Mendime
Afrim Caka: U vramë dhe coptuam
E shtune, 29.08.2015, 06:50 PM
KOSOVA, NË TË CILËN JETOJMË, U VRAMË DHE U COPTUAM
Nga Afrim Caka
Morrëm pushkët dolëm malit për atdhe, por atëher nuk e dijshim se armiku ishim ne!
Një tradhti, një histori që bën të mendosh!
Është një “dhëmbje e madhe” të shohësh dy nismëtarët e kësaj marraveshje të fshehtë, ndërsa janë nga individë më të kaluar të mirfillitë të malepsur për tardhëti në Shërbimin të Malit të ZI?
Të gjitha
këto gabime fatale më dukën pjesë të hartës së Kosovës, të bërë copë e grimë!
Bëhem nervoz dhe nuk e kontrolloj dot më gjuhën.
Dihet që është e vështirë të zemërohesh me Don Kishotët shqiptarë. Për këta dy legëna trutharë enverian, Thaçin e Mustafën, nuk habitem, për më vjen keq për nënën që i lindi dhe i rriti. Ju themë unë që: “duhet t’ju vijë turp për servilizëm, për një qëndrim të tillë antikombëtar!”.
Të gjithë ne presim me padurim Don Kishotët, personazhet, analfabetët e politikës shqiptare, tradhëtarët e Kosovës. “Urime për tardhëtinë!”, duke e zgjatur gishtin tregues nga firmëtarët e robërisë. Për fat të keq, nuk dihet ende, cili, Thaçi apo Mustafa çoroditën njëri tjetrin... Kosova e vogël, që u zbraz e u heshtua papritur, do t’i mbajë mend për një kohë të gjatë firmëtarët e coptimit.
Ndërsa këta dy shqiptarë siku
r s’kan asnjë aftësi t’i mbajë mend historitë e kaluara. Nëse njerëzit, të cilët e krijojnë politikën apo ata që zbatojnë atë, kanë nivel të ulët e primitiv të kulturës politike, ata nuk çajnë kokën për mjete e realizmit të qëllimit politik, i cili në këto raste arritet për mes krimit të hapur. Ky nivel primitiv i kulturës politike, kategorit morale i përjashtojn, atdheun e shpall “persona non grata” ndërsa racionalitetin e vret siç e vret njerëzit e vetë. E pabesueshme, mendova! Horra e horrave! Sikur s’kanë dhumbshuri për atdheun dhe as për të vrarët, as për femratë e dhunuara. Përpara se të hapja gojën përseri, arrita të thash: Shterroj jeta. S'ka më lot, as ëndra as përalla. Eja o popull, o milet në vete, dehu sot me zemrat e gjalla. Nuk mbahet Kosova me Milladina e Dushana...
Ndërgjegjja atdhetare në qeveri është zvogluar. Ishte, në përgjithësi një skenar i përgatitur mirë, si skemë, me ate të “Konferencës së Londrës”. Është kjo e fundit që duhej ta trazonte ndërgjegjën qeveritare, sidomos kur nisi tragjedia e re e Kosovës. Duke ruajtur gjithë përmasat e tradhëtis, mund të thuhet pa frikë se drama e shqiptarëve, sidomos kufijve të saj, djegiet e shtëpive, djegiet e katundeve, vrasjet, dhunimet e fundit, shkulja e popullësisë dhe dëbimit të saj, ngjan me atë çka ndodhi këto ditë më kufirin Kosovë – Mali i ZI.
O JU dy dallaveragji, koha tregon se paskësh qenë e kundërta. Mbulimi i krimit politikë nuk përbën vetëm një cen moral, por nxit përseritjen e tij.
Kahdo që të hedhish vëshrimin sheh vetëm tradhëti, palçkitje, korrupsion, mashtrime, injoranc, coptime, haraqë, vrasje me armë prapa shpine në mes të natës, mbytje me helm, tradhti shokësh, miqsh, vëllezërish apo edhe tradhti kombëtare. Kahdo që të vështrosh duket sheshit se ky vend u coptua, ky shtet, duket sheshit se një stuhi tradhëtie kaloi këtej pari... Sot ishte koha, sot është koha që t’u tregoni të gjithëve se u shitët Ju të dy. Kjo do të ishte një politikë e vërtetë... Kurse kështu si ndodhi, unë kam frikë, se kjo virane politikë është diçka shumë problematike se vetë injoranca e tyre, për ta ruajtur bythën e tyre, kështë është kur ta këta dy legena bënë hapa të gabueshëm dhe tragjikë. Nga ajo detyrë që ju shtroi historia, që ta shtroi dialektika, kam frikë të të mos ju lëndoj, por nga kjo detyrë dezertuat, tardhëtuat. Fjalë të rënda janë këto, o ministra të dashur, mirpo unë nuk di si ta quaj ndryeshe këtë punë. Punë zagarësh e sahanlëpirës...
Politika shqiptare (në Kosovë) sot është një politik partikulare e provinciale, pa asnjë vizionë historik e gjeografik kombëtar. Ajo është e pushtur më shumë nga autoritarizmi e pragmatizmi politik, interesat partiake, aferat e intrigat pushtetore, lufta ideologjike e revanshizmi sesa përkushtimi ndaj çështjes kombëtare. Lufta ideologjike e pushtetore sot është rrënuesi më i madh i stabilitetit kombëtar dhe i çështjes shqiptare.
Një program kombëtar që përcakton interesat aktuale e historike kombëtare, si vetëdije dhe domosdoshmëri historike. Këto interesa janë bashkimi kombëtar dhe integrimi në qytetërimin evropërendimor. Na duhet një diplomaci Shqiptare moderne që njëson interesat kombëtare dhe na bënë një faktor të çmuar, që jo vetëm kërkon, por edhe kushtëzon zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, drejtë Bashkimit Kombëtar.
Një shtet juridik që krijon kodin moral e ligjor të stabilitetit kombëtar, respekton institucionet demokratike e vlerat e shqërisë civile, ndërsa në kushtetutën kombëtare saksionon integritetin hapësinor e etik dhe detyrimin për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave kombëtare.
Kurrë dhe asnjëherë, asnjë shkrimtar, historian a psikolog, madje institucion apo tryezë mendjesh të ndritura, nuk do të mbërrijë ta skanojë e ta nxjerrë në drit të plotë të vërtetën e kësaj marraveshje antikombëtare dhe rolin e firmëtarëve në jetën fatekeqe të shqiptarëve. Përkimi shpirtëror i të dyve Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit dhe anasjelltas, tregon kufirin midis një progaramimi gjakftohtë dhe antikombëtar, në mos po ndonjë motivi ende të pazbuluar, me projekte të errëta serbo-malazeze në skutat e padukshme të shpirtave të tyre.
Goditja politike që i’u dha shqiptarëve të Kosovës është po aq kriminale sa gjenocidale malazezë mbi ne! I ashtuquajturi kryeministër e ministër “Çështja e Kosovës” është prerazi një proces, një marrëveshje e taktikës së qeverisë sonë dhe mbajtësve të tyre në pushtet i’u deshtën për t’a varrosur një herë mirë kufirin e shqiptar. Arroganca egër dhe tradhëtia e tyre që i dëftuan ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj këtij shtetit, coptimet e padenja që vunë këta renegat e tardhëtar, janë tronditëse për çdo shqiptarë. Filozofia e tyre është, padyshim një rast përjashtues i politikës së nënshtrimit dhe i përuljës për nga mënyra e pranimit të coptimit dhe të firmosjes drejt zgjidhjes së “vijës kufitare” që nga Kongresi i Berlinit dhe deri te Konferenca e Londres...
Këta dy janë shqiptarë nga e kaluara e tyre, posaçrisht nga periudha e diktaturës komuniste, markësiste – leniniste dhe Enveriste? Fakti që vendi ynë nuk ecën përpara, si dhe për çudi ecën mbrapa, të dy ngjanë “në suksese të mëdha” veprat e tyre tregojnë madje se punohet për ta ringjalllur të kaluarën robërisë , për ta zvarritur sa më shumë fatin e kësaj Kosove dhe për ta mbajtur të ngulfatur kujtesën historike të popullit shqiptar. Pas gjithë këtyre coptimeve të pafundme, këtyre tragjedive dhe mallkimeve që lidheshin me të kaluarën, nuk ishin më të pakta se ata të sotit, ato duarë që vizatuan dhe prenë harta. Ju thaftë ajo dorë e gojë! U shterofshit në diçka të parrëfyeshme, deri në maxhen e miellit...
Sot pushtetarët pasurohen, pasurohen gjithnjë e më shpejtë. Solidariteti ynë është gjithnjë më i rrallë. Jemi dëshmitar të një eurozioni të shpejtuar moral. Megjithëse jemi sunduar prej një qeverie të korruptuar.