E diele, 16.02.2025, 02:30 PM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Krizë vlerash?

E premte, 11.09.2015, 07:18 PM


SJELLJE E TURPSHME DHE PA VIZION KOMBËTAR, APO KRIZË VLERASH?

Nga Afrim Caka

Tundu, tundu moj qeveri!

Të gjitha këto figura politike më duken pjesë të hartës së Kosovës, të bërë copë e grimë.

Kush është Kosova?

Është version i sotëm i Dardanis antike, një verison i përçudnuar i saj.

Tema për të cilën po shkruaj nuk është e re, por ndoshta pak kanë shkruar në këtë menyrë për Kosovën në shtypin Kosovar. Ndoshta, por çfarë unë po shkruaj është një pjesë e së vërtetës së vogël lakuriqe. Shkaku i këtij shkrimi është coptimi i trojeve shqiptare.

Së pari, them se ndiej dhimbje, për Kosvën dhe njerëzit vendit timë e ka shumë prej tyre çmitizuesve që u dhimbëset vetja dhe bëjnë pazare për ta shpëtuar lëkurën e tyre. Kërkimi i së vërtetës është guxim për të vërtetën. E vërteta kërkon guxim. Ajo, shpeshherë krijon dhimbje, por a mund të sherohet…?

Gjendja e rëndë në të cilën ndodhen sot shqiptarët në Malit te Zi, në Preshevë dhe në Maqedoni, përveç rrethanave të vështira poltike, ekonomike dhe kulturore etj., e rëndojnë edhe më shumë sjelljet dhe veprimet shumë herë të papërgjegjshme të njerëzve tanë, madje edhe të personave zyrtar, brenda dhe jashtë vendit.

Sjelljet e kryeministrit Mustafa dhe dy ministrave Thaçi e Hyseni në Kosovë, në vendin ku duheshin të angazhoheshin maksimalisht për Flamurin, gjuhën, historinë dhe atdheun që të jetë i pa prekshëm këta zhvillojnë fushatë kundër vendit të tyre, është e papresedencë në analet e diplomacisë shqiptare. Siç kemi mësuar nga marraveshjet e fundit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ju lus lexues të nderuar të komentoni për këtë sjellje të nënshkruesve të këtij akti të turpshëm dhe anti-kombëtar.

Ç’të thuhet lidhur më këtë?¬¬

Të thuash se kjo nuk është sjellje jonormale, Çoroditëse dhe e pahijshme, pak është. Të thuash se është absurd dhe abnormale, nuk mjfton. Jo. Kjo është diçka e paparë dhe e padëgjuar. Një tradhti, një sakandal i rrallë!

Sepse, në vend se të angazhoheshin maksimalisht qeveria e jonë, të cilët me sjelljet e tyre të afirmojnë gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare, por edhe për kombin shqiptar, më shumë se kushdo tjetër në botë.

Në vend se të angazhohen maksimalisht, që kryeministri dhe ministrat tanë dhe në vend se ta mbrojnë dhe ta afirmojnë historinë kombëtare, tre përfaqësues të spikatur të cilët sot me dyshim më të spikaturit janë këta tre ministra, gjë që e kanë obligim jo vetëm moral e kombëtar, por edhe zyrtar e shtetëror, qeveritarët shqiptar të Kosovës e sulmojnë dhe e deskridotojnë më shumë kufirin dhe historinë e vendit të vetë...

Sjelljet e tyre të këtilla në Kosovë, e panjohur në analet politike, e kompromentojnë jo vetëm diplomacin shqipatre, por edhe shqiptarët në përgjithësi.

Shtrohet pyetja, prandaj: si është e mundur që një kryeministër Isa Mustafa dhe dy ministrat Hashim pasha i Brojes dhe Isa Mustafa, ta ushtrojnë edhe me tutje detyrën me përgjegjësi në shtetin e Kosovës?!

Deputetët dhe Parlamenti i Kosovës të rishqyrtojë politikën dhe marraveshjet për demarkacionin e kufirit ndaj Maqedonisë dhe Malit të Zi. Me këtë rast ftojmë opinionin mbarëshqiptarë, subjektet politike e jopolitike, që të jenë koshiente për momentin kombëtar dhe të mobilizohen të gjitha forcat në shërbim të realizimit të interesave kombëtare e shtetërore, si dhe të flaken veprimet që kanë për qëllim përçarjen dhe dekompozimin e fuqisë kombëtare. Çdo shmangienga përcaktimi Kombëtar është kolaboracionizëm më armikun shekullor dhe tradhti ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora