ASOCIACIONI I KOMUNAVE…, ME VULË NDËKOMBËTARE?!. . .
Nga Dibran Demaku
Kosova në
ish Jugosllavi kishte një autonomi të dalë nga Kushtetuta e atij shteti. Dhe
atë autonomi Kosova e kishte fituar me gjak e sakrifica të shumëta. Dhe do të
vinte një ditë, kur Serbia me një të rënë lapsi do ta
suprimonte atë autonomi, që kishte si garancion Kushtetutën e shteti të
përbashkët!Dhe pothuajse askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk do të reagonte,
sepse sipas tyre Kosova dhe autonomia e saj ishte problem i brëndshëm i shtetit
Jugosllav. Shqiptarët do të ngrisnin zërin dhe edhe do të vriteshin duke
mbrojtur atë autonomi dhe kurrgjë kërkujtë, sepse autonomia e Kosovës nuk
kishte vulën e bashkësisë ndërkombëtare!. . .
Për fatin
e mire të Kosovës dhe shqiptarëve, pas suprimimit të autonomies së Kosovës, Serbia nuk do të ndalej e të kënaqej me
atë që kishte arritur, por do të shkonte mëtutje! Hegjemonizmi serb kishte
projektuar Ëndrrën e vet për Serbinë e madhe, të cilën do ta ngriste mbi
gërmadhat e ish shtetit të përbashkët!Për ta realizuar atë Ëndërr Serbia do të
bënte gjithë ato luftëra në teritoret e ish Jugosllavisë, duke shkaktuar
shkatërrime e tragjedi të papara që nga
Lufta e dytë botërore e këtej!Popujt dhe republikat e tjara të ish
Jugosllavisë, kush më herët e kush më vonë, pas luftrave të përgjakshme do të
liroheshin nga tutela serbe! E fundit, dhe mbase ndër më të dëmtuarat në të
mira material dhe në njerëz do të lirohej nga tutela serbe Kosova dhe populli i
saj, dhe atë falë luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës
ushtarake të Bashkësisë ndërkombëtare!
Veçëse
Kosovës dhe popullit të saj nuk i shqitet se nuk i shqitet Serbia! I është ngjitur si rodhe dhe nuk
e ka ndërmend ta lërë të qetë në hallet e veta të shumëta! Ajo, pra Serbia edhe gjashtëmbëdhjetë vite pas
largimit nga Kosova, atë pra, Kosovën e konsideron si teritor të vetin!Përveq
deklaratave ajo edhe në preambulën e saj sot e kësaj dite Kosovën e konsideron
si pjesë përbërse të Serbisë?! Dhe bën be e rrëfe se kurrë ama, bash kurrë nuk do
ta njohë Pavarësinë e Kosovës! Dhe jo vetëm që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës,
por në vazhdimësi ndërhyn në punët e saj të brendshme, nëpërmes të serbëve të
Kosovës!Në emër të tyre ajo, Serbia ka arritur që në teritorin e Kosovës të
formojë një fantom të ashtuquajtuar Asociacion të komunave me shumicë serbe dhe
atë ta zyrtarizojë si të tillë edhe me një marrëveshje ndërkombëtare si ajo e
Brukselit e nënshkruar një ditë më parë nga zyrtarët më të lartë të Republikës
së Kosovës, nga zyrtarët më të lartë të Republikës së Serbisë dhe Bashkimit
Europian?!Kështu Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë e mori edhe
Vulën e Bashkësisë ndërkombëtare?!Dhe kjo Vulë e Bashkësisë ndërkombëtare në
favor të Asociacionit serb, ka vlerë dhe fuqi më të madhe se sa sikur ky
asociacion të kishte edhe elemente ekzekutive brenda Kushtetutës së
Kosovës?!Vlerën e Vulës ndërkombëtare për Asociacionine tyre e kanë të qartë
edhe serbët e Kosovës, andaj ata edhe festojnë! Deklaratat e zyrtarëve të
Republikës sonë, se Asociacioni i komunave serbe brenda Kosovës nuk do të ketë
elemente ekzekutive, janë vetëm një ngushëllim i vogël për ta dhe për popullin
shumicë në Kosovë?!
Dikush
mund të thotë se Marrëveshjet e arrituradhe të nënshkruara në Bruksel në mes të
Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nga Bashkësia ndërkombëtare janë konsideruar
si një e arritur historike për të dy shtetet, andaj përse gjithë ky shqetësim
tek shqiptarët e Kosovës?!Por, ai dikushi, cili do qoftë ai, duhet ta kuptojë
se Bashkësia ndërkombëtare, në këtë çast është e preokupuar me konflikte të
tjara më të nxehta dhe nuk është e interesuar që në Ballkan të rindezet ndonjë
konflikt!Andaj ajo edhe i përshëndetë të gjitha marrëveshjet që i arrijnë
popujt dhe vendet e Ballkanit, në këtë çast tejet delikat, pa çka se në ato
marrëveshje ndonjëra palë edhe mund të dali e dëmtuar, ashtu si doli Kosova me
Marrëveshjen për Asociacionin?!. . .