Mendime
Artur Vrekaj: Dëshmia e Erickson për origjinën e shqiptarëve
E marte, 01.09.2015, 07:39 PM
DËSHMIA E ERICKSON, DIPLOMATIT AMERIKAN
NË SENATIN AMERIKAN PËR ORIGJINËN DHE TERRITORET E SHQIPTARËVE NË BALLKAN
Nga Artur Vrekaj
Misionari Amerikan Charles Telford Erickson la Hartfordin e Konektikat më 1 Gusht 1908 për të shërbyer si drejtues i misionit Amerikan Protestant në Elbasan.
Që nga
kjo ditë Erickson do ti përkushtohej me një dashuri të rrallë Shqipërisë në
gjithë procesin historik të pavarësimit, moscopëtimit nga fuqitë Europiane dhe
njohjes së shtetit Shqiptar nga Lidhja e Kombeve dhe SHBA. Në vjeshtë të vitit
1913 ai dëbohet nga ushtria Serbe dhe
Më 2 Shtator 1919 komisioni i jashtëm i senatit Amerikan me kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Amerikës dëgjoi delegacionin Shqiptar që prezantoi situatën dhe deklarimet për Shqipërinë .
Ky është dëgjimi i parë për Çështjen Shqiptare përpara Senatit Amerikan për të ndaluar copëtimin e tretë të Shqipërisë Londineze nga fqinjët me ndihmën e fuqive Europiane pas dy copëtimeve të para më 1878 dhe më 1913.
Të tre ligjëruesit: Kristo Dako, Konstantin Çekrezi dhe Charles Telford Erickson, diplomat në shërbim të Çështjes Shqiptare, bënë një prezantim të detajuar me fakte. Ata dëshmuan për intrigat e fuqive Europiane dhe të fqinjëve Sllavë e Grekë për ta copëtuar Shqipërinë londineze dhe për të shpërngulur me dhunë Shqiptarët nga trojet e tyre të grabitura nga territori i Shqipërisë që u kërkua të njihet që në Kongresin e Berlinit nga delegacioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Duke ju referuar dokumentit 7605 të Kongresit për këtë dëgjim, me interes janë përgjigjet që u dha Charles Telford Erickson pyetjeve të Henry Cabot Lodge, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Senatit.
Kryetari :Mr Erickson, dua të të bëj një pyetje. Çfarë janë Shqiptarët etnikisht ? Ju flisni për ta që kanë qënë përpara të gjitha këtyre rracave. Çfarë janë ata ?
Zoti Erickson : Zoti kryetar, etnologët dhe antropologët nuk janë absolutisht në një mendim të njësuar për origjinën e Shqiptarëve, por janë praktikisht, kështu që ata (Shqiptarët) konstituojnë pasardhësinë e rracës së Pellazgëve që ndërtuan kështjellat e mëdha në Ballkan dhe pasi rraca Pellazge erdhi, ata ishin në tre degë.
Kryetari: Ata janë Arianë atëherë ?
Zoti
Erickson:
Kryetari: Gjuha e tyre është rrjedhim i gjuhës Ariane ?
Zoti
Erickson:
Dialogu me George Moses, senator, anëtar i komisionit të Jashtëm të Senatit.
Senator Moses: Sa është popullsia Mohamedane e Shqipërisë?
Zoti Erickson: Cilës Shqipërie i referoheni ju ?
Senator Moses: Shqipërisë së lashtë, Shqipërisë që ju dhe unë njoh.
Zoti Erickson: Rreth dy milion e gjysëm Shqiptarë, popullsia është 65% Mohamedane.
Senator Moses: Ata janë kryesisht në pjesën qëndrore, apo jo ?
Zoti
Erickson:
Senator
Moses: Ajo pjesë e Shqipërisë e aneksuar nga
Zoti Erickson: Ata ishin kryesisht Mohamedanë.
Kjo është vetëm një pjesë e veprimtarisë lobiste të këtij miku të Shqiptarëve, siç ishte diplomati Erickson, i cili ja kushtoi jetën e tij Çështjes kombëtare Shqiptare.