E enjte, 07.11.2024, 03:39 PM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Armiqtë shkelin krenarinë tonë

E premte, 21.08.2015, 08:26 PM


Armiqtë shkelin krenarinë tonë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Hulumtimi konfirmon se morali i shqiptarëve është në zbritje dhe materializmi në rritje. Më nuk luan aq shumë rol si personi i ka fituar të mirat materiale. Ashtu siç nevojiten ligjet për të mbajtur një moral të lartë, nevojitet një moral i lartë për të mbajtur ligjet.

***

Lexues të ndryshëm më pyesin shpesh në lidhje me profesionin e psikologëve ushtarak. Po përgjigjem shkurtër:

Psikologji ushtarake, aplikimi i parimeve psikologjike, njohuritë dhe metodat për çështjet ushtarake. Psikologjia moderne ushtarake ka filluar gjatë Luftës së Parë Botërore, kur testet e inteligjencës dhe teste të tjera janë përdorur në punën e një shfrytëzimi racional të trupave ushtarake.

Edhe sot psikologët ushtarak zënë një hapësirë të gjerë në degët e ndryshme të forcave të armatosura.

Problemet Arsimore Psikologjike në lidhje me lloje të ndryshme të trajnimit ushtarak përbëjnë një fushë tjetër brenda psikologjisë ushtarake. Për më tepër, psikologët ushtarak punojnë me të ashtuquajturën luftës psikologjike, e cila përfshin akumulimin dhe ngritjen e moralit ushtarak të forcave në fushëbetejë, atje ku menaxhimi i problemeve merr vëmendje më të madhe, dhe përpjekjet në luftën për t'iu kundërvënë propagandës së armikut dhe shpërbërjen e moralit të tij. Në luftë dhe pasluftës psikologët klinik marrin pjesë në trajtimin me diagnozën, trajtimin dhe rehabilitimin e personave me çrregullime mendore dhe vështirësive.

Fatkeqësisht, asnjë psikolog nuk mundet të ndihmoj në rehabilitimin e të vetë-emëruarve “Komandant”: Ali Ahmeti-t, Hashim Thaçi-t etj sepse ata kanë lind me çrregullime mendore dhe në asnjë luftë nuk kanë shkrep  asnjë fishek...

***

Pronari i BDI-së, Ali Ahmeti për shkak të një vargu rrethanash, ka arritur në një pozitë të pushtetit të pakufishëm mbi shqiptarët e FYROM-it, bëhet përherë e më tepër skllav i etjes së tij për pushtet. I gënjen, i mashtron ose i detyron ta adhurojnë atë, të zvarriten para tij. Herë pas herë vret disa prej tyre që i kundërshtojnë. Ndërkaq, të mbijetuarit duhet me përdhunë të buzëqeshin dhe të durojnë shakatë e tij 15 vjeçare gjoja për suksesin e “Marrëveshjes së Ohrit” etj. Është mjaftë e lehtë të arrihet në përfundimin se Alia është i çmendur. Iluzionet e tij se është një mbinjeri (i paprekshëm) janë tipike për ata të sëmurë psikik që çojnë një jetë familjare të shkretë dhe të pavlefshme.

***

Sa më pak besoj në kohën që jetojmë dhe sa më shumë që shoh shqiptarizmin e degjeneruar e të shterur, aq më pak besoj se do mbijetojmë si Komb e Shqipëri.

Personalisht, unë kurrë nuk kam pëlqyer që individët t`i lavdërojmë si shpëtimtarë të famshëm, dhe unë nuk besoj në zgjidhje magjike. Përkundrazi, unë mendoj se ndryshimi i vërtetë kërkon ndryshime në politikën dhe metodat, dhe jo vetëm zëvendësimi i udhëheqësve dhe individëve. Populli shqiptar duhet të shpëtojë veten e tij. Një udhëheqës duhet të jetë profesional, i arsimuar mirë, atdhetar, ai që kupton aspiratat e të rinjve shqiptarë.

Ne duhet të jemi në gjendje për të kontrolluar mendjen tonë. Ajo do të na forcojë në luftën kundër padrejtësisë dhe do të na ndihmojë të zgjidhim problemet me masa pozitive. Tani ne të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku dhe të harrojmë të gjitha mosmarrëveshjet. Ne duhet të luftojmë kundër keqbërësve që terrorizojnë njerëzit, pa marrë parasysh se kush janë ata dhe në cilën anë është ai (ata). Të luftojmë kundër keqbërësve shqipfolës që në bashkëpunim me Shërbimet Sekrete të Huaja punojnë për tkurrjen e mëtejshme të Vendit, largimin e rinisë nga Vendi, keqpërdorimin e feve,  shkombëtarizimin e Kombit Shqiptar dhe tjetërsimin e tij në “kosovar”, grek, sllavo-ortodoks, turk, arab etj. Të gjitha shpërthimet e trazirave mes shqiptarëve, nga tani e tutje, do të jenë të njëjta sikur me përgëzuar kriminelët. Ne kemi nevojë për të kanalizuar mendjen për të menduarit racional, kështu që të mund të arrijmë në masa praktike për të arritur ndryshime të vërteta që mund të çrrënjosin këtë problem me gjithë rrënjë.

***

“Vritini, vritini shqiptarët, shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur, digjni shqiptarët në kamerat e gazit”!

Janë këto kërcënimet e përhershme të sllavo-ortodoksëve të ish Jugosllavisë kundër qenies tonë pellazge/ilire/shqiptare. Urrejtja e tyre naziste, kriminele shpërthen nga dukuria e incestit. Çka tjetër mund të presim nga djemtë e incestit të cilët qysh në fëmijërinë e hershme e urrejnë edhe të atin e tyre me deklarime të tipit: “Kur të vdesë babi, do të martohem me mamin”!

Regjimi i FYROM-it (VMRO-DPMNE ) i ndihmuar nga partitë kolaboracioniste shqipfolëse, sidomos BDI-së dhe PDSH-së, është i varur që kjo katrahurë false në sytë e botës Perëndimore të perceptohet si një shoqëri progresive dhe e hapur.

Ky regjim vazhdimisht është duke u përpjekur që sa më rëndë të fyen, terrorizon dhe në shumë raste gjithashtu të vras qytetarët shqiptarë. Ne nuk duhet për të humbur mundësinë që kjo ditë ofron, le ta dinë se ne nuk kemi për të harruar, dhe që ne nuk do të tolerojmë më terrorin dhe poshtërime të egra. Populli shqiptar duhet të dërgojë sinjale të forta për regjimin e FYROM-it. Bashkëkombësit e mi të të gjitha trojeve dhe diasporës, së bashku, mund të krijojnë ndryshime në FYROM...

Nuk ka asnjë pushtues, president, qeveri apo forcë policore-ushtarake që është më e fortë se njerëzit e shtypur. Popullata shqiptare duhet të thith mesazhin dhe ta thyejnë barrierën psikologjike të frikës.

Tani le të mblidhen qytetarët pa dallim partie, feje, krahine, moshe, gjinie. Ne do të kemi sukses të realizojmë synimet tona. Fetë tona (SHQIPTARIA) thonë se ne mund ta bëjmë atë, dhe historia na tregon se ne mund të bëjmë atë. Le të jemi të sinqertë; nuk ekziston asnjë fe që është "Fe e paqes", dhe përfundimi i të gjitha politikave mbetet lufta. Ne jetojmë në kohë interesante, për sa kohë që kjo të zgjatë. Mos hiqni dorë. Shqiptarët nuk janë frikacakë. Por secili prej nesh ka frikë për të qenë vetëm kur ne udhëtojmë deri në zemërim. Ne jemi shumë milionë. Nëse të gjithë bashkohemi, askush nuk mund të na ndalë. Dhe nëse ne do të përdorim strategjinë e përshtatshme, gjithashtu edhe bota e civilizuar do të jetë në anën tonë.

***

Edhe unë përpiqem t`i jap shkëndijë rritjes dhe mbijetesës së shoqërisë shqiptare.

Për të kuptuar artikujt e mirëfilltë lipset arsyeja, dhe arsyeja është më tepër se inteligjencë e thjeshtë, ajo zhvillohet vetëm kur truri dhe zemra punojnë në njëzëshmëri, kur ndjenja dhe mendimi janë të shkrira dhe të dyja të arsyeshme. Humbja e aftësisë për të menduar sipas vizionesh konstruktive është në vetvete një kërcimin i rëndë për mbijetesën.

Shoqëria shqiptare duhet të gjejë një bazë të përbashkët, një koncept efikas që të na bëjë të aftë për të përballuar orvatjet e diktaturave naziste të armiqve. Pa disa bindje të përbashkëta e pa marrëdhënie të qëndrueshme gjithëkombëtare, qytetërimi ynë ka marrë rrugën drejtë shkëmbinjsh, për t`u përplasur me to.

Të gjithë shqiptarët duhet të marrin pjesë në luftën politike për ndryshim. Ne duhet të investojmë shumë në mënyrë që të fitojmë madhërishëm. Betejat e mëdha nuk mund të luftohen dhe fitohen pa sakrifica. Të gjitha përleshjet shkaktojnë dhimbje. Por ne nuk mund të humbasim. Askujt nuk i nënshtrohemi pa e kundërshtuar. Kushdo që dëshiron t`i shmanget çdo lufte, asnjëherë nuk do ta shijojë ndonjë fitore.



(Vota: 53 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora