Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Marjana... e At Zef Pllumit
E premte, 11.09.2015, 08:21 PM
MARJANA… E AT’ ZEF PLLUMIT
-Nga Shengjini, ekskluzivisht per revisten ZemraShqiptare-
-Unë, bashkqytetar i Marjanes dhe sot prezantues i saj, nuk mund ta di qe tani, megjithë deshiren time per profeci, se çfarë do të behet Marjana neser. Atë, koha do e tregoje. Por, une di diçka qe po ua transmetoj dhe ju te nderuar lexues te revistes ZemraShqiptare se Marjana që sot është Poete, Shkrimtare, Muzikante, (Pjaniste e Kitariste) dhe Kengëtare. Nuk eshte e lehte ti arrish te gjitha keto por ju them me bindje se vajza bukuroshe e Shengjinit eshte plotsisht ne kete rruge dhe kam shume besim se do tia dale me sukses.
Jam i sigurtë se nje dite jo te larget ata qe e njohin sot atë thjeshte si një nxensese shkollare mbas sukseseve te saja do ti thonë njeri - tjetrit: -Ajo more Ajo, Ajo Marjana e At’ Zef Pllumit…!-
Nga Zeqir Lushaj
Edhe poetë shkrimtarë e artistë të dëgjuar, shqiptarë apo edhe të huaj, kur flasin per jeten e tyre krijuese nuk harrojne te potencojne se, kur emri i tyre eshte dukur se pari ne faqet e shtypit. Dhe, me te drejte e thone kete me nje krenari e nostalgji të dukshme.
E kjo Marjana jone e sotme, eshte qe tani krenare se qe ne klasen e 8-te jo veç se ka shkruar neper blloqe e fletoret e saj por ka botuar edhe një liber, liber me poezi dhe tregime i cili titullohet NJE NATE BUZE DETIT. Besoj se jemi te nje mendimi se per moshen e saj te re edhe kaq nuk eshte pak.
Ju prezentoj pra Marjana Gjergjin, vajzen me origjine nga Shkreli i Shkodres por lindur e po rritet ketu buze Adriatikut, ne flladin e valeve te detit, me kripen e jodin e reres kristale te Shengjinit, nen aromen e pishave te malit te Rrencit. Duket se edhe kjo mikroklime e qytetit te vogel bregujor te Shengjinit ndikon ne frymezimin e rinise e vecanerisht te vajzave te kesaj perle shqiptare. Mos harroni te dashur lexues e kolegë se para pak kohesh nga ketu ju kemi prezentuar edhe poetet e reja Jola Margjeka e me te voglen Adriana Gjinin. Sot Marjana eshte e treta (e verteta) poete shengjinase qe don ta lidhi karjeren e saj krijuese qe ne hapet e para me revisten tone te nderuar Zemrashqiptare. Ne, jo veç e mirepresim por edhe e falenderojme. Dhe Marjana nuk e fsheh por e thote shume sinqerisht se:
-Jam emocionuar kur kam lexuar prezentimin e shoqeve te mija ne kete revistë ndaj dua te behem pjese e saj edhe une.
Kete duan dhe presin me padurim edhe motrat me te vogla, vellai i vetem e sidomos Vera Gjergji, nena e Marjanes e cila po investon shume per plotesimin e kushteve ne edukimin e zhvillimin e metejshem letrar e artistik te vajzes se saj me te madhe.
-Unë, Redaktori i Pergjithshem i ZSh-së, bashkqytetar i Marjanes dhe sot prezantues i saj, nuk mund ta di që tani, megjithë deshiren time per profeci, se çfarë do të behet Marjana neser. Atë, koha do e tregoje. Por, une di diçka qe po ua transmetoj dhe ju te nderuar lexues te revistes, se Marjana që sot është Poete, Shkrimtare, Muzikante, (Pjaniste e Kitariste) dhe Kengëtare. Nuk eshte e lehte ti arrish te gjitha keto por ju them me bindje se vajza bukuroshe e Shengjinit eshte plotsisht ne kete rruge dhe kam shume besim se do tia dale me sukses.
Jam i sigurtë se nje dite jo te larget ata qe e njohin sot atë thjeshte si një nxensese shkollare mbas sukseseve te saja do ti thonë njeri - tjetrit: -Ajo more Ajo, Ajo Marjana e At’ Zef Pllumit…!-
...Keto dite Marjana fillon bashke me shoket e shoqet vitin e ri mesimor në klasen e 9-të në shkollen 9-vjeçare At‘ Zef Pllumi. E perveç kesaj pune te perditshme, Ajo nje dite ne jave, tash 4 vjet ndjek edhe mesimet private per muzike ne qytettin e Shkodres.
Bashke me urimin per nje vit te ri shkollor sa me te suksesshem ne i urojme Marjanes realizim deshirash edhe ne fushen e krijimtarise se saj te larmishme kulturore e artistike.
...E me mire se une Marjanen, Marjana prezenton veten e saj para lexuesve te nderuar ndaj po ua paraqesim ate me nje Cikel poezish te koheve te fundit dhe disa foto modeste nga nje fotograf modest siç jam une.
--------------------------------------------
RRITJA E NJE SHPRESE TE BUKUR
CIKEL POETIK
Nga: MARJANA GJERGJI
Shengjin, Albani
Marjana Gjergji krijuese, kengetare dhe kitariste
VITI I RI
Dritat ngjyra ngjyra vendin
E kane zbukuruar dhe
Nga te gjitha anet boten
E kane gjalleruar.
Zbukurohen pemet
„ç’
Fishekzjarret qe kersasin
Luften dinë si ta therrasin.
Fillon bora te bjerë nga qielli
Terbohen vajzat nga gezimi.
Sa shpejt kaloi nje vit saqë
As nje njetri nuk mermeritë
Kaluan ditet e bukura me shume
Gezime dhe netet e keqija
...me hidherime!
BURIMI IM
Ti je nje engjell
Qe me mbron
Nje freski qe ti mua
Shpirtin ma freskon.
Ditet me ty sa shpejt
I kaloj saqe as vetë
S’arrij dot qe ti numeroj.
Ti je nje det me plot
Enderrime qe jeten ma
Ktheve ne gezime.
Me mijera lule po t’mi
Dhuroje keto s‘janë
Asgje pasi jeten ti mua
Ma zbukurove.
Yjet ne mbremje kur
I numeroj nje më
Mungon ti je pranë
Meje qe jeten ne çast
Ma plotëson.
VIOLINA
Koha prek trishtimin
E ndonjehere lotet gezimin.
Zemer e ngurtesuar e jete e
Shkallmuar bora e ngrirë
Neper shtepi stinore e dielli
Prej maleve krahinore.
Sa te thella jane kujtimet
Nganjehere qe me ngjajne me
Me shtegtimin e mjellmave ne pranverë.
Fundin e tingujve kur e degjoj
E boten e veteme une e imagjinoj.
Kur nen strehen e ballkonit
Isha ulur e vetmuar dhe per ty
Me te bukur ne violine e degjova
Dhe kohen e shkuar me ty e kujtova.
Poetja e re Marjana me dy motrat e saj me te vogla, Marinelen dhe Liljanen
e vellain e tyre te vetem, Marvjolin
8 MARSIN PA TY
Kur ne mes te shiut po
Ecja e vetmuarqe ne cdo vend
Bota me ishte erresuar.
Kur mendoj per Ty moj nenë
Kjo zemer veç c’me coptohet
E jeta sin je rruge vazhdon
E shkurtohet.
Kur mendoj mementet qe ti
Me le e mireupafshim jo ti
Moj nenë mua asnjehere s‘më the.
Minutat kalojne por ditet pa ty
S’me shijojne e gezimet ne hidherime
Shpesh here me kalojnë.
Por sot do festoj njke feste qe gjithmonë
Pa ty moj nene prane e pres.
Gezuar 8 Marsin nga zemra te uroj
Edhe sot e vetmuar vetem per
Ty moj nenë po mendoj.
PRITJA E NJE SHPRESE TE BUKUR
Sa
Ka stuhi aq shume thyhen zemrat
Kur s’ka lumturi.
Çastet e bukura sa lehte te mallengjejne
Kur nga xhami nga larg i shikon
E nga zemra shume afer i perjeton.
Kur
Nga zemra te te sherojë e atë
Ndjesi te bukur shume lehte ta pasqyrojë.
Ndjonjehere kur hapet dera shumë
Lehte vrapon e rrugen qe ke mbrapa
Fillon e harron por gjithmonë në
Kerkim te asaj ndjesie te bukur
Qe te rrethen, vazhdon.
Kopertina e librit te parë të Marjana Gjergjit
-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini-Shqiperi, 11 Shtator 2015-