Kulturë
Xhavit Gasa: Ju kërkon bujku
E enjte, 03.03.2016, 07:11 PM
JU KËRKON BUJKU
Bëhuni kalë shale vraponi si maratonomak, o vargje nuk po ju hedh sot letrës bardhë, mbi fusha, male e lugina botës rreth e qark, mos ndaloni askund kthehuni prap në fshat.
Zemrohen kokrat e farës grurit dhe misrit zemrohet bujku që thërmon pisat e tokës ju kërkojne harabelat t'kendojne kur cukisin, ju kërkon bujku buzëqeshjen ti jepni sofrës.
NË KRAHË TË FLLADIT
Kur vendosa një poezi të re të shkruaja, te kulla e kosës kostarit vendosa vargjet, pena të bëhet çekiç fjalët të kalis te kulla.
vargjet të rrjeshtohen si zaldet e barit
Trigëllimat ritmike që bën mbi kullë çekiçi, në pentagram të bëhen nota muzike, këngët ti këndoj me zërin e ëmbël bilbili, në krahë të flladit të fluturojë muza poetike.
VENDOSA
Sot vendosa t'i hedh nëpër plisa vargjet, të përzihen me farat e misrit dhe grurit, t'rrënjzojnë me bereqet t'bushen hambarët, dora e nënave ti gatuaj në magjen e bukës.
I buzëqesh fytyra sofrës bujare prej druri, të mbushur plot e përplot prodhime bereqeti, bëhet sofra lëndinë ngrohet nga avulli bukës, vargjet e mia ulur rreth sofrës po buzëqeshin.
@Xhavit Gasa