Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Pashko Muzhani
E hene, 31.08.2015, 06:41 PM
DON PASHKO MUZHANI
Në 100 vjetorin e lindjes...
Nga Fritz RADOVANI
?Don Pashko Muzhani asht le me 31 Janar 1915 në fshatin Mushan të Shkodres.
Kur ishte
dhjetë vjeç familja e Tij erdhi në
Në vitin 1931 ndjekë Seminarin Papnuer të Arkidioqezit të Durrësit, prej ku, me 1937 ka vazhdue studimet e nalta në Propaganda Fide në Romë, dhe me 29 Qershor 1942 ka thanë edhe Meshen e Parë. Porsa erdhi në Shqipni u emnue zevendësfamullitar i Tiranës pranë Don Shtjefën Kurtit. Vazhdon famullitar në Zheji deri në vitin 1947, kur e marrin me krye sherbimin ushtarak... Një nga mënyrat e zhdukjes së disa klerikëve katolik...
?Me daten 25 Gusht 1948, arrestohet
diten që do të lirohej nga sherbimi ushtarak, pra kështu Don Pashko fillon
Kalvarin 15 vjetë si “armik i Popullit”, tue u akuzue se “ka mësheh një
pistoletë nder fletët e Ungjillit”...
Don Pashko bani dhjetë vjetë burg nder kampe shfarosje dhe u lirue në mars 1958. Nuk Ju dha e drejta me sherbye si Klerik edhe pse Argjipeshkvia e Durrësit e emnoi në Zheji sepse, nuk firmosi “Statutin e Kishës Katolike” të 1951. Mos me rrezikue njerzit e vet punoi punë të randa dhe banoi në shtëpinë e Shaqe Kadares, pranë Kishës së Arrës së Madhe. Edhe pse ishte i sëmurë mbas vitit 1991 porsa u rihapën Kishat, Don Pashko shkoi nder disa Kisha të shkatrrueme të Durrësit, ku ndihmoi edhe rindertimin e tyne.
Ka vdekë
në vitin 1995 në Famullinë e Tiranës, i knaqun nga vizita e Papës Gjon Pali II
në Shqipni në Prill 1993, kur pat fatin edhe me u takue me Papen në
?Don Pashko Muzhani ishte nder Klerikët e nderuem të Kishës Katolike Shqiptare dhe për këte Ai asht perndjekë edhe mbas dënimit me akuzen fallco të “mbajtjes së armës”. Motivacioni i Imz. Vinçenc Prennushit kur emnoi Don Pashkon pranë Dekanit Tiranës, Famullitarit Don Shtjefen Kurti (i pushkatuem në vitin 1971), ishte ky: “...Jam kah ta porosis e due të gjejë me ty, ky meshtar i ri i Arkidioqezës sonë nji drejtues të përzemert, nji Famullitar gjithë dashni e gjithë kujdes; i sigurt se edhe Don Pashkoja ka me dijtë me i pergjegjë asaj mirsije e ka me të dalë krah i djathtë nder të gjitha veprimet e shumta qi lypë ajo Zyrë. Shndet e bekim...” (Imz. V. Prennushi, 6 Gusht 1942, Nr. 348/42, Tiranë).
?Ishte viti 1966 kur hapa Ekspoziten e pikturës (ndoshta e vetmja) pranë Klubit Vllaznia.
Në një
mbasdreke të bukur nga fundi i muejt qershor, ishe krejt vetem kur shoh në
hymje të Ekspozitës tre Klerikë të njohun që po vinin me vizitue buzagaz...
Mbas pak ditësh erdhën edhe në shtëpi per urime... Në shtëpi u knaqën kur ua tregova punimin e “Krishtit të vdekun”, një grafikë e punueme në vitin 1961 dhe, që në vitin 1993, u vendos në kopertinen e librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, me rasën e vizitës në Shkoder. Kalueme orë të bukra!
?Me datën 28 Qershor 1966 ishim per darkë naten e Emnit tek Prof. Petro Fundo, ku perveç tre Klerikëve të siperm ishte edhe Don Mark Hasi, Prof. Gasper Ugashi dhe disa vetë të tjerë që koha pasuese nuk na dha mundësi me u mbledhë kurrma bashkë!
?Ndoshta, Ju duket e pabesueshme...
?Asht vështirë me u shlye nga kujtesa kujtime të këtilla!
?Ishin Burra të mëdhej e të dijtun, prej të cilëve mësueme shumë!