Kulturë
Mërgim Vardari: Rizgjim në mërgim
E premte, 04.03.2016, 08:09 PM
Mërgim Vardari
RIZGJIM NË MËRGIM
U zgjova nga gjumi në mesditë
Lexoja shkrimin e studiuesit pa emër
Nga dritarja shikoja Urën Ëland
Ku jam vallë, jam në qiell
Apo pranë Polit të Veriut
Jeta nuk më shkoi më kot
Sytë m’u përlotën
Lotët s´i mbaja dot
Lotët jan pjesë e shpirtit tim
Shpirti im është lot i Universit
E atëherë le të rrjedhin
Siç rrjedhnin ditët e netët
Që nga dita kur e braktisa
Vendin tim
U vendosa në mërgim
Deti Baltik sot kishte valë
Përplasej anë e mbanë
Valët si stuhi mes këmbëve të urës
Shkonin vërdallë
Ura më e gjatë e Europës
Që e inaguroi një mbret:
Karl Gustafi i gjashtëmbëdhjetë
Në këtë det në veri të kontinentit
Sa lot e piskamë janë dëgjuar
Nga shqiptarë e mërguar
Me dhunë të dëbuar
Nga trualli i tyre amtar
Nga sllavët e mallkuar barbarë
E thamë këtë sa për ta thënë një fjalë
Ngase shqiptari nuk loton
Nuk vajton e as nuk pisket
Mgase ka lindur mbret
Asimilimi na pret dhe na vret
Ne jemi një popull i veçantë
Unikat në botë
Që mëmëdheun s’e injorojnë
Dhe kurrë s’e harrojnë
Kjo dëshmi është e shkruar
Mërgimtarët janë fuqi e dalluar
Vendin e vet e kanë ndihmuar
Armikun me pluhur baroti
Ditëm ta shkatërrojmë
Botës ditëm t’i dëshmojmë
Se jemi shtatë milionë
Në një vend të bekuar
Me Diell e me Hanë
Shqipërinë e kemi Nanë
Nuk jemi kundër asnjë kombi
E asnjë kombësie...
Kundër asnjë feje
Kishe apo xhamie
Sepse kemi fe shqiptarie
Mos kini drojë për një kryq
Në Çairin e Shkupit shqiptar
Sllavët nga inati e kanë varë
Kur efendia mysliman
Lëshon altoparlantin
Që të zgjohen edhe minjtë
Në ora 4 të mëngjezit tamam
Me altoparlant thirr ezan
Në atë kohë kur edhe gjeli dremit
Altoparlanti gjëmon si bandit
Lerëni rehat njëri-tjetrin
Madje edhe fqinjtë sllavë
Që s’kanë nevojë
Për gjëmime aziatike
Vendin tonë me dashuri
Duhet ta mbrojmë
Të falemi në xhami apo në kishë
E jo të trembemi nga zëri i telallit
Që gjëmon si një bishë
Këtë e kemi porosi
Nga të parët tanë
Bashkimi i ishqipatrëve
Patjetër të behet realitet
Tradhëtarët e pabesë
Rrugën e lirë e kanë
Për në Serbistan
Dhe Arabistan...
BOX
Sadulla Zendeli Daja është Banor i Përjetshëm i Panaireve. Ndoshta mund të jetë një rast unikat ku edhe shtëpitë botuese më të vjetra nuk mund ta kenë këtë rekord të pjesëmarrërjes së tyre në evenimentet e Panaireve të Librit! Daja është “zoti i shtëpisë” së ambienteve të Panairit të Librit. Edhe kur nuk ka patur për të promovuar gjë, do të ishte një nga të rrallët të cilit nuk do t’i mungonte për asnjë ditë Panairit. Vetëm një herë i ka munguar panaireve Daja, dhe atëherë ka qenë me “arsye” dhe raport aktivitetesh. Ishte ai rast tashmë i njohur atëherë kur kërkesën e tij do të hutonte edhe mjekët suedezë që e mjekonin. - Ju lutem më ngrini edhe një herë nga shtrati për vetëm disa muaj, sa ta mbaroj Fjalorin Suedisht – Shqip, sepse e kam lënë në mes! Tashmë pasioni për të lexuar dhe krijuar ia kanë skalitur deri në piedestal staturën kësaj figure që i kalon ato të një krijuesi të zakonshëm. Për të qenë i tillë do të dilnin madje edhe do t’i tepronin vetëm proza me krijimet poetike aq shumë të ndijshme dhe të thella. Daja ia dedikon këtë ndjeshmëri të qenit larg atdheut, madje vë veton se proza dhe poezia e ndjeshme u bëjnë mirë vetëm emigrantëve, ata që e kanë përjetuar mungesën e ngrohtësisë amtare. E ndërsa krijimtaria artistike rritet duke zënë pjesën relaksuese të tij, ajo që e bën unikal atë, është “zhanri” i fjalorëve. Është studimi, ndërsa studimet lidhur me gramatikën dhe fjalorët do ta bëjnë në mënyrë të padiskutueshme unikat. (Një studiues)