Kulturë
Gjon Markokaj: Frikacaku
E merkure, 02.03.2016, 08:55 PM
Gjon Markokaj
FRIKACAKU
(përrallë)
I.
- Cili burrë, ëshë m' i fortë,
kush qëndron a, ai që ikë..., ?
Nese mue doni mem pyet
Po tregoj, "përrallën e Danielit"
Është përrllaë, duket e vertetë
Frika e fati, m' u bashkue bashkë
-- T' nxjerrin n' dritë e të bajnë azatë
Në nji shtet, "t' mesjetës hershme"
Në nji shtepi, ishin tre vëllëzer
- Dy prej tyre ishin shumë trima
Ndersa i treti, ishte frikacak...,
Ushtrisë mretit i kerkoni duel
Frikacaku, ëmrin e kishte Daniel
Jeta e tyre, "Fusha e Mejdanit"
Daniel frikacakut, ju keqësue jeta
Si mungonte shëndeti asë doka
-- I mungonte paqa e qetësia ...,
Donte jetën e urrente vdekjen
"Vraj e prej" s' shkohet gjithë jëta
-- Si dragoijt, n' luftë me kulshedra
Gjithmonë luftë, me krajla e mreta
Siq bën trimi, '' kurë ikë shpejt"
Nji natë, ikë prej vëllëzërvet t' vet
Ma mirë me hupë, se për ditë n' luftë
Ket trimëri, ''djalli'' s' e ka parë
Pa i pasë kuj gjaqe asë varrë
- Pa ditë se ka me shkue...,
Eci natën në drejtim të pa ditur
Thuase s' kishte mënd në krye
Dual me hupë e mos m' u këthye
S' e kishte problem, m' u tregue i fortë
Fati i trimit, afër i rrinte
Ditë për ditë atë e shoqëronte
-- Jeta e tijë, në mëshirën e fatit
Duke ecë, natën për hanë
E lodhi rugës, udhëtimi i gjatë
Gjë s' dinte, ku e kalonte t' nesërmën
Ai mëndonte nji shprehje të vjetër:
"I keq lindësh; i pa fat mos lindësh"
Daniel djali -- frikacaku
-- Ai shpresonte veç te fati...!
Jetën e tijë e shpjegon përralla
Natën e vjetës tujë ça kopalla
Çfarë thonë t' vjetrit gjithçka del
''I ndodhë Danielit nëpër terr''
-- Tuj udhëtue nëpër bjeshkë
U lodhë shumë gati pa vdekë
-- Fati i tijë, shikon një telë
Futet mrënda, në nji shtan
E merr gjumi dhe e shkoklon ..,
Nën do rrasa, në nji skutë
Ndien krizma, diçka ishte futë
Enxjerr shpaten,'' me forcë prej trimi''!
-- I frikësuar në loçken e shpirtit
Me dorën e djathë e ngritë shpaten
Me doren e majtë e levizë rrasën
-- "N' hatrit, t' zotit, çka me pa" !
"Nënë minusha", kishte lindë
"Frikacakut", shpata s' i ndalet
"Prej frikës, jo prej trimërisë"
Shtatë mijë, ja pret minushës
Këqyr çka bani Daniel frikacaku ?
Prej zgjuarsisë, si t' ishte i marrë
Nxjerr nji brisk të mpreftë prej xhepi
E shkrue mirë, n' dorezë t' shpatës,
E gëdhënë bukur, me ditë e datë
-- I kam pre: "shtatë mijë nji natë" !
E futë shpaten "trimi " n' brez
Ecte rrugës shumë sherbez
-- Kështu, largohet prej vëndit vet
II.
Shkon shumë larg në nji mretëri
E shohin njerëzit, me shumë çudi...,
Zot ka erdhë e prej ku mërrini
-- Ky farë trimi ka bulltisi...?
Njeri rrugës, s' i mbush hesapë
Fliste trimëria, n' tunin e shpatës
-- Habitë njerzit tuj e shikue!
Athue është njeri, apo është drague ?
-- Për trimëri i tregon shpata
Shtat e dokë, japaska falë Zoti
Çka i shto s' kishne, m' e pa me sy
Daniel Trimit atijë surdarit
Krejt shërbez shkonte pazarit
Kurëthonë: "ska pyllë pa derra"
S' ka vënd, për pa pasë trima
Edhe aty në atë mretëri
-- Ishin tre vëllezër trima si zâna
Për trimëri, i kishte lindë nana
Kishin nji motër si hyjneshë
E kishte falë Zoti për zonjë t' parë
Shtat e dokë sikur selvi
Sikur njomza, m' e pa mesy
Nji prej tyre nji ditë, n' pazarë
E pau trimin tuj ecë, n' rrugë
Me krye lart, tamam surdarë
Më shpatë në brez i çatallue
I thotë vetit, duke mëndue
S' është njeri, po është drague
Shikon pazargjitë, tuj e nderue
Shikon zonjat; duke e shikue
Shpejt e shpejt - shkon n' shtepi
A ndigjoni vëllaznit e mi:
-- Sot kan pa burrë, me sy të e mi
S' ke çka i shton për bukuri
Për trimëri i tregonte shpata
N' dorezë t' sajë e kishte t' shkruar
Me ditë, muaj e me datë:
-- "I kam pre shtatë mijë nji natë" !
III.
Vëllau i madhë e ka marrë fjalën
Shpejt o,o vëlla mos t' humbim rastin
Del në sheher e gjëje trimin
Thirre në shtepi se i kemi nevojen
Nëse emri na ka dalë, për t' fortë
-- Duhet të fortin, m' e ba mik
I vëllai i trimave që e takoi më parë
Shpejt e shpejt, del në pazarë
Kërkon rrotull nëpër çarshi
-- E takon fati, n' mikun e ri
E fton në shtepi, si mik me bujtë
Atëhere erdh miku në shtepi
Djalë i bukur, m' e pa me sy
Veshë e mbathë ishte zotni
Të gjithë shpaten ja shikojnë
-- Lirou mik ata i thonë
Ai hoqë shpatë e jatagan
Vëllaut të Madh ai ja dorzon
"N' vëndin e armëvet", ato i vëndoj
Meten vëllëzrit disi të habitun
Sytë u shkojnë, n' dorezë t' shpatës
Lëxojnë shkrimin me habi
-- Si i ka vra shtatë mijë nji natë ?
Miku i ri që erdhi n' shtepi
Pret, shikon e s' ngopet me sy,
N' shpirt e n' zëmër diçka i ndezet
Vajza i dukët, ngjyrë ylberit
-- Zëmra i thotë: mos i ikë fatit
E merr fjalën vëllau i madhë:
Ti o mikë mirësekeardhë !
E merr fjalen miku i ri:
Mua më thonë: "Daniel Fatlumi"
Zoti m' fali me dhunti:
M' dha forcë, dokë edhe trimni
Jam provue, me burra t' fortë
-- Sa kam forcën e kam fatin
Unë jam prej nahijeve t' largëta
Ardhë kam m' u njoftë me burra
Ja këthen fjalën vëllau i madhë:
-- Te je Burrë e burrë me "Okë" !
Edhe ne jemi, burra të fortë
Kemi nevojë për miqë e shokë
E duam, kët motër si "shpirti vetë"
Deshirojmë motres, me ja gjetë
-- Nji "burrë të mirë e t' fortë",
Kemi shtepi, kemi vatan
Për trimëri, s' ja lëshojmë kuj rrugën
-- "N' duel jemi të provuar "
Ndoshta fati sonte t' ka sjellë
M' u përpjekë burrat me burra
"Daniel Fatlumin" e gjet belaja...,
-- Fati është më shumë se forca
I pat braktisë vëllëzrit, për t' fortë
Ai ja mbathi ka as, vetë s' e diti
Vazhdojmë përrallën, si ju soll fati
-- U iku trimave; u ndeshë me trima
IV.
Sa kaluan shtatë ditë e net
Ndigjon mreti i asaj nahije
-- Në mejdan vëllazërit i thërret:
"Sbashku, me mikun e shtepisë
Që ka pre "shtatë mijë nji natë"
Daniel Fatlumin, burrin e trimërisë
Vëllau i madhë përpara mejdanit
I shalon kuajt e provon mikun:
Kalit t' shpejtë, i vën shalen e vjetër
Kalit t' keq, i vën shalen e mirë
I thotë mikut: kalin m' e zgjedhë
Për me shkue mrapa, n' mejdan
Zgjodhë gjokun me shalë të keqe
-- Aty vëllëzrit u habitën...,
Sa mirë diti m' ezgjedhë kalin...!
Nisen vëllezrit, për n' mejdan
Kali i shpejtë vrigëllon përpara
Ecen shpejt drejt "Fushës se Mejdanit"
"Daniel trimi" e forcon vetën
Shikon ushtrinë, "n' Fushën e Belegut"
-- Prej frikës, jo prej trimërisë
Mëndon, t' shkoqet, prej vitheve t' gjogut
-- E të ja mathin si herat tjera....,
Në qoshe t' fushës, pau nji shelg
M' u shkëputë, prej vitheve t' gjogut
Kapë nji rrëm, prej shelgut t' gjatë
Rrëmi shkyhet i bjen mbi sype
Me dorën e majtë kapë rrëmin
Me të djathten mban lart shpatën
Gjogu s' ndalet, ecë prej fushës
Ushtarët shikojnë diçka t' paparë
-- Thanë me veti, ky është drague
Të gjithë ushtarë, filluen e ikën
-- Nuk e priti i pari të dytin....!
"Daniel trimi", -- trim prej fatit
- Luajti rolin e lugatit
Në qëndër, t' fushës lëshoi shelgun
Ladron gjogun, për rreth fushës
-- I merr frymë fitorës luftës...!
Kur vinë vëllëzrit shikojnë serin
Ku janë o,o, trim ushtarët e mretit ?
-- Përkrah fatit i dalin fjalët:
S' m' mjaftoi shpata; i mësyna me shelgun
-- Të tanë kanë ikë si zogjët e lepurit...,
Fitimtarë këthehen në shtepi
Motra i pyet për mikun e ri:
Mos pyet motër, ç' ka ba vaki
Djalë ma trim nuk e ban nëna..., !
Pak pa shkue, n' "Fushën e Mejdanit"
Përpara shpatës e jataganit
-- Ka shkye shelgun edhe i ka mësy
I ka mësy, me rrëmt t' shelgut
Si rrufeja, drejt ushtrisë mretit
Si "dragoi" që ngjuen kulshedrat
Nji ushtarë, n' beleg s' ka pritë
Jakanë mbathë të gjithë e kan ikë
Të turpnuar, i kan shkue mretit
-- Atë trimëri kush s' e kishte pritë
V.
S' kaluan tjetër veç shtatë ditë
Prapë n' mejdan, mreti i ka thirrë
Ç' kishte bë mreti i vjetër...?
I porositë mirë, ushtarët e vet:
"Në "Fushën e Mejdanit", keni me dalë
Si të veprojnë, Daniel Fatlumi
''Icili, ka vra shtatë mijë nji natë''
-- Edhe ju të gjithë, keni me veprue!
N' të kundert, ua, pres kryet" ...,
Vëllau i madhë e ndërroi veprimin
Ndryshej nga rradha tjetër
Gjogut t' mië i vënë shalen e mirë
Gjogut të dobët i vënë shalen e keqe
Danieli edhe kët rradhë, diti m' zgjedhë
-- Muar gjogun, me shalë t' mirë
Si herën tjetër, n' "Fushën e Mejdanit"
-- Shkoi i pari "Daniel Fatlumi"
Tash trimnohet më shumë se sparit
Vëndosë t' vdesin "n' Fushën e Mejdanit"
Mësheli sytë mos me pa vdekjen
Përpara ushtarëvet të mretit:
-- Zgjati qafën si qafë lejlekut ...,
Që nji ma i forti, ta vrasin shpejt
E çfarë bënë ushtaret e shkretë:
Me zbatue "Udhërin e Mretit"
-- Ulen kryet e zgjaten qafën
" Prej trimërie, ma fort prej tute
Lëshoi piskamë, n "Fushën e Mejdanit"
-- Ja matë forcën jataganit
Kryet ja preu, njërit prej ushtarëvet
Me zbatue "Urdhërin e Mretit":
-- "Ushtaret; prenë kryet njëri - tjetrit"...!
Çudi e madhe -- me pa seri
-- Nji ushtar s' i ka pështue Mretit
Mbas pak kohe, kur vinë vëllëzrit
E, gjëjnë 'Fushën e Mejdanit"
E larë, n' gjak me ushtaret e Mretit!
-- "Daniel Fatlumi", ka ladron gjogun
Pyetin vëllaznit, më shumë habi
Çfarë ka ba kështu vaki
-- A rrufeja i ka quktisë.... ?
U përgjegj, Trimi i Mejdanit:
-- Jo prej force, po prej fati
"S' ma kanë pritë, nji gacë baruti "
-- Me kët shpatë, i kam kostrovitë
I kamë lanë, t' gjithë pa shpirtë !
Këthehen vëllëzrit në shtepi
Motra i pyet vëllëzrit e vet:
Si shkoi mejdani, me ushtarët e mretit...?
Mori motër hiqë mos pëvet
Djalë më t' fortë, nuk e lindë nana !
Kurë shkuen ne, "n' Fushën e Mejdanit"
- S' kemi gjetë ushtare të gjallë
Miku i fortë, t' gjithë i kishte vra
VI.
Nji ditë prej ditësh mreti çon fjalë:
--" Mue mretërinë, ma keni marrë
Edhe nji provë, due m' ua bërë
Due kaprollin, me ma kapë t' gjallë !
Nese më bini drenin gjallë t' lidhun
-- Unë ju dorëzoj mretërinë time
E do të këthehem shërbetorë i juaj
-- Në rastin e kundert, do t' u pres kryet"
Ky ishte ''Urdhëri i Mretit''...,
Që i vuri vëllëzrit, përpara sikletit
Se kjo ishte nji provë e vështirë
S' kishte djalë nane që e zgjidhë
Kushti ishte me të fikë trollin:
-- O, me vdekë o, me kapë kaprollin!
E kjo provë, me forcë s' bëhet
Vëllaznit trima, s' i zuri gjumi
U hupi shpresa e t' jetuarit
Se gjthçka mund t' bëhet
-- Veç kaprolli, i gjallë s' zëhet....,
"Miku trim", ata i qetëson
Mos u merzitni miqtë e mi
Se kjo punë është mjaft e lehtë
Nester, t' gjithë dalim në kërkim
I gjurmojmë katër- pësë bjeshkë
Kush e kapë, t' gjallë kaprollin
-- "E lëshon zërin habertare" ..!
Me t' u zbardhë sabahi i dritës
Të tre vëllëzrit edhe miku
Në katër drejtime, ata janë nisë
Çfarë mëndje, kishte "Frikacaku" ?
-- "Daniel Fatlumi", vëndosë t' ikë:
Hypë në nji thep edhe mëndon
I gjallë kaprolli, s' ka si kapët
- Po s' e kapëm, na pritet kryet
Kudo të shkoj, në këtë "Nahije"
Me dikton Mreti që jam, n' luftë
- M' u këthye në "Nahien Time"
Atje, i gjëjë vëllëzrit e mi t' fortë
S' ka rrugë tjetër veç, me thye qafën
Në nji lisë, aty prânë shkëmbit
-- Lidhi kalin e vari shpatën
Aty afër vëndosi jatagânin... !
U hodhë n' shkëmb, m' thye qafën
-- Si veproi atijë, i punoi fati
Në mes nji dëllinje dreni fjetë
I bjen në shpindë, për brirë e kapë
"Thonë s' u vra, se e shpëtoi dëllinja"
E xhveshë shokën -- vija - vija
Ja ka pështjellë, drenit për brina
Ka pa afër, nji lisë të fortë
Në të drenin e lidhi me shoke
"Thonë kurë burri, ëshë me fat''
-- Mbetët trim, jo frikacak
Ka dalë shpejt te kishte lidhë gjogon
-- Ka lëshue zânini habertarë
Ka nisë këngën t' madhe piskamë
-- Këngë asqerçe sikur zânë
Gjëmojnë lugjet: m' këtanë e matanë
Shpejt e shpejt vëllaznit kanë ardhë
Pa ditë gjë se ç' thotë haberi
Pa zënë besë se është kapë dreri
Pa e ditë, se ç' farë sjell fati ..?
Pa mëndue si i pret e ardhmja
Nxiten vrapë asajë boke...,
-- Shohin drerin lidhë për shoke
Daniel Fatlumi, kishte të drejtë,
Të shesin mënd e të kërcejnë përpjetë...!
-- Kaprollin e kishte kapë vetë
Me drënin, për dore shkuan te mreti
U habiten të gjithë mileti
Para popullit foli mreti:
... "Sot Mretëria Ime ra ...!
Nji prej ju vëllëzërve, do të jetë mret
-- Unë do të jem shërbëtorë i juajë"
-- Vëllëzrit mikut i dhanë motren
E, për mret i dhanë kunorën
Kështu është thënë, atje s' jemi kanë
-- Veç nji shprehje ruhet fortë:
"I keq lindësh e i pa fat, mos linësh" !!
--------------------0--------------------------
Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, fillim-Marsi 2016-