E hene, 29.04.2024, 02:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Skënderbeu - Kryqtari i Fundit

E merkure, 09.03.2016, 08:37 PM


"Gj.K.Skënderbeu-Kryqtari i Fundit" - Virgjil Kule

Libër epokal për Heroin tonë Kombëtar

Nga Luan Kalana

Ende pa u publikuar libri ne SHBA, i dergoi nje mesazh, z.Virgjil Kule, ku i shkruaj , Gj.K.Skenderbeu, (libri) mbriti ne Amerike, dhe po e lexojme me nje fryme dore me dore,  nga nje mik kososvar, duke e falenderuar maksimalisht.

Me pas , nusja e djalit nga Tirana, Erisa, kur mbriti tek ne ne Amerike, na i solli librin, si dhurate, duke e lexuar sererish,  me pasion dhe dhe me ndjesi krenarie per Heroi , Skenderbeun, por dhe per Autorin, Virgjil Kulen, gazetarin e talentuar dhe famos te TV Shqiptar, qe ishte i njohur dhe popullor,  qe kur jetonim ne Shqiperi para njezetvjetesh.

Pata shkruar më pare një reçension të plot per librin, por eshte zhdukur ne internet, ndersa tani pu hulumtoj per vlersimet e librit ne mediat letare dhe ne opinionet s studjuesve , historianve dhe kritikeve letarare, per te nxjerre më në pah madheshtin e e librit,  i cili ze vend te merituar ne altarin kombetar te historise dhe te lertsise shqiptare.

Njehkohesisht eshte nje perballje kundershtare, e te pa mohueshme per vetetesine e figures te heroi tone kombetar,  Gj.K.Skenderbeu ne arenen Boterore, ndaj ilizioneve

dhe studimeve te qellimshme dhe perkatiseve dhe aneksimet nacionale ballkanike si dhe te atyre turkomane.

Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “unik” pasi e tregon Skënderbeun  ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.

Në këtë libër,  i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun,  figura e tij shfaqet reale,  njerëzore,  inteligjente dhe dinake.

Tek “Kryqtari i fundit”,  Skënderbeu nuk paraqitet më si një i pashpresë që bredh lart e poshtë me shpatë në dorë në mbrojtje të oborrit të fqinjëve,  duke sakrifikuar gjakun e popullit të vet,  por si një diplomat dinak,  i cili gjatë gjithë jetës së vet qëndroi një hap përpara kundërshtarëve dhe shfrytëzoi aleancat deri në pikën e fundit.

Kësaj here Skënderbeu nuk vjen më si një kalorës naiv donkishotesk por vjen si një komandant dhe prijës largpamës me një projekt të madh,  kryqëzatën anti-osmane.

Në libër shfaqen gjithashtu fakte dhe analiza historike që hedhin dritë mbi shumë aspekte të jetës së Skënderbeut që më së shumti nuk janë tepër të qarta për publikun e gjerë

Tek “Kryqtari i Fundit” i Virgjil Kules,  historia e Skënderbeut vjen më e detajuar se kurrë,  ajo vjen e shtjelluar vit pas viti,

në disa raste edhe muaj pas muaji. Në këtë studim,  autori është fokusuar tek veprimtaria diplomatike e Skënderbeut.

Është bërë një radhitje dhe interpretim i ri i dokumenteve dhe është pasuruar me dokumente të tjera dytësore

që flasin indirekt për veprimtarinë e tij.

Libri “Kryqtari i Fundit” hedh dritë mbi historinë e vërtetë të Skënderbeut.

Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të deritanishme.

-Pa hyre ne subjektin e librit, le ta leme te papprekur kureshtjen e lexuesit, desha te nenvizoj disa komnete

e vlersime, qe ia ritin edhe me lart vlerat artistike letrare por me shume historike vepres epope.

Ja si shkruan peneshkruesi i talentuar Virgjil Kule", per romanin epope te Heroi tone Kombetar, pas njepune telodhshme por te perkushtueshme, me njeobligim serioz kombetar qytetarie,

duke u shfaqur Heroi , njeresor tokesor dhe jetesor, me se shqiptar,  i gjalle para nesh:

-"Sipas një radhitjeje strikte të dokumentave,  muaj pas muaji e vit pas viti,  u formësua në kapitujt e këtij libri

figura e Gjergj Kastriotit - njerëzore,  gjeniale,  befasuese,  tronditëse,  kërshëruese,  frymëzuese...,

por aspak tragjike e pasive sikundër është thënë jo rrallë.

Kur,  më në fund,  m'u shfaq i plotë ideatori dhe programatori i pashoq i shekullit të XV,  mora të shkruaj prologun

dhe të theksoj më tepër linjat e arsyetimeve mbi projektin madhështor. Ishte kjo mënyra e zgjedhur instiktivisht

prej meje që,  duke mbetur "rob" i dokumenteve,  t'iu rrëfeja me pasion dhe,  shpresoj,  me objektivitet,

shqiptarin e mençur Skënderbe."-V.K.

Ndersa gjate prezantimit te librit ne New York, pra audiences ai do te pohonte per librin:

-Kam pasur një pasion të hershëm për historinë,  poezinë,  të folurin në mikrofon,  por jeta është e çuditshme dhe ti do të zgjedhësh atë që të krijojnë mundësitë e kohës. Si punonjës në një TV unik pasioni për historinë dhe poezinë ngelën të vdekura. Duke qenë vëzhgues i vëmendshëm i shoqërisë njeriu zgjedh kompromiset e tij,  por nga ana tjetër ndjeva dhe kuptova se me historinë dhe poezinë nuk mund të bëja dot kompromis. Duke ruajtur një sy hulumtues karshi historisë e rrita bagazhin e njohurive dhe kur erdhi koha e duhur shpërtheva në poezi dhe në histori.

Po pse fillova me Skënderbeun? Skenderbeun e kam parë për herë të parë në filmin e famshëm “Skënderbeu”

rolin e të cilit e ka luajtur aktori gjeorgjian Akaki Horava. Qava shumë kur e pashë filmin,  por jo vetëm unë

të gjithë ne që ishim përreth. Më ka ardhur shumë keq për momentet e fundit,  krijova dashuri atërore.

Me kalimin e kohës,  po lexoja shumë momente paradoksale,  e kuptoja dhe legjendën për Skënderbeun sidomos në kohën

e Rilindjes ishte e domosdoshme,  sepse krijoi një levizje të madhe për Kombin. Sa më shumë lexoja për Skënderbeun

aq më shumë krijonte probleme me vehten time për ta parë me thellë. Në mitizimin e tij udhëheqësit si Zogu,

Enver Hoxha donin ta plazmonin të hiqeshin si trashëgimtarë të tij. Dëmi më i madh iu bë në regjimin e kaluar.

Në 500 Vjetorin e Tij u ngrit një grup pune që kishin dy kanone të ligjshme e para ishte se historinë e bëjnë masat dhe e dyta pjesa fetare ku kristianizmi i vinte shkopinjtë nën rrota etj. Çdo studjues do të merrej me një Skënderbe rakitik ta mitizonte dhe të mos i fliste të sotmes.

Por Skënderbeu me jetën e tij është një rrymë shkollore,  politike,  diplomatike dhe ushtarake.

Libri është bazuar në bazë dokumentesh historike. 99 përqind e dokumenteve për Skënderbeun kanë egzistuar

në arkivin e shtetit. Dokumentet më të mëdha janë grumbulluar në kohën e Italisë fashiste që siç dihej kishe

pretendime terrritoriale dhe u shkëmbyen kurorat. U mobilizuan studjuesit më të shquar.

I mora i përktheva vetë dhe me specialistë që i njihnin mirë gjuhët,  më është dashur një punë e madhe gati kinezçe.

Sot ka mendje të çartura që Skënderbeun e sjellin si udhëheqës të katolikëve dhe nuk e quajnë Heroin Kombëtar.

Jam munduar që të jem strikt me dokumentet dhe t’ju sjellë lexuesve Skënderbeun real.

Sidoqoftë unë po jua lë në dorën tuaj dhe nuk dua t’ju shuaj kuriozitetin si lexues.

I mirëpres kritikat,  vërejtjet të cilat do t’i çmoja në se ju e lexoni librin".

*          *          *

Po citoj disa vlersime per Librin dhe Autorin

Komediografin dhe shkrimtarin e shquar z.Pëllumb Kulla,

"-Vlerësoj me profesionalizmi dhe kulturën(larg pasioneve dhe ammatorizmave nacionale) z.Virgjil Kule

për botimin e librit të tij “Kryqtari i fundit”. Ai tha se e kishte lexuar librin dhe e vlerësoj shumë për këtë prurje të re që i bën Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Versioni i ri e sjellë Gjergj Kastriot Skenderbeun jo tek mitizimi i shpatës që është bërë rëndom më parë,  por ne lexojmë një udhëheqës të mençur dhe diplomat që ka lënë gjurmë të pashlyshme në historinë kombëtare. Heroi Kombëtar nuk ishte mbinjeri,  se ndryshe nuk mund ta imitosh dot ate si Hero,  por ai u dallua për mbrojtjen e qytetërimit,  për mençurinë dhe diplomacinë e tij.

Se fjala vjen thuhet që duheshin tre burra të ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të,  por kjo nuk mund të ndodh me një njeri real,  është mësuar në bankat e shkollës se ai ishte mbinjeri,  pra është mitizuar. Po do një hero ta imitosh ai duhet të jetë real,  jo mbinjeri.

Shfrytëzimi i arkivave dhe dokumenteve reale e sjellë Skënderbeun pranë nesh realisht dhe ndërkohë e çmoj lart punën e madhe të z.Kule për librin Gjergj Kastriot Skënderbeu “Kryqtari i fundit”. Unë e lexoj Skënderbeun në librin e Kules me një gjuhë të thjeshtë dhe kuptoj se është i dashuruar jo vetëm pas gjuhës shqipe,  por dhe pas historisë.

Ai i është afruar me realizëm,  nuk është ndikuar nga legjendat,  romantizmat. Skënderbeu është njeri i madh,

por jo mbinjeri. Ai luftoi për vendin e tij,  me diplomaci dhe mençuri. Çmitizimi i Lidhjes së Lezhës

që del me të gjitha rivalitetet,  kontradiktat,  diplomacinë etj,  është një tjetër prurje.

Ne krijojmë mite si psh mitin e Besës,  por harrojmë pabesitë që është aq e shpeshtë në jetën tonë.

Z.Kule jep një shembull të shkëlqyer të një intelektuali që guxon të prekë historinë realisht,

por ndërkohe kemi të bëjmë dhe me një letrar të mrekullueshëm që poezitë e tij meritojnë një vëmendje të veçantë.

Duke lexuar librin e Kules e dua dhe më shumë Skënderbeun."(P.K.)

Ndersa Kosovapress, do te nenvizoje konkluzionet e nje tubiimi shqiptar per librin e z.Kule::

-"Autori Kule ka vendosur shumë ngjarje dhe luftëra të armatosuara edhe në tavolinën diplomatike gjatë shekullit XIV,

kur Kastriotët kaluan në katolicizëm,  më 1407,  dy vjet para lindjes së Skënderbeut,  ishte kohë e mobilizimit,

ngase shumë familje fisnikësh ishin konvertuar në katolicizëm,  konvertimi kishte filluar më heret,

gjatë shekullit të XII,  nën influencën e venecianëve. Kuvendi ligjvënës i Lezhës ishte vendi ku janë marrë vendime

të rëndësishme për kohën,  të cilat iu kanë qëndruar dhëmbit të kohës deri në ditët e sotme. Virgjil Kule,

sigurisht ka mundur t’ua bërë qefin lexuesve të konfesionit musliman,  mund ta emëronte si “Muslimani i parë”,

apo fëmiu i lindur në shtratin e ritit ortodoks,  por ai ka përceptuar mjeshtërisht diplomacinë Skenderbegiane

me të sotmen,  dhe nevojën e shqiptarëve,  si atëherë edhe sot,  të jenë bashkangjitje natyrale e aleancës

veri-perëndimore,  e cila i futi shqiptarët nën ombrellën e vet në kohën e duhur,  si shtysë e diplomacisë amerikane

dhe presidentit Bush,  duke rreshtuar Shqipërinë në NATO,  si anëtare me të drejta të plota,  dhe duke ia mundësuar

Kosovës pavarësinë më 17 shkurt 2008,

me fjalët e fuqishme premtuese “Enough is enough”. Shpesh historia është rrëfyese e ngjarjeve me kokëfortësi,

konstaton se pas shkollimit dhe edukimit të Skënderbeut si musliman,  kishte arritur gradën "Iskender"

që ia akorduan osmanlitë,  në perandoronë e së cilës ishin rreshtuar shumë shqiptarë me grada,

të cilët edhe luftuan njëri tjetrin. Sigurisht që Skënderbeu njohuritë ushtarake i kishte përvehtësuar

në fuqinë më të madhe pesëshekullore të Perandorisë Osmane në gjuhën turke,  dhe e cila kishte mbajtur pushtetin,

aq gjatë,  duke treguar fleksibilitet dhe duke regrutuar ushtarë,  duke dhënë ofiqe dhe grada ushtarake vendorëve

në vendet që i kishte okupuar. Pra ai u dërgua në Shqipëri si ushtarak osmanli,  i pajisur me dije dhe strategji

ushtarake

të praktikuara në qendrat e regrutimit,  të fuqisë më të madhe ushtarake për kohën,

me qëllime të caktuara gjeostrategjike. Gjergj Kastrioti Skënderbeu si njëri ndër katër

djemtë e Ivanit-Gjonit-Hamzës dhe pesë çupave të tij,  lindi në kohën e këthesave më të mëdha historike,

gojëdhanat flasin se nënës së tij Vojisavës para lindjes së trimit me fletë,  i ishte dëftuar në ëndërr,

si drangua,  njeri me mbifuqi,  i cili tuboi të gjithë burrat-princët e principatave shqiptare.

"Kryqtari i fundit" siç e quan autori i librit heroin kombëtarë,  kishte bërë këtë titull sfidues me shumë diplomaci,

njëjtë sikurse përshkruan rrugën diplomatike të Skënderbeut,  e kishte bërë ashtu për të lënë hapësirë të

vazhdimësisë

historike në ndërtimin e kombit të ri politik në arenën ndërkombëtare,  atë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë,

që nga mesjeta." -Kosovapress..

-Prof. Dr. Nusret Pllana/Prishtinë/ (Paranteza e fillimit:Ju flet Televizioni Shqiptar i Tiranës!

Po lexojmë pjesë nga shtypi i huaj për ngjarjet në Kosovë! Ky ishte zëri i folësit të dalluar,  z. Virgjil Kule! Brezi im i shqiptarëve të Kosovës,  në një mënyrë ose në një tjetër,  mezi priste të dëgjonte zërin karakteristik të folësit të mirënjohur,  Z. Virgjil Kule,  duke lexuar pjesë të shkrimeve të shtypit të huaj,  ku i jepej mbështetje morale rinisë së Kosovës. Por,  në të njëjtën kohë,  ky zë që vinte nga Tirana jonë,  ishte e vetmja mbështetje në errësirën e madhe që kishte rënë mbi ne.

Pjesëmarrës ose jo në Demonstratat e vitit 1981,  të burgosur ose jo për shkak të atyre ngjarjeve,  të shkolluar apo nxënës e studentë që sa bënin hapat e parë të dijes në Kosovën e robëruar,  e cila me demonstratat e vitit 1981 hapi procesin e madh të shkatërrimit të atij shteti artificial të quajtur Jugosllavi,  që të gjithë e kishin bërë të vetin këtë zë aq specifik,  jo vetëm për të folurit e pastër të gjuhës shqipe,  por edhe për ngjyrën shumë të veçantë të zërit,  përmes të cilit jepte nuancat e gjithë përmasës së tragjedisë dhe të krenarisë sonë në ato ngjarje). Hyrje Vepra e publicistit,  e studiuesit,  e intelektualit të mirënjohur,  njohës i disa gjuhëve të lashta dhe të reja botërore,  Virgjil Kule,  që i kushtohet kryetrimit tonë,  Gjergj Kastiroti Skënderbeu-Kryqtari i fundit,  është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për historiografinë shqiptare,  por edhe për kulturën shqiptare në përgjithësi. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet për disa arsye,  që lidhen me ndërtimin e kësaj vepre,  por mund të thuhen edhe për disa arsye që dalin nga metodologjia shkencore e ndërtimit të kësaj vepre. Autori e thotë,  që në hyrje të veprës së tij,  se cilën rrugë ka ndjekur për të thënë të pathënat e kohës së kryetrimit tonë,  Gjergj Kastriotit Skënderbeut,  të cilat ose janë thënë sipërfaqësisht,  ose janë lexuar një anshëm,  apo edhe janë heshtur nga studiues të huaj e shqiptarë. Përkundër faktit se vepra fillon që nga viti 1443 dhe përfundon në vitin 1468,  që është viti i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut,  gjë që mund të krijojë përshtypjen se është një vepër e ndërtuar mbi parimin e kronologjisë historike. Por ajo nuk është e tillë. Nuk është kronikë historike për ngjarjet dhe për pjesëmarrjen e njerëzve në ato ngjarje. Në radhë të parë ajo është një trajtim dhe një shpalim i brendshëm,  thënë kushtimisht,  një shpalim shpirtëror,  jo vetëm i ngjarjeve,  i luftërave,  i prapaskenave dhe skenave të atyre luftërave,  nga ato që përgatiteshin në skenat botërore të atyre ngjarjeve,  e deri te fërkimet e brendshme,  por edhe i pjesëmarrësve në to,  duke filluar nga kryetrimi ynë,  e deri te ushtari i fundit që kishte rënë në betejat e luftimeve.

Skena dhe prapaskenat e jetës dhe bëmave të Skënderbeut Autori Virgjil Kule,  duke u marrë me luftërat 25 vjeçare që ka bërë populli shqiptar nën prijësin e tij të përmasave legjendare,  bën të tij mendimin e thënë kaherë,  që nga Makiaveli e këndej,  që në hapje të veprës së tij,  për t’ia sqaruar lexuesit ecurinë e projektit të tij shkencor për kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut,  për Mesjetën shqiptare,  për lidhjet me Perëndimin dhe Lindjen,  për kryqëzatat që në atë kohë ishin mundësi të pafundme të rregullimit të jetës së individëve dhe të shteteve,  por edhe për prijësit e popujve që donin lirinë e vendit të tyre më shumë se gjithë favoret e tjera të kësaj jete. Prandaj,  autori thotë: ‘se një lider që arrin të qëndrojë me sukses për 25 vjet në politikën aktive,  nuk mund të jetë kurrë më shumë viktimë e situatave se sa krijues dhe manipulues i tyre,  andaj kam rieskploruar në gjerësi dhe thellësi fondin e madh dokumentar mbi Skënderbeun’. Kurse lexuesi dhe studiuesi shqiptar,  por edhe ai botëror e di se ky fond,  është aq i gjerë dhe aq i thellë,  sa vështirë të mjaftojë një jetë njeriu për t’u marrë me të.

Fajet,  mund t’i kenë shumë krijues,  por ai Babagjyshi i Madh,  që u ka treguar për mbijetesën tonë,  gjithë kulturave evropiane,  është padyshim Marin Barleti,  biografi i parë i jetës dhe i bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Virgjil Kule ia ka dalë të merret me të. Virgjil Kule ia ka dalë ta ‘rieskplorojë’,  siç thotë vetë,  si dhe të shpalojë,  në mënyrë maestrale gjithë skenat dhe prapaskenat nëpër të cilat ishin zhvilluar ngjarjet e mëdha,  nëpër të cilat i kishte prirë një populli,  kryetrimi i atij populli,  Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Do të thotë,  prandaj,  se Virgjl Kule është dashur të rieskplorojë gjithë këtë trashëgimi historiografike për ngjarjet e mëdha të Mesjetës Shqiptare,  figurë qendrore e së cilës,  doemos ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe,  së pari është dashur të përballet me Stërgjyshin e tij,  Marin Barletin. Një fakt është i pamohueshëm,  se e gjithë historiografia skënderbegiane e përmasës evropiane është ndërtuar mbi veprën e Marin Barletit. Për këtë,  mjaftojnë të shfletohen vetëm datat e përkthimit të veprës së Barletit në qendra të ndryshme të Evropës së kohës,  që të shihen pastaj vitet e botimeve për figurën më të rëndësishme historike të asaj Evrope,  siç ishte figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut-Kryqtarit të fundit. Njëra nga çështjet interesante,  qoftë edhe për njohuritë tona lidhur me këtë periudhë,  janë padyshim përgatitjet,  aspiratat,  kërkimi i mundësive brenda përmasave ndërkombëtare të kohës,  për shkëputjen e Gjergj Kastriotit nga Perandoria Osmane. Rruga e ardhjes në Krujë e Kryqtarit të fundit Po vinte viti 1443. Përgatitjet për kthimin e tij në Krujë,  pra në Principatën e të atit,  kishin filluar kaherë,  vite më parë. Do të thotë,  përveç asaj që dihet,  se Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte kthyer në vendin e tij,  pas betejës së Nishit,  prapaskenat e përgatitjes,  marrëveshjet e bëra,  qoftë me faktorin e jashtëm,  siç ishin hungarezët e Huniadit,  të cilët ishin forca kryesore në atë front luftimesh kundër Perandorisë Osmane,  qoftë me atë të brendshëm,  siç ishin princër dhe ushtarakë të shumtë shqiptarë,  duke filluar nga Hamza Kastrioti,  e deri te Lekë Dukagjini,  tashti i mësojmë ndryshe,  edhe nga ato që ka thënë Marin Barleti. Sepse këtu janë shpaluar,  mbi bazë faktesh dhe të dhënash nga shumë burime arkivore historike dhe publicistike,  se ç’rrugë është ndjekur për t’u realizuar ardhja e tij në atdhe,  pa pasoja dhe pa pengesa. Nga ky moment e tutje,  deri në vitin 1468,  që është viti i vdekjes së kryetrimit tonë,  i cili për njëzet e pesë vjet u bëri ballë gjithë atyre mësymjeve dhe tërë asaj hordhie ushtarake osmane,  janë shqyrtuar me radhë të gjithë vitet e ekzistencës së qëndresës shqiptare,  jo vetëm për ta dëshmuar praninë e tyre në këto hapësira,  por edhe për faktorizimin e tyre në planin evropian të asaj kohe. Ngase ndryshe,  si do të ishte e mundur që një princ shqiptar,  i kthyer në pronat e të atit,  të bëhej kryqtari më i rëndësishëm i asaj kohe. Mirëpo,  në anën tjetër ky princ shqiptar,  kishte arritur të organizonte një ushtri të mirëfilltë kundër forcave pushtuese osmane,  por edhe kishte arritur,  përveç të tjerash,  të krijojë edhe Besëlidhjen e madhe në mes principatave shqiptare,  pra i cili kishte vënë themelet e një shteti arbëror,  thuajse i barasvlershëm me organizimin shtetëror të asaj kohe në gjithë Evropën. Rëniet dhe ngritjet kishin qenë të shumta dhe të mëdha,  jo vetëm në jetën personale të kryetrimit shqiptar,  por edhe në jetën historike të vendit. Ndoshta për historinë 25 vjet qëndrese dhe luftërash të pandërprera nuk janë shumë,  por për një vend që ishte në zgrip të ekzistencës fizike,  këto 25 vjet ishin më shumë se shekuj. Të gjitha këto rënie dhe ngritje janë trajtuar me shumë kujdes,  me shumë akribi në gjithë shtrirjen e ngjarjeve nëpër vite,  që nga vitit 1443 e deri në vitin 1468,  nga autori Virgjil Kule. Prandaj,  vepra e tij,  Gjergj Kastriotit Skënderbeu-Kryqtari i fundit,  është specifike edhe në planin e organizimit të lëndës për këtë vepër,  siç është specifike edhe për rishqyrtimin e shumë fakteve historike,  qoftë nga autorë të huaj,  qoftë nga ata vendor,  duke filluar nga Marin Barleti,  Frang Bardhi e deri te autorët tanë të Rilindjes Kombëtare,  që e shndërruan figurën e tij,  në prijësin legjendar të shqiptarëve. Me këtë rast,  le të më lejohet të sjellë edhe një fakt përfundimtar,  për madhështinë e projektit të Skënderbeut,  jo vetëm lidhur me mbrojtjen e lirisë së vendit të tij,  por edhe të pengimit të depërtimit të Perandorisë Osmane në hapësirat evropiane,  si dhe me mundësinë e marrëveshjes me Vatikanin lidhur me organizimin e ndonjë kryqëzate,  së cilës do t’i printe kryetrimi ynë,  gjë që dëshmohet edhe përmes ndihmës që Papa Pali II-të,  ia kishte dërguar si lloj ndihme. Në vitin 1467,  pak ditë para vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndebeut,  Pali II-të ia kishte dërguar 1. 100 dukat,  fonde që duheshin kuptuar edhe si një vazhdimësi e realizimit të projekteve të kryetrimit tonë me bashkësinë evropiane të kohës. Atëherë,  po trokiste Viti i Ri 1468. Projekti i Skënderbeut kishte përsëri shanse të vazhdonte aty ku kishte ngecur,  por me lëvizje politike që vetëm mendja e tij gjeniale mund t’i përpunonte në përputhje me situatat. Cilat mund të ishin ato?

Përgjigjet mund të dalin vetëm nga një kuis interaktiv historik nga ata që,  duke paraqitur rrethanat konkrete,

u kërkojnë historianëve të japin variante mbi mënyrën se si mund të kishin vepruar figurat madhore politike

të kohërave,  në rast se vdekja e papritur nuk do t’i largonte nga kjo botë. Një përmbyllje e këtillë e një vepre madhore,

si kjo e intelektualit të mirënjohur,  z. Virgjil Kule,  Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit,

mund të jetë e lejueshme vetëm për ato dije që kanë pretendimin se kanë shtjerrë përgjithësisht gjithë burimet,

publike dhe arkivore lidhur me jetën,  luftërat,  bëmat,  vendin dhe gjeninë politike të Kryetrimit të shqiptarëve."

-Per t'i i mbyllur keto hulumtime, po shkruaj epitafin e autorit, ne mbyllje te kapakut te vepres :

-"Duke qenë gazetar, pra teknolog i fakteve te realitetit, por dhe je lloj shoferi i makines se kohes, qellimi im ishe që,

bashke me lexuesin, te benim nje udhetim ne shek.XV per t'i shqyrtuar faktet dhe dokomenetet e asj kohe,

në vetë të parë...E ne kthim, lexuesi, ne nje fare menyre, ta "shkruante"vetë historine e Skënderbeut..."

Kuptimplote dhe  dhe lapidare keto fjale rezyme te vepres nga historiani, romacieri, gazetari Virgjil Kule.

-Së fundi,  duke i mbyllur keto komente e shenimet e mija modeste, per librin "Gj.K.Skenderbeu-Kryqyatri i fundit", nje kryeveper letrare e letersise tone kombetare,

do te desha ta falenderoja z.Kule, per kenaqesine qe na fali dhe thesarin qe na dhuroi me penen e tij prej artistit

dhe historiani te sprovuar, me Librin, i cili perben nje dokument i nje deshmije arkivore te pamohueshme,

per figuren e e Heroi tone kombetar, duke na i shfaqur ate ashtu si ishte, nje udheheqes legjendar i shqiptareve.

Nga une si lexues dhe si qytetar shqiptar,  autiri Kule, meriton  nje superrelative maksimale,

vepra dhe pena juaj e arte, per verteteisine e Historise tone Kombetare.

Luan Kalana, SHBA.

Mars 2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora