E enjte, 24.07.2025, 11:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Lëndina që i fali Atdheut Naun Kule

E hene, 07.03.2016, 11:21 AM


''Lëndina'' që i fali Atdheut Naun Kule...

(ese)

Jehonë e një promivim libri.

Nga Përparim Hysi

Ditën e shtunë, më 27 shkurt, në një nga sallat e Muzeut Kombëtar, u bë promovoim i librit "Shënjtëri të vjedhura" të shkrimtarit Naun Kule. Isha një nga pjesëmarësit dhe, në substancë, në këtë shkrim ka diçka dhe nga fjala ime. Para se  të nis ligjëratën time, nuk është pa rëndësi që t'ju bëj të njohur dhe "Panelin drejtues" të promovimit. Në vizionin tim, është mendimi se si është auditori, ashtu është dhe  autori. Dhe që autori, Naun Kule, ka bërë vend në FONDIN E LETRAVE SHQIP, veç auditorit plot, veç tjerash e bënë këtë promovim me peshë të veçantë dhe disa njerëz me një intregitet të sërës së lartë, jo vetëm në letërsi, por dhe në fusha të tjera ku kanë dhënë një kontribut me vlerë,siç ishin zotërinjtë, Profesor-doktor,Pandeli Çina,Profesor-doktor Sabit Broka, "Isa Boletini" i Letërsisë Shqiptare,Pandeli Koçi(aliaz Sazan Goliku), Arben Kondi që përfaqësonte shqoqatën "Çamëria", avokat Idajet Beqiri i  shoqatës "Mallakastra" dhe të më falë ndonjë që fare rastësisht nuk e kam përmendur. Por tek përmend këta, nuk mund të rri pa lakuar një "myzeqar" pak të veçantë: Zotërinë e nderuar, Ismet Bala. Ky, Ismet Bala, sado verior, mend e ka humbur "kostumin e veriorit" dhe ka vënë mbi kokë atë takien e bardhë të myzeqarit. Ismet Bala, ky myzeqari nga Veriu, është gati "nuni" i librit "Shënjtëri të vjedhura". Ky e ka lexuar që në dorëshkrim dhe  sikur i ka prerë kërthizën librit. Vërtet që promovimi bëhej nga "Shoqata Myzeqeja", por pjesëmarrja qe paksa mikste dhe kjo lloj pjesëmarrjeje, natyrisht, i dha promovimit më tepër vlera.

*    *    *

Nëse shihni titullin  e esesë sime, është pak sinjifikativ. Ku libri që promovohet dhe ku lëndina? Tek e lexoj librin e Naun Kules "SHënjtëri të vjedhura", më kujtohet nobelisti kilian, Pablo Neruda,qëkur Kili qe në rrezik, lëshoi kushtirmin:" Secili duhet të falë diçka për atdheun,... deri fshatari lëndinën e tij". Natyrshëm, lind pyetja:" Ku t'i gjej lëndinat, Naun Kule, nga Libofsha e Fierit? Metafora ime është shumë domethënëse: "Lendina" që po i fal Atdheut shkrimtari, Naun Kule, është libri "Shënjtëri të vjedhura". Dhe për t'u bërë më transpaent me ata që më dëgjuan në auditor dhe ca më shumë me ata që mund të lexojnë këtë ese timen, ja në vija të "trasha", se çfarë "lëndine me vlerë" i ka falur Atdheut në një moment kaq krucial,Naun Kule. Çajupi në një poezi të tij, shkruan mes tjerash:" Margaritari nuk  gjendet buzë detit a në shpellë/ kërkoje detit thellë!/. Dhe Naun Kule u bë "palombar" u zhyt  detit thellë dhe zbuloi një reliktë me vlerë. E bëri si Diogjeni, mbyllur në atë fuçinë mitike dhe,mihu dhe rëmihu faqe e faqe të tëra me dokumente dhe zbuloi se"Shën Kozmai"  që ka qenë veshur me zhgunin e një shenjti, nuk ka qenë shenjt, por një misionar grek që veç predikonte dhe shenjtëronte gjuhën greke(gjasme- gjuhë e Zotit), kurse shqipja e mallkuar. Ky zbulim  nga Naun Kule nuk erdhi si  një ateist dhe aq. Jo. Naun Kule as që gjykon njeri  nga bindjet fetare. Naun Kule nuk është priftëresha që zë e mollois  për ato që ndodhin në pazar,pa qenë fare në pazar. Përkundrazi, është prifti që vjen nga pazari dhe tregon të vërtetën. Dhe këtë të vërtetë e dëshmon me aq  e aq referenca që këtu nuk është vendi që t'i citoj. Duke thënë një të vërtetë, që, tanimë, bëhet fare e prekshme, në një farë mënyre është ai Kolombi që theu vezën mitike. Nëse Kozma Etolit i prenë kokën  në Mujalli të Fierit dhe trupin  ia hodhën në lumë, kjo ndodhi jo se ai qe shenjt, por se e kish tepruar "zullumin". Vërtet që trupi i tij u gjet nga dikush dhe u"shënjtërua" duke ngritur dhe një kishë me emrin e tij, në Kolkondas të Fierit, por, pikërisht, këtu, në këtë "shënjtërim" të qëllimtë, konsiston dhe shkrimi me aq vlera  i Naun Kules. Lexon librin dhe bindesh: ka tri shekuj  mistifikim. Kozma Etoli kish ardhur në Shqipëri si misionar  i Kishës Greke dhe çdo "rrobë shënjti" mbi të, është veç tentativë me prapavijë të lexueshme. Meqë jemi në sinore besimi, është vendi të them, që në kohortën e shënjëtve, ka një Shën Thoma që thotë: "Që të të besoj, dua që plagën ta zë me dorë". Naun  Kule këtë ka bërë: ka dhënë para të gjithëve "plagën". Zëreni atë me dorë dhe kini për ta besuar.Por si mund të realizohet kjo? Majfton që të lexoni librin. Edhe diçka tjetër: Naun  Kules iu propozua që të sponsorizohej nga Kisha Greke, për "Shën Kozmanë". Nëse e bën këtë,- i thanë,- ne do të mbajmë mbi kokë!". Ofertë e majme, sigurisht. Por ky libofsharak që edhe të atin, të ndjerin Kristo, e kishte psallt në kishë, nuk pranoi ta "mbanin mbi kokë", por mbështetur me dy këmbët në tokë, ia hoqi zhgunin mitik një shenjti të rremë, duke bërë, me të vërtetë, një vepër heroike dhe atdhetare njëherësh.

*    *   *

Por libri i Naun Kules nuk mbaron këtu. Ai i çjerrë mushkëritë duke bërtitur për një padrejtësi të madhe në dëm të gjithë të integritetit  të Kishës AUTOQEFALE SHQIPTARE. Duke iu drejtuar Fort lumturisë së tij,Janullatos, dhe duke i thënë troç se Zoti flet dhe shqip, i thotë me pak fjalë:- Zotëri i nderuar, duhet ta lirosh atë vend për një peshkop shqiptar se Kisha Autoqefale është vetëm shqiptare. Naun Kule nuk është se vuan nga ndonjë obsesion i veçantë ndaj Fort Lumturisë së tij, Janulalatos. Jo. Përkundrazi. Ai nuk mohon kontributin e tij në restaurimin e kishave ortodokse në Shqipëri dhe, veç kësaj, edhe punën për përgatijen e personelti që shërben  në këto kisha, por kjo  nuk do të thotë që për 25-vjet, një i huaj, të jetë në drejtimin e kishës. Por, për të mos u bërë i mërzitshëm në ligjëratën time të gjatë, nuk rri dot pa theksuar dhe një fakt:  duke shkruar këtë libër Nauni është bërë dhe objekt i kundërsulmeve nga "puthadorë" që e atakojnë vetëm e vetëm se thotë të drejtën. Kur e shkroi librin, ai i dinte pasojat. Se nuk është aq e lehtë të thosh të vërtetën.

*    *   *

Të gjithë ata që morën fjalën në atë promovim qenë në unison me atë  ç'ka fola dhe, për mos u hyrë në hak ndonjërit që nuk i përmenda emrin, ja tek them: diksutimet e PETRO SKËNDER LUARASIT, Bajram Karbollit  apo Dilaver Goxhajt qenë nga më entuziastet.

Dhe në fund: ku është Ministria e Kulturës që nuk di ku janë vlerat. Në vend të promovojë një libër me kaq vlera, vete dhe reklamon antivlera të tipit " Vrima" që jo  vetëm ua shpuri shqiptarëve buzën vesh më vesh, si një parodi qesharake, për t'u bërë  prehë e aluzioneve po aq qesharke: jo  për kopertinë apo për dizenjo. Si në atë këngën e dikurshme "... jo për shkaqe  e sebepe/ turpin e mbajçi për vete". Ç'them dhe unë? Turpin?  Po turpin e kanë ngrënë me bukë, me kohë. Jo vetëm ministria për librin, por dhe qeveritë që, në këto 25 vjet, akoma nuk duan të dinë që Kishës Autoqefale i kanë hequr skalpin. Dhe prapë me ravijëzohet Çajupi:" ... Përmbi të gjithë një efendinë/ qeveris vendin nën Anglinë/. Kështu shkruan tek vjersha"Misiri". Dhe analogjia është e lexueshme. Naun Kule është myzeqar. Në Myzeqe ka lindur dhe këndohet kënga " Po s'të deshi vjerra/ të do  lala vet/." Këto vargje qëndrojnë duke i thënë se janë më të shumtë ata që të duan, se sa ata që të luftojnë. Sigurisht, unë jam një nga ata.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx