Kulturë
Pal Sokoli: Mësojmë drejt të së ardhmes
E diele, 12.04.2015, 02:18 PM
DUKE STUDIUAR TË KALUAREN, MARSHOJMË DREJT TË SË ARDHMES
(Recension apo fjala hyrëse e Pal Sokolit, kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani me rastin e promovimit të librit “Teoria Ilire” të autorit Agron Jaha)
Nga Pal Sokoli
Me organizimin e Lidhjës Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ne Gjermani në qytetin e Dyseldorfit, me dt. 28. Mars.2015 u bë promovimi i Librit "Teori Ilire" te Autorit Agron Jaha.
Ky Libër u sponsorizua nga; Pronari i Shkollës ABC nga Wuppertali, përkthyes dhe veprimtar si dhe nismëtar i këtij projekt-studimi z. Hajredin Ibrahimi dhe nga Albert Coli, përkthyes dhe projekt-drejtues nga Mynheni.
Libri “Teori Ilire” e Autorit Agron Jaha ndahet ne pesë Kapituj.
Kapitulli i parë; Shkrimi sakral Ballkanik si kultura me e lashte shkrimore ne Histori. .
Kapitulli i dytë: Dëshmitë paleolinguistike për lashtësinë e gjuhës shqipe si substrat i rëndësishëm në rrethet e hershme kulturore të Europës kontinentale, brezit mesdhetar, Azisë se vogël dhe Kaukazit..
Kapitulli i tretë: Perandoria Hetite dhe aleatët e saj; Dardanët dhe Arvenët
Kapitulli i katërt: Veleshtarët (Filistët) e Palestinës- një fis ilir në bregun lindor te Mesdheut, ABC-ja, Runët dhe Alfabeti. Dhe
Kapitulli i pestë: Mbretëria e Etruskëve një fis protoilir- Hetit në bregdetin Tyrrhen dhe lindja e perandorisë Romake.
Për ti dhënë të pranishmëve një pasqyrë kronologjike të shtjellimit të teorive Ilire në këtë Libër po jap një përmbajtje të shkurtër të temave të cilat Autori i ka parashtruar nëpër Kapitujt e përmendur e qe mund të dallojnë nga teoritë qe jemi mësuar të lexojmë në literaturën e deri tanishme.
Në Kapitullin e parë : Autori Agron Jaha shtjellon shkrimet e para qe nga pllakat argjilore, vend gjetjet e tyre, dhe avancimi i përpunimit deri të prodhimet metalike. Shkrimet e para ishin pothuaj se lutje apo komunikim me idhuj apo thirrje e perëndive apo rituale kulti. Flitet për formën e shkrimeve të përdorura, simboleve sakrale. Shkrimi lindi nga nevoja e brendshme e njeriut “për komunikim” me fuqitë e botës transcendente e jo nga arsye praktike të organizimit shoqëror.
Kapitulli i dytë, Shtrohen dëshmitë paleolinguistike për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe argumentet ne rrafshin e Toponimisë, Onomastikës, semasiologjisë dhe mitologjisë krahasuese. Zhvillimi apo edhe dallime të lehta ndërmjet fiseve protoilire korrespondonin me gjerësinë e shtrirjes gjeografike të fiseve protoilire gjë që kushtëzoi edhe lindjen e idiomave të ndryshme gjuhësore regjionale.
Rendësi të veçantë zë edhe zbërthimi i shumë toponime të lashta duke filluar nga Erythia-Toka qe do të thotë terri, apo perëndimi i diellit- terratisja etj.
Atlasi- si parajsë e të përzgjedhurve apo
Elizion dhe zbërthen emërtime të ndryshme apelativë me këtë
toponim. Eridanus- Erigon, zbërthen teori te ndryshme rreth këtij
emërtimi mitik. Lumi Nerodimka si lum nëntokësor dhe Vardari
gjithashtu quhej dikur Erigon e i përkthyer me vonë nga
sllavët si lum i zi, Cërna Reka. Shtëpi- Shpi, nga shpoj,
Shpellë etj. Pyreenet- Pyll i Perëndisë, pastaj Garone, emërtim i lumit të
sotëm të Rajnës, gurronë- gurrojnë etj. Mal, malor,
Dëshmitë mitologjike Autori Agron Jaha e fillon me legjendën e Gjonqyqes, dhe nëpër mes këtij etimoni gjënë edhe emërtime të tjera deri edhe te perëndisë Adonis. Njëkohësisht formohen edhe forma të ndryshme leksikore deri edhe emërtimet Ditë e Natë.
Dreq-i; (armenisht) Derketo, Atargatis, Ishte nëna Perëndi e filistëve. Këlshendra-(Kuçedra, Kulshedra) demon mbrojtës ne mitologji e qe autori e lidhë edhe me lindjen e Aleksandrit.( a(u)le apo apokope nga amaltheia plus Kulçeder) dhe me emrin e se ëmës se tij Olimpia- epiriote(e Lumja) e cila ndante shtratin me një gjarpër dhe me vullnetin e Zeusit lindi Aleksandri.
Një analogji e paralajmërimit të nënës se Juzusit për lindjen e Krishtit me vullnetin hyjnor.
Amaltheia, Emathia, Dalmathia, Maltha; janë gjithashtu emërtime qe lidhen me vendbanime të sotme si Emathia-Maqedonia, Dalmathia-Dalmacia dhe domethëniet semantike te këtyre antropomorfizimeve e qe mund të shpjegohen vetëm me leksikun e gjuhës shqipe.
Interesante
janë edhe shpjegimet në bazë të vazhdimësisë etnolinguistike shqiptaro-ilire teIliri
– i lartë, Shqipëri- Siper+ri ose rri sipër, Esperi. Sipeni,etj. Autori
Agron Jaha këta emra e toponime i futë nën një etimologji qe edhe nga
gjuhë të tjera derivate proto-ilire kanë te njëjtin kuptim pra të
lartë. Toponimi apo Homonimi i emërtimit Albani – shpjegohet
me të njëjtën aversion të fjalës i lartë.
Pastaj jep shpjegime edhe për shumë emërtime të përafërta semantike qe bie ndesh me shpjegimet e deritashme Ilirë nga I lirë dhe Shqipëri nga Shqipe, Dardani nga Dardhë-ani etj. Autori fjalën gjegjësisht emrin Shqiponjë e shpjegon me nomenalizim të sajuar nga forma kalimtare e shqipes historike shqyen, shkyen, shkyej etj.
Dardania, nuk shpjegohet si vend i Dardhave si deri tani, po kjo shpjegohet nga ana filologjike dhe mund te jete një kompozitë e përbërë nga Dar(Terr) dhe Dunia (Dania ,emër i lashtë proto-ilir ligurian)vendi i perëndimit te diellit. Ngjashëm me Shipeni kemi edhe shume toponime te ngjashme siç janë; Sikeli qe është Sicilia, ose Siconia ne Peloponez, Pania një pjesë e Egjeut. Pania- Hypani ose vend dhe Hispania e sotme mund te ketë këtë domethënië apo emërtim. Autori shpjegon edhe toponimet tjera si Pyria ose Piria qe ishte emërtim i lashtë për Sirinë dhe kjo nuk është asgjë tjetër veçse një akopje e emërtimeve Shqipëri, Epiri dhe Qameri e Peloponezit.
Bani = Pania, si para kopje e emërtimit protoilir për Perëndinë . nga kjo etimologji kemi edhe emërtimet e tjera si; Arbëri, Albëri, Labëri Llab-Llap etj.
Nga e
gjitha sa përmendëm për emërtimet Ilir, Shiperi dhe Albani nënkupton
si banorë të lartësive, rajoneve malore apo Bjeshkëve. Kemi edhe aversionin
tjetër me vendbanime te Perëndisë qe paramendohej se jetojnë lartë si Zeusi në
Ida (Kretë) apo në Tomorr(Janinë) etj. Emërtimi i parë i Romës ishte Albani dhe
gruaja mitologjike e Aneasit ishte bija e Latinit -
Interesant është edhe shpjegimi i emrit Perëndi, e qe formohet nga dy morfema Për dhe Endona me domethënie Ditë e Perëndisë. Pas kësaj kemi edhe personifikime teoforike apo patronime si Për- Faraon apo
Re –perëndi i Egjiptit faraonit.
Di- Perëndi te romakët
Edhe ne studimet shkencore dhe filozofike emri Perëndi, ka qene objekt i studimit ndoshta edhe pa e ditur se kjo fjale është kryesisht e gjuhës shqipe. Ne shekullin XVI peshkopi Augustin Steuchus (që mund të ketë qenë arbëresh) shkroi Librin “De Perenni Filisofia Libri X (botuar ne Lion 1540) e qe si objekt te studimit kishte njohurit themelore te çdo njeriu ne raport me Zotin. Këtë nocion filozofik me te njëjtin emër Filozofia e Perennis e vazhdoi edhe shkencëtari apo eruditi gjerman Lajbnizi e përfaqësues te kësaj filozofie ishin me vonë edhe Baruch de Spinoza e Gjordano Bruna (P.S). Ngjashëm me emërtimin Perëndi, kemi edhe emërtimin Skandinavi qe është e kundërta e Perëndisë gjegjësisht Ska Perendi. Shka, Shki, Shkani ose Shkini përdoreshin për popujt jo ilir dhe që kushtimisht konsiderohen jashtë sferës kulturore të besëtytnive ilire
Edhe sot rumunët në gjuhën popullore i quajn Bullgarët si Shka por edhe Shqiptarët i quajn sllavët gjegjësisht popujt jo-ilirogjen me të njëjtin emër.
Kapitulli i tretë: Perandoria Hetite dhe aleatet e saj Dardanët dhe Arvenët- Autori vë në dyshim të se njohurit për këtë Perandori ose nuk u studiuan drejt ose u heshtën me qëllime te caktuara. Përmendët ngjashmëria e paevitueshme e hetitishtës me korpusin euro-ilir e sidomos me etruskët dhe fillimin e Romës. Perandoria Hetite ishte njëra ndër Perandorit më të rëndësishme botërore prej shek.. 20 deri 12 para Krishtit. Kishte armatë dhe administratë te organizuar, ligje dhe mbi 1000 perëndi te cilëve ju luteshin Hetitët. Autori analizon korrelacionet gjuhësore, kodet juridike dhe simbolet e kultit të Hetitëve me korpusin iliro-shqiptarë, të nxjerra nga Fjalori Hetit të hetitologut gjerman; Johannes Friedrich me titull; “Hetitisches Wörterbuch” botuar ne Heilderberg ne vitin 1952. Në rrafshin etnokulturor dhe juridiko-zakonor, bën krahasime me Kanunet Shqiptare dhe sidomos me besëtytnitë si; Gjarpri roje shtëpie e te Hetitët edhe e sanksionuar me ligj mbytja e tij. Edhe Stipqeviq ne Librin e tij “Simbolet e Kultit të Ilirët” e përmend Gjarprin si një ndër simbolet me të respektuara të kultit Ilir. Analogji të tjera të ligjeve ishin edhe në rregullimin familjarë dhe ndërnjerëzor si të Hetitët ashtu edhe të shqiptarët. Lufta e Kadeshit është një shkas tjetër qe bëri qe Hetitët të bëjnë aleancë me Dardanë dhe Arvenë e qe njihet si marrëveshja e parë ndërshtetërore ne historinë botërore kundër Ramzes II, qe pasoi me një marrëveshje të përbashkët si barasvlerë e luftës ne front. Trungut Hetit sipas Autorit Agron Jaha i takonte edhe Jezu Krishti, pastaj Jehona(e trungut familjar te Jezusit) dhe shumë emra të tjerë. Shqyrton edhe etimologjinë e emrit të tij dhe shpjegon edhe doktrinën e Trinisë qe lindi nga Thrracia. Autori hapë tema të rishqyrtimit të studimit të besimit monoteist në Ballkan para se të shpallej nga apostuj të ndryshëm.
Kapitulli
i katërt;
Veleshtarët e Palestinës- fis ilir ne bregun lindor të Mesdheut...Perveq
Dardanëve dhe Arvenëve qe u përmenden në Luftën e Kadeshit tani në këtë
kapitull autori shqyrton edhe fis tjetër Ilir- Filistët. Tipizimi
kulturorë në rrafshin linguistik, etnografik arkeologjik e gjeografik i tyre,
burimet historike te tyre etj. Si përfundim
Në Testamentin e vjetër te cilin Autori e merr si burim të shumë toponimeve e nominimeve qe në pikëpamje linguistike nuk mund të deshifrohen veç se me gjuhën shqipe. Perëndit e parë në Palestinë flasin shqip sipas Autorit, (Hana, Panina)etj. Thuhej se Filistët migruan nga Kreta dhe se edhe ne Testamentin e vjetër shpeshherë quheshin edhe Krethim, pastaj interesante se me këtë emërtim lidhet edhe termi tjetër iliro-thrrakas apo iliropalestinez Plistae e afërt me fjalën shqipe Plis, dhe qe përfaqësonin anokorrent tipik të kultit, pra grupe te veçuara nga masa, si priftërinj te lartë të kultit. Me këtë arsyetohet edhe fakti se në antikë shumë figura të lashta mbanin plisin si simbol i tillë. Si simbol në Romë Plisi ishte edhe një akt i fitimit te lirisë për skllavët. Atij qe i vihej plisi mbi kokë ishte i lirë dhe kjo vazhdoj deri në kohen e Justinianit. Kulti i Dodonës, si tempulli me i lashtë në hapësirat europiane ku fatin e tyre e kërkonin edhe mbreti edhe populli, Zeusi , vend-ndodhja e Dodonës ne juglindje të Janinës, pastaj fati i saj ne kohën e Aleksandërit te madh, te Pirros e deri ne ditët e sotme. Interpretimi i fjalës Dodonë lidhet me Dituni. Ne fund të këtij Kapitulli Autori ndalet edhe njëherë te shpjegimi i Fjalës Plis qe e ka edhe në Kopertinën e Librit.
Pellazgë- Pella- Pëllumb + Lisat = PLIS
Ndërsa kombësinë e Aleksandërit të madh e definon kështu: Aleksandri i Madh ka qenë Ilir nga rrënjët dhe edukata familjare, gjuhësore dhe ushtarake, helen nga kultura shkollore kurse pellazg nga besimi.
Kapitulli i pestë; Mbretëria e Etruskëve, si dhe formimi i Perandorisë Romake. Në fazën kalimtare të prodhimit te bronzit në periudhën e hekurit u bënë shumë ndryshime ne hartën e Azisë se vogël e sidomos të Egjeut, Lindjes se Afërt dhe Ballkanit qe dihej se ishin të banuara me popullsi ilirogjene, por edhe në bregdetin perëndimor te Italisë apo te ashtuquajtur Detit Tyrrhen. Etruskët sikur edhe Hetitët ishin përpunuesit me të njohur të metaleve dhe dalloheshin dukshëm nga helenet, keltet dhe baskët, ata janë edhe krijuesit e shumë qyteteve. Toskana nuk është e rastësishme por e drejtpërdrejtë nga Etrusk- Tusk-Toskë emërtim qe mund të quhet autokton edhe para Etruskëve nga Hetitët- Hatushka- Tushka. Në rrafshin leksikor Autori natyrisht se sheh ndryshimet e gjuhës Etruskishte me atë Hetite, por sheh edhe ngjashmëritë e shumta si ne domethënie ashtu sikur edhe me gjuhën shqipe, fakte qe janë të pamohueshme. Ky Kapitull karakterizohet me këmbënguljen e autorit qe të shikohet me një sy kritik te gjitha teoritë e deritanishme se të lindjes dhe të fuqizimit të Perandorisë Romake, hedhja e poshtë e dogmave rreth krijimit të saj dhe marrja parasysh e teorisë protoilire të themelimit të kësaj Perandorie.
Perandorët Romakë me origjinë Ilire si, Deci, Diokliciani, Konstandini i madhe, Justiniani i madh, krijuan bazat e kulturës europiane dhe me gjerë. Qasja origjinale e autorit dhe përvoja e tij e gjatë në trajtimin e temave komplekse nga kjo fushë e gjerë e historisë Ilire, por edhe përdorimi i një bibliografie voluminoze nga ana e tij, karakterizojnë këtë punë me përmasa revolucionare në kuptim jo vetëm të rishikimit, por edhe rishkrimit të njërës nga pjesët më kundërthënëse të historisë sonë: Në libër do të gjeni mbi 40 interpretime plotësisht të reja nga fusha e linguistikës, etnografisë, historisë së shkrimit dhe historisë në tërësi, duke filluar nga gjurmët e para të kulturës shkrimore në Kosovë, pra nga neoliti i hershëm.
Përfundimisht lexuesi e përfiton një bindje se Europa dhe me gjerë kishte një substrat ilirogjen parahistorik dhe antik, origjina pellazgo-ilire e kombeve antike dhe moderne europiane duke përfshirë atë Romake dhe para-greke dhe se gjuha shqipe apo dialektet e saj ka qenë gjuha qe ka folur ky substrat europian nga u krijuan gjuhët moderne.