Mendime
Fehmi Kelmendi: Hallet e popullit shqiptar
E hene, 07.09.2015, 11:31 AM
Hallet e popullit shqiptar
Problemet e shqiptarëve janë të panumërta. Pos tjerash, çështja e kufijve zë vend të rëndësishëm.
Nga Fehmi Kelmendi
Pjesa
veriore e Kosovës me resurse të pasura natyrore dhe njerëzore, e përvetësuar
nga serbët e koncentruar në të pas
luftës, manastiret dhe kishat ortodokse,
me shumicë të shqiptarëve, por të uzurpuara prej pushtuesve dhe kolonialistëve
serbomdhenj, varfëria e skajshme dhe papunësia e popullatës, sidomos të të
rinjve, moskujdesia ndaj luftëtarëve, korrupsioni, ndërhyrja permanente e
Beogradit në punët e brendshme të Kosovës, tensionet e pandërprera në këtë zonë
rreth tentativës për formimin e asocioneve të komunave me popullatën shumicë
serbe dhe një varg problemesh të tjerë
ndikojnë në dobësimin e sovranitetit të Kosovës, mezi të fituar pas periudhës së gjatë kohore
falë gjakut të derdhur të të rinjve brez pas brezi. Politikanët shqiptarë
bastardë e karikatura të shveshura
kombëtarisht si dhe kundërshtarët e gjuhës së njësuar letrare standarde që
është mbrojtëse e kompaktësisë kombëtare dhe
bashkimit të shqiptarëve në një shtet
të vetëm kombëtar , ndarja e identitetit kombëtar në dysh me krijesën artificiale
dhe farse të kombit të ri kosovar, për interesat personale, që
tradhtojnë popullin dhe atdheun. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që
është ngjarje e rëndësishme historike, u bë konsolidimi i organeve të shtetit,
por megjithatë grindjet midis partive politike rivale e konkurrente që luftonin
për pushtet lanë pasoja të paparapara. Urrejtja reciproke për poste dhe ofiqe i
detyron politikanët e sëmurë të bashkohen edhe me djallin e të birin vetëm e
vetëm për ta mbajtur pushtetin e fituar në mënyrë të fëlliqur. Nga ana tjetër
praktika ka treguar se popujt e Ballkanit për shkak të primitivizmit,
origjinës, nivelit të kulturës e
qytetërimit, religjionit, traditës,
përzierjes së faktorit ndërkombëtar nuk honepsen mes vete andaj
bashkëjetesa e tyre në një shtet është iluzion. Pra, nuk ka gjasa për tolerancë
e harmoni ndëretnike veç kush
mashtrohet. Patriotët e devotshëm nuk kanë shans të vinë në pushtet sepse gjatë
gjithë jetës së tyre mbeten konsekuent ndaj idealit të
lartë kombëtar . Elita politike që ka monopolizuar pushtetin e uzurpuar
duke imituar modelin zogist u tregua me koncept konfuz e komprometues. Kundër
saj, ndonëse me patriotizëm të avolluar, opozita e shpartalluar orvatet kot për
ta ndryshuar gjendjen e krijuar. Postet i mbajnë të njejtit persona , herë
–herë, por rrallë me rotacione. Shtresa
e privilegjuar mëton duke i dhënë vetes të drejtë të mbante qyshdoqoftë
pushtetin në duart e tyre. Shihet qartë se aparati shetëror permanent nuk është
stabil. Tipat e tillë nuk dinë të ngopen dot edhe pse njeriu me ndërgjegje të
pastër si në të ngrënë, ashtu edhe në të pirë duhet të jetë i përkorë. Dalja
nga kjo situatë tejet e rëndë varet nga populli . Karikaturave të shveshura kombëtarisht të mos u jepej besimi në zgjedhjet, qoshin
ato lokale apo parlamentare. Epitetet e larta, elozhet e ekzagjeruara, kulti i
personit, lavdratat e pamerituara, falsifikimet, tentativat me karakter
apologjik, janë dukuri tejet të dëmshme. Liderërt e partive politike
kundërshtare reciproke tok me rrymat fraksioniste brenda partive përkatëse as
që interesohen për likuidimin e varfërisë, papunësisë dhe të sëmundjeve të ndryshme. Të peshës së njetë
negative janë edhe ata që shpikën kombin artificial kosovar dhe ata që janë
çuar peshtë kundër gjuhësë së njësuar,
letrare dhe standarde shqipe , nëpërmjet
të së cilës ruhet kompaktësia e kombut, ngase gjuha është tipari kryesor i
identitetit kombëtyar. Cështja shqiptare patjetër duhet ë zgjidhet drejt, e
zgjidhja e vetme e drejtë është bashkimi
i të të gjitha trojeve në një shtet të vetëm kombëtar. Armiqtë, Shqipërinë etnike e ndanë administrativisht në disa pjesë, sot disa
shqiptarë bastardë po dojnë ta ndajnë
edhe kombëtarisht. Mjerisht, spiunët, bashkëpunëtorët dhe sherbëtorët e
pushtuesit serbosllav nuk dhanë llogari për tradhëtinë para popullit. Madje , ata bëjnë pjesë në
klanin e pushtetarëve. Pse shqiptarët në
Maqedoni, Mal të zi, në Serbi e Camëri
të mbeten akoma nën sundimin e huaj. Kërkesa reale të zgjidhjes së çështjes
shqiptare me motive historike dhe etnike u është bërë halë në sy armiqve të
popullit liridashë shqiptar. Shqipërinë natyrale ata nuk ngurrojnë ta quajnë e
madhe, term ky që nuk i përgjigjet fare shtetit etnik shqiptar. Shtet i madh
quhet ai që në kuadër të tij posedon
edhe toka të huaja të pushtuara me forcë
e me dhunë dhe me ndihmën nga jashtë,
siç është faktikisht Serbia, Greqia,
Mali i Zi dhe Maqedonia. Marëveshjet e turpshme : ajo e Ohrid, e Konçulit , e Vjenës, e Bruxelit etj. politikanët shqiptarë i
firmosën dhe tani i mbajnë në
agoni. Fituesit i fërkojnë duart dhe festojnë sihariqin falë diplomacisë së
tyre perfide. Gjaku i derdhur i bijve dhe i bijave tona brez pas brezi shekuj
me radhë po shkilet prej shqiptarëve esadistë e zogistë. Përpjekjet e fqinjve
për ta ricoptuar, madje dhe për ta zhdukur nga faqja e dheut atdheun shqiptar ende po vazhdojnë. Ndër rreziqet e grumbulluara të sheteve
fqinjëve për ta eliminuar nga trevat
historiko etnike autoktone popullin
shqiptar bënë pjesë edhe një numër i tradhtarëve shqiptarë të cilët kanë zakon
të vëhen në shërbim të pushtuesve. Demokracia dhe pluralizmi politik nuk është
kuptuar, as pranuar si duhet, në vend të 3-4 subjekteve politike shqiptarët kanë formuar rreth dyzet sosh, sa
më shumë parti politike, aq më tepër përçarje . Disa figura politike, meshkuj apo femra, përmes transferit politik
u treguan hipokritë. Udhëheqja e partisë më të madhe për nga numri i anëtarëve e
LDK-së u konvertua nga partia komuniste
e Jugosllavisë në demokraci, qëllimi kryesor i saj ishte që me çdo kusht të
merrte pushtetin. Pa i pastruar mëkatet e së kaluarës dhe duart si Pont
Pilati, pa u ndëshkuar fare
për veprimtarinë antikombëtare
këta zagarë shpëtuan pa një ferrë
në këmbë. Me fajin e politikanëve të rangut
zogist shihet qartas korrigjimi i
kufijve administrativ të Kosovës në favor të Serbisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi, si që zogisti
i Shqipërisë që ia fali tokat shqiptare Greqisë. Për Kosovën Lindore kurkush nuk çanë kokën,
as që interesohet. Këta tok me shqiptarët e Maqedonisë e të Malit të Zi mos janë vallë të destinuar të
vuajnë nën sundimin e huaj si përherë. Se më Camëria shqiptare as që
zihet në gojë. Parapërgaditjet të politikanëve dredharakë duke manipuluar me
masën pa merita arritën disi për kob në
çatinë e shtetit, pavarësisht nga mos aftësia e tyre që të ushtronin me sukses
detyrat e mara. Besimin e popullit
mistrecët e kthyen në dallavera.
Opozita mundohet kot që të përmbysë
qeverinë e përkrahur nga fuqia mistike. Kasta autokrate tok me intrigantët
profesionalistë nuk zgjedhin forma, mënyra, as metoda për t`i mbajtur me
xhelozi postet më të rënësishme dhe ofiqet zyrtare. Kjo shtresë e privilegjuar, në bashkëpunim me
kolaboracionistët ,shndërruar në aristokraci,
falë pozitës po pasurohet përmes korrupsionit dhe formave të
ndryshme përvetsuese. Premtimet e politikanëve demagogë dolën shpresë shterpe
dhe epilogu i tyre farsë. Fushatës
diplomatike dhe propagandës dinake të Serbisë politikanët shqiptarë nuk janë në
gjendje t`i kundërvihen. Kurreshtja për të
ditur motivin e themelimit të Gjykatës Speciale
e cila kushedi se si do t`i qasej problemit të krimit është me vend ngase
ky organ ka konotacion politik dhe karakter stereotip. Lidershipi i Kosovës po
ballafaqohet me gënjeshtrat e sajuare të Beogradit në
koordinim me Moskën që kanë për
synim barazimin e agresorit me
viktimën. Këshilli Evropian i bazuar në
akuzat e supozuara nxorri Rezulutën për themelimin e një
Gjykate Spciale.