E diele, 28.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Të jemi apo të mos jemi?

E enjte, 23.10.2014, 06:35 PM


Cështjë është,  të jemi apo të mos jemi ???

Nga Zenel Çeliku

Më shumë se kurrë,  cështja sot është se shumë njerëz shtrojnë pyetjen,  të jemi krenar që jemi shqiptar apo jo? Cështja është,  shqiptarët të jenë apo të mos jenë me dinjitet dhe me moral të lartë,  apo jo? Cështja është që shqiptarët të jenë patriot,  por jo nacionalist të vërbuar e të tërbuar si serbët?Cështja është se Shqipëria do të integrohet në BE,  apo jo?Cështja është,  a ka kohë më që Shqipëria të humbas,  sepse nacianalizma sërbe është destruktiv për Rajonin ?A duhet të shohim përpara duke lënë pas,  atë shije të hidhur që ndodhi në mes të Beogradit?A duhet të ngelemi ne,  peng I një politike raciste sërbe?

Shumë thonë,  duam të kemi kreun e shtetit,  burrë (me 2 r) me moral të fortë,  dhe I vendosur për të mbrotjtur dinjitetin e shqiptarëve,  apo jo?Për më tepër,   Kryeministri Rama duhet të shkojë në Beograd e të tregojë se  është pikërisht ai udhëheqës që do të mbrojë me dinjitet dhe me krenari Shqipërinë dhe shqiptarët.

Aktet uligane,  raciste dhe  nacionaliste në  stadiumin Partizani,  janë bërë cështje shumë të gjëra diskutimi mbarë shoqërore në Shqipëri,  Kosovë,  Maqedoni,  Mal të Zi e kudo që jetojnë e punojne shqiptaret.E në këto diskutime,  shqiptarët janë tej të ofenduar dhe të revoltuar me atë që ndodhi me 14 Tetor 2014 në Beograd.Por ne shqiptaret,  si në shumë situata nuk mund të lejme pa nxjer ndonjë bisht për cfardo problemi.Lidhur me atë ngjarje në Beograde,  shumë po diskutohet se Kryeministri I Shqipërisë,  duhet të shkojë apo jo për vizitë zyrtare në Beograd,  bëhet fjalë pikërisht për atë vizitë e cila është parashikuar disa muaj më parë që të bëhej me ftesë të Kryeministrit Vucic.Edhe pse Kryeministri I Serbisë tregoi se nuk është diplomat,  se nuk është politikan I nivelit që kërkon sot BE,  se nuk është mikpritës,  se dyshon që Serbia nuk është në gjëndje ta garantojë sigurinë dhe rend,  përsëri Rama tregoi karakter dhe vendosmëri për ta kryer këtë vizitë sipas parashikimit,  por sigurisht nëse serbët nuk do ta anullojnë ftesen e tyre për Kryeministrin Rama.Pas shumë e shumë debatesh nga të dyja krahët,  Vucic duke e parë presionin e Botës e cila po e ngarkon Serbinë me faj të rëndë për skandalin që ndodi në Beograd,  pas disa diskutimesh drejtperdrejt me Kryeministrin Rama,  ka vendosur që vizita e Kryeministrit shqiptar në Beograd të bëhet me 10 Nëntor,  me qëlimin që situata të qetësohet si pasojë e 14 Tetorit në Stadiumin Partizani.Pikërisht në këto diskutime tej të nxehta,  para pak ditësh,  në Tiranë janë mbledhur 7 parti të vogla të cilat e kujdërshtojnë vendimin e Ramës për të vizituar Beogradin.”Shqetesimi” I tyre na qënka se Kryeministri ynë nuk duhet të shkojë në Beograd,  sepse na qënka përulje para serbëve,  të cilët sulmuan barbarisht futbollistët shqiptarë në zemër të Serbisë.Nisur nga ky “Shqtesim”,  7 partitë e vogla i kanë bërë apel Kryeministrit Rama,  që të mos shkojë në Serbi,  sepse na qënka ofendim për shqiptarët,  e kështu,  ditën që Rama do të niset për vizitë në Beograd,  ata do të protestojnë fort në Airoportin Nënë Tereza.Shqipëria është vënd demokratik dhe protesatt janë mëse normale,  por cështja shtrohet,  a do të pëpiqemi fort ne shqiptarët që të bëhemi pjesë e Europës  për të cilën shqiptarët aspiruan që në ditët e para të demokracisë? A e dine shqiptarët se një nga KUSHTET BAZE të BE për vëndet që aspirojnë të bëhen anëtare të saj,   është se duhet të mos kenë probleme me fqinjët,  dhe bashkëjetesë të mirë në Rajon?E pra,  prandaj janë gazetat,  që të qartësojne opinionin lidhur me të gjitha zhvilimet në vend.Duhen sqaruar njerëzit se Shqipëria nuk ka në planet e saja Shqipërinë e Madhe,  të sajuar nga intrigat serbe.Ne këto rethana vërtetë pjesa me e madhe e shqiptarëve pyesion,  a duhet që Tirana zyrtare të jetë largpamëse,  gjakftohtë,  diplomate,  patriote,  por edhe elastike në marëdhënie me fqinjët dhe në Rajonin e Ballkanit,  aq më shumë në Ballkanin Perëndimor?Po,   po,  shqiptarët këtej e andej,  duan që Shqipëria të jetë dhe të udhëhiqet pikërisht nga ato ide europiane,  duke lënë pas të kaluarën e vjetër,  edhe atë të afërt e shumë të hidhur,  e duke parë larg jo vetëm për  Shqipërinë,  por edhe më shumë për Kosovën dhe për shqiptarët në Maqedoni,  në Mal të Zi e kudo që ata jetojnë.Shkurt ju kujtoj se para katër ditesh,  senatori amerikan  Chris Murphy,  e vlerësoi si veprim shumë të pjekur qëndrimin e udhëheqjes shqiptare,  lidhur me vendosmërinë se vizita zyrtare e Ramës në Serbi,   është shumë mirë që të kryehet sepse Ballkani Perendimor nuk ka kohë të humbasë,  e kështu SHBA e mbështet këtë hap të Kryeministri Rama,  për të bërë realitet atë ftesë që muaj më parë e ka bërë personalisht Kryeministri Serb.Të gjithë duhet ta kuptojnë-pervec atyre që nuk duan,  nësë Shqipëria është dhe do të jetë e fortë dhe faktor stabiliteti në Rajon,  nëse Shqipëria lufton shumë me mjete demokratike dhe me diplomacy europiane për dinjitet,  për integrim Rajonal ne BE,  për të mbrojtur Shqipërine,  Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë,  atëhere edhe Kosova dhe shqiptaret e kudondodhur,  do të jenë e do të ndjehen më mire e më të forte e shumë të përfaqësuar nga Toka Mëmë,   e cila duhet të bëjë gjithshka që të mbrojë BIJT e saj kudo që ata janë.Personalisht për të neglizhuar cdo insinuatë apo paragjykim lidhur me qëndrimet e mia,  cilido kryeministër të ishte në këto moment,  unë si gazetar kështu do të analizoja këtë situate konfliktuoze-sigurisht nga ana e serbëve,  duke qëne shumë I drejtpërdrejtë dhe apsolutisht I pa anshëm.

Le të shpresojmë dhe të besojë se ne shqiptaret do te ndërgjegjësohemi shumë shpejt,  duke besuar më shume tek tek njëri-tjetri,  kjo është ceshtja,  të jemi kompakt në vendime të medhaja dhe pa paragjykime apo marifete për interesa të ngushta politike?Kështu do të jemi vërtetë krenar që jemi shqiptar,  me kuroja dhe moral të lartë,  të zgjuar dhe trima,  qoftë edhe në zemër të Serbisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora