E shtune, 26.07.2025, 01:27 PM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Flamuri i quajtur dëshirë!

E enjte, 16.10.2014, 07:13 PM


Flamuri i quajtur dëshirë!

Nga Kimete Berisha

Na ka marrë malli për dashurinë e vjetër;

Për atë dashurinë që vret!

Jo të marrim dashuri, por na ka marrë malli ta japim krejt dashurinë që kemi për atdhe;

Dashuria jonë për Shqipërinë etnike është realitet i vetmuar dhe i padobishëm, është irealiet!

Përjashta dashurisë për heroin tonë Isa Boletinin, e shohim një tjetër realitet, e gjejmë një dihotomi.

Ne e duam aq shumë Isa Boletinin kur e shohim portretin e tij në pëlhurë duke valuar qiellit të zi në Beograd,

së bashku me shokun e tij Ismail Qemalin, por në realitet Isa Boletinit nuk jemi të zott t'ia gjejmë një varr në oborrin e shtëpisë së tij.

Eshtrat e heroit mbahen në një thes, i endin bodrumeve xhami më xhami, qe gati një shekull nuk gjendet një copë toke shqiptare, një grusht dhe që mbulon eshtrat e tij.

Serbo-malazezët e vranë heroin;

Po serbët nuk lejojnë të varroset heroi në vendlindjen e tij në Boletin;

Nuk pranojnë popadinkat në Manastirin e Sokolicës, të cilin ua ndërtoi e ua fali serbëve Isa Boletini vetë!

Refugjatët jetojnë në frikë patologjike se një ditë do t'i kthejnë në vendin nga kanë ardhur, që thotë Ptolomeu, nga Kaukazi.

Prandaj ish refugjatët e Kaukazit e urrejnë Ismail Qemailin edhe për së vdekuri.

Anipse në realitet Ismail Qemali u nga Isa Boletini, dhe bëri kompromis me dashurinë e tij për Shqipërinë etnike.

Anipse heroi shqiptar nuk e ngriti flamurin e pavarësisë së Shqipërisë së madhe, por e ngriti flamurinë e Shqipërisë së ndarë, flamurin e Shqipërisë pa Kosovën!

Serbia e sëmurë nga frika dhe nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve nuk ka arsye ta urrej edhe Ismail Qemailin, sepse, pra, ai nuk e ngriti flamurin e Shqipërisë etnike më 1912, por bëri politikë e u pajtua me Shqipërinë e ndarë, pa shokë, pa Isa Boletinin, pa Kosovën, dhe pastaj ia therri për në Paris, ku rëndomë, pasi që ta 'çlirojnë' Shqipërinë, ia therrin heronjtë dhe shkrimtarë shqiptarë.

Ne më shumë e duam atdheun nga larg!

Ismail Qemaili neve shqiptarëve të Kosovës duhet të na kujtojë ditën kur u braktisëm nga Shqipëria dhe u lam në duart e armikut, në një shekull robëri.

Flamuri i Shqipërisë etnike është një dëshirë, një ish dashuri e vjetër e jona që nuk ka lidhje me asnjë realitet.

Ne jemi të ndarë, por vetëm Serbia nuk na dallon, gjithmonë na sheh të bashkuar në një shtet, si në flamurin e quajtur dëshirë!

P.S. Nuk është dashuri e përjetshme ajo dashuri që nuk e mund dhe nuk e ndryshon realitetin!

E tillë, e përjetshme si Zoti, është edhe dashuria jonë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx