Maqedonia
Nga Fehmi Kelmendi
Poqese i referohemi dëshmive të autorëve antikë mund të konstatojmë se Maqedonia e lashtë ka qenë e banuar nga pellazgët. Kjo trevë më parë quhej Pellazgjia. Pastaj Emathia dhe Peonia. Termi Peonia rjedh sipas emrit të fisit ilir peon i cili banonte rreth lumit Aksios –Vardari i sotëm. Homeri në Iliadë thotë se peonët morën pjesë në luftën e Trojës nën udhëheqjen e Pirrakut. Pasardhësit e pellazgëve janë ilirët, kurse ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve. Fiset ilire që jetonin në Maqedoninë e Vjetër ishin : peonët, penestët, lynkestët, dasaretët, pellagonët, etj. Në trevën e Maqedonisë së lashtë, jetonin ilirëve dhe trakët, gjithashtu edhe një numër i vogël i helenëve. Qytetet më të njohura të Maqedonisë së asaj kohe kanë qene¨: Pella, Edesa, Heraklea, Damastioni, Stobi, Antigona etj. Filozofi dhe oratori i famshëm i Greqisë antike Demosteni në veprën e tij „Filipike „ maqedonët i quan barbarë, që do të thotë të huaj, që nuk dinin të flisnin gjuhën greke. Emrin Maqedoni për herë të parë e zë në gojë Herodoti ( shek.V p.e.s. ). Shteti i Maqedonisë atëbotë ka ekzistuar që nga viti 800 p.e.s. deri në vitin 146 p.e.s. kur e pushtuan romakët. Mbreti i parë i shtetit të Maqedonisë së lashtë ka qenë Perdika I, themeluesi i dinastisë së Argeadëve me prejardhje ilire. Pas tij pasojnë : Argei, Filipi I, Eropi, Alketa, Aminta, Aleksandri I, Perdika II, Arkelai, Aleksandri II, Filipi II, Aleksandri III, ky ishte djali i Filipit II. Aleksandri III, alias Leka i Madh 356 – 323 p.e.s , i njohur në Kuran me emrin Dhulkarnejn, lindi në qytetin e Pellasë, e ëma e tij Olympia rjedhte nga fisi ilir i molosve të Epirit. Për mësues Leka i Madh kishte filozofin trak Aristotelin nga Stagira. Historiani romak Kurt Rufi thotë se gjuha e Aleksandrit të Mad nuk kuptohej dot. Shumë historianë bashkohorë dëshmojnë se Aleksandri i Madh ka qenë me prejardhje shqiptare. Ndër ta bënë pjesë edhe arvanitasi Aristidh Kola. Bullgarët e ardhur në Ballkan në shek.VII nuk kanë lidhje gjaku, as etnie me ilirët dhe trakët që banonin edhe në Maqedoninë e sotshme. Madje as me sllavët, por me kohë kur pranuan gjuhën e tyre u sllavizuan. Kombi maqedonas nuk ekziston fare. Emri maqedonas është emër artificial. Maqedonasët e sotëm nuk kanë të bëjnë aspak me popullsinë e Maqedonisë antike, pos termit gjeografik të cilin e kanë trashiguar spontanisht apo me qëllim të caktuar. Dyndja avare, hune, kumane , sllave etj . filloi nga mbarimi i kohës së vjetër dhe fillimi i mesjetës. Maqedonasët e vetëshpallur faktikisht kanë prejardhje bullgare por të përzier me elementin autokton iliro-trakas, të cilët në shumicë janë asimiluar e konvertuar në „maqedonasë“ ortodoksë. Luftërat midis bullgarëve dhe serbëve rreth Maqedonisë kanë qenë të shpeshta. Në luftën e Dytë ballkanike ushtria bullgare pësoi dësfatë prej ushtrisë serbe dhe greke në betejën e Bregallnicës të vitit 1913. Me Traktatin e Bukureshtit 1913 Maqedonia u nda midis Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Themelet e shtetit të Maqedonisë dhe njohja e kombit maqedonas për herë të parë u realizuan në Mbledhjen e ASNOM-it më 2 gusht 1944 në Manastirin e Prohor Pçinjski, si njësi federale në kuadër të Jugosllavisë socialiste. Udhëheqja partiake jugosllave me në krye Titon e largoi Metodije Shatorov – Sharlon nga posti i sekretarit partiak për Maqedonë, sepse ky ishte me orientim probullgar dhe në vend të tij u nominua politikani proserb Lazar Kolishevski . Kryengritjet shqiptaro-bullgare në Maqedoni kundër okupatorëve osmanë: kryengritja e Karposhit më 1689, kryengritja e Dervish Carës më 1843 -1844, kryengritja e Ilindenit me 1903, kyengritja e xhonturqëve më 1908 nën komandën e oficerit shqiptar Ahmet Nijazi Resna, kryengritja shqiptare e udhëhequr nga Hasan Prishtina që më 18 gusht 1912, shqiptarët kryengritës hynë në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, në Shkup. Pretendimet serbobullgare ndaj territoreve shqiptare ku bënte pjesë edhe Maqedonia filluan që me ardhjen e tyne në Ballkan në mesjetën e hershme dhe ende vazhdojnë. Me Traktatin e paqës së Shën – Stefanit ( turq. Jesil köy ) më 3 mars 1878 Bullgaria mori , pos trevave të tjera shqiptare, të tërë Maqedoninë. Pas luftës së Parë ballkanike më 1912 Bullgaria u tradhtua nga Serbia rreth Maqedonisë sipas marrëveshjes paraprake. Mu për këtë shkak filloi lufta e Dytë ballkanike më 1913 dhe në betejën te lumi Bregallnica më 29 qershor deri më 10 gusht 1913 ushtria bullgare pësoi dësfatë prej ushtrisë serbe dhe greke. Atëbotë turqit shfrytëzuan rastin dhe morën Edrenën ( turq. Edirne). Mosmarrëveshjet serbobullgare rreth Maqedonisë vazhduan dhe gjatë luftës së Parë botërore . Ushtria bullgare i preu rrugën ushtrisë serbe e cila tërhiqej në drejtin të Greqisë më 1915 prej ushtrive gjermanoaustrohungareze nën komandën supreme të feldmarshalit Makenzen ( August von Mackensen ). Duke mos pasë rrugëdalje tjetër mbretëria serbe përmes Nikola Pashiqit bëri marrëveshje me Esat pashë Toptanin për kalimin e qeverisë dhe ushtrisë serbe nëpër territorin e Shqipërisë dhe në këte mënyrë ushtria serbe shpëtoi nga rreziku që i kanosej me zhdukje. Bullgaria në Luftën e Parë botërore mbajti anën e Fuqive të Boshtit për shkak të rivalitetit me Serbinë rreth pretendimeve territoriale, apostafat për Maqedoninë, ndërsa Serbia ishte me Antantën. Kështu në nëntor të vitit 1915 ushtria serbe sipas marrëveshjes së Nikola Pashiqit me Esat pashë Toptanin kaloi nëpër Shqipëri drejt bregdetit të detit Adriatik dhe pastaj nga atje do të transferohej me anijet aleate në ishullin e Korfuzit. Vlen të theksohet se Serbia në të gjitha luftërat ishte në anën e blokut ushtarak ngadhnjyes andaj dhe pas përfundimit të luftërave ajo shpërblehej me tokat e huaja. Fare mirë dihet se shtetet e vogla lirohen nga sundimi i huaj dhe smadhojnë territorin e tyre falë ndihmës së fuqive të mëdha. Gjatë luftës së Dytë botërore 1939 – 1945, me pushtimin dhe copëtimin e Jugosllavisë artificiale të Karagjorgjeviqëve nga viti 1941 – deri në vitin 1944 pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë ka qenë nën sundimin fashist bullgar. Me tërheqjen e forcave pushtuese fashiste bullgare në nëntor të vitit 1944 kur armata e kuqe kishte hyrë në Sofje vendet që ishin nën okupimin bullgar u ripushtuan nga serbët dhe maqedonasët e shpikur si identitet me këtë emër. Thamë se Maqedonia si Republikë në kuadër të federatës jugosllave dhe kombi maqedon u shpik në mbledhjen e ASNOM-it të 2 gushtit 1944 të mbajtur në Manastirin e Prohor Pçinjskit. Kjo Republikë sllave sapo e krijuar ua mohoi shqiptarëve autoktonë të drejtat elementare qytetare, të mos flasim për të drejtat kombëtare. Në bashkëpunim me Serbinë qeveritë maqedonase ushtruan dhunë të papresedent mbi shqiptarët e robëruar. Jeta e maqedonasëve krahas shqiptarëve ishte baraz me atë të Patricëve e të Plebejve në Romë. Sot e kësaj dite pushtetarët maqedonasë e shtypin popullatën vendëse shqiptare. Zgjidhja e vetme e drejtë e qytetarëve jo maqedonasë në shtetin mozaik, konglomerat e multietnik do të ishte sikur Maqedonia të bëhet shtet konfederativ ose të ndahet. Me këtë koncept parimor e demokratik mund të garantohet barazia mes etnive të ndryshme. Marrëveshja e Ohrit e 3 gushtit 2001 ndonëse nuk i plotëson kriteret demokratike për të drejtën e secilit identitet dhe se garant i saj ishin BE-ja dhe SHBA-ja prapë se prapë nuk po zbatohet. Shovinistët maqedonasë kërkesave legjitime të shqiptarëve u përgjigjen me armiqësi. Sa janë maqedonasët primitivë u pa edhe gjatë kërkesave të shqiptarëve për të drejtat në arsim, në këmbë u çuan i madh e i vogël kundër arsimimit të shqiptarëve. Gjuha shqipe nuk pranohet si gjuhë zyrtare, kurse gjuha maqedone surrogat e bullgarishtës dominon në çdo vend. Gjithashtu pjesëmarrja e shqiptarëve në vendim marrje është formale sa për sy e faqe karshi botës . Në të gjitha institucionet shtetërore të Maqeonisë pjesëmarrja e shqiptare është minimale krahas proporcionit të popullatës. Sa shqiptarë punojnë në administratë, në ushtri, polici etj. le të na tregojnë udhëheqësit partiakë shqiptarë. Katastrofë.