Mendime
Caka?: Për Hazbi Topojanin nga sllavo-maqedonia
E shtune, 12.09.2015, 08:02 PM
Vetëm për HAZBI TOPOJANIN nga sllavo-maqedonia. Herë shkruan çirilic e herë me nje shqipe të qaluar!!!
Nga Afrim Caka?
TË QENIT FETAR
Le të ecim me fakte.
Unë e quaj fetar njeriun që vazhdon të rritet në dashuri, në mirëbesim dhe që vazhdon të përhap dashurinë, lumturinë e vet nëpër gjithë qenien e tij pse jo edhe për të tjerët.
Sot zotrimi i fesë në Maqedoni dhe në Kosovë janë të lidhura me zotrimin e paras dhe të xhëmatit, dhe synimi për të fituar sa më shumë besim te xhëmati, për civilizimin tonë duket aq e pakuptueshëm, shumë individ hargjojnë jetën e tyre pas gjyetis së fesë, stimulojnë thjesht dëshirën ambicioze për të fituar sa më shumë xhëmatë, të ngjashëm me ate të perëndisë.
Disa prej këtyre njerëzve kronikë, të paaftë të gjejnë mirëkuptimin e njerëzve, zhyten te besimi fetar, ku veprojnë po ashtu si më parë. Ata ankohen dhe e ngushllojnë madje edhe veten, por përpiqen, gjithashtu, ta kalojnë barrën e tyre në supet e Perëndisë mirëbërës. Ata mendojnë vetëm për personin e vet. Prandaj për ta është plotësisht e natyrshme të mendojnë sikur Perëndia është një krijesë që gëzon respekt dhe përulje të jashtëzakonshme, që është i zënë vetëm për t’u shërbyer atyre dhe përgjigjet për çdo veprim të tyre. Sipas mendimit të tyre, mund të tërheqësh më shumë vëmendjen e Tij me mjetë artificiale, për shembull, me lutje të veçanta ose me rite të tjera fetare. Me një fjalë, Perëndia i dashur, thjesht nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, por vetëm të merret me hallet e tyre dhe të mos ua ndajë sytë.
Te një përulje të tillë fetare përmblidhet aq shumë herezi, saqë nëse do të ktheheshin kohërat e inkuzicionit, këta fanatikë fetarë, me sa duket, do të ishim të parët që do të futeshim në zjarr. Këta njerëz të harruar, në një tokë të harruar. Një civilizim i izuluar. I shkëputur nga një pjesë tjetër e planetit. Ata i drejtohen Perëndisë, po ashtu si ndaj njerëzve të ngjashëm me veten- ankohen, hundërojnë, por nuk lëvizin as gishtin që ta ndihmojnë veten ose t’i përmisojë kushtet në të cilët jetojnë njerëzit e tjerë. Sipas mendimit të tyre, bashkëpunimi është i detyrueshëm vetëm për të tjerët. Të tilla truke fetare, zakonisht, janë aq larg besimit të vërtetë fetar, sa që natyra e tyre psikologjike bie mjaft në sy. Në ëndërrimet e këtyre individëve fetarë ne zbulojmë prirje analoge, që dalin jashtë kufijve të mundësive njerëzore. Në këto andërrime ne shohim gjeste të zbrazëta, heroizma të guximshme, por ama, në saja të ëndërrimeve të tyre, ata mund të largohen shkëlqyeshëm nga realiteti.
Historia
e sëmundjes së këtyre njerëzve tregon se deri ku mund ta çojë njeriun një
egoizëm i tillë prej mendjemadhi. Në fëmijëri këta njerëz kanë qenë shumë të
mirë dhe të rregullt, por të detyruar për ambicie të tepëruar. Ambicia e tyre
gjenin shprehjen në besimin fetar, për më tepër, këta i kryenin të gjitha ritet
me zell të madh. Nga një herë këta njerëz filluan ta qortonin veten se nuk
ishin treguar aq besimtar, duke deklaruar se kishin shkelur urdhërimin dhe,
kohë pas kohe, e kishin lejuar veten ta pushtonin mendime mëkatare. Si
rezultat, për ditë të tëra këta e fajsonin edhe veten me hidhërim, mirëpo të
tjerëve nuk u lejohej që ta qortonin ata në diçka. Një herë hoxha u përpoq që
t’ia hoqte atyre barrën e mëkateve, duke i spjeguar se, në të vërtetë, ata nuk
Për ne nuk është nevoja ta analizojmë këtë rast më tej, mirëpo ai tregon si ambicia shpërthen në çështje fetare dhe se si arroganca e detyron njeriun ta quajnë veten gjykatës në çështjet e veseve dhe të virtyteve, të pastërtisë dhe të degjenerimit, të së mirës dhe të keqes. Ne e dimë se dashuria ndaj atdheut është dhe mund t’i flakim gënjeshtrat ndaj kulturës sonë dhe dashuria ndaj kombit do të jetë më e çmueshme, se sa jeta... Por në qoftë se e drejta e ligjit flet me zë të lartë, krahas dashamirësisë, deria xhëmati merrë mësimet fetare, atëherë përse natyra njerëzore shfaqet kaq i degjeneruar, saqë emri i tyre të mos dëgjohet me nderim të lartë. Nëna shqipëri është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk janë ca hoxhallar e tru shpërlarë të parët, ndoshta e dhashtë Zoti këta do të janë të fundit! Nëna Shqipëri mundet edhe pa një xhoxhallarë turk dhe pa një Shefqet Krasniq, edhe pa një Irafan siç je ju. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithëkëtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një shqipëri Etnike.
Këta
hoxhallarë tanë dhe i gëzojnë të gjitha të mirat që demokracia ju afron, pastaj
shkruajnë shkrime dhe ulërijnë për turkun duke shprehur dashurin ndaj turqisë.