E enjte, 14.11.2024, 02:22 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Hoxha: Sheh rrushi rrushin dhe piqet

E enjte, 20.08.2015, 06:44 PM


Sheh rrushi rrushin dhe piqet …

Nga Gëzim Hoxha

Është fund vere dhe çuditërisht kjo periudhë po prodhon më tepër lajm seç duhet. E them këtë sepse supozohej që njerëzit të shijoninë pushimet e tyre, në pritje të kthimit në punë, e kam fjalën për ata që e kanë një të tillë. Por jo nuk qenka e thënë. Valët e emigrantëve s’kanë të rreshtur në brigjet e Evropës plakë. Skënderbeu për pak sa nuk e bëri ëndrrën realitet, por si optimist që jam më duhet të shpresoj në ndeshjen e kthimit, policia po bën namin në Dukagjin, Krujë, Tepelenë e Vlorë, në shtator  pritet të filloj aksioni për mbledhjen e të ardhurave në përpjekje për të bindur FMN për livrimin e këstit të radhës e plot e plot të tjera pa lënë mënjanë intervistat e kryeministrit në revista dhe gazeta prestigjioze.

Më ngazëlleu lajmi që policia po bën namin në zonat që në vend të merreshin me bujqësi e blegtori po merren me kultivimin e hashashit. Në Dukagjin nga një operacion policor i zhvilluar në zonat Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi thuhet se deri në këto momente janë gjetur 200 parcela me hashash dhe mbi 31 mijë rrënjë. Po ashtu mësohet nga policia e Vlorës, se ka njoftuar asgjësimin e 2502 rrënjëve kanabis sativa në disa aksione në fshatrat Peshkëpi, Lapardha dhe në malin e Pigadhës. Ndërsa në Korçë janë asgjësuar 257 bimë narkotike në fshatin Gjergjevicë dhe Bickë. Të njëjta lajme dëgjuam edhe për Krujën, e Tepelenën. Dhe unë vë re një ndryshim shumë të madh të dy qeverive të fundit. E para bënte sehir ndërsa e dyta po reagon.

Duhet thënë një BRAVO me B me të madhe, por a mjafton?, vetëm një përmirësim imazhi në sytë e Evropës??. Po t’a analizojmë problemin, gjëja e parë që duhet thënë, është se ky fenomen nuk është i ri. Ai nisi me Lazaratin. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe se aty punonin nga e gjithë Shqipëria. Tani që Lazarati duhet ti kthehet kultivimit të shalqirit në vend të hashashit, njerëzit mbase shfrytëzuan rastin dhe filluan të kultivonin kanabisin. Tek e fundit edhe nuk i vihet faj se është i vetmi prodhim që nuk i ngelet në derë dhe ka fitim, ndoshta jo dhe aq të madh por prap se prap është joshës ama. Në përpjekje për  të mbijetuar ata mësuan nga bashkëfshatarët e tyre se jo vetëm mund të mbijetosh, por pse jo, dhe mund të bëhesh i pasur për një kohë të shkurtër. Kjo dukej si ëndërr e bukur edhe pse me risk të madh, pasi qeveria e re e mori seriozisht këtë luftë dhe e bëri të vetën.

Duke u rrekur midis analizës dhe gjykimit njerëzit ndahen. Për ca droga është punë e pastër është thjesht tregti, të tjerët mendojnë se është pisllik duke marrë parasysh varësinë që krijon çdo përdorues prej saj. Edhe politikanët ndahen duke ndjekur këtë linjë por natyrisht në një formë më të moderuar. Dhe dua të përmend këtu një deputet të shumicës, i cili vinte në dukje para ca kohësh potencialin gjigand të këtij tregu ende të paligjshëm miliarda dollarësh. Po t’i shtosh kësaj dhe nevojën e vendit për më shumë të ardhura mund t’i japësh shumë të drejtë, nga ana ekonomike. Të tjerët kundërshtojnë legalizimin e tregëtisë së marijuanës me pretekstin se nuk ka ardhur akoma koha për një gjë të tillë. Për mua të dyja palët  kanë të drejtë, por një gjë e di mire se kur ashpërsohet lufta kundër drogës, rritet çmimi i saj dhe kjo nuk bën gjë tjetër, veç sa rrit fitimet e peshqve të mëdhenj…

Të gjithë e dinë se gjyshet tona n’a jepnin ndonjëherë çaj të përgatitur me hashash për të n’a vënë në gjumë. Për më tepër studimet e bëra dekadat e fundit kanë zbuluar efektet kuruese të marijuanës lidhur me sëmundjet kardio – vaskulare e ndoshta edhe për rënien e flokëve. Por pyetja është jo se sa e dëmshme është tymosja e një trifletshi siç quhet rëndom nga përdoruesit, por a duhet legalizuar apo jo kultivimi apo prodhimi dhe më tej tregtimi i tij???.

Është diçka e mirë që njerëzit kanë tentuar të thyejnë një tabu dhe të paktën po flasin për këtë problem. Në këtë fushë ka eksperienca të shumta që tregojnë se ilaçi më i mirë nuk është lufta, por legalizimi i fenomeneve të paligjshme. Mjafton të kujtojmë vitet 20 të shekullit të kaluar në SHBA, ku për lulëzimin e perandorive të tëra gangsterësh si Al Kapone me shokë u bë shkak një ligj që ndalonte konsumin e alkolit. E pra ai ligj i kushtoj shumë viktima dhe terror, por dhe shumë të ardhura të pambledhura nga kontrabanda e pijeve alkolike Amerikës. Me heqjen e tij jo se kriminaliteti u eleminua por krimit i iku nga goja një llokmë e majme. E njëjta gjë dhe për legalizimin e duhanit në shekullin e XIX.

Po kështu të dhënat në lidhje me kriminalitetin tregojnë se shtetet që ndjekin një politikë më liberale duke i legalizaur fenomene të tilla si trafiku i drogës dhe i prostitucionit kanë më pak probleme për sa i përket qetësisë dhe rendit publik. Jo se nuk ka krime në Hollandë dhe Zvicër, por thjesht ka më pak. Këto shtete e kanë kuptuar se nuk ia vlen të luftosh kundër disa nevojave ose veseve thjesht duhet sensibilizuar shoqëria për keqmëninë e tyre.

Nuk dua të keqkuptohem. E përkrah luftën e shteetit kundër krimit, se n’a bën të ndjehemi më të sigurt. Po kjo nuk mjafton. Dua të them atë që e dinë të gjithë se aty ku nuk afrohet për ndihmmë dora e shtetit, do të shtrihet një tjetër dorë. Ajo e krimit. Qeveria duhet ta shoqërojë këtë luftë me më shumë zhivillim. Po si? Të gjitha këto zona janë rurale dhe të gjithë e dimë se për ç’farë ka nevojë fshati. Ndërsa për Dukagjinin ndryshon puna, aty duhen projekte gjigande. Njëri prej tyre aq i përfolur ishte autostrada e Alpeve që do ta lidhte Shkodrën me Dibrën e Madhe dhe do ti bënte këto zona edhe më të sigurta pasi të pajiseshin me komisariate policie, dhe kryesorja më të arritshme. E pra Alpeve tona veç këtyre  gjërave nuk i mungon asgjë tjetër për t’i joshur turistët e huaj të cilët edhe me këto kushte kanë filluar të vizitojnë Thethin psh. Këto zona fshehin bukuri që asnjë prej nesh nuk i di nëse egzistojnë apo jo dhe investimi në to do ishte mëse i sigurt dhe me një kthim disa herë më të shpejt dhe më të madh.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora