E diele, 16.02.2025, 03:32 PM (GMT)

Mendime

Shemsi Bunjaku: A jam i cmendur more?

E enjte, 10.09.2015, 06:11 PM


A jam i cmendur more?

Nga Shemsi Bunjaku, gazetar në tv publik Norvegjez NRK

Përshtypje nga vendlindja.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti student që studjoin juridikun. Quditrisht vetëm drejtsi nuk ekziston.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti student që studiojn ekonomi. Quditrisht varfria është e tejskajshme.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti student që studiojn shkencat politike.

Quditrisht ka vetëm kaos politik.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti mediume e gazetar. Quditrisht vetëm gazetari e mirëfillt nuk bëhet.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti kritik ndaj korrupcionit. Quditrisht shumica dërmuese e keqpërdorin sistemin.

Ndoshta një nder vendet me më së shumti fyerje kunder politikanve, quditrisht të njëjtit i votojn prap.Ndoshta një nder vendet e vetme në botë ku rroga është 300 euro, quditrisht njerzit ja dalin me 800 euro shpenzime.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti diell, thëngjill, uji, erëra. Quditrisht rrymë nuk ka.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti ordinanca të lloj llojshme. Quditrisht vetëm mjeksi nuk ka.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti trafikant që vozisin shpeijt. Quditrisht të gjithë vonohen. Të shumten e rasteve askund nuk kan marrveshje me mbrri.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti papunsi. Quditrisht kur kërkon puntor nuk gjenë.

Ndoshta një ndër vendet më të varfëra në rajon e më gjër. Quditrisht të gjithë flasin me gjuhën e milionerit.

Ndoshta një ndër vendet ku më të pasurit quditrisht janë të pa punë, nuk punojn.

Ndoshta një ndër vendet që janë më së shumti të varur nga diaspora, quditrisht kur ata vin bie blloku A,B,C dhe jua ndalim rrymën po edhe ujin në të njëjtën kohë.

Ndoshta një nder vendet me mas ë shumti tokë të pa punuar, quditrisht njerzit varrosen në therra me arsyen se nuk ka tokë.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti kode të etikës. Quditrisht vetëm moral nuk ka.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti analfabet, quditrisht të gjithë e shajn Milajim Zeken se nuk di të flas shqip.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti vizitor në xhamija. Quditrisht vetëm fetar nuk gjenë.

Ndoshta një ndër vendet ku më së shumti thirren në besë. Quditrisht të gjithë e përbuzin.

Ndoshta një ndër vendet me më së shumti nevoj për ngritje të dijes, quditrisht kur don ti mësosh diqka, të gjitha i din.

Të menqurit shpallen për të marr ndërkaq të marrët për të aftë.

Kështu do kisha vazhdu edhe shumë kohë po më e jashtzakonshmja është se mbas gjithë kësaj QUDITRISHT është ky vendi që e dua më shumë se cilin do vend tjetër në botë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora