Mendime
Refik Hasani: Subjektet politike të kësaj Krahine shqiptare...
E premte, 28.08.2015, 06:51 PM
Pas nënshkrimit të
marrëveshjes së datës 25 gushti për formimin e asociacionit të Komunave Serbe
në Kosovë , shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të konfirmojn Referendumin e mbajtur me një e
dy mars të vitit 1992 .
Subjektet politike të kësaj Krahine shqiptare do të duhej të shpallin konfirmimin e Referendumit
Shkruan Mr. Sc. Refik HASANI
Tri
kuvendet Komunale të krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën
administrimin e Serbisë në mënyrën më institucionale që nga Kryetarët e Komunave,Kryesuesit e
Kuvendeve , Deputetët Komunal dhe dy Deputët nacional së bashku me Këshillin
Nacional dhe të gjitha subjektet politike që veprojn në këtë krahinë si pozitë
dhe opozitë në bashkëpunim me shoqata të dalura nga lufta UÇPMB-ës të ftohen në konsulta dhe takime të
përbashkta , për kërkimin e modaliteteve më të pranueshme për shpalljen e datës
për mbajtjen e Referendumit .Këshilltarët Komunal në Preshevë që jan
38,Asambleistë pra Këshilltarët Komunal
shqiptarë përbëjnë 100%, kurse në Kuvend të Bujanocit nga 41 kemi 30
Këshilltarë Komunal shqiptarë ndërsa në Medvegjë kemi 6 këshilltarë Komunal
shqiptarë . Këto Asambleistë të tri
komunave të marin vendime në interes të
ksaj krahine dhe askush asnjë isntancë edhe ndërkomëbatare nuk mundë t’i kontestoj . Të zgjedhurit duhet ta marrin dhe ta
ushtrojn këtë rol pasi
Eshtë kërkesë e përgjithshme , është domosdoshmëri e kohës që edhe Tirana e Prishtina zyrtare të tregoj angazhim pasi çështja bëhet më me peshë në përiudhën e tanishme historike pasi Evropa dhe Bashkësia Ndërkombëtarë po mbështet dhe sponzoron formimin e asociacionit për pakicën Serbe në Kosovë atëher nuk do të kalojn fakte , argumentet pa e pranuar , në tërësi :
- Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992 ,
- Lufta e armatosur e UÇPMB-ës dhe
- Marrëveshja e Konçulit,
Pakica Serbe në kosovë prej asgjëje formuan Komuna të vogla me nga një mijë banorë,që tani do të bëjn një Bashkësi të Komunave Serbe , kurse ne shqiptarët qysh në vitin 1992 organizuam Referendumin i cili kishte edhe Kuvendin e ksaj Krahine dhe që duhet të ri-konfirmohet .
Mbatja e konsultave, takimeve dhe vendimi plebishitarë nga të zgjedhurit e ksaj Krahine do të gjej mbështetje edhe nga Tirana, Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare si nga BE-ja ashtu edhe nga SHBA-t .