E hene, 29.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka?: Kosova në shtratin e prokrustit malazez

E shtune, 05.09.2015, 07:59 PM


KOSOVA NË SHTRATIN E PROKRUSTIT MALAZEZË

Nga Afrim Caka?

Njeriu zihet diku ngushtë, përbinë një lug çorbë të prishur e vjellë tërë jetën!

Të dy këto figura politike më dukën pjesë të hartës së Kosovës, të bërë copë e grimë. Nga këto dy duarë! Qeveria e jonë, për çka i ka mendë e sytë?

Kush është Dardania apo Kosova?

Dardania apo Kosova? E ndarë në mënyrë të përçudshme

I pakuptueshëm për qeveritarët tanë e malazezë ky emër.

Është vërsioni i sotëm i Dardanis antike, një version i përçudnuar i saj. Vizat në këtë hartë antike janë bërë nga dy duarë të pasigurta, apo thënë më saktë, nga dy duarë të vrazhda, që dine të therin me thikë, të presin me shpatë, të të bjerë me kërbaç, të të gjuajnë me plumba, por jo ta mbrojnë atë. Kosova me plagë të rënda në të dyja këmbët.

Duhet grisur e djegur këtë hartë të përçudnuar, duhet shkatërruar ky shtratë i Prokustit, në të cilën është me dhunë atdheu nga tradhëtarët.

Atdheu ynë, si një foshnje e varfur. Mezi ngrihet në këmbë, që i kanë pirë energjinë dhe gjakun deri në palcë! A se keni parë provën e tyre këtu për më se gjashtëmbëdhjetë vjetë. Njeriu që shkel mbi tokë, e ka lindur, ndaj dhe e përbuz tokën, gjuhën dhe vetën e tij. Fulçijtë e mi shtangen, kurse goja ime më thotë: Mirë e keni, qe besa, deri sa ne rrijmë e bëjmë sehirë.

Duhet të flasim për burimin e të gjitha të këqijave. Në kohnat e vjetra e kanë quajtur Kuti e Pandorës, hapja e së cilës shkaktoi shpërndarjen e të gjitha të këqijave në Kosovë dhe prej asaj dite askush prej qeveritarëve e hajdutëve nuk mundi t’i fusë përseri në atë kuti të mallkuar. A mund ta grisë dikush këtë hartë tragjike? A mund të thyejë atë farë Shtrati të atij farë Prokusti malazezë? Nëse griset kjo farë harte dhe nëse thyhet ky farë Prokrusti, a do të ndalën të gjitha tradhëtit dhe të gjitha të këqijat???

Përgjigja e qeveritare ngjante e vështir, sa s’kuqej lëkura e buallit, madje e pa mundur, pa rënë në tradhëtitë e reja, prej kohësh kishin luajtur kët lojë; të shitur, e të stërshiturë… kjo Kosovë e plagosur në të dyja këmbët! Firmëtaret e “lirisë” u lehtësuan ca pakë. Dy prej tyre, u treguan me laps më të egrit, pra për të shkuar edhe më larg, shpallën e media, në shtyp një mit të ri rrejshëm e: mbrojtëm kufirin prej malazezëve! Natyrisht që ngushëllimi nga çmitizuesit ishte i paktë. Atëherë, pse! Marraveshja në Kosovë ziente nga fjalët, nga lajmet, tradhëtia që po na thithë të gjallë! Turp e për faqe të zezë… Në rrugë, në dhoma, miqsh, zyra, nëpër kafene, në burgje. Dhe prap pyetjet: kush e donte Kosovën, e sidomos kush s’e donte! Kush e vriste natën dhe e qante ditën? Në asnjë mënyrë s’e kuptoja dot se si mund të sëmurej një shtet, një popull i tërë injorantë...! Trijet tona po kushtojnë lirë në këtë fund shekulli, ashtu siç ka kushtuar edhe në fillim e ne mes të tij.

Kosovës, kështu i thonë tani. Sa herë që kam lexuar histori më ka habitur për herë trualli i saj i thyer, i tradhëtuar dhe i coptuar. Tragjedinë e sotme të Kosovës e kemi përjetuar të gjithë, përpara syve të botës, në prag dhe fill pas masakrave malazeze në Kosovë. Kur malazezët bëni pastrimin etnik të 300 mijë shqiptarëve nga viset shqiptare në Mal të Zi, pa të drejtë kthimi në vatrat e tyre dhe kompensimi të pasurisë së ligjëshme. Angazhimi i pandërprerë deklarativ i Malit të Zi zgjidhjen e problemeve „kufitare“ me dialog politik, pas pushtimit të pjesve tjera si Ulqini, Tiavri, Plav e Guci, Hot e Grud etj., tani duke e përfshirë edhe copat tjera prej 12 mijë hektarësh sipas “Konferencës së Londres” s’është tjetër veçse hipokrizi politike kolonialiste e aktit të kryer. Po Hashim pasha i Brojes dhe ?lanska Knjižica H00071855 e Isa Mustafes që përdhosen poshtërisht simbolin kombëtar dhe fyen dinjitetin e shqiptarëve. Tani keni hyrë në një tren të gabuar, atëherë të gjitha stacionet i keni të gabuara.

Mali i Zi na preu krahët, kjo është agonia e tretë.

Heshtje, krahët… Ne si popull jemë si ajo karroca që udhëhiqet nga një kalë i lodhur dhe i verbër. Si, këto dy hije qeveritarësh tregojnë gjithçka. Jo vetëm atë çfarë mendojnë ata? Më dukej se fisnikrija e tyre kishte qenë vetëm një maskë për ta mbuluar shëmtinë e tyre. Fisnikrija nuk mund të mendohet pa kulturën kombëtare dhe materjale ilire. E vetmja gjë tek ju ma e rrezikshmja se gënjeshtra është e verteta.

Çmitizuesit do të shpreheshin i'a futen gazit me të gjitha këto të bëma, sikur njëri prej tyre, pikërishtë ai që, pasi ishte tallur me atdheunë e vetë, në kundërshtim me vetveten, mendjelehtesisht, e shpallte kufirin Dardan malazeze… O Zoti i madh! Malazezët pa dyshim që do të fërkonin duart. Duke përfituar nga prejardhja malazeze e çmitizuesit, ashtu si rrëmbehet fëmiu midis plagëve në të dyja duartë, midis tradhëtisë. S’ishte hera e parë që përkatësia e tyre etnike “intelektuale” e çuan Kosovën në rrugë pa krye. Historia dhe shenjestëra e kufirit ngjante pak a shumë me atë të Esat pash Toptanit… Për nënshkruesit, s’kishte asgjë të keqe, e sidomos në kohën e sotme kur kufiri dhe kombi shqiptarë shpallej si tapi e zagarëve, banditëve të Kosovës dhe Evropës. Mohuesit e atdheut dhanë ndihmesën e tyre të palakmueshme dhe përvoja jetësore ka provuar me kohe dhe ndërgjegjën e larë dhe kjo do të jetë fatale për Kosovën. Unë se kuptoj ndjenjën tuaj të papërgjegjësisë, e kuptoj drojën që ju mos bëni ndonjë lëshim që s’duhet bërë.

Ja që e bëtë?

Jam i sigurt se serbomalazeztë e priten me pa durim. Dhurat më të madhe nuk mund të ketë për ta.

Zbardhja e së vërtetes! Ishte dhe është koha e tardhëtisë dhe e amullisë! Ishte koha e zhdehjes, përndryeshe koha e mendimit krititk, pikërisht atij mendimi, që rilindasit tanë ishin përpjekur gjithsesi ta shmangnin për të mos ligështuar shqiptarët. Për fat të tyre klerikët fetar islam, më mirë të themi tradhtarët nuk u prekën. Të pavëmendshëm, siç na ndodhte shpesh, shqiptarët nuk kishin vrejtur se në shtein fqinjë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë po ndodhte një proces i kundërt më ate të shqiptarëve. Është e habitshme sjallja e shqiptarëve për të future hundët në çdo gjë, për të ngatërruar çdo gjë, për të shitur çdo gjë, për të kundërshtuar me vend e pavendë, për të shitur mend, për të qenë në qendër të vëmendjes….

Ne duhet të shndërrohemi në kundërshtarë të tmerrshëm si një lumë i trazuar që rrëmben lisa e gurë, dhe duhet ta zgjojmë brenda vetes forcën revulocionare patriotike për te mirën e kombit dhe të shtetit...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora