E diele, 10.11.2024, 05:55 PM (GMT)

Mendime

Asllan Dibrani: Po të ishin unike qeveritë...

E diele, 26.10.2014, 11:34 AM


Po të ishin unike qeveritë  e Shqipërisë dhe e Kosovës, a do të kishte mundur UEFA t'i diskriminojë shqiptarët?

Nga Asllan Dibrani

Mediat ndërkombëtare u skandalizuan   me padrejtësinë, por pa efekt  zyrtar qe u referua nga UEFA qe  vendosi ngjarjen skandaloze në stadiumin e Beogradit ta kthejë në favor të serbëve duke u dhënë atyre fitoren 3 me 0 për ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë.

Ky vendim i ka lënë të shokuar shqiptarët, të lënduar për pafuqinë e tyre ndaj një gjykimi kaq të padrejtë. Po qe të ndodhte ndryshe   me ndonjë vendim  pro Shqipërisë, mund të irritonte jo vetëm Serbinë, por edhe ca shtete të tjera që shqetësohen nga shqiptarët sepese ajo që i shqetëson  dominon nga vet gabimet e  Ambasadorëve që   Shqipërisë  i prenë këmbë e duar në   copëtimin e saj. Kështu që ndëshkimi për Shqipërinë ka qenë zgjedhja më e lehtë për UEFA-n e  dominuar nga racizmi  dhe  njëanshmëria.

-Ndeshjen në mes  Serbisë dhe  Shqipërisë   ishte prioritare Shqipëria  në disiplinë , kulturë dhe    në kodin sportiv dhe pastaj nuk ka asnjë dyshim që UEFA nuk i ka dëgjuar koret raciste, as nuk i ka parë videot e huliganëve në fushë, goditjet e forcave të sigurisë ndaj futbollistëve shqiptarë, fotot e plagëve që ata kanë marrë me një  ofensive  terrori  të pa parë ndonjëherë në fushën  e futbollit !!!

ëNga kjo  pa drejtësi u krijuan  plagë në zemrat e shqiptareve sot. Të gjithë e panë atë që ndodhi në Beograd dhe sot ndihen të fyer, të rrahur e të përdhunuar nga vendimi i UEFA-s dhe madje për këtë edhe u gjobit skuadra shqiptare!!!???...  Një   shuplakë   kombëtare na dhanë dhe    vet qeveritarët tanë    nga qe u gjenden  qengja pran    Evropës dhe    pran   arrogancës serbo rebele   kundër shqiptarëve. Qeveria shqiptare   as qe reagoj në instancat ndërkombëtare për atë  barbari serbe. Mezi ngritën  një revoltë pa dal nga Tirana me një   bisedë   me ambasadorin serb në Tiranë , duke pire kafe, nga  ideologjia  komuniste se  qengji i urtë pi dy nëna. Qeveria e Serbisë ngriti botën në këmbë duke u paraqitur si e viktimizuar, e provokuar, e sulmuar  dmth  dominoi  ne opinion me propagandë  duke reaguar në instancat ma të larta botërore  për  ngritjen  e flamurit kombëtar atje gjë që , as që ka ndonjë lidhje me   sportin    ajo që  pretendojnë serbët. Po   ishin   në nivel kombëtar dhe në  shërbimin e  shqiptarëve   qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës ,   të reagonte me kohë  dhe të alarmonte botën për fatin e futbollistëve në ato  momente    nga   fashizmi serbo-sllav   gjendja do të kishte marrë një  tjetër   kuptim dhe epilog politik.

-Sikur të ishin     në nivel qeveria e Shqipërisë me atë të Kosovës  me  reaguar me  konferenca shtypi , me nota   proteste  ne nivele  ndërkombëtare apo ne      parlamentin  evropian epilogu  kishte me qenë  ne favorin e Shqipërisë. Ma në fund  shtrohet pyetja  po të ishin unike qeveritë  e Shqipërisë dhe e Kosovës, a do të kishte mundur  UEFA t'i diskriminoj shqiptarët aq brutalisht ?Gjithsesi se jo,  fajet kryesore i kemi ne  pastaj te tjerët!!!???...Lojtarët ishin  të shkëlqyeshëm   luajtën me  dinjitet mbrojtën  atdheun me vetëmohim , paçin nderin   përgjithmonë në  ballë të KOMBIT...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora