E premte, 02.05.2025, 08:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Qyqalla: Libër që përkon sentenca të modernes

E diele, 06.03.2016, 11:11 AM


Libër që përkon sentenca të modernes e postmodernes si ravijëzim i së ardhmes

(Ma. Fatmir Halimi: "Postmoderniteti ne prozen e Zejnullah Rrahmanit")

Nga Prof. Asllan Qyqalla

Libri i autorit, përkatësisht, kritikut letrar Ma. Fatmir Halimi në fushën e letërsisë shqipe që si theks kishte veprimtarinë letrare të teoriticientit , romansierit Zejnullah Rrahmani me titull: "Postmoderniteti ne prozen e Zejnullah Rrahmanit" na shpie në studime të thella që i është bërë romancierit Zejnullah Rrahmni.

Fatmiri në veprën kritike të tij e kalon kufirin e interferimit vlerësues bashkëkombëtar, duke e krahasuar shkrimtarin e letërsisë shqipe Zejnulla Rrahmanin, me shkrimtarët ndërkombëtar në përcaktimin e veprimtarisë së tij letrare në gjiun e letërsisë postmoderne, gjë që në kohën kur është shkruar vepra e Rrahmanit, e cila fare pak është trajtuar kjo rrymë letrare ke ne. Po studiuesi Halimi, kur merr e lexon dhe e studion veprimtarinë krijuese të Rrahmanit atëherë ia determinon këtë rrymë që në bazë të trajtesës, tematikës, lidhjes së fort të narracionit në ciklin e romanit të tij e me metodën krahasimtare, gjithnjë duke ju referuar autorëve që I ka shtjelluar veprat e tyre në teorinë e letërsisë, e sidomos të kritikëve letrar gjerman, ngase studiuesi Halimi e njeh fare mirë në shkrim, lexim, komunikim e përkthim gjuhën gjermane, merr krahasime me autorin , citojmë : “ … studiuesi gjerman Piter V. Zima, i cili postmodernen e sheh  si problematikë të konstruktimit apo të ndërtimit të saj që duke latuar këtë element është shumë e vështirë ta dallojmë nga modernia. Ai të dyja bashkë do t’i studiojë edhe në kontekstin e ideologjisë  si epokë e stileve të ndërti-mit. Zima mendon se postmodernia, duke u mbështe-tur në elementet e ndërtimit të veprës letrare, fillet e veta i ka në fund te viteve të 50-ta apo në fillim të viteve të 60-ta të shek. XX[1].

Pra ju pjesëmarrës të nderuar me sa dëgjuat këtu kufiri midis modernes e postmodernes është vështirë të determinohet e të përcaktohet saktësishtë, por mbase Halimi i ka hasur këto dy elemente te krijimtaria e Zejnulla Rrahmanit na e ka dhënë një shtysë për të rishikuar edhe krijues e tjerë se vërtet a ka në krijimtarin ë e tyre elemente të kësaj rryme letrare. Kur e themi këtë kam parasysh se koha kur është shkruar vepra letrare e Zejnulla Rrahmanit, nuk përkon me paraqitjen e rrymës së re letrare, apo më mirë të themi se autori Rrahmani do jetë në mos themelues atëherë do jetë nismëtar i kësaj filozofie të shquar letrare.

Dihet mirëfilli se do tekst letrar në diskursin e tij përmban elemente të strukturës  leksikore, grafike, metrike, konceptuale, tematike e përmabjtësore që shtjellohen qarqet e trajtesave formësore për t`u vlerësuar nga kritikët letrar, nga studiuesit e nga lexuesit për ndikimin e qasjes përcaktuese të zhanrit letrar. Ndërsa studiuesi Scot Lash, ashtu si edhe Anthony Gidens postmodernen i referohen anës sociale.  Nuk është e zakonshme citojmë, në kohën tonë që një mendimtar të arrijë një famë të tillë ndërkombëtare dhe të ketë një ndikim të tillë në mendimin shoqëror, saqë vepra e tij të citohet më shpesh edhe se veprat e klasikëve në këtë fushë. Anthony Giddens është, pa dyshim, një i tillë. Giddens kuptoi nevojën e rivlerësimit të traditës klasike dhe të riformulimit të një teorie sociologjike moderne, në të cilën të integroheshin dhe të sintetizoheshin më mirë roli i objektit dhe i subjektit, i aktorit social dhe i strukturës sociale, i individit dhe i shoqërisë, i analizave mikro-dhe makro-sociologjike.

ANDAJ EDHE STUDIUESI YNË Fatmir Halimi I ka hyrë rivlerësimit të traditës klasike për të gjetur elemntet e moderns dhe postmodernes tek autori në fjalën studiuese.Gjatë referimit të tij në këtë vepër, poe lidhim edhe me ngjarjen e cila ndodhi të shtunën  kur morëm lajmin e vdekjes së shkrimtarit të shquar Umberto Eko të cilin në librin pauses e përmend Halimi që i takon edhe ky kësaj periudhe të kësaj rryme letrare me romanin “Emri i trëndafilit” 1980 e në letërsinë tonë shkrimtarë që përfshihen në këtë  zhanër janë : Zejnulla Rrahmani, Rexhep Qosja, Anton Pashku etj.

Ndalet te romani I Rrhamnait “Zanoret e humbura”, ku citojmë: Në rastin tonë titulli Zanoret e humbura e lehtëson interpreti-min sepse që nga titulli krijojmë një përfytyrim se mungojnë zanoret për një fjalë, për një emër, mbi-emër apo çfarëdo qoftë ai. Ndërsa teksti që na e ofron autori në romanin  Zanoret e humbura është mjaft i vështirë dhe i ndërlikuar për t’u kuptuar si përmbajtje dhe për ta interpretuar me diskursin kritik. Kjo ndër-likueshmëri vërehet përgjatë gjithë veprës që nga fi-llimi e deri në fund, e jo siç ngjet në shumicën e ras-teve te shkrimtarët e tjerë vetëm në faqet e para e mandej rrëfimi shkon rrjedhës së vet. Por këtë autori nuk e bënë rastësisht, e bën qëllimisht me një vetëdi-je të lartë artistike e letrare, siç bëjnë shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë botërore. Te këta faktor të determinizmit që i citon studiuesi që nuk kanë një fushëveprimi kronologjikishtë e që nuk kanë konceptin kontestual primar na lë në primatin kritik të derminimit e krahasimit qëllimissht nga autori për veprën si një ngritje konceptuale e kuptimore të romanit që ka bërë krahasim me autorët ndërkombëtar.

Krejt në fund që të mos ua marr kohën mund të themi se ky libër është një bazë e shtresimit studimor të vlerësimit konceptual të rrymimit letrar të ciklit postmodern te romansierit  Zejnulla Rrahmani një vend mbase meritor nëse kjo tezë e paraqitur në të ardhmen do të mbështetet e përkrahet edhe nga studiuesit e tjerë të teorisë së letërsisë e të kritikës letrare. Fatmir Halimin e përgëzojmë për veprën që na e ka afruar për studime të mëtejme e në këtë frymë e në këtë drejtim, sepse vlerësimi e përcaktimi i akcilës vepërletrare në rangjet e letërsive evropiane e botërore vetëm sa do  e ngriste vlerën e autorit, të kritikës letrare e të studimeve letrare në tërësi. Shëndet autorit juve pjesëmarrës të nderuar lexim e edhe vlerësim ju kërkojmë që të bëni pasi që ta lexoni këtë studim të Halimit.



[1]Peter V. Zima: Moderne/Postmoderne (Gezelschaft, Fhilosophi, literature)

Botues: A. Francke, Verlage Tubingen und Basel, zëeite Auflage, 2001, f. 25



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx