E hene, 29.04.2024, 02:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Shaban Cakolli - Tokë dardane

E merkure, 09.03.2016, 08:36 PM


TOKA SI SIMBOL DHE METAFORË E POEZISË

Shaban Cakolli “Tokë dardane“,  Dodona,  1996

Nga Dibran Demaku

Toka-nënë, planeti në të cilin jetojmë është bërë shpeshëherë simbol dhe mataforë në krijimet artistike të artistëve të të gjitha llojeve të krijimtarisë.Ajo, pra toka-nënë e cila na e dhuron jetën, na e rritë shtatin dhe në fund na bën vend në gjirin e saj, është vetë simboli dhe matefora e jetës sonë.Andaj si e tillë ajo ka zënë vend të merituar në krijimet artistike të krijuesëve në të katër horizontet e saj.

Toka-nënë, edhe në veprat e artistëve shqiptarë ka zënë atë vendin meritor, apo të themi shkurt e shqip ka zënë Krye-vendin që i takon.Themi kështu, pasi që dihet botërisht se shqiptari historikisht ka qenë i lidhur me tokën, për të cilën shpeshëherë e ka lënë edhe kokën!Andaj,  rrjedhimisht kësaj edhe veprat më të realizuara të krijimtarisë artistike do t`i kushtoheshin vetë tokës-nënë!Në veprat e artistëve shqiptarë, të lidhura ngusht me token, sepse tokë do të thotë-jetë, sikur e ndjenë erën e dheut, sikur e ndjenë gurgullimën e ujit, sikur e ndjenë atë ajrin e lehtë pranveror, të cilin e thithim me aq kënaqësi!Me një fjalë shqiptari dhe toka janë një binom që kanë jetuar bashkë në lashtësi, janë një binom i pandarë edhe sot dhe do të jenë të tillë derisa të jetojë shqiptari dhe toka-nënë!...

Një vepër letrare, në vepër poetike, e cila pothuajse fillim e fund është e lidhur, apo si të thuash është simbol dhe metaforë e vetë tokës-nënë, është vepra poetike me titull”Tokë dardane” e Shaban Cakollit.Edhepse është vepra e parë poetike e poetit në fjalë, mbase nuk e teprojmë nëse themi se ajo është vepra më e arrirë e tij në krejt krijimtarinë e tij poetiko-letrare!Dhe ajo për faktin se kjo vepër poetike, si të thuash është e lidhur me token-nën si mishi me kockën!Shaban Cakolli në këtë libër poetik, sikur e ka shkrirë tërë dijen dhe tërë talentin e tij poetik, në mënyrë që poezia e tij të dali sa më e realizuar artistikisht!...

Kur këtu e dhjetë vite më parë, pas një takimi letraro-artistik, në të cilin takim do të njiheshim për së afërmi, sepse nëpërmes poezisë kishim vite që njiheshim, do të ma dhuronte librin e tij të parë, edhepse tashmë ai kishte disa vepra të tjera poetike pas vetës, në përkushtimin e zakonshëm do të shkruante:-“Miku im poet, po ta dhuroj librin tim të parë poetik” Tokë dardane”, sepse edhepse është libri im i parë, mendoj se është libri im më i realizuar si vepër poetike!Andaj po t`a dhuroj, me shpresë se do ta lexosh dhe do t`a ruash si diçka të veçantë, ashtu siç e ruan dhe kujdeset prindi për fëmijën e parë, apo siç e ruan njeriu në mendje gjithmonë dashurinë e parë!”

Dhe edhe unë e ndaj të njejtin mendim më poetin, sa i përket kësaj vepre poetike.Në tridhjetë e shtatë poezitë e këtij vëllimi poetik, secili lexues do ta ndjejë atë ndjenjën e sinçertë dhe  atë dashurinë e pakufishme të poetit për token e tij, për atdheun e tij-Kosovën, e që në vargjet e tij poetike vjen në formën me emrin e lashtë Dardani, apo tokë dardane!Në poezinë “Dardania” poeti Shaban Cakolli thuajse e shkrinë tërë artin poetik me një ndjenë sublime dhe me një dashuri të pakufishme për token e të parëve të vetë, rrjedhimisht token e tij dhe të pasardhësve të tij që emrin e ka Dardani:-Ja këto janë ato vise/ku pemët piqen në dimër/ e lulëzojnë në verë.Fëmijët dardanë/këmbëzbathur ecin/ nëpër acarin e shekujve/për të arritur në token e premtuar.Kjo tokë është Dardania/ e gdhendur në atë mburojë/ që e mbajnë/luftëtarët e saj/ nëpër betejat që s`i regjistroi/ historia…

Edhe poeti Shaban Cakolli do t`a ketë atë fatin e hidhur, që token e vetë, Dardaninë e tij të dashur ta lë dhe t`i marrë rrugët e mërgimit!Veçse ai kurrë, ama bash kurrë,  nuk do të ndahet shpirtërisht dhe mendërisht nga Dardania e tij.Vargjet më të dhimbëshme, por edhe më të realizuara, pikërisht kësaj plage të përherëshme shqiptare-mërgimit ai nëpërmes poezisë do t`i këndojë kështu:-Jam udhëtar/ që kërkon Itakën e vet.Meridianeve të Europës/shëtita/ nëpër hotele luksoze kam fjetur/dhe asnjë çast pushimi/ nuk pata.As buka s`pat shije/ as uji i kroit/ pa i prekur nëna ime.Shesheve të qyteteve/ u mungonte aroma e blirëve/ të buzërrugëve të mia.Dhe vazhdoj rrugën/ dhe s`di kush më shtyn/ e në Itakën time s`arrij kurrë…

Dhëmbja për atdheun e lënë prapa, nën robëri, dhëmbja për të afërmit, dhëmbja për nënën sikur e kanë sfilitur zemrën e poetit, i cili nëpër rrugët e gurbetit e djeg malli për gjithçka që ka lënë në Dardaninë e tij:-“kur e lash shtëpinë/dhe ika nëpër botë/nëna deri te pragu i shtëpisë/më përcolli me lotë.Ika unë i mjeri/nëpët baltë e terr/nëpër shteg ylbeti/ vajta drejt në ferr.Dielli rri i ngrirë/ në qiellin e huaj/ duke ma ngrohë jetën/me javë e me muaj.Rrudhat e pleqërisë/ s`ma shuajnë atë zjarrë/ që në vendin tim/ të kem një cope varr…

Strofa e fundit e poezisë “Malli” sikur e shpalos atë ndjenën dhe dëshirën e tij që së paku varrin ta ketë në vendin e tij, në Dardaninë e dashur!E shkruar pothuajse në fillim të mërgimit të poetit, strofa e fundit e poezisë në fjalë sikur mbetët një testament i poetit Shaban Cakolli!I tretur në mërgim, larg Dardanisë së tij, ai mbyll sytë tepër i ri.Ai mbyll sytë dhe ikën nga kjo jetë, që për të kishte rezervuar vuajtje e krajata shpirtërore, por prapa e lë poezinë e tij e cila do të jetojë në shekujt që vijnë së bashku me Dardaninë e tij,  e që sot e mot e ka emrin-Kosovë!...



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora