Mendime
Afrim Caka: Pse përkrahet politika e përuljes?
E merkure, 09.09.2015, 07:11 PM
PSE PËRKRAHET POLITIKA E PËRULJES DHE SERVILIZMIT?
Nga Afrim Caka
Kjo Kosovë nuk është ndërtuar vetëm me gurë, por edhe me djersë e gjak...
Debëlldeja dhe Fushatë e malet e Rugovës të dyja kishin vdekur gati në të njejtën kohë. Fill pas vdekjes, qe hapur lajmi pashai “fitimtar” i hypur mbi kalë, Esat pasha i Brojes, do të dilte me Hanifen për të parë trojet pas betejes me bullgar e malazezë. Një zakon i vjetër tradhtarësh për të soditur hatan që e ka bërë.
Në radhë të parë duhet të kemi konsiderat Kosovën e plagosur për dhe... Plagët tona nuk na i sherojnë të huajtë... Vdekja e trojeve tona ishte e çuditshme, si shpagim e fli (kurban) për Hashimin do të vdisnin mijëra hektar toke të ujitura me gjak. Midis tyre edhe prijësi i tokave, Kosova. Për një kohë tëpër të gjatë, tradhtia është fshehur me shumë kujdes. Ende sot nuk dihet hollësit e asaj që ka ndodhur, qoftë te fushat e Debelldes apo te fushat e Rogovës. Duhet thënë se në këto ditë vere, malazeztë i’a përgatitën Kosovës një dhurat të madhe. Që nuk ia mësuam emrin dot...! Ishte një dhuratë plotë helmë për t’i’a dhënë ngushëllimin e fundit.
Jemi tri kombe me gjyhë e me kultur të ndryshme. Feja e kombi janë dy gjëra të ndryshme. Shumë prej qeveritarëve tanë na u sëmurën. Kjo qeveri si hija e vdekjes, sheron disa smundje të vogëla dhe përhapë disa smundje të tjera edhe më të mëdha. Shpërblim më paradoksal s’mund të ketë se ky për malazeztë që vrau e preu dje! Më 2015, politikishtë humbem edhe teritorialishtë, sepse ashtu ishte e përgatitur kjo gjellë nga vetë ne. Shqiptarët nuk mund të presim më, Kosova nuk mund të boshatiset e të coptohet. Mjerimi s’mundë t’i pllakos më familjetë shqiptare dhe krimi e haraqi s’mund të bëjnë më ligje.
Jo rrallëherë në jetën politike dhe ekonomike të vendit tonë arsyetohet logjika të karakterit tërësisht teknokrat. Në Kosovë bien ndesh përditë e më shumë me situata korruptive, klientalizmin dhe nepotizmin. I korruptuari i madh në këtë vend është politikani, e as deputeti, por njeriu shqiptar në brendinë e tyre.
Në kohët e fundit janë shtuar deklaratat e kreut të shtetit, kreut të partisë Punës Kosovare mbi për krahjen e plitikës së pamatur Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Deklaratat e tilla, të cilat, ç’është e vërteta, s’janë diçka e re, sespe opinioni shqiptar është mësuar t’i dëgjojë nën-stop tash e sa vjet, i japin legjitimitet një politike antikombëtare, e cila, plotë gjashtëmbëdhjetë vjet, jo vetëm që nuk ka shënuar asnjë rezultat konkret, kanë mashtruar dhe poshtëruar popullin e vetë, duke qenë vështrues retorike e rënies së përgjithshme të Kosovës dhe zhvendosjes së rinisë së sajë. Kjo qeveri ka prodhuar korrupsion, haraq, krim politikë, varfëri të skajshme, papunësi, shitjen e pasurisë shetërore dhe shpërnguljen e popullsis në masë. Ne duet ta dimë, të gjithë, se populli ashtu siç rritet, ashtu edhe zvoglohet vetë. Nga goditja e jashtme, domethënë e keqja e jonë. Kurse nga e keqja e brendëshme, ajo që ne, e pjellim vetë.
Përveç
kësaj, kryeministri i parë dhe i dytë do të duhej ta dinin se sa i ngushtë
është klani mafioz i Kosovës dhe posaqërisht rrethi i tyre dhe rrethi i
presidencës zhvillon fushatë politike denigruese ndaj të gjithë atyre – qofshin
forca politike a individë me ndikim që nuk pajtohen me politikën e tyre
nënshtruese ndaj armiqëve serbo-malazezë dhe turqë, kurse sektare e përçarëse
në jetën e shqiptarëve të Kosovës. Turqia zbëri gjë tjetër ndërtoj xhamia e
mejtepe, futi përçarjen fetare me zakone të vjetra, ndërsa
Populli Shqiptarë i Kosovës konsideron se pjesëmarrja e delegacioneve shtetërore shqiptare në takime ndëkombëtare dhe vizitat ndërshtetërore duhet të trajtohen si gjasë për ndërkombëtarizimin thelbor të çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve të Malit të Zi, Preshevës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë, kurse qëndrimet që manifestojnë e deklaratat që japin përfaqësuesit tanë duhet të jenë të përshkruara nga fryma e një politike unike kombëtare, që çështjen shqiptare në përgjithësi e konsideron si çështje të një populli të ndarë e të pa çliruar, e jo si çështje të pakicës kombëtare dhe të drejtave njerëzore.
Populli shqiptarë i Kosovës shpreson se lëshimet e tilla, për të cilat u fol më sipër, nuk janë shprehje e një vije të caktuar politike të rastit dhe si të tilla do të shmangën në të ardhmen. Me sa duket tani është bërë shumë vonë. Populli nuk lëviz, çdo gjë është shndërruar në kufom e moçal. Çfarëdo destabilizimi i mëtejshëm i shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës është vetëvrasës për integrimin tonë në qytetëtrimin perëndimor dhe për zgjidhjen e çështjes sonë të madhe kombëtare. Pa stabilitet politikë, ekonomik e social nuk do të ketë më shtetë...!?
Gjithçka dihet! Ta marrë djalli, ta marrë! Punë horrash!
E mira e Kosovës: dorëheqja e Thaçit dhe rrethit të tij. Konfiskimi i pasurive të paligjëshme... Populli është i brengosur thellë për shkak të gjendjes së krijuar politike e sociale. Në rast pakënaqësie ftonë bashkëkombësit tanë të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të shkatrrimit. Momenti kritik kërkon një qeveri të besimit dhe të mirkuptimit kombëtar në Kosovë për vendosjen e paqes shoqërore, një kushtetutë demokratike për institucionalizimin e shtetit ligjor dhe mos coptimin e tokave, zgjidhjen e drejtë të shqiptarëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Prshevës dhe të Çamërisë. Strukturat e korruptuara pushtetore dhe kreatoret e gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të gëzojnë më legjimitetin e popullit për stabilizimin e gjendjes politike në vend.