E enjte, 01.05.2025, 12:13 PM (GMT+1)

Mendime

Nafi Çegrani: Kapllan Resulnegoviçi është grabitës

E diele, 13.09.2015, 02:57 PM


Kush e ka shkruar  romanin  “Tradhtia! ?

KAPLLAN  RESULNEGOVIQI  ËSHTË  GRABITËS !

Ose: E vërteta për romanin që bëri  bujë …

Nga Nafi ÇEGRANI

Siç dihet edhe më herët janë hedhur  e parashtruar mori mendimesh e hupotezash, polemika e dilema rreth romanit më të famshëm të  letrave shqipe  “Tradhtia”, ose gjegjësisht rreth mistereve të  “autorit” fantom Kapllan Resulit, alias  Kapllan Resulbegoviq – Buriqi,  i  vetëquajturi  “akademik”, në ishte ky  ai që e shkruajti këtë roman, apo grabitës  të cilit UDBJA jugosllave për të realizuar planet  e veta të spiunazhit, ia përgatiti  dhe servoi  dorshkrimin përmes bashkepunëtorëve  të vetë, dhe në  kohën kur ky i mjerë gjendej në burgun  e “Idrizovës,,  duke   përshkruar  tekstin nga origjinali në disa fletore shkollore , dhe sipas planit sekret të UDB-së të njëjtin, pas “aratisjes” së tij në Shqipëri, ta botonte  sikur të ishte ky autor . Kapllani si njeri  i  dobët dhe  i pamoralshëm, duke e shikuar se kjo ishte krejtësisht e mundur që romani të botohej ashtu siç ia kishin dhënë instruksionet agjenturore   udbashiane, me vite e dekada heshti të vërtetën, se autori i  vërtetë ishte dikush tjetër, shtirej kinse ky e ka shkruar  romanin e famshëm  si vepër që  në vite e dekada bëri lavdinë e tij.

Por, në të vërtetë, KUSH E KA SHKRUAR ROMANIN  “TRADHTIA “?

Atëherë, për hirë të së vëretëtës të shkojmë rradhasi:

Romani  “Tradhtia”  është një vëpër që  brezi im e ka lexuar me aq ëndje qysh në rininë e hershme, të viteve ‘60, sidomos pas viteve ‘90, ishte botuar e ribotuar disa here. Nga arkivat e fshehta të UDB-së / të cilat tani gjenden  të vendosura në Bazën qendrore të UDB-së jugosllave në Batajnicë  të Beograd/ del qartazi se K. Resulbegoviqi nuk ishte autor i vertet që të kishte shkruar romanin ,,Tradhetia,, që për gati gjysmë shekulli ishte hequr si autori i tij, por nga dikush tjetër të cilit i ishte vjedhur përdhunisht në banesën e Prof. M. Dumanit gjate bastisjes…

Pas grabitjes, “autorësia” ishte gatuar në kuzhinat e errëta të UDB-së dhe autori i vërtetë i romanit “Tradhtia” ishte zhdukur barbarisht, që kurrë të mos merrej vesh se çfarë kishte ndodhur e si ishin stisur “gjërat” nga “ustallarët” e shërbimeve të fshehta në Shkup dhe relacionin Beograd. Dhe, ai që u gjet e u pagëzua si autor, ai që ka gati gjysmë shekulli që po nënshkruan autografe në faqen e parë të romanit “Tradhtia” dhe është në një luftë të pashpallur, por të vazhdueshme me shkrimtarët dhe botuesit më të mirë të letërsisë shqipe, me Ismail Kadarenë dhe me cilindo që i pat dale përpara, nuk mund të ishte një njeri i rastit, as i zakonshëm. Ai ishte Kapllan Resuli, alias Kapllan Resulbegoviq- Buriqi, një mësues dhe shkrimtar i dobët, që kishte botuar sprovat e tij të para në shtypin e kohës, por që nuk kishte ambicie të vetme të tij vetëm mësuesinë dhe letërsinë. Ai kishte parapëlqyer të ishte edhe bashkëpunëtor e spiun i shërbimeve më te zeza të Jugosllavisë, duke pranuar pa mëdyshje të bënte gjithçka që i kërkohej, sepse të tillë ishin demonët që përlesheshin ne shpirtin e tij të trazuar. Ai ishte thjesht një bir plangprishës i kombit shqiptar dhe, të gjitha që kishte thënë e shkruar për veten nëpër vite, vuajtjet, përndjekjet, persekutimet, burgjet e njëpasnjëshme, nuk ishin veçse një fasadë e shëmtuar. Spiun andej, spiun edhe këndej, çudi e madhe me atë njeri sherrxhi e zhurmëshumë zullumqar e ndjellakeq siç  është I vetëquajturi “akademik”! Çudi me këta njerëz dhe me atë kohë të mistershme, e cila nuk të merrte vetëm jetën fizikisht, por të vriste edhe talentin, edhe identitetin, veprën e artin tënd, vetë përjetësinë...

Nëpër stenda e panaire, por edhe pothuajse në të gjitha libraritë e trojeve shqiptare ku shitet libri shqip, romani “Tradhtia”, (që në thelb të tij është historia e Ulqinit e piratëve të detit dhe luftërave të mëdha me turqit), nuk kishte shitje. Njerëzit i largoheshin atij libri, si murtajës, jo për shkak të titullit të tij, as të përmbajtjes, por për shkak të emrit të autorit, që kishte mbi shpinë mallkimin e brezave dhe të trojeve shqiptare. Nëpër netët e tij letargjikë, atë e ndjek pas një hije, e mundon e i shfaqet si lugat nëpër ëndrra një emër, emri i atij që humbi nëpër humnerat e burgjeve të tmerrshme të UDB-së, i atij që shkroi romanin “Tradhtia” dhe nuk e pa të dilte asnjëherë në dritë. Kockat e lodhura e të munduara të atij njeriu, rrotulloheshin e trandeshin në varrin e ftohtë dhe kërkonin shpagim. I vetmi njeri që nuk e kupton këtë fatthënë kobzezë, këtë hata që e ka shkaktuar dhe gatuar me duart e tij, është Kap1lan Resuli. Madhështor në marrëzinë, të shkuarën dhe poshtërsinë e tij atij nuk i shkon kurrë në mend se ka një përqasje të çuditshme mes titullit që zgjodhi dikur për romanin e vjedhur dhe jetës së tij të errët dhe të ndërlikuar. Por zoti është i madh. Rrugët e tij, të cilave ne u themi rrugët e fatit, janë vërtet të panjohura e të mistershme por shpesh prej tyre na vijnë mesazhe si nga përtejkohërat.

Në vitet e rinisë, kisha dëgjuar të flitej për Kapllan Resulin, një ,,shkrimtar,, të ri, që ,,premtonte shumë.. , por u befasova kur u njoha me dosjen e tij voluminoze në vitin 1971, të cilën e lexova me cilësinë e oficerit analist-operativ të SDB-së në Shkup. Siç e thashë, kisha dëgjuar të flitej shumë edhe për romanin “Tradhtia” dhe, i nxitur nga kureshtja, me pretekstin se më duhej dosja e Kapllan Resulit “për një punë zyrtarë”, e tërhoqa dhe e lexova me shumë vëmendje. Ishte një dosje e formuar që nga mesi i viteve ‘50, me formularë të veçantë dhe e ruajtur me miratimin e krerëve të lartë të UDB-së nga Beogradi. Gjithçka që lexova në atë dosje famëkeqe, të sekretuar e koduar, më tmerroi. Kishte në të emra njerëzish, referate dhe raporte, elaborate dhe plane që mbanin siglën “Strogo pov” (Tepër rezervat). Ato që më befasuan më së shumti, ishin faktet që tregonin se romanin “Tradhtia”, që bëri bujë aq të madhe nuk e kishte shkruar kurrë ndonjëherë Kapllan Resuli”. Anatomia dhe historia e këtij romani me të vërtetë mahnitës, është shumë e gjatë dhe fillimet e tij i ka në disa faza, më kryesoret ndër të cilat ishin grabitja e materialeve të një studiuesi e veprimtari të njohur të çështjes së Kosovës, përpunimi dhe plotësimi i dorëshkrimit të romanit sipas direktivave të UDBsë, redaktimi e korrektimi i tij dhe më pas, botimi dhe propagandimi i tij, me një autorësi të re. Pastaj vijnë me radhë përkthimi i tij në gjuhën serbe dhe..... botimi edhe në Shqipëri, pas daljes nga burgu, arratisjes nga Kosova dhe vajtjes atje të “autorit” të sajuar, arrestimit të tij heqjen e romanit tërësisht nga qarkullimi, ribotimin e tij disa herë radhazi pas viteve ‘90, kur autori kishte fituar statusin e emigrantit politik në Zvicër nga gjithçka që thashë më lart, del se romani “Tradhtia” është një libër që ia vlen të lexohet dhe të zërë vend nderi në çdo librari e bibliotekë shqiptare. Vështirë se ka ndonjë shqiptar të moshës sime që të mos e ketë marrë në duar atë libër dhe të mos e ketë shfletuar me ndjenjën e një nderimi të thellë, si të ishte fjala për diçka të shenjtë.

… Ngjarjet  historike të cilat përfshihen në romanin ..Tradhtia,, kanë ndodhur realisht dhe në rrethana e kushte shumë të ndëtlikuara shoqërore e politike të kohë ku autori I panjohur me nj? prirje dhe shkathtësi të veçantë i lidh, dhurrë dhe ndërlidh me stilin e bukur të të shkrojturit dhe mbarështrimit të çështjes si nga aspekti romanesk e artistik, e ku autor I mundshëm ka gjasa të jetë  profesori I gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Presheva, Haki Limani!

Ose nga ana tjetër ta kishte shkruar mësuesi H.Koka, në strajcën e të cilit, pas likuidimit më brigjet e Drinit në zonat e Hasit të Prizrenit, UDBJA konfiskoj dorëshkrimin e tij…! Koka ishte mësues dhe për grua kishte Rabën, motrën e Hasan Rremnikut, dhe ka gjasa se I ka njohur mirë situatat dhe gjëndjen rreth tragjedive dhe historisë tragjike të popullit shqiptar të këtyre aneve të Gjilanit e gjer ne Anamoravë e  grykë të Kaçanikut / ku skalit portrete interesante për romanin e shkrojtur…/ E këto I di vetëm UDBJA e cila ende i ruan arkivat secrete në  bazën e saj Batajnicë të Beogradit…

 Arben Presheva, personazhi kryesor i veprës dhe heroi i rezistencës kosovare mishëron cilësi dhe veti morale dhe artistike që përputheshin me figurën e njohur të Fadil Hoxhës. Edhe Qemal Agolli shihte gjëra të përbashkëta me pesonazhin e Skënder Preshevës etj. Të cilët autori / por jo Kapllan Resuli/ I ka njohur personalisht, ka biseduar me to, ka shkruar skica dhe portrete te tyre real e që më vonë I ka sintetizuar edhe në romanin në fjalë.

Aktiviteti patriotik i Abdullah Preshevës e nxiti autorin /ende të pa njohur saktësisht/ për të krijuar një figurë legjendare, një hero të padiskutueshëm, nga më të spikaturit në letërsinë tone. Heroi dhe personazhi kryesor është i riu tipik kosovar i ushqyer sa nga ndjenja patriotike, aq edhe nga parimet ideo-politike dhe morale të kohës.

Me vizionin e botës së re ai lufton heroikisht kundër nazifashistëve pë çlirimin e vendit, përkrah serbëve, por i tradhëtuar prej tyre, bëhet simbol i tragjizmit të poullit shqiptar në kohët moderne. Ky tragjizëm, kjo tradhëti e pashoqe është boshti qëndror i romanit, që përbën edhe pathosin e tij, që konkretizohet tragjikisht edhe në titullin kapital të veprës.

…Konflikti në romanin TRADHTIJA është tepër i ashpër. Ai zhvillohet në dy faza. Në fazën e okupimit fashist italian të Kosovës dhe faza e dytë vijon me okupimin nazist gjerman. Është koha e  fillimit të krijimit të zonave të lira dhe të çliruara nga forcat partizane, që përbëheshin nga elementë të të gjitha kombeve e minoritarëve të Kosovës.

Është periudha e fillimit të luftës frontale të popullit kosovar për liri, kur nacionalizmi ekstrem i të gjithë forcave politike nxjerr krye, me gjithë përpjekjet e ethshme që bënte për tu fshehur nën “puplat e pëllumbit”, duke trumbetuare marrëdhëniet vëllazërore mes popujve të Kosovës e të gjithë Balkanit. Kësisoj vepra ka jo vetëm nivel të lartë artistik, por edhe bazë reale dhe historike. Ngjarjet në roman janë vendosur jo pa qëllim në trevat etnike shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë.

Ngjarja zhvillohet në zonat  Kaçanik-Gjilan-Preshevë-Kumanovë që përfshijnë brigjet e lumit  Morava dhe Anamoravë, /ku përmenden edhe emra vendesh e toponimesh të këtyre anëve, të cilat nuk ka pas mun dësi që t I këtë në dijëni Kapllani I cili hiqet si autor/…! E që tërë kjo dramë shtjellohet bukur në romanin ,,Tradhtia,, !

Pra,personazhi kryesor I romanit që bëri bujë dhe lavdi të madhe është Abdullah Krashnica Presheva / në roman si Arben Presheva/, jeta dhe veprimtaria e tij është kjo:

Abdullah Krashnica Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare.[3], dhe gjerësisht mori pjesë në të gjitha lëvizjet gjithëkombëtare shqiptare. Në moshën dyvjeçare Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe ai mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në Preshevë. Qysh në vegjëli u desh të kujdeset për familjen dhe shtëpinë. Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Abdullah Krashnica si shegërt u punësua në dyqanin e Haxhi Qazim Maliqit në Preshevë, familje e ardhur nga Miratoci. Më vonë hapi një dyqan me Fahredin Rrahmanin. Dyqani i Fahredinit dhe ai i Hetem Meqës-Gjakova dhe djalit të tij Ibrahim Gjakovës në Preshevë u bënë vend i takimeve të bashkëmendimtarëve të Abdullahut dhe veprimtarise se tij patriotike në Preshevë e më gjërë. Në këtë kohë Abdullah Krashnica shumë lexoi dhe bleu një rdio aparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe ndodhitë në Preshevë me rrethinë dhe më gjërë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë mirë. Ndikim të madh tek Abdullahu pati edhe kushëriri i tij Shaip Mustafa-Krashnica, i cili në atë kohë, para LDB kreu Medresen në Shkup dhe më vonë ishte student i rregulltë i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Beogradit.Shaip Mustafa, në Kryengritjen e Shkupit vuri Flamurin Kombëtar në Urën e Gurit në Shkup, më 1941 dhe ishte një prej themeluesve të LKpÇB. Abdulla Krashnica merrej edhe me sport, luante fudboll në klubin “Karadak” të Preshevës dhe ishte anëtar i Shoqërisë kulturore “Hamnijet” të Preshevës,e cila u themelua më 1937.

Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më 1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të rrethit të PKJ në Preshevë dhe gjithë veprimtaria e tij ishte përqëndruar në mbrojtjen e popullatës shqiptare, e bullgarë, por edhe nga komunistët e ish-Jugosllavisë, andaj edhe e helmuan dhe vdiq më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit, në kohën kur më së shumti i duhej shqiptarëve të Preshevës dhe më gjërë. Hapja e arkivave do ta dëshmojë edhe veprimtarinë patriotike të Abdullah Krashnicës, i cili luftoi dhe veproi për çlirim dhe bashkim kombëtar, konform nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit .

…Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të madhe dha organizata partiake e Kumanovës. Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia[5]. Celula partiake e Preshevës pati kontakte të vazhdueshme me organizatën partiake të Kumanovës, kontaktet i mbanin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Shaip Mustafa. Gjatë vitit 1942 dhe pothuajse gjatë gjithë periudhës së LDB ka pasur lidhje të ngushta me organizatën partiake të Kumanovës dhe të Gjilanit. Kontaktet e organizatës partiake të preshevës me rininë përparimtare të Gjilanit datojnë që nga viti 1938, vazhdojnë gjatë dhe pas LDB. Të themi se Gjilani deri më 1942 nuk pati organizatë partiake. Në këshillimin e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë që u mbajt në Berbole, në korrik të vitit 1942, organizatën partiake të preshevës e përfaqësoi Xheladin Kurbalia. Organizata partiake e Preshevës ishte e lidhur me KK të PKJ të Kosovës prej nëntorit të vitit 1943 deri në qershor të vitit 1944, kur edhe Abdulla Krashnica ishte sekretar i Komitetit të rrethit të Gjilanit. Kontaktet e para me organizatën partiake të Bujanocit vehen në vitin 1942, nëpërmjet të selim Selimit. Me qëllim të intensifikimit të Luftës antifashiste, u shqyrtua mundësia e formimit të “Aradhës së Dupillës” e cila do të kishte për detyrë mbrojtjen e rajonit të Luginës së Preshevës, Luginës së Vardarit dhe të Anamoravës së Gjilanit. “Gjatë periudhës së pushtimit bullgar, në zonën e Preshevës vepruan dy grupe politike shqiptare. Njëri grupim veproi në kuadër të PKJ në krye me Shaip Mustafën, Abdullah Krashnicën, Selim Selimin, Xheladin Kurbalin etj, e qëllimi  tyre  ishte që të  bvënin të pamundshmen  për krijimin e Shqipërisë Etnike. Në këtë grupim bënin pjesë: Ali Syla, Limon e Ali  Staneci, Ajet Rainca etj.

Ibrahim Kelmendi I cili gjatë vendosjes se Kapllanit në Zvicërm ja se çfarë shkruan:

,, …Duke gjurmuar për ish-Kapllan Resulin shqiptar, tani të konvertuar në serb si Kapllan Buroviq, gjeta edhe shpifje ordinere, sikur unë qenkam pasuruar duke ia botuar romanin TRADHTIA në 100.000 ekzemplarë në vitin 1991, por që i paskësh dhënë “autorit” Kapllan vetëm 500 DM.

E vërteta e ati “incidenti” është se në janar të vitit 1991 u interesova për fatin e ish-Kapllan Resulit, atë e sistemova në Hotel Arbana në Tiranë (meqë nuk kishte banesë) dhe bëra një kontratë me te për të botuar romanin TRADHTIA. Detajet nuk më kujtohen tani, por ndoshta honorari duhet të ketë qenë 10.000 USD. Duhet të ia kem dhënë paradhenie 2.000 USD dhe pjesën tjetër pasi të shitej romani. Brendësia e romanit u shtyp në 10 mijë kopje, me letër që e kisha importuar nga Gjermania. Po përgatitej kopërtina. Kapllanin e luta të shkruante biografinë. Kur ma dorëzoi e kishte bërë mbiemrin Resulbegoviq dhe kishte paraqit gradën e anëtarit të Akademisë në Skopje. Niveli dhe mënyra e formulimit me irrituan. Por nuk prishte punë shumë, meqë do ta dorëzoja për redaktim. I them se do ta përmirësoi edhe mbiemrin dhe do ta shkruaj në shqip Shkup. Ai më kërcënoi se do të me denonconte në prokurori po ia ndryshova biografinë që e kishte shkruar. Ia grisa biografinë, e shava dhe e dëbova. Në Shtypshkronjë bëra njoftimin se romanin e botuar ta hedhin në mbeturina… Sepse, në ndërkohë u informova se ish-Kapllan Rsuli paskësh qenë spiun jugo-sllav dhe se dorëshkrimin e romanit TRADHTIA ia paskësh dhënë UDB-ja, kur e ka përgatit për ta angazhuar si spiun në Shqipëri  !,,

Studiuesi Fehmi Ajvazi ka bërë hulumtime për të gjet autorin e vërtet të romanit. Ai ka piketuar dy autorë të mundshëm:

“Mësuesi H.K. (nga fshati Kokaj, i Gjilanit) dhe Haki Limani (profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe nga fshati Tërrnavë e Preshevës). I pari, është likuiduar së bashku me gruan e tij dhe me patriotin Hasan Alia duke e kaluar lumin Drin (në zonën e Hasi/ Prizren) në tentim për të dalë ilegalisht në Shqipëri. I dyti, Haki Limani është aksidentuar për vdekje (mbase me qëllim) në afërsi të “Radio Prishtinës”, në Prishtinë (ka qenë në shoqëri me poetin Azem Shkreli, dhe me një person tjetër).”

Një gjë është sigurt, Kapllani vet nuk ishte autori. Secili që është marrë me atë tematikë, ka shtruar pyetjen: përse Kapllani nuk shkroi dot pastaj ndonjë vepër tjetër letrare, të përafërt me romanin TRADHTIA, gjatë viteve 1963-1970, sa kohë që ishte mësues historie në Lushnjë, ose nga viti 1991 deri tani?

Dhe, e vërteta duhet zbardhur po se po, duhet dal në shesh edhe për interesin publik!

Nafi ÇEGRANI



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx