E diele, 26.01.2025, 08:46 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Kurrë nuk është vonë

E enjte, 10.09.2015, 06:33 PM


KUSH DI TË FALËNDEROJË DHE TË KËRKOJË FALJE, DI TË JETOJË DHE DASHUROJË.

FILLO  SOT, SE  KURRË  NUK   ËSHTË  VONË

Shkroi: Ramiz DËRMAKU

Një fjalë e urtë e popullit thotë: Pa një s’ka dy. Pa unë s’ka ti.  Pa unë dhe ti s’ka ne. Bota varet prej meje dhe prej teje. Bota jemi ne: Këto janë disa fjalë të intelektualit, meshtarit, humanistit, dhe pajtuesit të gjaqeve në Kosovë, Don Lush Gjergji.

Ai thotë falenderimi dhe falja (ndjesa) janë dy shprehje cilësore, ose më mirë të themi dy qëndrime thelbore në jetën e  çdo njeriu. Njeriu është një gërshetim i mrekullueshëm i marrë + dhënjeve ndërnjerëzore, ndërfamiljare, ndërfetare, ndërkulturore me shtresime dhe begatime në vazhdimësi. Falenderimi gjithnjë na tregon varësinë dhe burimin që jemi prej të  tjerëve, me të tjerët dhe për të tjerët, ndjenjë kjo që shtyen na drejton dhe na orienton nga tjetri-tjerët në komunikimin e jetës së përditshme.

Prandaj, konstatojm se falenderimi është shprehje jete, jetë mbi të gjitha liri dhe dashuri, sepse ate çka jam dhe kam, nuk është vetvetiu, por e ofruar edhe e dhuruar nga të tjerët. .., Ne duhet  t’ë na vlerësojnë vetëm të tjerët. Si gërshetim i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm në dimensionin e përditshmërisë. Atë çka janë, dhe kanë të tjerët, mund të jemi dhe ta kemi edhe ne, nëse kemi qëndrimin e nderimit, falënderimit, bashkëjetsës, bashkëpunimit. Jeta dhe marëdhënjet ndërnjerëzore, ndërmoshore, ndërgjinore janë dhe mbetën begati dhe pasuri e pashtershme e njohurisë, pranimit, afrimit dhe bashkimit ndërnjerëzor. Pra konstatojmë se në jetën e çdo njeriu janë dy qëndrime thelbore. Kur dike ne e kemi lënduar me fjalë , sjellje, veprim, mospërfillje, fyerje…  Dhe prap nuk gjejmë tjetër fjalë, sjellje, shprehje mënyrë për tu liruar nga barra apo pesha e zemrës, për tu përmirësuar, për tu pajtuar përdorim fjalën më FALNI, të kërkoj ndjesë, falje.Shpresoj se më kuptoni, nuk më gjykoni, keni  mirëkuptim  ndaj meje! Ose falë të qoftë! Siq shihet ne shiqim të parë  këto janë fjalë të thjeshta ndoshta të shprehura me vështirësi, belbëzim, dhembje, por që shprehin dëshirën e takimit afrimit bashkimit, mbi të gjitha për ti kërkuar falje njëri tjetrin. Jeta e njeriut është e pasur dhe e varfër, e bukur dhe e shëmtuar, e shkurtër dhe e gjatë, e plotë dhe e zbrazët, e lehtë dhe e vështirë…., sipas këtyre dy qëndrimeve që janë fryti më i bukur i dashurisë. Kush di të falënderojë dhe të kërkojë apo dhurojë falje, di të jetojë dhe të dashurojë.

Mirpo siq po shihet , korniza e jetës sonë është dhe duhet të jetë falënderimi dhe falja. Asgjë tjetër nuk mund të themi dhe të bëjmë në jetë, para vetvetes, para të tjerëve dhe para Zotit, përpos falenderimit dhe faljes. Kaq shumë dhe kaq pak ! Hapi i parë mund të jetë vendimtar ! Pra, sot e jo nesër, je mirënjohës, i gatshëm për të kërkuar dhe dhuruar FALJE-DASHURI. Fillo sot, se kurrë nuk është vonë! I moçmi thoshte: Rrno  e mëso ! Prandaj ju lexues të nderuar, behuni  dhe duhet pa tjetër të bëheni rrogëtarë të çështjes sonë kombëtare.

Punuar me 5 9. 2015

Weingarten



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora