës arabe,krerët muslimanë shqiptarë të Kosovës nuk ju thonë vëllëzer shqiptar kosovar, por vëllëzer musliman……..
Medet o Medet…

Shtrohet pyetja :
A është kjo politika diplomatike e Serbisë që pengon shtetet islamike të Azisë,Egjiptin,Jordanin,Kuvajtin,Libin,Marokon,Iranin,Libanin,Alzhirin, në njohjen e shtetësë së Kosoves,apo janë interesat e shteteve të fuqishme që përdorin rastin e Kosoves për përfitime në qëllimet e tyre shtetërore.
Cila është miqësia e Serbise ortodokse me shtetet islamike,muslimane që deshorojne që shiptaret e Kosoves të jenë me tisin e zi, të jenë me plafin e primitivizmit muslima,apo është kjo prapabeturia politike e udhëheqjes diplomatike shqiptare në përgjithësi,kur duket që kjo vepron me nje bindje të përulur!
Apo ndoshta shtetet islamike dëshirojnë që për muslimanët shqiptarë kosovarë të zyrtarizojnë edhe gjuhën arabe apo turke dhe të hiqet gjuha internacionale angleze dhe kështu që gjuha shqipe të zbehet në efektiven e saj dhe shqiptarët e Kosova,prap të jenë nën petkun e zi.Mjerim,lypsar….

Serbia”demokratike”shkon edhe më larg,me aleaten e saj Rusinë,në sesionin e 63- të OKB-ës,në New York,që mbahet në shtator 2008 nuk i lejon përfaqësuesit e Kosoves te debatoin as te bisedojnë për rezultatet e shkelqyare të Kryministrit Thaqit, Serbia shkon edhe më larg dhe akuzon shpalljen e shtetësisë së Kosoves në gjygjin nderkombëtar,si proces të paligjëshëm të shpalljes së shtetësisë!
Këto janë karakteret e serbve që deshirojne me çdo kush të iu kethehen bisedimeve me shqiptaret përmjet pales së tretë,të cilat kanë përfundura në dhjetor.2007.gjë që deshirojnë ta shuajnë Pavarsin e Kosovës.Largimi i çdo force të huaj (KFORIT-EULEXIT) nga Kosova, është pushtimi i Kosovës nga Serbia.

Ku janë kosovarët kur dihet se gjatë pesëdhjetë viteve të paslutës së dytë botërore Srbia vrau e preu,torturoi e terrorizoi,masakroi dhe shkatërroi para syve të botes “qytetarët e saj shqiptarë në Serbi e Kosovë e ish Jugosllavi”…………….
A është e drejtë që një nacionalitet prej pesë milion njerëzve,të konsiderohet grup etnik dhe qytetar të rendit të dytë,dhe atë nën frymën e tytave e bajonetave mesjetare,barbare serbe? E të Bajlozave serb.?!
Kosova krahinë autonome në kuadër të Jugosllavisë federale,kishte të gjitha të drejtat dhe të drejtën për shkëputje nga ish Jugosllavia, por ketë kurr nuk e kan berë të njohur politikanet komunistë shqiptar të L.K.J. e as UDB-ashet,që ishin nën jugosllavet,….
Për arsye tani të njohura Kosova dhe shqiptarët nuk u pavarsuan më heret dhe u deshtë të derdhet gjaku shqiptar për çlirim!

Vetem mrekullia hynjore,martirizimi i rinise,i studentve, i nënave,fëmijve,pleqëve, përkrahja e Amerikes, që e pa Kosoven,dhe me rolin e historis në politikë,Kosova u bë nuse me petkun e yjeve,u bë një dritare e hapur e saj,dhe RREZET PËR PLAGË SHPËTUAN SHQIPTARËT NË KOSOVË!

Çuditerisht,minoritet në Kosovë eksluzivisht minoriteti serb gëzon të drejta më të mëdha se magjoriteti pra shqiptarët.Serbëve në Kosove iu krijohen të gjitha parakushtet për kthim dhe jetë të qetë,ndërsa shqiptarët ende kanë mbetë nëpër shtëpia të huaja,në pamundesi rindertimi të shtepiave të tyre!E shqiptarët të mbetur nën Serbi,rob,ende nuk guxojnë të flasin për politikë pluraliste parlametare e as të i gëzojne dy nën shtetsi,atë te Shqiperise apo atë të Kosovese,e edhe të Serbise….?!

Serbet në Kosovë krijuan struktura paralele me ndihmen e UDB-ashve shqiptarë që ende bejnë propaganda të rrejshme dhe vrajnë identitetin e shqiptarëve,sipas politikes së decentralizimit dhe planit të Ahtisarit, serbëve iu dha e drejta që gjuha serbe të jetë dhe në pashaporta shqiptare të shtetit të Kosoves, trashigimia kulturore shqiptare kishat dhe manastiret katolike shqiptare të jenë pronë e serbëve,dhe të i kenë 10 komuna te tyre.ndërsa në anën tjetër ku mbetet gjuha turke dhe trashigemia e turqeve në Kosovë,?! Ose duhet të zyrtarizohet edhe gjuha turke dhe gjuha arabe ose duhet te largohet gjuha serbe dhe të mbetet gjuha zyrtare institucionale shqipe dhe angleze.
Sipas gjendjes aktuale nëse qështja vazhdon me këta hapa dhe në këtë drejtim,në pesë vitet e ardhëshme kryemistri apo presidenti,i Republikese se Koves,mund të jetë serb,gjithnjë duke iu referuar të drejtave të minoriteteve.

Kosova është shteti me i ri në botë i krijuar nga anglo- amerikanët,me të drejta të barabarta të të gjitha minoriteteve që jetojnë në Kosovë,dhe cdo dhunë e dy anshme destabilizon Republiken e Kosovese, dhe terë Ballkanin…..
Kosova është laborator politik,ku po analizohen modelet e shteteve në formim që tani kanë konflikte ndëretnike,siq janë Çerçenia,Tajvani,Mongolia,Kurtistani,Tibeti e tj….
Shembull i veçantë dhe model për krijime të shteteve multietnike.

Në këtë rast duhet falenderuar Ameriken dhe popullin mik Amerikan,gjithashtu presidentin Bush,të cilit do te ngritetet një LAPIDAR në DRENICE, ne Republiken e Kosovës.Presidenti Gjorgj W. Bush, është pishtar i popujve te mbare botes që kërkojnë liri dhe demokraci,njëherit luftëtëtar dhe trim kunder terrorizmit islamik-musliman dhe Bajlozave të tyre….
Pritja e presidentit amerikan zotit Gjorgj W.Bush në Kosovë,dhjetor 2008,do të jetë festë madhështore dhe datë e shenuar në historin e popullit shqiptar të Kosoves!

Republika Demokratike e Kosovës, e Gjergj Kastriotit,(Skenderbegit) e Nenë Terezes, e Adem Jasharit,e Tahir Mehes, Adem Demaqit, e Rexhep Qosjes, e Bill Clntonit, e Josef Dio Gardit,John McCainit,është nuse me petkun e yjve dhe mbetet për jetë e mot dritare e hapur për Ameriken,për dhe me popullin mik ameriakn .

Ky është bekim i Zotit të gjithesisë.

ZOTI E BEKOFTË AMERIKEN,
POPULLIN MIK AMERIKAN,
Z. PRESIDENT GJORGJ W.BUSH.
Që i besojmë dhe punojmë me ta dhe për ta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora