E enjte, 01.05.2025, 07:17 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Të pa gjeturit, çështje e pa gjetur

E merkure, 02.09.2015, 10:06 PM


TË PA GJETURIT, QËSHTJE E PA GJETUR

Nga Dedë Preqi

Të mendohet fare mirë se janë të rënda ndjenjat e dhimbjet njerëzore, gjegjësisht edhe ato të popullatës shqiptare të Kosovës, për të pagjeturit e familjarëve të tyre nga lufta e fundit, të cilët i vrau e i masakroi regjimi serb në trojet e veta, të cilët dhe i zhdukën dhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur edhe pse dihen gjurmat e tyre nga shteti i sotëm i Serbisë millosheviqiane. Ndërkaq, një veprim i zbehtë i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe vetë shtetit të Serbisë, në tentim për të gjetur gjurmat e tyre është më shumë se një lojë politike dhe mosveprim serioz.

Prandaj, edhe veprimet  dhe sjellja e qeverisë së Kosovës gjatë kësaj kohe është fare pak indikative në fushëveprimet e veta, e cila në Marrëveshjet e saj me shtetin e Serbisë në Bruksel, asnjëherë nuk e ka shqyrtue si duhet qështjen e të pagjeturve, me ç’rast nuk do të mund të pajtoheshim me marrëveshjet e tilla, të cilat ende nuk kanë rrezulltate të duhura për fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm. Fati tragjik dhe i dhunshëm i këtyre njerëzve është një qështje e cila për aq vite pas luftës, duhet të ishte një qështje e zgjidhur, e cila do ta ndryshonte edhe gjendjen e atyre familjarëve të cilët presin me padurim dhe ankth, së paku të dinë se ku i kanë dhe ku do të prehën eshtrat e tyre.

Natyrisht, përpjekja e familjarëve kosovarë ka qenë gjithherë e gatshme, mirëpo, dihet se kopetencat e tyre kanë qenë të kufizuara, po aq edhe të përsonave të autorizur në Kosovë, mirëpo sa i përketë Qeverisë së Kosovës, angazhimi i tyre ka qenë shumë pak aktiv dhe jo serioz në zgjedhjen e këtij problemi, që të bëjnë një trysni, apo intervenim të mundshëm përmes Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Kryqit të Kuq, për t’a kushtëzuar shtetin e Serbisë në veprimet e tilla, sepse garnitura e saj e sotme politike i ka hartat e vjetra të krimit millosheviqian, e cila duhet të përgjigjet edhe për të kaluarën e saj.

Vetë kjo e vërteton faktin dhe fatin e këtyre të pagjeturve, si një tërësi e fatit tragjik të një populli, ku shkrihen të gjitha ëndërrat dhe vuajtjet e tij, i cili ishte i  pafajshëm, dhe i cili mbetët gjithmonë idol i lirisë dhe demokracisë së vendit të vet. Thjeshtë, Serbia dhe politika e saj nuk kanë treguar deri me sot një disponim dhe vullnet së paku të vërehet një shkëputje nga e kaluara, por përkundrazi, ajo edhe sot me intrigat e veta dhe mitet e saja të qelbura tenton ta përvetësojë dhe riokupojë përsëri Kosovën, e cila ëndërr ka „cofë“ njëherë e përgjithmonë.

30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, që shënon dhe përkujton identitetin e popujve të zhdukur, me ç’rast  vetëm në Kosovë, janë edhe 1726 përsona të pagjetur, që do të thotë se ankthi e dhimbja për këto familje nuk ka përfunduar që prej 16 vitëve. Kjo ditë shënohet në afro 90 vende të botës, e cila mbështetët në rrëfimet e fatit të viktimave të pafajshme, që ka shkakëtuar fashizmi dhe militarizmi i udhëhequr nga krimet e organizuara të vendeve të ndryshme  të botës. Vetëm në rajonin e Ballkanit, Kryqi i Kuq ka konstatuar se janë edhe 11,859 përsona të pagjetur, si pasojë e luftrave në mes vitëve 1990-99, të cilat i shkakëtojë regjimi serb.

Edhe pse thuhet se politika e Kosovës karshi Serbisë duket e varfër, mirëpo politika e shtetit të Serbisë nuk është e sinqertë dhe korekte ndaj asaj që i takon për të vërtetuar se ky shtet është shkëputur nga e kaluara e saj kriminale, e cila e meriton të kontribuojë dhe të bëhët anëtare e Bashkësisë Europiane, por ajo që thotë në marrëveshjet teorike nuk përputhët në praktikë. Prandaj, një dialog i mirëfilltë dhe i sinqertë nga shteti i Serbisë, sidomos dhe një dialog i kulturuar në mes dy popujve me natyra kontestuese, do ti ndihmonte dhe do ta qetësonte jo vetëm njërin vend, por edhe tërë rajonin e Ballkanit perëndimor.

Lojrat politike të Serbisë, janë lojra të pakuptimta, të cilat nuk kanë sjellë atmosferë të përshtatshme dhe fqinjësore, që të mundësohet një bashkëpunim i shëndetshëm fqinjësor e  njerëzor, sepse nuk kemi as përpjekje nga ana e shtetit serb, që mundëson një marrëveshje të sinqertë dhe serioze në mes dy popujve, që ta lehtësojë të kaluarën e dhimbshme, sidomos atë shqiptare që ka me qindra viktima të humbura dhe të pagjetura deri me sot nga lufta e fundit që shkakëtojë regjimi millosheviqian. Dhe lojrat e tilla të Serbisë, përveq me të gjallët, ajo po bënë edhe lojra me të vdekurit shqiptarë, të cilët po i ruan dhe zbulon në varrezat masive, vetëm atëherë kur kërkohet ndonjë poenë politike nga Bashkësia Europiane.

Një politikë e tillë e Serbisë,  nuk mund të tregojë një demokraci të vërtetë,  e cila prodhonë dhe  sjellë një gjendje të mirë dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon, duke përdorë dhe praktikuar mitet e së kaluarës për Kosovën, e cila i drejton sytë nga Europa, ndërsa në anën tjetër, nuk heqë dorë nga komplekset e vjetruara, të një modeli okupues dhe dominues të një populli që po ndërtohet mbi thëmelet e lirisë dhe demokracisë, sikur popujt tjerë të lirë të botës.

Të pagjeturit, si një qështje e pagjetur deri më tani, mbetët një temë e veqantë, e cila duhet të prekë thellë sedrën e Qeverisë së Kosovës, dhe si mundësi e zgjedhjes së këtij problemi në dialogjet dhe Marrëveshjet me shtetin e Serbisë, të bëhët një kushtëzim i veqantë këtij vendi për të pagjeturit shqiptarë dhe shumë qështje tjera, edhe pse nuk mund të pastrohet Serbia nga mëkatët e kaluara, të mos pranohet si një anëtare kriminale në Bashkësinë Europiane.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx