Mendime
Elida Buçpapaj: Në gazeta portale degradim kombëtar
E marte, 25.08.2015, 07:32 PM
Në gazeta portale degradim
kombëtar
Nga Elida Buçpapaj
Sot në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni nuk krenohet kush me zërin, me talentin, me diturinë, me formimin, kulturën, me pastërtinë e karakterit, me integritetin; nuk krenohet kush për kredo, për ideale, për ëndërra, por veç për të pasmet. Kur nuk i kanë të kolme i fryjnë me pompa biçikletash.
Si një paranojë kolektive. Truri tash ekuivalizohet, barazvlerësohet me të pasmet.
Shtypi shqiptar po përjeton me çmenduri dramën e (mos)klikimeve. Askush nuk i klikon nëse në faqet e tyre nuk kanë të pasme. Pronarët e botuesit nuk japin lajme, i fshehin të vërtetat, dhe gjithë këtë mungesë profesionalizmi dhe etike e mbushin veç me të pasme, me të pasmet e të gjithë planetit. Një pornografi dhe vulgaritet në neveri.
Për pronarët dhe botuesit konkurenca e lirë ka humbur si nocion prej kohësh, dhe ata gjithmonë klikueshmërinë e lartë nuk e kërkojnë tek fjala e lirë, por duke sjellë në faqet e portaleve dhe gazetave të tyre të mbrapmet cullake të gjitha racave dhe llojeve.
Ne s’kemi
mendimtarë, s’kemi idealistë, s’kemi ideologë, s’kemi shkrimtarë, s’kemi as
njerëz të ndershëm që t’i referohen traditës, vlerave, ku e mira si nocion i
etikës është objektiv i shoqërive të qytetëruara njerëzore, ku individi
Në strategjinë kombëtare të një shteti, është detyrë themelore që të edukohet njeriu që në embrion, duke u shkolluar, këshilluar, duke dëgjuar muzikë të kultivuar, lexuar libra kryevepra, ndjekur shtypin dhe televizionin, i cili në botën shqiptare është përmbytur nga këneta e të pasmeve, konformizmit klientelist dhe artit trash.
Ky mjerim kombëtar që ka përfshirë gjithçka kalon me indiferencë totale nga elita, e cila në diktaturë ishte shëmtimi i tokës, sepse e tërhiqnin për hunde si servitore të bindur në këmbim të përfitimeve personale, po tani çfarë justifikimi do të gjente kur rri e vëren kombin të ushqehet veç me vulgaritet dhe shëmtimin ekstrem.
Është e pamundur t’i gjesh nëse i kërkon fotot e figurave historike, fotot e personaliteve të artit e kulturës, ndërsa kurrësesi jo të pasmet e të gjitha kategorive këngëtaresh idiote, që përbëjnë veç llumin e shoqërisë shqiptare që nga shtypi serviret si shembull dhe modeli për t’u ndjekur. Me këtë ushqim të toksifikuar ngopet rinia apo ai kontigjent i kombit, që orët e papunësisë i kalon duke kërkuar lloje të pasmesh nëpër faqet e gazepit të portaleve dhe gazetave shqiptare. Mos pyesni pastaj se përse rritet kriminaliteti.
Mjerë rinia shqiptare që jeton në këtë kënetë e në vend të ushqimit të pastër merr helmin e shëmtimit e dekadencës. Mjerë rinia shqiptare për prindërit që e kanë sjellë në jetë, që rrinë e bëjnë sehir kur fëmijës së tyre nuk i mbetet alternativë tjetër ose të shesë të mbrapme ose të marrë ikën nga vendi.