E enjte, 01.05.2025, 07:16 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Europa, refugjatët, kriza!

E marte, 25.08.2015, 08:00 PM


EUROPA, REFUGJATËT, KRIZA!…

Nga Dibran Demaku

Vite më parë, në fillimet e shekullit të ri, në mjete të ndryshme të informimit shkruhej e flitej, se kontinenti europian në shekullin e ri do të përballej me refugjatë të shumtë që do të vinin nga kontinenti afrikan. Analistë dhe ekspert të ndryeshëm shkruanin e flisnin për një krizë të madhe me të cilën do të përballej Europa e bashkë me te edhe popullata e saj nga refugjatët e e kontinentit afrikan që do të dyndeshin drejtë saj!E pastaj bëheshin analiza të ndryshme se si do të duhej të mbrohej Europa nga dyndjet e refugjatëve afrikanë drejt saj…

Por, askush, as pesimistët më të mëdhenj nuk do të parashihnin se Europa në shekullin e ri do të përballej me refugjatë që do të niseshin drejtë saj  tashmë jo nga një kontinent por nga dy:Nga kontinenti afrikan dhe ai aziatik?!

Dyndje të mëdha të njerëzve dhe të kombesve kanë ndodhur në tërë gjatësinë e historisë njerëzore. Dhe siç na mëson historia ato dyndje të mëdha të fiseve dhe të kombeve të ndryshme(gjithnjë duke kërkuar vend dhe jetë më të mirë)me vete kanë sjellë edhe kriza të mëdha që  pastaj janë shndërruar  edhe në luftëra shkatërruese.

Kontinenti Europian këtë vit dhe këto ditë është vërshuar nga lumi i pandalëshëm i refugjatëve nga Afrika dhe Azia. Ata kanë mësyer Europën nga toka, uji e ajri?!Kjo dyndje e këtyre përmasave ka shqetësuar(shqetësim i ligjshëm) popujt dhe shtetet europiane!Ata, pra popujt dhe shtetet europiane(sado tolerante dhe mikëpritëse që tregohen në raport me refugjatët e të dy kontinenteve)në njëfarë mënyre e ndiejnë vetën të rrezikuar nga lumi që nuk ka të ndalur i regjatëve në fjalë. Dhe në Europën e këtyre ditëve gjithandej flitet dhe debatohet për refugjatët dhe krizën që kanë shkaktuar ata!Ardhja e vazhdueshme e tyre në numër kaq të madh ngjanë në një alarm të ndezur! Dhe alarmi i ndezur do të mbetët i tillë gjithmonë deria atëherë sa do të zgjasë kjo dyndje refugjatësh. Ardhja e tyre në këto përmasa dhe në mënyrë dhe formë të pakontrolluar, tek popullata e shteteve të ndryshme europiane kanë zgjuar tension dhe frikë të ligjëshme! Sado që politika dhe qeveritë e vendeve të ndryshme europiane, mundohen që krizën e refugjatëve ta zvogëlojnë me fjalë e terma të buta, ajo është ulur këmbkryq në vendet e tyre!Ardhja e tjetrit, në mënyrë të paftuar dhe vendosja në pronën tënde, domosdo që e zgjon atë ndjenjën e rrezikimit të hapësirës tënde jetësore! Dhe ajo për faktin e thjeshtë se i ardhuri(apo të ardhurit)me dëshirën apo pa dëshirën tënde do të bëhet pjesë dhe hisedar në pasurinë tënde që ti ke krijuar me vite e shekuj!Dhe tash vjen ai tjetri dhe kërkon nga ti, për shkaqe humanitare, që ti të japësh për të nga të mirat tua materiale! Dhe atë jo për një kohë të caktuar, por për gjithmonë, sepse i ardhuri nuk ka ardhur që të ikën, por të qëndrojë gjithmonë në tokën dhe në pronën tënde, sepse e ka kuptuar se aty tek ti jetohet më mirë dhe më lehtë?!. . . Së paku kështu do të dëgjosh nga vetë goja e refugjatëve, qofshin ata të ikur nga kontinenti afrikan, qofshin ata të ikur nga kontinenti aziatik!Dhe shumica e tyre qëllim dhe destinim (për vendosje të përherëshme të tyre dhe të familjeve të tyre) e kanë Gjermaninë?!Dhe atë për faktin e thjeshtë se ata kanë mësuar se në Gjermani jetohet mirë?!. . .

Nga deklaratat e tyre të përditshme, në gazeta, në radio e në televizion, natyrisht që një shtresë e shoqërisë gjermane është frustruar dhe deshëm apo nuk deshëm ta themi ne, ajo pjesë e shoqërisë gjermane, e ndjen vetën të rrezikuar nga lumi i pandalshëm i refugjatëve, andaj edhe del e proteston rrugëve e shesheve të qyteteve?!Ky frustrim i një pjese të shoqërisë gjermane, në këtë fillim mbase nuk është i përmasave shqetësuese, por kush mund të garantojë se ai nuk do të rritet në të ardhmen edhe në pjesët e tjera të shoqërisë gjermane?!Nëse do të bisedosh me cilindo qytetar të shoqërisë gjermane, në raport me krizën e refugjatëve, do të kuptosh se cilido të jetë ai, sado liberal të jetë në raport me krizën, do ta ndiesh se në qenien e tij ai është i frustruar dhe i shqetësuar?!

Një frustrim dhe frikë të tillë e kanë edhe të gjithë popujt dhe vendet tjera të Bashkimit europian!Dhe secili popull dhe vend europian harton plane e forma të ndryshme që  të shpëtojë nga kjo dyndje e refugjatëve nga dy kontinente:dikush mbyll kufijt shtetëror, dikush ngritë rrethoja përgjatë kufiriut të vet, dikush bën apel që të ndalet me çdo mënyrë vala e refugjatëve?!. . . Ndërkaq vala e refugjatëve drejtë europës jo që ndalet, por ajo intensifikohet çdo ditë e më shumë?!. . . Se ç`do të sjellë në vazhdim kjo dyndje popujsh e racash të ndryshme nga dy kontinente, që ia kanë mësyer Europës, në këtë moment sikur nuk e di askush?!Ajo që dihet është se Europa e këtij viti, që do të thotë e vitit 2015, është ballafaquar me njërën nga krizat më të mëdha të historisë së saj, fundi i së cilës mund të sjellë edhe krza tëshumta zingjirore me pasoja të pa parashikuara për kontinentin tonë?!. . . Nëse sot nuk bëhet diçka për ndaljen e kësaj krize, nesër do të jetë shumë vonë?!. . .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx