E enjte, 01.05.2025, 12:10 AM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Rektori

E hene, 13.10.2014, 07:43 PM


REKTORI

Shkruan: Ymer Halimi

Në një portali admini i tij thërret, për zë të artikuluar, në mbështje të Rektorit të sapozgjedhur. I drejtohet stafit akademik, të FM, që të “mos heshtin”. Ç’farë do të thotë kjo!? Është i zgjedhur apo nuk është i zgjedhur rektori!? Ka legjimitet apo nuk ka!? Kush e konteston!? Kush e rrezikon, ligji apo kaosi rrugor, apo shkelja etike e rektorit!? E, cila nga këto është!? Apo asnjë nga këto, përveç smirës. Dikush e shihe proces të pa determinuar! Pse?

Thirrja, për veprim, në një mes akademik i sprovuar në këtë pasluftë, a ka kuptim!? Po sa herë në UP-e, e në FM janë thyer padrejtësitë mbi kurrizin e individit, ku me gishta të ngritur të senatoreve, po edhe të anëtarëve FM, drejtësia është përdhosur!? Thjeshtë institucioni është shndërruar në shërbim të individit, apo grupit, duke shkel mbi çdo normë të shkruar e të aprovuar. Vetëm do të ju rikujtoja shkarkimet, jo ligjore, të disa dekanëve në FM, të cilët i kishte votuar KMSH po edhe Senati, po thuaj unanimisht, dhe pak kohë më pas, po këta akademik me urdhër nga lartë i ngriten duart lartë për të aprovuar një vendim të kundërt edhe me ligjin dhe etiken, pa bë as vër me gojë. Sa here e pllakosi inferioriteti dhe hipokrizia stafin akademik?  E pabesuar a! A nuk është fatkeqësi që sot në UP, dëshirohet të jet siç ishte para tridhjetë vitesh!  Shqetsuese a!

Atëhere, pse sot pritet të ngritet zë, kur për pesëmbëdhjetë vite është heshtë!? Heshtja ka inercion.

Shkrimi është qëllim mirë, për të hapur vështrim  për rastin, e të bisedohet në të gjitha dimenzionet.  Ajo që bën përshtypje te ky shkrim ishte edhe termi “apolitik”. Duket se jemi në halle nga veprimet mafioze politike, dhe po trajtojmë politikën si armike. Shoqëria që ka politikë, ka norma, ligje, statute, rregullore me të cilat udhëhiqet kolektiviteti. Shoqëria që udhëhiqet nga grupe të caktuara interesi e parapolitike, udhëhiqet me  ligjet e xhunglës dhe vërtet linçohet politika institucionale.

Ju qe thrrisni, po edhe atyre që mendojnë si ju, Kosova është mahallë e gjërat dihen, dhe ua them me shkallë sigurie shumë të madhe se rektori, i posazgjedhur është politik e jo “apolitik”. Si të gjithë ne. Ka mbështetje politike, bile bash t’asaj vij që i ka vendosë paraardhësit e tij, por tani një fraksion më i vogël dhe i kombinuar me OJQ.

Mendoj, dhe është, nuk ka problem fare që është politik, por varet se si Rektori (rektortë) do e trajton politikën, dhe çka merr nga ajo e çka i jep asaj. Sa mund t’u shmanget interesave të vartësve të vet. Sigurisht kjo varet nga sintetika e moralit të individit, rektorit.

Epo, REKTORI...!?

REKTORI I UNIVERSITETIT, është “udhëheqës i lartëmadhërishëm”. Përfaqëson figurë-autoritet të veçuar akademike, me integritet moral, shkencor dhe dije të shumë fushave. Siç thuhet: i pendës dhe guximit intelektual. Poliglot.  Rektori është figurë, që me veprimet e veta i kalon kufijtë e institutit, katedrës/departmenti, fakultetit dhe është emër i çmuar brenda universitetit, që reflekton seriozitet, disciplinë personale, që kalon edhe kufjtë e universitetit. Emër që mund të jetë i pranishëm edhe në institute kërkimore shkencore, apo mësimdhënje në universitete prestigjioze,  por, që ka edhe afinitet udhëheqësi. Thjeshtë një emër që i bën nder jo vetëm universitetit, por kombit në tërësi.

Po a kemi, ne, figura të tilla?! Do të ishte fatkeqësi kombi po të mos kemi, së paku të përafërt.

Ja vlen të shiqohemi në pasqyrën e kohës, të shohim një simetri, apo më mirë për të thënë një asimetri historike!

UP kishte, në kohën moniste, rektor: D. Rozhajen, G. Zajmin, M. Dushin, B. Çollakovoq … dhe në vazhdim E. Statovcin, … që të gjithë të cekurit i dhanë tonë udhëheqjes në UP. Rrezatuan një shëmbëll për të gjithë. Kishin kulturë pune. Karizmë udhëheqësi. T’ua rikujtoi se G. Zajmi, jurist, ne e dëgjojmë kompozimin e tij “Marrshi pranveror”.  Sot a kemi  profesor të klasit të tyre, apo si, M. Haxhiu, O. Imam,  D. Kanazir. J. Moseri, V, Kola,  R. Mejdani, T. Berisha, .…. Unë them se po, por jo edhe aq.  Asokohe Universiteti ishte vatër e zjarrtë ku farkohej: dija, dashuria për atdhe, ngritej shkenca, arti e kultura e kombit tonë. N’atë autonomi, që kishim, Universiteti ishte shumë i vlerësuar, brenda e jashtë vendi, dhe ishte shumë i hapur për bashkëpunëtorë të jashtëm.

Po në këtë kohë mëvetësie, të Kosovës, në periudhën e pas luftës,  rektorë ishin Z. Kelmendi, A. Bajrami, E. Hasani, M. Rugova, I. Gashi, ca ushtrues detyre dhe tani R. Zenullahu. Heq Z. Kelmendin, që të gjithëve u mungoi e djeshmja, që të gjithë ishin moralisht të kontestueshëm, e në rrafshin shkencor ende të pa formuar. Që nga mandati i dytë i Z. Kelmendit, e deri të i parafundit, që të gjithë  i vendosi sms-i, i derguar nga lartë,  apo grupet e interesit, dhe të gjithë u shërbyen atyre duke e linçue UP-en.  Që të gjithë pozitën e rektorit e morrën si dyqan për biznes personal, si trampolinë për të bërë salto politike, si vend ku realizuan qëllime materiale, si vend ku u mundësuan individëve dhe grupeve që t’i realizojnë qëllimet e veta, duke shkelë çdo normë juridike e morale.

Stafi akademik i UP-së heshti, heshti, heshti! Ndoshta me të drejtë!? Por jo me të drejtë. Heshtja, po, flet: intelektualeve u mungon guxuimi. Që pesëmbëdhjetë vite, parapolitika e grupe te interesit, institucionet akademike dhe udhëheqjet në UP, i konfiguroj s’i t’ishin prej plastoline, dhe i bën robot biologjik të konfiguruar, që mund të udhëhiqen nga çdo distancë.

Atëherë, ken e thërrisni në mos heshtje, ore!? Ju ftonani që të mbrohet ligjshmëria e jo individin “apolitik”. Ky duhet të jetë misioni i ynë. Kjo e mbronë, kushtimisht edhe vizionin e juaj.

Çfarë mund të thuhet për rektorin e tanishem, me paanshmëri (së paku nga ajo që njihet, Ai)?!

Në ballafaqimin e parë me vështërsitë, në UP, i gjeti “armiqtë”. Kjo është e papëlqyeshme.  Por, një është e saktë: ky rektor ka afinitet veprimi dhe organizimi. I thotë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë. Nuk i përzien ngjyrat (te mirën dhe të keqën) së paku deri tash. Është kapricioz. Besohet shumë se do të punoi më mirë  se paraardhësit e vet (Unë besoj). Në këto rrethana kjo është e mjaftueshme; bile po e ndaloj këtë rrëshqitje që ja dhanë paraardhësit e tij, UP-së, është punë shumë me vlerë.  Do admirim kushdo që e bën këtë kthesë, po edhe rektorin tanishëm.

U votua dhe u zgjodh. Pa dyshim, te votimi ishte miqësia, por nuk do te thotë se nuk ishte objektiviteti. Miqësia, doli se nuk është në harkun e ligjit. Rektori, nuk ka faj këtu, se dikush do të jet subjektiv.

Tani dikush e ”konteston persinalitetin moral  të rektorit”, duke e krahasuar me paraardhësin e tij; por gjërat këtu thelbsisht ndryshojnë. Paraardhësit i mungoi estetika e sintetikes morale e rektorit. Kjo shihet, po që së analizohet me kujdes. Rektori tanishem erdhi i kompletuar me akademizëm.

Një e mirë, kësaj radhe, tre garuesit për rektor, janë më të vlerësuar në opinion së paraardhësit.

Ajo që duhet të na brengos të gjithëve, po edhe rektorin, dhe garuesit për rektor, është si të gjejmë formë që të ndalet kjo rreshqitje e UP-es. T’i funksionalizojmë institute e labaratore, të bëhet përpjekje për kërkime shkencore, të hapet univerziteti me botën, po edhe fakultetet përbrenda UP-ës ne departamente. Te zgjedhet kuder cilesor: studentë e staf  akademik. Të mos kërkohet depolitizim i Universitetit vetëm të stafi akademik, por edhe te studentët; e të gjendët formë tjetër për zgjedhjeje të rektorit, se kjo me këto borede të lodhta, zgjedhjen  e rektorit po e bën jo të besueshëm.

Megjithate, Rektori është produkt i kohës në të cilën po jetojmë, dhe ndoshta ka ardhë koha e ndryshimeve! E pse të mos shpresojmë!? Nuk është më rendësi kush do i bën këto ndryshime, Antoni, Bexheti apo Ramadani, por ndryshim duhet ndodhë.

Mos edhe tash zërat e arsyejej janë ende zë në shkretirë, si edhe herave të tjera!?

Profesor të çmuar, kujdes, heshtja na turperon!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx