Kulturë
Pal Neçaj: Elegji për Drejtorin
E diele, 06.03.2016, 02:45 PM
Pal Neçaj
ELEGJI PER DREJTORIN
(Kushtuar Zef Dodës)
Telefoni më ra nga dora
riga loti më lëshuan sytë,
kur m' thanë: vdiq Zef Doda,
miku im që n'kohë të rinisë.
E kujtoj atë vigan burri,
ish normalist i Elbasanit,
pishtardrite i Nikaj-Merturit,
mësues për jet'i atij vëndit.
Kujtoj ditën që u hap'shkolla,
vite të rënda të Çlirimit
rrëze dielli hyn Zef Doda,
ditën e parë t'orës mësimit.
Ne ishim shokë, ishim koleg,
shumvite kemi punuar bashkë,
nga zëmra Zefi, kurrë s'më del,
Tropoja do ta kujtojnë gjatë.
Than'Zefi paska ndrruar jetë,
lotojn'nxënësit tani flokbardhë,
shumë janë me universitetë,
nuk harrojn'mësuesin e parë.
Tash tre brëza nxënësit e tij,
kujtojn'drejtorin me përmallim,
gjyshër e nipa me shum'dashuri,
të gjallë Zef Dodën, ruajn'kujtim.
Pasionant kur jepte mësim,
I dashur me nxënësit gaznor,
metodë: bisedën e krijim,
qartësi, bazamënt shkëncor.
Malësor i thjeshtë, burr'zakoni,
drejtues i aftë shëmbullor,
nga kolegët s'harrohet drejtori,
i thellë në mëndime dhe shoqnor.
Nipi i të madhit Prël Tulit,
gjithmon'mbetët në zëmrat tona,
drejtor shkolle i Nikaj-Merturit,
jeton vepra, nuk vdes Zef Doda.
Drejtori s'trashëgoi prona
nuk ka lanë aspak kapital,
shkroi histori edhe proza,
u la fëmijve “ Faqën e bardhë”.
Miku i ti shkroi këto vargje,
i erdhën n'mëndje si ujvare,
pëngës harrimi, kujtim i gjallë',
sa t'këtë Shqiptarë në male.
-----------
- Per ZemraShqiptare, nga NY. USA. Mars 2016-