E hene, 29.04.2024, 11:07 AM (GMT+1)

Mendime

Fehmi Kelmendi: Identiteti Kombëtar

E diele, 06.09.2015, 12:33 PM


Identiteti Kombëtar

Nga Fehmi Kelmendi

Identiteti kombëtar është një dukuri  e veçantë me tipare të njejta : gjuha, prejardhja, tradita, zakonet, doket,  vendi, kultura  etj. që dallohen  nga  dukuritë të tjera, p.sh. kombi shqiptar dallohet prej kombeve fqinjë në çdo aspekt. Termi artificial kombi i ri kosovar i shpikur nga një grup intelektualësh bastardë genetikisht, historikisht dhe etnikisht është një  përrallë e trilluar. Ide e gabuar, teori  fallse, imagjinatë e kalbur, qëllim antikombëtar, propozim farsë, baraz me tradhtinë. Beogradi një kohë shqiptarët nën sundimin e Jugosllavisë titiste i quanter „ Shiptari „ ndërsa ata të Shqipërisë „ Albanci „. Si atëherë nga serbët pushtues, ashtu edhe sot nga shqiptarfët bastardë kombi shqiptar ndahet në dysh. Kombi i shpikur kosovar vërtet paraqet në vete një konglomerat etnishë duke i  përzier shqiptarët me pakicat : serbët, boshnjakët, turqit, romët, malazeztë etj. të cilët sëbashku përbëjnë 7%  të popullatës së Kosovës. Po shqiptarët në Maqedoni, Mal të zi, në Kosovën Lindore dhe në Camëri  vallë  çfarë identiteti kombëtar kanë? Duhet edhe për ta një lloj shpikje kombëtare. Gjatë gjithë periudhave historike populli shqiptar ka qenë kompakt. Prej nga kjo ndarje artificiale të një kombi në dysh apo më tepër. Simbolet e improvizuara shtetërore kosovare nuk i përgjigjen realitetit kombëtar. Para tyre gjithmonë janë përdorë tek shqiptarët simbolet e njejta kombëtare. Pra, me flamurin e njejtë kuq e zi  që është derdhur gjaku shqiptar për liri dhe pavarësi kombëtare. Shqipëria natyrale është ndarë me dhunë administrativish  në disa pjesë, por kurrësesi edhe kombëtarisht. Ideatorët e shpikjes së kombit të ri artificial  të turpëruar do të pësojnë fiasko, sepse kombi shqiptar nuk mund të konvertohet në një komb tjetër me termin gjeografik, respektivisht krahinor kosovar. Definicioni i identitetit kombëtar nuk varet nga dëshira e individëve shpirtshitur. Nocioni komb është kategori në vete. Kombi kosovar është projekt politik, kurrësesi shkencor. Tentativa e ngjajshme ka qenë dikur rreth krijimit të kombit artificial jugosllav. Niveli laraman i vetëdijës, kultura heterogjene, raca, përkatësia jo e përbashkët etnike dhe fetare dhe disa faktorë të tjerë ndikojnë negativisht që të mos dakordohen, po të ketë probleme të natyrës së rëndë , etnitë e ndryshme për të jetuar në tolerancë, harmoni e paqë të qëndrueshem. Teoria false e imponuar ,  inicuar nga Beogradi puqet me pretendimet ekspansioniste serbomadhe.  As kombi maqedon nuk ekziston. Këte e krijoi PKJ në krye me Titon  për ta izoluar Makedoninë nga pretendimet e  Bullgarisë. Sistemi socialist i udhëhequr nga partia komuniste dështoi për shumë shkaqe, njëri ndër ta  ishte  edhe mos zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare e sociale. Në shtetin e ish Bashkimit Sovjetik  dhe  në shtetin e ish Jugosllavisë ku dominoi majorizimi rus e serb mbi kombet të tjera  mashtrimi zbatohej përmes sloganit  vëllazërim – bashkimit  dhe barazisë kombëtare. Nëse i referohemi fakteve historike, sajuesit e kombit të ri kosovar  do    pendohen  duke mohuar „ doktrinën shkencore „ të tyre,  përndryshe  duhet të ndëshkohen duke dhënë llogari para popullit. Kur është fjala për veriun e Kosovës konstatojmë se kompromisi u arrit duke  bër koncesione pala shqiptare në Bruxel  dhe ua mundësoi serbëve statusin autonom me kompetenca ekzekutive nën mbikëqyrjen e Beogradit. Nënshkruesit e Marrëveshjes në fjalë lejuan  krijjimin e një shteti brenda shtetit. Autonomia nuk ka brirë. Arsyetimet nuk zënë vend.Territori me asociacionet e komunave serbe po bëhet etnikisht i pastër. Serbia dikur do ta njihte  Kosovën, por të cunguar. Serbët e koncentruar në veri të Kosovës, të ardhur nga viset e ndryshme, me ingerencat e fituara falë dobësisë së delegacionit shqiptar dhe planifikimit të faktorit  ndërkombëtar i realizuan qëllimet e tyre. I morën  kompetencat ekzekutive. Modeli  Republika Srpska i Bosnjes po zbatohet në Kosovë. Emërtimi formal nuk është aq i rëndësishëm kryesore simbolet shtetërore të Serbisë, ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe kontrolli i Beogradit dëmtojnë sovranitetin e  Kosovës. Marrëveshja e Bruxelit rezultoi me plus pakon e Ahtisarit. Skenari i tillë trasoi terrenin si hap i parë drejt ndarjes së Kosovës. Me këtë akt të tupshëm  frenohet funksionimi i shtetit të Kosovës. Të njejtit të cilët shpallën pavarësinë e Kosovës nga okupimi serb ,tani po e ndajnë Kosovën  me serbët. Dihet se në të gjitha marrëveshjet ekzistojnë kompromiset, sepse pa to nuk arrihet dot pëlqimi, megjithatë  kompromisi mes serbëve dhe shqiptarëve në Bruxel u arrit me koncesione më të mëdha nga pala shqiptare. Epilogu i marrëveshjes verboi prerogativat e shtetit të pavarur të Kosovën. Lëshimet e palës shqiptare bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës , sepse dobëson imazhin kosovar. Poqe se nuk do të ketë  rrugëdalje tjetër për shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës Lindore, atëherë tek e fundit le të fitojnë atë që u takon sipas parimit demokratik bashkohor. Nuk mjafton për ta autonomia politike e territoriale, por bashkimi me Shqipërinë. Përpos të drejtës natyrore , historike dhe etnike që u takon shqiptarëve bashkimi kombëtar në një shtet të vetëm kombëtar, shteti shqiptar do të bëhet i aftë ekonomikisht, territorialisht dhe ushtarakisht  për  t`u mbrojtur e siguruar  prej agresorëve tradicional sllavo-grekë. Bashkimi i shqiptarëve në një shtet nuk ka alternativë. Serbia me politikën e saj ekspansioniste tradicionale  duke vazhduar prore me të njejtin avaz nuk do të pajtohet dot me marrëveshjen e Bruxselit të firmosur nga idhtarët e Esat pashë Toptanit  dhe të Ahmet Zogut,  por do të përpiqej të grabiste akoma më shumë për ta bër Kosovën të pa aftë. Aq më tepër do të përpiqej që të mos lejonte krijimin e shtetit etnik shqiptar, të cilin serbomdhenjtë e quajnë « Shqipëri e madhe «. Sikur të ishte bër marrëveshja e ngjajshme me modelin e statusit  autonom  të Tirolit të Jugut, që gjindet në Verilindje të Italisë,  popullata e të cilit flet gjermanisht ngase ka qenë pjesë e  Austro-Hungarisë deri në vitin 1919  kur u aneksua nga Italia, ndoshta do të ishte dëmi më i vogël. Me këtë Marrëveshje Kosova po mbetet sakat pa të dy këmbët. Madje dhe pa perspektivë. Eshtë e rëndësisë të theksohet se ideatorët e kombit të shpiku kosovar janë hyzmeqarët e Serbisë. Rreth themelimit të Bashkimit të Komunave serbe interpretimet e analistëve, politikanëve dhe gazetarëve janë të ndryshme. Propozimi i Marti  Ahtisarit në Marrëveshjen e Vjenës të marsit 2007  lidhur me Asociacionin  nuk është pranuar. Kjo ndodhi më 25 gusht 2015 në Bruxel. Po ras ai nuk u tregua fer,korrekt dhe i drejtë ndaj pakicava njësoj, sepse serbët i privilegjoi ndërsa pakicat të tjera i diskriminoi. Mënyra e veprimit kësisoj nuk ka të bëjë aspak me demokracinë. Megjithatë, Isa Mustafa, Hashim Thaci dhe Edite Tahiri firmosëm Marrëveshjen plus Pakos së Ahtisari . Aleksandar Vuçiqi deklaroi se as që kishte pritur komisioni serb një fitore të tillë. Serbët gjithandej bënë ahengje. Beogradi duke ditur se nuk mund ta kthente Kosovën nën sundimin e Serbisë ia arriti qëllimit që ta lënte sakat pa gjymtyra. Me Asocionin  e komunave serbe  dëmtohet rëndë integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës. Serbëve të Kosovës u mundësua Referendumi në  të ardhmen që të shprehin vullnetin për ndarje. Nënshkruesit e Marrëveshjes së Bruxelit , fjala është për delegacionin ahqiptar, u identifikuan politikisht dhe kombëtarisht. Prej tashit e tutje dihet haptas se kush janë .  Zaten qeveria aktuale e Kosovës është fajtore për varg turbulencash, sepse anashkalon Kuvendin, institucionin më të lartë legjislativ, opozitën dhe popullin. Veprimi i saj është antikushtetues. Me kritika, fyerje, ofendime dhe sharje nuk arrihet asgjë, po duhet të ngrihet mbarë populli në këmbë kundër atyre që shesin ineresat e atdheut. Pushteti lokal i komunave  me shumicën e banorëve  serbë në të ardhmen do të paralizonte funksionimin normal të pushtetit qëndror  të Kosovës. Mos vallë nënshkruesit e Marrëveshjes së Bruxelit që po rrahin gjoks se kinse kanë dalur fitues kërkojnë edhe të shpallen heronj madje dhe profetë. Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt  2008  dhe hartimit të Kushtetutës nuk është dashur, as që ka pasur nevojë, të  bisedohet rreth  Kosovës pa e njohur Serbia shtetin  e pavarur të saj. Negociatat e drejta, parimore  dhe demokratike zhvillohen normal midis dy shteteve të barabrta e jo si ky rast ku Serbia paraqitet si shtet, ndërsa Kosova si krahinë. Kam thonë dhe e përsëris se Kosova nuk mund të jetë vend multietnik me mbi 90%  shqiptarë, kurse pakicat të tjerë me 7%. Por  edhe sikur të pranohet kjo teori e gabuar atëherë përse  veç  serbët të dallohen prej etnive të tjera.  Privilegjët vetëm për serbët po vlekanë. Delegacioni serb shkoi në Bruxel  pa e ndryshuar nenin e Kushtetutës të Serbisë  ku thuhet se Kosova është Serbi, pra është ditur se me çfarë qëllimi do të negocohej. Nga bisedimet e Bruxelit vallë kush doli fitimtar e kush humbës. Dështakët po e mashtrojnë dhe po e gënjejnë popullin e shkretë. Sipas kryeminstrit serb Aleksandar Vuçiq me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të mos gajlohen serbët ,sepse kemi arrit më tepër se që kemi pritur, serbët do të kenë kompetenca ekzekutive dhe do të finansohen nga Beogradi pa tatime e pa taksa doganore, shtoi ai. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiqi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e quan pushtet politik të serbëve të Kosovës . Me fitoren e statusit  special politik e territorial autonom rrezikohet pavarësia e Kosovës. Hashim Thaçi hodhi poshtë interesin e popullit për të shpëtuar vetë nga Gjykata Speciale dhe për të siguruar postin e presindencës . Ashtu ai mendon, le të mbetet me shpresë. Asociacioni  kësilloj  bie  ndesh  me  Kushtetutën  e  Kosovës.  Kjo gjendje patjetër duhet të dryshohet. Sa i përket Rezolutës  1244  të Këshillit të Sigurimit të OKB-së , në të cilën thrret kot Serbia, Kosova duhej  të mbetej  nën Protektorin e OKB-së,  por  juridikisht konsiderohej  pjesë  e Jugosllavisë, jo  e  Serbisë,  meqë  Jugosllavia më nuk ekziston skadon edhe afati i Kosovës  si  pjesë  e saj. Tani e tutje në radhë për pavarësi nga sundimi kolonial serbomadh janë:  Vojvodina, Sanxhaku i  Jeni Pazarit dhe Lugina e Preshevës. Vërtet  Lugina e Preshevës  duhet të bashkohet me  Kosovën amë. Referendumi i mbajtur më 1 dhe 2 mars 1992  ku popullata  me  97%  votoi duke shprehur vullnetin e saj për autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën  nuk u përfill as nga qeveritë e Kosovë e të Shqipërisë, as nga faktori ndërkombëtar. Unë kam pasë shkruar se poqese nuk do të zdhidhet çështja e popullatës autoktone të Luginës së Preshevës, shqiptarët e asaj treve do ta pësonin fatin e njejtë të shqiptarëve të sanxhakut të Nishit të viteve 1876-1878.  Gjatë bisedimeve në  Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi  nuk ceku fare problemin e kësas treve shqiptare. Tani për shkak të neglizhencës, as reciprociteti sa u përket të drejtave legjitime të barabarta midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk vjen në shprehje. Serbia duke u kërcënuar po i tregon muskujt. Asociacioni i komunave serbe në veri të Kosovës, përpos strukturave shtetërore të Kosovës, cenon edhe raportet ndëretnike. Prishet barazia midis qytetarëve sepse me ndasinë etnike serbët e privilegjuar krahas pakicave të tjera të diskriminuara rrënojnë shtetin e Kosovës. Asociacioni  bie ndesh me modelin e sistemit demokratik dhe me vlerat parimore bashkohore. Se me Kushtetutën e Kosovës po se po.  Kompetencat e nivelit ekzekutiv të pakicës serbe me Asociacionin e fituar krijojnë  shtetin në shtet. Aq më tepër me finansimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi i jepej mundësia Serbisë të mohonte sovranitetin e shtetit të pavarur mezi të krijuar të Kosovës. Sa më afër që  është e mundur, zgjidhja e këtyre problemeve, aq më mirë do të bëhet për Ballkanin dhe Evropën.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora