E enjte, 01.05.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Ministria e Diasporës

E merkure, 02.09.2015, 07:40 PM


MINISTRIA  E  DIASPORES

Ministria e vlerëson si të suksesshëm fillimin e regjistrimit ? !

Nga Ramiz Dërmaku

Bartëse e procesit të regjistrimit të mërgatës është , Ministria e Diasporës. Kjo ministri e vlerëson si të suksesshëm fillimin e regjistrimit. Ministria mendon se ky regjistrim në diasporë do të kryhet me suksesë.

Sipas raporteve e shënimeve që disponojmë ne ( duke ju referuar shtypit, ministrisë, aktivistëve, personave kompetent dhe kontakteve të rregullta që ne kemi me mërgimtarë, punët nuk janë duke shkuar ashtu siq kanë menduar, dhe se procesi I regjistrimit akoma është në fazën fillestare. Kjo fushatë mendoj se do të vazhdojë deri në fund të vitit të ardhshëm, kurse rezultatet do të dalin në fillim të vitit 2017. Mirëpo, sipas Ministrit, Valon Murati, akoma nuk mund të japim shifra të sakta se sa bashkatdhetarë janë regjistruar deri më tani. Shumë prej bashkatdhetarëve, prapa kamerës janë ankuar se shteti i Kosovës nuk po bënë edhe aq për diasporën. Ministri I diasporës Valon Murati, I fton të gjithë mërgimtarët që ti bashkohen kësaj fushate. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë po shkon shumë ngadalë  ai po ofrohet pra ai ka një datë të caktuar. Mirëpo, shtrohet pyetja ? Ku do të regjistrohet mërgata jonë ? Sa më tepër që po ofrohet dita e Regjistrimit të popullsisë në Kosovë, mërgimtarët tanë janë të preokupuar me gjendjen momentale sa i përket regjistrimit të tyre. Ata për çdo ditë dhe në çdo bisedë me shokë e bashkatdhetar pyesin njëri tjetrin se ku do të regjistrohemi ne  ?, çka kërkohet prej dokumenteve ?, a do të hapë Shteti e Qeveria Kosovës, vende ( fjalën e kemi së paku në disa qytete në Gjermani, ku janë hapur zyret - përfaqësit  e  konsulatës së Kosovës; Mynhen, Frankfurt, Berlin..., a do të organizojë shteti e Qeveria e Kosovës , aterime me aeroplan nga Gjermania për Kosovë, si do të regjistrohen mërgimtarët tanë të  cilët akoma nuk posedojn dokumente ( pasaportë të shtetit të Kosovës, nuk kanë as letërnjohtim ), kanë nga një pasaportë jo valide të ish. R .Serbisë. A kanë të drejtë regjistrimi mërgimtarët tanë që posedojnë pasaportat gjermane, zviceriane, etj, a o tu mundësohet regjistrimi përmes internetit, e shumë e shumë pyetje tjera të cilat ju sillen vërdallë në mendjet e tyre. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, por edhe ky i mërgimtarëve tanë në diasporë është një proces i domosdoshëm të cilin e kryen çdo shtet, i cili dëshiron të dij numërin e saktë të banorëve, dhe njiherit të planifikoj politika afatgjata. Ne në diasporë akoma nuk posedojmë informacione të cilat do t'na informonin drejtë e saktë ku duhet të regjistrohemi `?! ç'farë dokumentacioni na duhet për tu regjistruar, etj.., etj. Procesi i regjistrimit të popullsisë duhet të jetë në funksion të rreguallave dhe ligjeve e të cilat u mundësojnë qytetarëve në Kosovë dhe mërgimtarëve në diasporë një regjistrim të lirë,pa dhunë e pa presion.

Qëllimi kryesor i këtij regjistrimi është; që të mësojmë për numrin e vërtetë të popullsisë, rezultatet përfundimtare duhet të jenë të sakta dhe të kryhen ne mënyrë të rregulltë dhe çdo herë duke përdor metodat demokratike. Enti Statistikor i Kosovës thotë: " Se është i përgatitur teknikisht që regjistrimin e popullsisë ta kryejë me sukses. (Mirëpo, prapë ne , i pyesim ata, ku do të regjistrohemi ne mërgimtarët ?). Procesi i regjistrimit nuk ka karakter politik.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx