E hene, 04.12.2023, 01:18 PM (GMT)

Kulturë

Isak Ahmeti: Ramadan Haziri - Udhëkryqet e fatit...

E diele, 28.02.2016, 09:06 AM


Shkrimtari i njohur, Ramadan Haziri , veç tjerash , ka botuar edhe romanin: Udhëkryqet e fatit ,2012 ,fq. 233. Siç e thotë edhe vetë titulli ,në këtë roman ,  që lexohet me një frymë , autori ka shtjelluar udhëkryqet e fatit të njeriut tonë /të Kosovës/ nëpër rrjedhë të kohëve. Problemtika e trajtuar është mjaft interesante dhe e ndjeshshme dhe ka të bëjë me çështjen e konvertimit, përkatësisht të kalimit në fenë islame, me ndërprerjen vajtje-ardhje , me ndërprerjen e marrëdhënieve midis miqësive katolike apo"miqësive të moçme të cilat i kishin pasur nëpër fshatrat e largëta .Më atë ndërprerje të vajtje-ardhje e kishin pasë kurorëzuar këtë farë ndryshimi të besimit të krishterë .Ata aspak nuk e kishin pasë të lehtë diferencimin nga laramanët" (fq.25).Përveç kësaj ,autori shtjellon edhe tema dhe nëntema  të tjera mjaft interesante dhe aktuale .Në këtë roman, ç' është e vërteta , rrëfehehet historia e mistershme e fisit , historia e dhimbshme e Hallës Sofi(gjyshes time nga Papazi e martuar në Stubëll-vër.ime), që është një grua e guximshme , kreshnike , e fortë , e bukur dhe stoike.

Në roman ka zënë vend meritor edhe tema e shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, zgjidhja e çështjes kombëtare ,çështja e lirsë së Kosovës , martirizimi i Shqiptarëve të Malësisë së Karadakut( Stubllës,Vërnakollës , Binçëa dhe Terzijajve ) .Në roman kemi plot personazhe si bartës të ideve  të caktuara ,si: Kec Papazi , Halla Sofi(lokja ime-vër.ime), Gjergji ( babai im-vër.ime ), studenti me dy emra :Nikollë-Seit , ekinomisti shqiptar , Ilmi Ferizi nga Papazi,Gaspri( i Serreqëve ),vëllau i Gjon Serreqit , i njohur i NDSH-së , të cilin e kishte dënuar me pushkatim pushteti serbosllav, Ndre Marku -martir i Karadakut,Maliq beg Gjinolli  , dorë e zgjatur e pushtuesit pesëshekullor, etj.përmes të të cilëve autori përçon ide dhe mesazhe të qarta që edhe sot e kësaj dite janë mjaft aktuale.Në këtë roman , që lexohet me një frymë , autori në fjalë ka shtruar edhe një pyetje hamletiane:"Vallë , pse papazjanët e bënë konvertimin e besimit nga katolikë në myslimanë "? ...Në këtë përgjigjet rrëfimtari që është vetë autori  ,Ramadan Haziri : "e kishin bërë nga një domosdoshmëri e cila kërkonte këtë sakrificë të lartë , këtë ballafaqim me ndërgjegjen e vet .Donin të kishin mundësinë për martesa të brezave  të rinj"(fq.25).

Krejt në fund le të theksojmë se ky roman ,përveç vlerave artistike , përmban edhe plot të vërteta historike dhe jetësore. Dhe shi për këtë lexohet me kënaqësi .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora