E diele, 28.04.2024, 07:16 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Kuqezinjtë mundin faqezinjtë

E marte, 21.10.2014, 07:55 PM


Kuqezinjtë mundin faqezinjtë

Nga Blerim Rrecaj

Paraqitja dinjitoze në kryeqytetin e turpit në Beograd të Serbisë raciste e kriminale e Shqiponjave Kuqezi vazhdon të ketë jehonën e saj çdoku nëpër shqiptari e edhe nëpër botë. Kanë kaluar disa ditë e po kalon edhe java  dhe fitorja e Kuqezinjëve-Autochtonous na vetëdijësoj se ka ardhur koha kur ne mundim t’ua ndalim hovin bishave, egërsirave, kriminelëve, racistëve, fashistëve.  Për të na u kujtuar  fjala e Mitat Frashërit: “Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”.

Fitorja në fushën e  shtetit fashist siç ishte ajo e natës së 14 tetorit e gëzojë e s’ka se si të mos e gëzojë zemrën e çdo shqiptari dhe e çdo njeriu normal. Sepse kriminelët në kor kërkonin vdekjen për shqiptarët. Dhe shqiptarët të bashkuar si asnjëherë më parë ia filluan festën, aty e  kudo ku u ndodhën. Armiku e armiqtë e tërbuar  i dogji  zjarri vullkanik i shqiponjës me të dy krahët e saj  Ismail Qemalin e Isa Boletinin duke fluturuar e cila zbriti në tokë duke u bërë së bashku me bijtë e vet, kuqezinjtë e sotëm, të përhershmit e të përjetshmit.

Kjo fitore e ky gëzim trembi edhe hutoi disa idiotë antikombëtarë, sa për të na u kujtuar edhe njëherë maskarenjtë që hedhin baltë mbi atdheun e shqiptarëve të cilët qysh pas përfundimit të ndeshje me ndonjë të tyre u munduan të bëjnë një lloj barazimi mes shqiptarëve e serbëve. Dikush në stilin e tij të vjetër shkreton në facebook, në gazetë a në television dhe merr përgjigjen e merituar se e meriton epitetin prostitutë e politikave antikombëtare...

Dhe vazhdojnë debatet nëpër televizione që me lloj lloj analistësh po e bëjnë gallatë e po e paraqesin paedukatën e tyre me blla blla blla…Por shumë maska ranë e po bien. Kuqezinjtë na dhanë krahë. I dhanë krahë edhe gazetares së guximshme Erisa Zykës e cila ua bëri të ditur qarqeve të Bashkimit Evropian se po vëhet pafytërësisht në anën e racistëve të Beogradit.

Na dhanë krahë dhe mjetet e informimit si webportali shkollor “Udha e Shkronjave” edhe me anën e një motoje shumë domethënëse përballë çështjes:  “NUK JAM RACIST” apo “NUK JAM RACIST dhe NUK LEJOJ RACIZËM”. Ju lumtë të gjithëve që dhanë e po japin kontributin e tyre për rizgjim kombëtar e njerëzor.

Derisa hap emailin dhe nga një shok lexoj poezinë që ka shkruar si reagim ndaj ndeshjes dhe e ka titulluar: “Dashuria Kuqezi” shkruaj për të kështu: E lexova poezinë e më pëlqeu sepse bukur i kishe kombinuar ndjenjat e mendimet. Çuditem me ca robotë antikombetarë që ende thonë, se duhet të mbizotëroj arsyeja e jo te jemi emocionalë, sidoqoftë për vete e kanë e mbase do shërohen dalngadalë...Interesante, e magjishme, mistike kjo Dashuria Kuqezi. Kur në mënyrë kafshërore serbët menduan se do ta lëndojne e t'i japin një goditje për ta dobësuar e ligështuar kjo dashuri mori krahë, fluturoi e u tall mbi kokat e sëmura kriminale e raciste  te tyre dhe i shokoi me madheshtinë e saj. Vazhdoj të ndjej frymen e mrekullisë që nga ajo natë dhe kjo frymë është përsëritje e frymës së 100 vjetorit të 28 Nëntorit...

Vazhdon përgëzimi për Kuqezinjtë anembanë trojeve shqiptare e anembanë kontinenteve.

Nga faqja Faik Konica marr edhe këtë thënie që në njëfarë mënyre përmbledh mrekullinë kuq e zi: “Mos prit luftën e madhe. Që të nxehësh zemrat, që ta afrosh ditën e mirë, qite pallën, hidhu bëj një trimëri të shkëlqyer për atdhenë të çuditen bota e të çuditemi të gjithë.”

E “ç’të marr tjetër” thotë një varg i Dritëro Agollit. Shumëçka  mund të jetë përgjigja dhe derisa ende jemi të rekulluar nga kuqezinjtë njëri nga falenderimet e shumta të heronjëve që siç tha  Elvis Hoxha zyrtarizuan heroizmin shqiptar dhe bukur e shprehën “Plisat” mirënjohjen me fjalët: “Përulemi para veprës së tyre”.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora