E diele, 13.10.2024, 04:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Rexhep Shahu: Jo vezë!

E hene, 29.02.2016, 01:11 PM


JO VEZË!

NGA REXHEP SHAHU

Jo vezë, po argumente. Derdhni breshëri argumentesh e jo vezë!

Jo shaka me vezë, jo tallje me vezë.

Hidh vezë dhe lëpij, hidh vezë dhe pajtohu, shfryhu, shkllahu, shkordhu, derdhu, jooo.

Vezët i duhën kryeministrit, edhe ashtu të paziera, të pa skuqura, edhe omëletë, qoftë edhe sklluke, vezët i shërbejnë kryeministrit, e ushqejnë kryeministrin, ia shtojnë jetën politike, ia vështirësojnë qeverisjen demokratike.

Vezët ju i çoni aty, ju i gjuani drejt kryeministrit, por i gatuan siç don për vete kryeministri, ngopet pushteti i tij me vezët tuaja. Nëse nuk e dini këtë, nëse nuk e kuptoni se vezët i bëjne mirë kryeministrit, lereni fare, çelni zogj si klloçka në karriget e kuvendit.

Me kauzat nuk bëhet më shaka, kauzat nuk janë qershia të pshurrme që t’u kthehemi t’I hamë si të pa pshurrme. Kauzat duhen caktuar, fiksuar dhe nuk duhen tradhëtuar më.

Ik nga parlamenti, ik nga kuvendi, lerja gjithë kuvendin, lerja gjithë shtetin, lerja gjithë jetën politike të zyrave kësaj mazhorance imorale.

Ik nga kuvendi dhe shko te qytetari, te qytetarët e tallur e të përvëluar nga cinizmi qeveritar.

Ik për arsyen e thjeshtë, të vogël në dukje, por ik se je opozitë e mashtruar, e fyer, e denigruar, e dhunuar, e tallur, e përbuzur. Ik se kryeministri gjithë kohën të përgojon, edhe pse ëshët stërbetuar se nuk do të merret me opozitën, por nuk di të bëjë gjë tjetër në këtë fytyrë toke veçse të përgojojë opozitën. Përgojon liderin e opozitës, nuk ia zë emrin liderit të PD sikur goja e tij e madhe është aq e lame dhe e pastër dhe i bëhet me mut nëse ia përmend emrin liderit të opozitës.

Ik si reagim ndaj mashtrimeve që janë bërë në këtë vend, nga mashtrimi për 300 mijë vende pune që nuk bëhen dot as për 10 vjet, ik nga mashtrimi e fyerja aktuale brutale se ka çelur 26 mijë vende pune dhe nuk ka fuqi punëtore shqiptare të specializuar sikur teknologjia dhe zhvillimi në Shqipëri ia kalon Gjermanisë e japonisë. Mashtrim tallës spektakular për gjithë shqiptarët. I quan dembelë shqiptarët dhe vendet e punës i ka vetëm në deklaratat mashtruese që bën. Ik opozite e dashur nga parlamenti ku mashtron ky kryeministër, ku reciton e aktron mashtrime monstruoze si 26 mijë vendet e punes që vajtojnë se s'ka punetorë në Shqipëri.

Ik dhe shko te njerzit, te pabuksit, tek të tallurit. Ik, por ik e mos u kthe nga mashtrimi, ik e mos u mashtro, ik dhe kthehu vetëm kur të bëhet i dinjitetshëm ky parlament, kur të sjellësh edhe vetë meritorë në këtë parlament e jo rastësorë, jo ata që blejnë e financojnë mandate.

Ik nga ky kuvend, por ik seriozisht dhe mos bëj sikur se nuk të beson askush kur bën sikur. Ik dhe dil ne sheshe, dil me njerzit e vertetë, jo me deledashët që ke filluar t’i kesh qejf, dh eke filluar t’I zevendësosh me qëndrestarët që janë shpirti yt, dil me qëndrestarët, jo me kukullat e manekinët, jo me ata që lodhen gjithë ditën e lume vetëm e vetëm t'i shohë koridoreve kryetari, vetëm t'ua hedhë sytë kryetari dhe këte ata e kanë punë të vetme te partia.

Jo me këta, por dil se atje në shesh i ke njerzit, atje në sheshet e talljes, fyerjes, skamjes. Thirri e mblidhi të mashtruarit që janë të skuqur nga mashtrimi që u është bërë, bëji bashkë se janë gati por kërkojnë vetëm të mos mashtrohen më, kurrë më, nga askush.

Dil në sheshe dhe gjeji prindërit e fëmijëve që ndjehen si fëmije armiqsh, si fëmijë të daklasuarish sepse qeveria u ka heqë babain ose nenën nga puna dhe shihesh me sy të keq, shihesh si i deklasuar, me biografi të keqe.

Dil në sheshe se do të të vijnë pas gjithë të rinjtë që kanë prindër të përbuzur, të dëbuar dhe hakmarrja për baballarët është e do të jetë e përbindshme - shoh fëmijët e mi se çfarë urrjetje kanë për shkencëtarin botëror të kastarvecit, atë panaritin e panaritit... që kur është në pushtet PD, thotë jam mik i Lul Bashës, e tani që është PS në pushtet, ai panarir panariti thotë se kuron imazhin e Ilir Metës në arenën ndërkombëtare dhe në qarqet akademike...

Dil opozitë e dashur në sheshe dhe vetëm mos gënje, vetëm këtë bëj, mos gënje, mos mashtro, mos tall e poshtro më askënd se edhe ti ke poshtruar kur ke qenë në pushtet.

Mjaft ke tallë edhe ti edhe deputetët e tu, mjaft kanë tallë...

Kërko ndjesë të thellë, të ndershme për mashtrimet që ke bërë, thuaj me falni se kam mashtruar, me falni se kam përbuzur, më falni se kam hedhur njerëz në rruge me keq se lopa bajgën. Dhe premto se nuk mund të ndodhë më kurrë që të flakësh njerëz në rrugë siç nuk ka bërë as diktatura komuniste e cila të bënte njëmijë e një të zeza por pa një rrogë të qelbur nuk të linte, e cila edhe kur dilje nga burgu, të sistemonte me një rroge e punë të te qelbur qoftë edhe në internim, fermë a në kooperativë. Ndërsa sot në demokraci luajnë kurvash partitë politike sa herë marrin pushtetin, flakin njerëz në rrugë pa asnjë përgjegjësi. Thuaju njerzve, do ju heq nga puna, por pa një punë nuk u lë se ta këndojnë të gjithë po pa zë atë që thoshte shkodrani në diktaturë: rrogën mos ma prek, te rroga mos ha mut...

Dhe nuk të duhet asgjë më shumë e dashur opozitë  se sa ndershmëria, asgjë më shumë se të dëbosh servilat, të paktën sa je ende në opozitë se kur të jesh në pushtet shumicën e servilave do e kesh në brekë. Por sot të paktën dil në shesh dhe mos paracakto me shkelje syri ministrat e nesërm, deputetët e nesërm, ambasadorët e nesërm, drejtorët e nesërm, sepse këta që të sillen si pordha nëpër brekë kanë ardhë vetëm për këtë shkak - të punësohen nesër në administratën e lartë si biznesi më i mirë i mundshëm për tu bërë elitë dhe pasanik. Qartëso e këmbëngul që të zgjedhurit vendorë si kryebashkiakë ndonëse pakicë në shkallë vendi të jenë modele frymëzimi dhe shprehu, a janë të tillë aktualisht, a po e justifikojnë besimin e dhënë nga partia e pastaj nga qytetarët e vendit që i kanë zgjedhë. Këta të zgjedhur janë modeli që të japin krahë ose t’i presin krahët. Se ata që rendin të hyjnë nën sqetulla nuk besojne dot se një ditë nuk do të jenë politikanët më të pasurit e vendit.

Se u zgjata, por unë thashë : Jo me vezë!

Jo me vezë sepse është shaka, shaka bajate, e vjetër, aspak origjinale, tejet e konsumuar.

Bëjeni parlamentin në udhët e sheshet e vendit me njerzit e përbuzur e të tallur që janë shumë edhe nga ata njëmilionë maskarejtë e këtij vendi që u bënë bashkë dikur nën thirrjen, maskarej të vendit bashkohuni ta shporrim malokun Berisha.

Urinë ndoshta e durojnë njerzit gjatë, por talljen e përbuzjen nuk e hanë dot. As me vezë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora