Mendime
Gëzim Llojdia: “Nderi i humbur i zonjës L...”
E enjte, 10.09.2015, 06:58 PM
“Nderi i humbur zonjës L...”
Nga Gëzim Llojdia
1.
Që zonja L... u ndje e trishtuar? Zonjës L... befasisht i qëlloi të ishte duke udhëtuar ,kur dëgjoi në një medium të përcillnin copëza nga intervistat e artistëve të këngës.
-A keni shkuar me punonjës të sigurimit...?
-Zonjë edhe ju keni qenë artiste.... ? Mjegullisht ndjeu zërin e ngjirur pranë veshit të djathë.
U shkund ngas ky mendim.
-Artiste jo,shkrimtare po...
-Më duket se ju njoh mos jeni gjë zonja Xh e romanit petkat e zezza të ......Edhe ti ke shkuar me punonjës të sigurimit?Jo unë jam zonja L... Zonja L... mërmëriti nëpër mend.Unë nuk përfaqësoj të gjitha shkrimtarët e asaj kohe. Në të vërtetë,letërsia e asaj kohe , ka pasur shumë zonja shkrimtare. Zonja L... shkronjëse ja dolët me krahët e ngrohtë të sigurimit.Tjetri u zhduk pas krahëve.Ishte akuzë,hamendësim apo si,pyeti veten.?
2.
Zonja L a ju kujtohet kur: Poetët filluan të përdorin plugun në vend të pendës. Gjithsesi në vend të frymës yllësore kanë përdorur forcën e muskujve. A çfarë mund të quhej ky soj krijimtarie?Përveç se do tu shtonin :” Qani moj çobanka qani ....Zonja L cfarë ishte letërsia e viteve të pas clirimit?
A e dini zonja L ... se u shkojnë për shtat letrave të asaj kohe plugu dhe kazma,cdo poezi përciullite vetc këto fjalë.
A dini gjë se aso kohe Lasgushi apo të tjerë poet me brymë vese e lëndë shpirti ishin heshtur e shtrënguar të heshtnin. Kështu filloi të lërohet e plehërohen ugarishtet ,ato që nuk prodhonin kurrë përveçse ca mbeturinave, që askush nuk i përtypte dot. Kjo filloi të quhej letërsia e re e realizmit socialist.Por më shkoqur dhe më mirë e ka bërë në një rubrikë të veçantë tek Krahasimet:”Flamuri,ku shkronjësit e saj po shijonin dritëzën që të jep qytetërimi dhe letërsia e një kohe tjetër.
Zonja L... ja cfarë shkruan gazeta:”Vet emri i Stalinit na mbush me jetë...”
Gazeta Flamuri”,shkruan :”Më 7 shkurt të këtij viti fletorja Bashkimi botoi se viti 1949 ka shënua një përparim në zhvillimin e muzikës sonë .Ndërsa në vitin 1948,ka pasur vetëm 8 kompozime dhe 6 harmonizime,gjatë viti 1949 u punuan 23 kompozime,80 harmonizime e punime këngësh për kor,bandë kanto,pianoforte, orkestër etj. Me gjithë këtë B. K ankohet se i ashtë këndue hekurudhës,Punës dhe Planit dyvjecar. Në vijimësi shkruhet 21 copëz tekste këngësh nga Aleks Caci,tek fletorja Bashkimi që i kushtohen Stalinit.”Dhuratat e Stalinit,Bashkimi 20 dhjetor 1949 me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralismit Stalinit.
Zonja L... cfarë teksti shkruan poeti,Fjalët,pra poezia e këngës nga Aleks Çaçi,Muzika K.Kono:Dielli ka dalë/cpo këndon bilbili/eja të punojmë o zambakë prilli//më dogje ne zemër/erë e trëndafili/eja të këndojmë shpirti im moj Rine/I ke parë tinë/o zambak i prillit/ndihmat që na vijnë /që tej nga Rusia/I kam pare Rine/ gonxhe e trëndafilit/janë të gjitha dhuratë e Stalinit/Pra më thuaj tinë/emrin si e kanë/se për kokën tënde/po vite vërdallë/më dogje moj Rinë/moj vetull kurorë/dhe në zemër shkruaj/u thonë traktorë/pa shiko si ecën/shih si çahet fusha/si do të bëhet stivë/dhe si do festojmë në kooperativë)/të rroj sa malet/sa populli vetë/emri i Stalinit/që na mbush me jetë/Hurra,hurra.hurra.
3.
Zonja L...Mirëpo çfarë ka nxënë mëndja dhe penda e Naimit.
U malet e Shqipërisë! 'e ju o lisat e gjate!Fushat e gjera me lule! q'u kam ndërmend dite e nate.
Ju bregore bukuroshe! e ju lumenjt e kulluar!Cuka, kodra, brinja, gërxhe, dhe pylle te gjelbeuar!
Do te kendonj bagëtinë, qe mbani ju e ushqenil O vendethit e bekuar! ju mendjen ma defreni.
Ti Shqipëri me ep ndere, m'ep emrin Shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarre.
Shqipëri! o mëma ime! ndonëse jam i mërguar, Dashurinë t'ende kurrë, zemra s'e ka harruar.
Lahuta e Malëcis e at Gjergj Fishtës:”Te nj mrriz,te nji lejthi/kishin ndodhur tre barinj/dy me dhen e një me dhi, një i plak e dy të rinj/Marash Uci e të bijtë e Calit/ dy djem të lehte si shpezt e malit/Marash Uci i Uc Mehmetit,an e mban i kish rënë detit/kishte pa pronat e mbretit/cak prej Hotit tuj xane filli/der kur piqet buka n’diell/……….
4.
Zonja L...Vjersha “Vajtimi”qw po ju lexojmë tash, hartue nga GRUDA dhe botue në të përkohshmen Hylli i i Dritës shume vjet ma parë, i përshtatet shumë bukur gjendjes së sotshme të Atdheut tonë të robnuem:,kështu thotë gazeta sepse bëhet llaf për vitet ’50-60.
“Kemi
mbete si vend pa zot, Keni vojte si pralla mot:Nji krajl hin e t'jetri
Kemi mbete mo Zot ma keq! Porsi t' kem' për bri ndoj dreq, Qi pret ditën me na marre, Pa na lanun kurrkund fare/Pa lanë fare as rod Shqyptarit, /Tuj na hupe gjuhen e t'parit!
-Çfarë do ti shtonim fundit të kësaj Jude Makabre të at Gjergj Fishtës,pyet gazeta që botohej në Romë.
Kjo gazetë këtë e bënë për të treguar si ishte rrëzuar letërsia në kohën e atij regjimi
-O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët na lan pa Atdhe, e Ti rrinë e gjuen me rrëfe,/ Lisat n'per male kot!
Thotë gazeta zonja L...
5.
-Aso kohe zonja L... u mbajt Kongresi i parë i shkrimtarëve. Kronikat përcjellin lajmin se në 16 maj u mblodh në Tiranë,Kongresi i parë i Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Në prani të përfaqësuesve sovjetik u shtrua puna që ishte bërë .
Zonja L.. e dini cfarë tha
Kryetari i shkrimtarëve Dhimitër Shuteriqi.. ja nj copëz e raportit të tij:” Gjergj Fishat,dhe Ernest Koliqi më shokë himnizues të jetës patriarkale,të shovinizmit,të misticizmit,apo të një fare lustre qytetërimi perëndimor,që nuk ishte tjetër veçse kozmopolitizmi i njohur i shtresave të larta të shoqërisë shqiptare...
Raporti i Shuteriqit, thotë kronika e vitit 1957 ishte vetëm një ideologji. Cili qe faji i Mark Ndojës që u pushkatua ,pyet kronikani?Shuteriqi thotë në këtë kongresë:”Mark Ndoja me shokë deshi të fshijë nga defteri gjithë përpjekjen e re letrare të vendit tonë, duke u nisur pikërisht nga mohimi i i frymës së partisë dhe udhëheqjes së partisë në art. Dhe në letërsinë sovjetike,ai me shokët e tij të fshinte jo vetëm Gorkin,Majakovskin,ndofta edhe Shollohovin....
Sa për Sejfulla Malëshovën u paditë”për liberalizëm. Borgjez dhe pse pengonte triumfin e ideologjisë socialiste në letërsinë shqipe....
Ky kongres do të ishte sëpata e parë e mbrapme që do të godiste poetin kombëtar Fishtën,ai filloi si një realitet duke krijuar letrat me Hoxhën dhe Shuteriqin,por fillesat kanë qene me shkëndijat e para me shqiptarin e pashkollë,me këngëtarin e pamësuem, me atë lahutën me një tel që ka mbushur vëllime bukurie të pakrahasueshme. Në letërsinë shqipe nuk kanë sunduar por kanë lëshuar shkëndijime Fishta,Fan Noli, ,Mjeda.
Kronika thotë se veprat kalojnë mbi kohë,poezia,proza nuk pyet ku ka lindur dorëarti,por edhe sikur të pyesi do të zbulojë se Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme,dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme.
Kronika duke sjellë momente të asaj dite kuvendi thotë se cilët ishin mjeshtrit e penës që u paraqitën në kongresin e Tiranës?
Dhimitër Shuteriqi,Kol Jakova,Andre Varfi,Shefqet Musaraj,Aleks Çaçi.Pjesët e tyre quhen vetëm letrare pse trajtojnë luftën kundër kundërshtarëve politik .Por këto krijime nuk e kalojnë vijën mesatare të krijesës së fluturimit. Jo nga poezitë e veprat e Fishtës,Nolit që janë larg,por nuk afrohen as me krijimet e Koliqit, as me ambëlsit e Prendushit,as me krojet e Lasgushit. Si më të rinj dhe më të kapërcyeshëm më kohën komuniste dualën në shesh Llazar Siliq,Fatmir Gjata,Mark Gurakuqi....Cilat ishin tiparet e këtyre veprave:frymëzimi i zbehtë,fuqia e fjalës së mekur, rreshtimi mekanik, fluturimi me krahë të rënduar.
Në lëmin e prozës kronika përmend Dhimitër Shuteriqi me romanin me dy vëllime:Çlirimtarët”,Sterjo Spasse me romanin “Afërdita përsëri në fshatë”.
Si do të duhej të ishte proza,ja çfarë u tha në këtë kongres:”Proza jonë në përgjithësi, e veçanërisht e tërë letërsia jonë, duhet të jetë brumosur me një frymë të thjeshtë optimiste...Kjo frymë optimiste të fryjë jo vetëm kur ka gaz,por edhe kur ka vështirësi të mëdha...”
Kronika përmende si më të rinjtë e farkëtuar me kohën u paraqitën romancierët dhe novelistët, Fatmir Gjata,”Uji fle,hasmi s’fle””Tana”,Zini Sako me “Bereqetin”,Naum Prifti,Veis Sejko,Dhimitër Xhuvani,Moisi Zaloshnja,Spiro Xhai,shumica e këtyre tregimeve vizatojnë gjoja jetën e fshatarisë së lumtur,luftën,por të bësh një krahasim me krijimet e E.Koliqit,M.Kokalarit,A.Logorecit,dallimi është një distancë që nuk arrihet dot me këmbët e tyre.
Kronika përmend se pa ndihmën e kurrkujt në Shkodër Dom Ndoc Nikaj,Mihal Grameno në Korçë,Simon Shuteriqi në Elbasan i çelën rrugën romanit shqiptar.N ë kohën e rilindjes qeëe shkrimtarët e mërgimit Frashëri, Peci,Konica,De Rada,Skiroi që bënë gjuha në zgjimin dhe shkundjen e shpirtrave, poetët që pikturuan burrërinë, kryengritjen Fishta, Mjeda, Gurakuqi, Prendushi,Nikaj, PoStoli,Grameno .
Në Shqipëri përmbyllet kronika shkrimtarët e vjetër kanë vdektë ose janë vrarë, kritikët janë bërë përkthyes e veprave marksiste,të rinjtë pjekin vjersha të pagueme...
-A e kuptova zonja L... se çfarë letërsie keni bërë. Ky është nderi juaj i humbur.