Mendime
Gëzim Llojdia: Kur rrëzuam "Partizanin" e Beogradit
E merkure, 15.10.2014, 08:46 PM
Kur rrëzuam "Partizanin"
e Beogradit
Nga Gëzim Llojdia
1.
Gjithë bota, serbët tash tutje po i njeh me fytyrën e vërtetë. Skenat e dhunës në “Partizanin “e Beogradit treguan se kush janë, këta ardhacakë të ngjizur në Urale, që nuk kanë kuptuar asgjë nga qytetërimi i vërtetë botëror, ngase edhe vetë nuk kanë pasur kurrë një qytetërim të këtillë .Ata gjithë kohës kanë marrë qytetërimet tona për ti përdorur për interes të tyre. Mirëpo historia tregon një ditë fytyrën e tyre pa maskë siç ngjau në mbrëmjen e 14 tetorit, në mes të Beogradit, në stadiumin “Partizani” .
Ai stadium po bëhet ferri i vetë serbëve. Kujtojmë këtu se rreth 25 vjet më parë, ”Flamurtari” i Vlorës gjunjëzoi Partizanin e Beogradit duke e larguar nga kupat e Evropës .Aty nga vitit 2000, kam intervistuar një ndër ata sportistët e Vlorës.
Bomberi i shquar i "Flamurtarit", ai që rrëzoi në gjunjë radhën e portierëve shqiptarë të viteve 80, quhet Vasil Ruci. Ka lindur në Vrenezë, kështu thirret edhe sot ajo që përmendej si lagja pranë agjensisë. Vendlindja është rregjistruar në muaj të brishtë: 17 Shkurt 1958.Ja cili ishte rrëfimi i tij.
"Partizani"
i Beogradit në atë kohë mbërrinte nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit. Në
Vlorë, kjo skuadër gjeti një tjetër
skuadër që ishte gati ta hante të gjallë. Ishte politika që e konsideronte atë
një lojë politike. Situata në Shqipëri ishte e ndezur. Kurse në Vlorë tensioni
ishte ca gradë më tepër. Nuk flitej veç për fitore. Ishte harruar gruri e
misri. Propaganda ishte drejtuar tek "Flamurtari". Presionet dhe
trysnia ishte e jashtëzakonshme. Fitorja 2:0 në Vlorë me gol të Iliadhit, dhe një autogol. Temperatura u rrit përpara
se të shkonim në
2.
-
"Futbolli, krahasohet me
artin, për nga bukuria. Gjithë ato
ëndrra u pikëzuan një ditë. Më mori një shok tek "Shtëpia e
Pionierit" dhe më dorëzoi tek Skënder Ibrahimi. Provoje, i tha,
edhe këtë. Më dha një bluzë. Futu,
më tha, por mos ki frikë".
Kështu e fillon prezantimin e tij Vasil Ruci,
dhe më tej vazhdon:"E kisha ëndërruar të bëhesha futbollist. Aty
gjeta një ditë të gjithë ata që do të mbeteshin yjet e futbollit. Ishte Perlat
Musta, Kreshnik Cipi, Hasan Lika,
Kokalari, Mile, Kërçini,
H. Gega, Agron Dauti. Ishte një
spartakiadë, ku u shpallën më të mirët.
Kishim humbur. Dridheshim në pushim, më
saktë qamë, kur hymë, fituam 3:1. Kështu u bëra protagonist për
ekipin e të rinjve. Dy vjet aty, rreth
moshës, 15-17 vjeç kam kaluar me të
rinjtë. Më kujtohet që në një kampionat kam shënuar 14 gola. Në konceptin e një
sulmuesi, golat janë epiqëndra e tij. Në
fillim kam provuar mesfushën si lojtar,
më vonë gjendem sulmues i "Flamurtarit".- Me ndihmën e B.
Birçes kam luajtur ndeshjen e parë në vitin 1976 ku përballë ishte Kavaja. Bëra
një gol, që më drodhi nga emocionet.
Depërtova tek sulmuesit që ishin hijerëndë me peshë në futbollin e Vlorës.
Ishte një treshe; Sh. Zilja, S. Curri
dhe P. Xhaho. Një ditë të ftohtë para përgatitjes, trajneri Birçe i thotë A. Sulos, një sulmuesi potent, por që kishte pësuar rënie se do të qëndronte
në stol.
Vitet 80 do të konsiderohen si një hap cilësor i "Flamurtarit". Askush nuk do të mendonte më vonë se ky ekip do të pëlqehej aq shumë, do të adhurohej, herë për golat, herë për vallzimin në fushë, herë për rezultatet. Por si ndodhi kjo?
- Ekipet
e qyteteve të tjera ishin të ngjashme me njëri-tjetrin, për nga mënyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat,
apo kampionatin. Në atë kohë kishte ekipe rebele, që fitonin një ndeshje, njëzet humbnin. Kështu në pamundësi për të
thyer Tiranën, në jo pak kohë, bëmë bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy
sulmues Kola, Minga. Sot nuk dihet ku
janë shpërndarë ata, por ekipi i viteve
80 përbënte një skuadër dinjitoze, ishin
P. Ruci, F. Ziai, E. Liçaj,
A. Canaj, K. Cipi, Sh. Zilja,
Xhaho, Taho. Ndërkohë krahas tyre
vijnë prurjet e vitit 60, Ferku, Bubeqi,
Gjondeda. E përshkruar kjo rrugë është e tillë, 82, 93
nënkampion, 83 dhe 84 në finale, 85, 86
fitues. Prekëm dy kupa. Për fatin tonë jo